E qeveris Sotiraqi/ Korça kthehet në qytet i kategorisë se 3-të, ka vetëm 43 mijë banorë

Të dhënat e CENS-it treguan se në 10 vitet e fundit në Bashkinë Korçë (qyteti+7 njesi administrative ) janë larguar rreth 16. 000 qytetarë, ku nga 76 mije Bashkia numeron 60 mije .Ndersa qyteti i Korçes zbret nen 50 mije ,nga 51 mije ne 2013 në 43 mije në 2023 duke hyre ne nje kategori tjeter rendesie. Shpopullimi masiv që po i ndodh juglindjes dhe veçanërisht Bashkisë Korce është si pasojë e staniacionit ekonomik që ka kjo krahinë.

Mjafton të ballafaqojmë statistikat dhe disa faktorë ekonomiko-social për të kuptuar se çfarë e ka nxitur këtë shpopullim. Sipas të dhënave të marra nga “Vjetari Statistikor Rajonal” i vitit 2023 nga INSTAT:

Paga mesatare në vitin 2022, përllogaritej 50 mije lekë, duke rezultuar si nje nga nivelet më te ulëta te pagës në rang kombëtar. 

Shpenzimet mesatare mujore për konsumin bazë për një familje në vitin 2022 përllogariteshin 83,014 lekë. Referuar pagës mesatare të përllogaritur, shpezimet për konsum përbëjnë afërsisht 83.5% të të ardhurave mesatare në një familje.

Shpopullimi sot lidhet me mungesën e theksuar të konkurrencës së ndershme, meritokracisë, të standartit të jetesës, korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit dhe mbi të gjitha si pasojë e mungesës së një tregu të pakriminalizuar.

Shpopullimi i këtij rajoni do të nis të frenohet, kur të rritet në mënyrë eksponenciale niveli i pagave, të afrohen investitorë dhe kompani të mëdha serioze që premtojnë hapjen e vendeve të punës dhe profileve të reja me paga konkuruese, si dhe mbi të gjitha kur të punohet në rritjen e mirqënies dhe sigurisë së qytetarëve.

Bashkia Korçë,viti 2001 143 mije banore

Artan Hoxha: Iku koha kur Tepelenën e përfaqësonte Ethem Ruka, tani ka ardhur Prof. Dr. Tërmet Peçi 

Duke diskutuar për parlamentin e ri në shtator, gazetari Artan Hoxha komentoi deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Mes të tjerëve ai përmendi edhe Tërmet Peçin, ish-kryebashkiakun e Tepelenës që u zgjodh deputet i qarkut Gjirokaster.

“Iku koha kur Tepelenën e përfaqësonte Prof. Dr. Ethem Ruka. Tani ka ardhur Prof.

Dr. Tërmet Peçi. E kuptoni ku jemi? Iku koha kur Fierin e përfaqësonin socialistë 24 karat, tani ka ardhur Zegjineja”, tha Artan Hoxha gjatë një debati televizim në Syri Tv.

Të ardhurat e mbledhura me të ulta se rrogat e punonjësve /Ja pse Këshilli Bashkiak duhet shpallë falimentin e Bashkisë Korçë”

Nga Devis Osman

“Kërkesë Këshillit Bashkiak Korçë:

“Të shpallë falimentin e Bashkisë Korçë”

Sot në mbledhjen e këshillit në pamundësi për të qënë prezent dua tju informoj për çështjen më kryesore të vitit 2024: Raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit vendor 2024.

Për të mos u zgjatur rezulton se: Të ardhurat e bashkisë nga taksa dhe tarifat janë 739.206.098 lek dhe shkojnë të gjitha për shpenzime personeli në vlerën 902.304.000 lek, por që të paguhen të gjithë këta punonjës Bashkisë i duhen edhe 163.098.000 lek të tjera dhe po të vazhdoni me raportin do shikoni bukurira që vetëm në Bashkinë Korçë i gjen!!

Fatkeqësisht ne sot kemi një Bashki të falimentuar përsa i përket realizimit të të ardhurave dhe vënien e tyre në shërbim të qytetarëve.

Pra në këto kushte, kur çdo taksë dhe tarifë e rrëmbyer qytetarëve shkon për ti mbajtur në punë këta pushtetarë atëherë më thoni për çfarë na shërben kjo bashki…??

