Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Opeli del nga rruga, dhe përplaset me murrin, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë. 30-vjeçari A. Sh. banues në fshatin Zëmblak ,ka humbur kontrollit e mjetit duke u përplasur me murrin. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë ndersa dyshohet se shkak mund të jetë bërë përdorimi i lëndëve narkotike.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.10.2023, rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, shtetasi A. Sh., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.