Diplomat shqiptare, çfarë zgjedhin femrat dhe çfarë meshkujt?

Në arsimin universitar ne vitin shkollor 2023-2024 sipasi statistikave te INSTAT janë diplomuar 28,193 studentë në arsimin e lartë, ku 18 mijë prej tyre ishin femra ndërsa rreth 9.6 mijë ishin meshkuj. Në pamje të parë, zgjedhjet akademike të vajzave dhe djemve duken të orientuara si nga tregu i punës, ashtu edhe nga prirjet individuale.

Megjithatë, këto prirje kanë krijuar edhe një farë stereotipi që ndikon edhe në vetë perceptimin e roleve gjinore në shoqëri.

“Scan Intel” ka analizuar se si është pesha e diplommeve sipas gjnisë për të njejtën degë për të parë preferencat.

Për shembull, fusha e shërbimeve, që përfshin profesionet praktike dhe teknike, ka nxjerrë 1,243 të diplomuar, por këtu mbizotërojnë meshkujt me 837 diploma, ndërsa femrat përfaqësohen vetëm me 406. Një dominancë e ngjashme shihet edhe në fushën e “Inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit, ku 63.1% e të diplomuarve janë meshkuj.

Ndërkohë, “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit”, një ndër degët më të kërkuara në tregun e punës dhe me pagesa mbi mesataren po tregon një tendencë drejt balancimit. 56.2% meshkuj dhe 43.8% femra kanë arritur të diplomohen në këtë fushë. Një përqindje që shënon përmirësim në përfshirjen e vajzave në teknologji, një sektor që për dekada ka qenë kryesisht mashkullor.

Një tjetër degë me ndarje thuajse të barabartë është “Bujqësia, pyjet, peshkimi dhe veterinarisë”, me 51.4% femra dhe 48.6% meshkuj.

Por janë fushat sociale dhe humaniste ato ku femrat dominojnë në mënyrë të theksuar. Në “Biznes, administrim dhe ligj”, që përbën 24.4% të të diplomuarve gjithsej, femrat zënë shumicën me 4,808 diploma kundrejt 2,080 meshkujve. Shifrat janë edhe më të qarta në degët e “Arteve dhe shkencave humane (77.1%), “Shëndetit dhe mirëqenies” (78.9%), dhe “Shkencave të arsimit”, ku mbizotërimi i femrave arrin në 81.7%.

Megjithatë, fusha ku dallimi gjinor është më i theksuar është ajo e Shkencave sociale, gazetarisë dhe informacionit”, ku 83% e të diplomuarve janë femra, ndërsa vetëm 17% janë meshkuj.

“Vdekja e Artan Lames, e rremë”/ Avokati Genc Gjokutaj: “Ndodhet në koma cerebrale, i urojmë rikuperim të shpejtë

Avokati Genc Gjokutaj një një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook shprehet se ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale Artan Lame nuk ka ndërruar jetë. Sipas tij, ai ndodhet në koma cerebrale, në gjendje shumë të rëndë për jetën në Gjermani.

“Lajmi i rremë i vdekjes së z. Artan Lame është një nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditën!

Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar është një gjendje shumë e rëndë ajo kurrsesi nuk mund të barazohet me vdekjen!

Vdekja si akt mund të konfirmohet vetëm nga stafi mjekësor përgjegjës për pacientin që ka në ndjekje dhe kujdes!

Ky është një akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe një fyerje për vetë z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!

Media e vërtetë do të thotë raport i drejtë me të vërtetën!

Zotit Artan Lame i urojmë rikuperimin e shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit! G”, ka shkruar ai.

Nuk e fal nënën biologjike sepse…”/Xheneta Fetahu hap zemrën: Atë boshllëkun që kam brenda meje…

E ftuar në “Mos i bjer me Top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin, Xheneta Fetahuka folur rreth fëmijërisë së saj dhe nënës biologjike, e cila e ka braktisur. Xheneta shprehet se ka qenë një kohë shumë e vështirë, por në moshën 7-vjeçare gjithçka ndryshoi pasi në jetën e saj ishte Sabrina.