(P.S. – kjo që kam relatuar nuk ka fare lidhje me politikën se atje janë specialistë pastaj këta…nga fitorja në fitorja)?

Korça me fasadat e rilindjes dhe njerezve të zakonshëm të varfër e të papunë…

Nga Leon Menkshi

Korca … 💔
Isha ne Korce per disa jave, per te permbyllur ca pune shpie para se te nisin shirat, bora e i ftohti. Korca eshte vendlindja ime dhe ndjej nje gravitet te pashpjegueshem sa here shkoj atje. Me pelqen qe qyteti ka marre forme e eshte permiresuar ne shume aspekte te infrastruktures urbane, por ajo qe me beri pershtypje e me preku thelle ishin …

fytyrat e lodhura te njerezve te zakonshem, qe i ndeshja teksa dilja ne pazaret e tregjet e qytetit.

Fytyrat e tyre shprehnin nje lodhje dhe vrazhdesi te ’embel’ te imponuar nga varferia, papunesia e zhgenjimi. Hera heres me dukeshin si fytyra turmash te dala nga skenare filmash me teme pas-luften e dyte boterore.

Akoma s’me dalin nga mendja fytyrat e lodhura te shitesve ambulante te pazari i Korces (jo ai i rikonstruktuari, por pazari i vertete ku shitet e blihet gjithcka), apo njerez te ‘irnosur’ e te veshur ‘keq’ ne skamjen dhe pamundesine e perditshmerise se tyre. Perballe ketij realiteti kerciste nje Korce tjeter; Korca e ‘pasunareve’ dhe fasadat e ‘rilindjes’, qe duket sikur nuk do t’ja dije fare per njerezit e zakonshem, te varfer, per shumicen qe i mbijeton skamjes, papunesise e varferise.

Por edhe ne bulevardet dhe lokalet sharmante te qytetit Korcare…

shihje me kokra. Nje pjese e madhe e qytetareve kane ikur e me keqardhje me duhet te pranoj fshatarizimin e dukshem te qyteit! Do doja shume qe milionat e hedhura ne fasada te investoheshin ne nje fare menyre per shumicen e qenieve humane, qe frymojne e levizin ne Korce… ne kufijte e mbijeteses!

‘Bukuria’ e fasadave te ‘rilindjes’ nuk mund ta zbuse aspak shemtine e relaitetit te njerezve qe vozisin ne nje qytet provincial, qe ka nevoje per JETE me shume se sa per ‘furca’.

Sado i hidhur t’ju tingelloje ky mesazh i sinqerte e i paqellimte militatnteve injorante te politikes, dua ta mbyll me nje mirenjohje modeste per ata pak ‘miq’ qe njoh e qe jane pjese e politikes dhe politike-berjes se qytetit tim; une
nuk ju shoh te veshur me ngjyrat e flamureve te partive ku aderoni. Nuk ju gjykoj, por ju inkurajoj te vazhdoni te punoni me sinqeritet per qytetin, jo thjesht per hir te axhendave te politikes, por per hir te te qenit Korcar. Politiqenerit shkojne e vijne, por Korca (…ajo qe do leme pas) ….do mbetet!!

Shqiptarin e lënë nervat, godet me gërshërë në qafë berberin indian

Një debatme një berber në zonën Centocelle të Romës përfundoi në gjakderdhje. Gjatë grindjes, një djalë shqiptar rrëmbeu një palë gërshërë dhe e goditi punonjësin e një berberhaneje në qafë. Pastaj ai iku në këmbë. Agresori u kap nga dëshmitë dhe imazhet e kamerave të mbikëqyrjes që e zbuluan ngjarjen. Shqiptari 29-vjeçar u gjurmua dhe u ndalua në një park në Tor Sapienza po në Romë.

Tentativë vrasjeje, arrestohet 29-vjeçari

Karabinierët e Stacionit të Centocelle, së bashku me kolegët e tyre nga Stacionet e Alessandrinës dhe Cinecittà-s, kanë arrestuar 29-vjeçarin shqiptar, pa vendbanim të fiksuar dhe me precedent penal, i dyshuar seriozisht si autor i tentativës së vrasjes së një indiani 24-vjeçar, punonjës i një berberhaneje në Centocelle.

Ngjarja ndodhi gjatë orarit të hapjes së dyqanit në rrugën Filippo Parlatore. Sipas rindërtimit të skenës, viktima pati një debat për çështje të parëndësishme gjatë punës me një djalë më të madh në moshë, i cili rrëmbeu gërshërën dhe e goditi në qafë. Pastaj ai u largua. 24-vjeçari, i plagosur, por në gjendje të vetëdijshme, u transportua nga urgjenca me kod të kuq në spitalin Umberto I, ku u mbajt për vëzhgim, për fat të mirë, jo në rrezik për jetën.

Karabinierët ndërhynë në vendngjarje dhe dëgjuan dëshmitë e të pranishmëve, si dhe analizuan imazhet nga kamerat e mbikëqyrjes me video. Falë kësaj dhe verifikimeve në bazën e të dhënave, disa orë pas ngjarjes, hetuesit arritën të gjurmonin identitetin e autorit të dyshuar, një 29-vjeçar shqiptar, duke filluar menjëherë kërkimin për ta gjetur atë.

Dje në mëngjes, pas një operacioni teknik, karabinierët e gjetën atë dhe, pasi e njohën, e ndaluan ndërsa ndodhej brenda parkut Prampolini, në rrugën Camillo Prampolini në lagjen Tor Sapienza. Duke pasur parasysh provat serioze të fajit të mbledhur, shqiptari u arrestua si i dyshuar për një krim.

Shqiptari kishte ikur nga arresti shtëpiak

Hetimet e mëtejshme ndaj tij zbuluan se ai kishte gjithashtu një urdhër arresti lëshuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Romës më 18 prill pas arratisjes së tij nga arresti shtëpiak në Guidonia, për krime të mëparshme që lidheshin me drogën, falsifikimin dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik. 29-vjeçari u dërgua në burgun e Rebibbias.

Çudira nga Korça/ Kryen veprime të turpshme në publik, policia procedon penalisht 2 të moshuarit dhe 16-vjeçaren që i filmoi

Komisariati i policisë së Korçës këtë të premte ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona. Ngjarja lidhjet me një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, e filmuar nga një vajzë, ku duken dy të moshuar duke kryer veprime të turpshme në publik. Sipas informacioneve nga policia, është arritur që të identifikohet vajza që ka filmuar dy personat, një 16-vjeçare me iniciale O.D..

Nga ana tjetër, u procceduan edhe dy shtetasit, përkatësisht një femër me iniciale I.R. dhe një i moshuar me iniciale M.G..

Për të miturën rëndon akuza e “porfografisë” ndërsa për dy të tjerët akuza e “veprime të turpshme” të kryera në publik.

Video ka qarkulluar nëpër telefona ndërsa është filmuar në zonën e pazarit të vjetër të qytetit, ndërsa e mitura 16 vjeçare, pas identifikimit nga policia e ka pranuar autorësinë e kësaj video.

Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.

Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit. Njoftimi zyrtar nga Milani do të mbërrijë në orët e ardhshme, por para mediave do të prezantohet ditën e hënë.

Kuqezinjtë kanë bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në nivelin e menaxhimit në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili në mendjet e pronarëve dhe tifozëve duhet të shënojë rinisjen e projektit.

Ditët e fundit, vetë Tare, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kontaktet e tij me klubin, ishte përgjigjur si më poshtë: “Epo, Milani është një objektiv për të gjithë. Të punoja për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder. Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe në të njëjtën kohë të jem një shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari. Jam shumë mirënjohës ndaj jush”.

Sezoni veror/ Nesër hapet tuneli i Llogarasë, ja data deri kur do të jetë pa pagesë

Tuneli i Llogarasë do të rihapet sërish duke filluar nga dita e nesërme, për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror. Tuneli do të jetë pa pagesë deri në 15 Shtator, ndërkohë që nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja Belinda Balluku, e cila thotë se ky tunel i shërben turizmit në vendin tonë.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.

E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re Prof.Dr. i Universitetit të…

Prof. Dr. Kostaq Hila është ndarë nga jeta. Lajmin e jep Universiteti “Eqrem Cabej” përmes një deklaratate. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e mundi dot. Ceremonia mortore do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00 në Gjirokastër. Më poshtë deklarata plotë e universitetit.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kostaq Hilës, një figurë e njohur e botës akademike dhe një nga themeluesit e shkencës së matematikës së aplikuar në vendin tonë. Prof. Hila ishte i lidhur ngushtë me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës për më shumë se dy dekada, duke shërbyer në pozita të ndryshme akademike që nga viti 1996 deri në vitin 2018.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Departamentit të Matematikës dhe Informatikës, duke shërbyer si përgjegjës i departamentit dhe anëtar i Senatit Akademik të universitetit.
Përveç angazhimit të tij në Universitetin e Gjirokastrës, Prof. Dr. Kostaq Hila ka qenë aktiv edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka shërbyer si profesor në Departamentin e Inxhinierisë Matematike dhe ka mbajtur pozita të rëndësishme si Kryetar i Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik

dhe anëtar i Senatit Akademik.