Ajo shtoi se nuk e ka falur nënë biologjike pasi në një moment të vështirë të saj, ajo i ka dhënë mundësinë që të takohen dhe e ëma nuk ka pranuar. Madje Xheneta ka edhe një mesazh për të, ku i bën thirrje që të mos i braktisë fëmijët me të cilët jeton, mos t’i bëjë të përjetojnë të njëjtën gjë që përjetoi ajo.

Na fol pak për Xhenetën e vogël, atë fëmijën e brishtë që ke qenë në fëmijërinë tënde?

Çfarë mesazhi do u jepje të gjithë vajzave dhe grave që nuk janë rritur me një nënë?

Unë mendoj që secili fëmijë, si djalë si vajzë, duan të rriten me të dy prindërit se nuk ka ëndërr më të mirë edhe dashuri më të madhe. Po edhe ata që nuk e kanë atë fat të tillë, ju kisha thënë mos të dëshpërohen se mund të vijë dikush në jetë që iu do më shumë se prindi biologjik, me t’a lumturuar gjithë jetën tënde. Unë mendoj se nuk është prind vetëm ai që të lind po janë ata që kujdesen dhe të edukojnë. Para disa kohësh kam patur ato mendimet, me u martuar, me bërë fëmijë, edhe gjithmonë kam patur frikën mos do bëj të njëjtin gabim që ka bërë nëna ime biologjike, mos do paragjykohem. E thosha ‘jo nuk dua të bëhem njëherë’. E gjithmonë kur flas me Sabrinën më thotë ‘ti do kesh gjakun tim, do bëhesh si unë, do jesh nëna më e mirë në botë’.

Sot që flasim, e ke falur brenda vetes?

Jo, për arsye se edhe kur ja dhashë shansin me më takuar, nuk ishte aspak mirënjohëse. Kur i dhashë mundësinë asaj kam qenë shumë keq dhe mendova se do lumturohem, por ajo më bëri më keq. Nëse ajo e sheh këtë deklaratën time do kisha dashur që ta marrë këtë mësim që mos t’i lërë kurrë fëmijët që po jeton tani. Atë boshllëkun që kam brenda meje nuk e mbush askush, po të paktën mos të bëjë të përjetojnë fëmijët e tjerë.

E rëndë në Korçë/ Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni…

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 21 maj 2025 në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij. Per pasojë, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

“Më tha zemrën e kam top”, Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen

Ylli Manjani ka reaguar për vdekjen e Artan Lames, duke thënë se i duket e pabesueshme. Ai tregon se foli një javë më parë me Lamen. “Fola në telefon të enjten me Lamen. Fiks para një jave .

“Do operohem të ngjis tubin e gjakut”, më tha. “Zemrën e kam top, por tubat jo”- vijoi… Paske nevojë për hidraulik, jo për doktor- i thashë.

Qeshëm…

Folëm për rezultatin e zgjedhjeve. Edhe për pak politikë…

Ai më tregoi një histori nga koha e shkuar. Ja ktheva me një barcoletë nga të zakonshmet. Qeshëm prapë.

E lamë të flisnim pas ndërhyrjes…

Sot lexova lajmin e kobshëm!

Se di!

Trishtim!

*****

Mbase është i pavërtetë lajmi…

Lutem!

Zakonisht e bën një biçim udhëtimi nganjëherë andej matanë e kthehet prapë.

Se di!

Po s’dua ta besoj atë lajm”, shkruan Manjani.

Ndërron jetë Kolonjari, Artan Lame

Artan Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës. Lame, 58 vjeç, ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Dashamir Shehi: “Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

Dashamir Shehi, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”. “Dhashë dorëheqjen sepse humbëm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. U munduam këto dy vite, u munduam të negociojmë me partitë e vogla apo të reja dhe nuk ia arritëm. Është dështimi im sepse e mora përsipër këtë punë dhe nuk i bashkova dot.