Kontributi i tij shkencor është i pasur dhe i njohur ndërkombëtarisht,

me mbi 160 publikime në revista të indeksuara, referues në rreth 45 konferenca ndërkombëtare, duke e renditur ndër matematikanët më të respektuar në fushën e algjebrës dhe strukturave të avancuara matematike. Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës dhe i gjithë komuniteti akademik shqiptar humbën një pedagog të përkushtuar, një studiues të palodhur dhe një njeri të jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe studentëve të tij! Prehu në paqe, Profesor! Kontributi juaj do të mbetet i pavdekshëm.

Shtepi bari në Australi/ Elvis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja e tij përballet me drejtësinë…

Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.

Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.

Pupa është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

Pushon së rrahuri zemra e Artan Lames, miku i tij jep lajmin e trishtë…

🕊️ Lamtumirë miku im…

Sot, para pak minutash u nda nga jeta një mik i rrallë, një shpirt i madh.
Një njeri që jetoi me mendje të hapur dhe zemër të bardhë.
Publicist i përkushtuar, historian i pasionuar, koleksionist i kujtesës sonë.
Por mbi të gjitha, një njeri i ndershëm, një mik i pazëvendësueshëm dhe një familjar i dashur.

Mirënjohje për gjithçka që ndave me ne Tan.
Do të na mungosh pafund”,-janë këto fjalët e Florend Kalivopullit, mikut të Lames.

Mbrëmjen e djeshme u bë me dije lajmi se Artan Lame ishte ende në jetë pas një operacioni të vështirë në zemër. U raportua se ai ishte futur në koma cerebrale pas operacionit dhe shpresat ishin ende të ndezura.

Dirën e sotme ka ardhur lajmi i trishtë nga miku i tij se Lame është ndarë nga jeta dhe zemra e tij ka pushuar së rrahuri.

Ngushëllime të sinqerta familjes!

Saranda dhe Korça me shkallën më të lartë të divorceve(Grafiku)

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

Në anën tjetër të grafikut Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence./MONITOR

Saranda dhe Korça me shkallën më të lartë të divorceve(Grafiku)

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

Në anën tjetër të grafikut Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence./MONITOR

Kriset xhami i dritares, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit në Kroaci, duke bërë një ulje emergjence për shkak të një xhami të krisur në anën e pilotit dhe rënies së presionit në kabinë.

Mediat lokale raportuan se të gjitha shërbimet emergjente ndodheshin në pistë në pritje të avionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky ishte incidenti i dytë brenda ditës për të njëjtin avion, i cili më herët gjatë mëngjesit kishte devijuar edhe gjatë fluturimit DY1934 Oslo–Tiranë, duke u ulur në Berlin për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë brenda pak orësh.

Vrasja e Shqiptarit në Greqi, ky është autori i dyshuar …

Është zbardhur identiteti i shqiptarit, i dyshuar si autor i vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri ë zonën bregdetare të Rafinës në Athinë të Greqisë. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë penalë për trafik droge.

Po ashtu edhe viktima ishte person me precedentë për vepra të ndryshme penale në Greqi, si dhe i përfshirë edhe ai në trafik droge.

Altin Arapaj është vrarë brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe. Pasi ishte qëlluar me armë zjarri, shqiptari kishte telefonuar bashkëshorten e tij 36-vjeçares, të cilës i kishte thënë vetëm se ishte qëlluar nga miku i tij, Mikel Selimaj.

36-vjeçarja e kërkoi atë përmes aplikacionit “Find my iPhone”, nga ku gjeti pas disa orësh vendndodhjen e celularit të tij. Së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë Helenike, ata shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak, por shqiptari nuk u gjet. Më pas kërkimet u zgjeruan në atë zonë ku u gjet edhe 41-vjeçari shqiptar i vrarë në mes të vreshtave.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.