Atyre që çanë rrethimin, i uroj punë të mbarë.

Ky rezultat ka brenda edhe tharmin e një trishtimi opozitar, që harxhoi 4 vite për të zgjidhur hallin e 2-3 familjeve. Humbësit e mëdhenj, se ne jemi të vegjëlit, janë ata të grupit të PD-së. Sali Berisha për vete ka dalë i fituar, ndoshta është fitorja më e madhe e tij politike. Sot ka 50 deputetë dhe është i lumtur. Edi Rama në pushtet, Berisha kontrollon opozitën”, tha Shehi në A2 CNN.

PD është përfituese e këtij sistemi, pasi i ka marrë disa deputetë qyl. Edhe brenda PD-së, ata që kanë fituar nga lista e hapur nuk janë profesorë. Hiq Tabakun, të tjerët janë duke u kacavjerrë me grupe dhe para… Unë kam marrë përgjegjësitë e mia personale.

Personalisht ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, sepse mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua. Si duket, nuk është më koha për ne. Lojtarët e rinj janë të gjithë milionerë, por mendova se do kishte mbetur pak moral. Ky brez i ri politik që po vjen ka shumë gjëra të mira, është më i zoti në komunikim, por ne i kemi dhënë më shumë rëndësi substancës sesa formës”, deklaroi Shehi.

Kur u pyet nëse ka bërë gabime, Shehi tha: “Unë nuk kam bërë gabime, unë jam gabimi vetë. Në politikë ka nevojë për gabimtarë si unë, që thonë ca të vërteta në kurriz të vetes. Më thonë mua që kam bërë gabim sepse mund të isha te lista e deputetëve, por nuk ia vlen. Kam qenë deputet dhe nëse do të vazhdoja, bëhem dhe unë bashkëfajtor”.

Këngëtarja e njohur: Do doja të paktën 40 burra

Këngëtarja e njohur Kesha ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një deklaratë aspak të zakonshme. Në një postim të ndarë nga revista People, artistja ka bërë shaka rreth planeve të saj për të ardhmen, duke thënë:

“Po manifestoj një sugar daddy dhe një jaht… ndoshta edhe disa sugar daddies. Do të doja të paktën 40 burra.”

Deklarata, që vjen me një dozë të fortë humori dhe ironie, ka nxitur mijëra reagime në rrjet, duke u kthyer menjëherë në virale. Ndërkohë, “People” shkruan se këngëtarja ka folur hapur edhe për idenë e martesës në të ardhmen dhe për kërkesat financiare që ajo parashikon në një marrëdhënie.

Ra nga çatia e kishës në Korçë/ Prifti Kristaq Viso dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Korçë, 19 maj 2025 – Prifti Kristaq Viso ka pësuar një aksident të rëndë këtë të hënë, pasi ka rënë nga çatia e kishës ku shërbente në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, teksa ai po kryente punime për rregullimin e çatisë.

Sipas informacioneve paraprake, prifti ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në trup.

Fillimisht ai u transportua në spitalin rajonal të Korçës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se prifti ndodhet në kujdesin intensiv dhe po monitorohet nga mjekët specialistë. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit

Ra nga çatia e kishës në Korçë/ Prifti Kristaq Viso dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Korçë, 19 maj 2025 – Prifti Kristaq Viso ka pësuar një aksident të rëndë këtë të hënë, pasi ka rënë nga çatia e kishës ku shërbente në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, teksa ai po kryente punime për rregullimin e çatisë.

Sipas informacioneve paraprake, prifti ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në trup.

Fillimisht ai u transportua në spitalin rajonal të Korçës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se prifti ndodhet në kujdesin intensiv dhe po monitorohet nga mjekët specialistë. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

Nga Mentor Kikia*

A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për të “bërë” vota? Padyshim që po!
A e ka ndikuar rezultatin e zgjedhjeve makineria e patronazhimit, me njerëz që të dinë edhe zorrët e barkut, kush je, me kë je, ku të punon gruaja, burri, fisi e farefisi, ku të pikon çatia etj? Padyshim që po!

Opozita mund të rendisë edhe nja 20 aryse të tjera për humbjen e zgjedhjeve… Por….

A e votuan PS-në ata fshatarët që kanë shkulur pemët apo braktisur fermat e tyre me mollë e pjeshkë, e shkojnë punojnë në fermat e grekëve, sepse këtu nuk kanë ku ta shesin prodhimin?

A e votuan PS-në ata që derdhin qumështin në rrugë, sepse tregun e ka pushtuar qumështi që vjen nga Serbia, pasi prodhimi vendas nuk mbrohet?
A e votuan PS-në ata që protestojnë, duke hedhur domate e kastraveca nëpër rrugë, sepse prodhimet e tyre nuk shiten për shkak të kostos së lartë, pasi subvencionet janë shumë të ulëta?

A e votuan PS-në ata pensionistët “e gjorë”, që për një shpërblim qesharak dergjen nëpër radhë të gjata e na bëjnë ti mëshirojmë?
A e votuan PS-në mijëra të moshuar që mezi presin paratë e fëmijëve nga jashtë për të blerë ilaçet e për të paguar dritat?
A e votuan PS-në ata prindër që kanë mbetur të vetëm nëpër shtëpi, lagje e fshatra ku nuk dëgjohen prej vitesh zëra fëmijësh?

A e votuan PS-në ata që enden dyerve të spitaleve pa ilaçe e qajnë para kamerave se po vdesin, sepse nuk bëjnë dot as kimioterapinë?

A e votuan PS-në qindra mijëra njerëz, që çdo ditë i mbushin serbatorët e makinave me karburantin që kushton më shtrenjtë se në Gjermani, Itali, Francë etj?
A e votuan PS-në ata që revoltohen në rrjet, sa herë duhet të paguajnë tarifë kur kalojnë edhe në rrugët e ndërtuara me taksat e tyre?

A e votuan PS-në mijëra e mijëra të tjerë, që sa herë lexojnë e dëgjojnë lajme për aferat qindra miliona Euro të autostradave, tuneleve, TEC-eve lundruese, konçensioneve të sterilizmit, inceneratorëve, investitorëve strategjikë…, pra sa herë dëgjojnë nga këto, shajnë e mallkojnë: Mos u ngopshi, mos i hëngshi…

A e votuan ata, që kur lexojnë lajme me arrestimet e SPAK-ut, për ministra, deputetë e zyrtarë të tjerë thonë: Inshallah këmbën zvarrë. Atje shkofshi të gjithë ju që na vidhni… E di që do të më thoni: Po kë të votojmë? Të rikthejmë sërish Berishën? E drejtë! As unë nuk e mbështes rikthimin e Berishës. Por shporta kishte më shumë se dy produkte kësaj radhe, për ta ngritur zërin e revoltës. Nëse do të kishte revoltë.

Miq! Të bëhesh palë me pushtetin është një gjë komode dhe fitimprurëse në këtë vend. Por unë kam zgjedhur të jem një zë kritik, pavarësisht kush ka qenë në pushtet. Sepse mendoj se të jesh kritik i shërben më mirë vendit, shoqërisë dhe demokracisë.

Por, përse duhet që unë, apo disa të tjerë si puna ime, ti kërkojnë llogari qeverisë për naftën e fermerëve, për pensionistët, për mungesën e ilaçeve, për korrupsionin, për taksat e larta, për çmimin e karburantit e për të tjera probleme që prekin njerëzit drejtëpërdrejtë, kur vetë ata nuk shqetësohen? Madje duken edhe të lumtur. Ndaj unë kam vendosur ta respektoj vendimin e “sovranit” tonë. Do ta mbështes zgjedhjen e tij. Sepse “sovrani” nuk kritikohet kurrë, ai di gjithmonë çfarë bën.

Mori 2 deputetë, Agron Shehaj: “Ne jemi opozita e vërtetë, moderne, e vendosur…

Reagimi i Shehaj:

E pamundura, ndodhi.

Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit.

Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm.

Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep të të jap”. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani.

Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë.

Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…

Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne!
Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur.

Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve. Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje.
Faleminderit të gjithëve!

Dhëndri i Trump: “Në Sazan do ndërtojmë dicka spektakolare, Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar

Dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, biznesmen dhe investitor i njohur në Shtetet e Bashkuara, vlerësoi kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur një politikan të fuqishëm dhe lider të zgjuar. Në një video-mesazh, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, që po zhvillohet në Tiranë, Kushner tha se qeveria e Ramës ka ndryshuar klimën e jetesës dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar.

“Edi është një politikan shumë i aftë, na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës, ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie”, u shpreh Kushner.

Në videomesazhin e dhënë në forumin ndërkombëtar ekonomik, Kushner zbuloi detaje nga projekti në Sazan, prej ku tha se do të ndërtohet diçka spektakolare.

“Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë. Ajo që e bën këtë zonë kaq të veçantë është pikërisht natyra që ka.

Prandaj kemi angazhuar një nga inxhinierët më të mirë në Europë për të na ndihmuar me programet e duhura të ruajtjes së mjedisit. Gjithçka ka të bëjë me vendndodhjen – 60 milje nga Italia, 60 milje nga Korfuzi – dhe siç thashë, do të hapet një aeroport i ri shumë afër. Vetëm 10 minuta larg projektit. Bukuria natyrore është e jashtëzakonshme, vendndodhja është e mrekullueshme dhe jemi pikërisht në zemër të Mesdheut”, shtoi më tej investitori i njohur amerikan.

Për herë të parë, dhëndri i Donad Trump tregoi edhe pse vendosi të investojë 1.4 miliardë dollarë në Shqipëri.

“Ka kaq shumë bukuri të jashtëzakonshme – uji, notuam shumë, bëmë shumë ecje. Vendi ka një bukuri natyrore të pabesueshme, por dukej sikur askush nuk e njihte apo e kuptonte. Nuk mendova shumë për të për një vit. Pastaj, rreth një vit më vonë, nisëm të shikonim mundësi në Ballkan, dhe partneri që udhëhiqte këtë iniciativë më tha: “Le të shkojmë në Shqipëri.” Pra shkuam atje, kërkuam për mundësi, dhe gjetëm disa mundësi të jashtëzakonshme. E gjithë kjo nisi nga një pasion, dhe nga dëshira për të ndërtuar diçka që mendojmë se mund të jetë vërtet unike në botë”, theksoi dhëndri i Trump.

Me statusin e investitorit strategjik prej janarit të këtij viti, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë në ishullin e Sazanit një resort me vlerë 1.4 miliardë dollar, edhe me shtetin shqiptarë pjesë të investimit.

/ TCH/ 

Votat e diasporës nga Greqia, qarqet ku ka përfunduar procesi

Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave të diasporës nga Greqia, për disa nga qytetet. Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
1. Kukës
2. Durrës
3. Tiranë
4. Shkodër

Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
1. Korçë
2. Gjirokastër
3. Lezhë
4. Fier
5. Dibër
6. Vlorë
7. Elbasan
8. Berat

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:
1. Durrës
2. Tiranë
3. Kukës
4. Shkodër

‘Masakra elektorale e Toto Rinos’/ Berisha: “Ju garantoj se Edi Rama nuk do e gëzojë mandatin, do ketë fundin e një diktatori

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u kthye nga Brukseli iu bashkua protestës së opozitës, duke thënë se “njoha mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama”.

“Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës. U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.

U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime”, deklaroi Berisha.

“Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë. Ndaj, dhe ju përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator”, shtoi kreu demokrat.