Category Archives: HISTORI

Njihuni me “Grupin L”/ Banda shqiptare në Athinë që vrau hidraulikun nga Delvina: “Kanë lidhje të forta në policinë greke

Ky është Erlis Salaj, i akuzuar si kreu i bandës së shqiptarëve që ekzekutuan një natë më parë Pëllumb Islamin nga Delvina, me profesion hidraulik, i cili u vra aksidentalisht sot në një lokal në Athinë, pasi nuk kishte lidhje me bandën. Sipas mediave greke, pas vrasjes qëndron grupi famëkeq ‘Grupi L’, i cili kontrollon trafikun e drogës në qendër të Athinës dhe pronar të një klubi striptizmi.

Salaj, i cili ka shumë pseudonime dhe të paktën 7 persona të tjerë, të cilët dyshohet se së bashku kontrollojnë një klub të njohur në qendër të Athinës, kanë ngritur grupin famëkeq “Grupi L”, i cili komandon trafikun e drogës dhe disa klube nate.

Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një klub në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin. Sipas mediave greke, banda e shqiptarëve ka lidhje me kriminelë brenda burgjeve. Protothema shkruan se Shenja e tyre dalluese në rrjetet sociale është “këputja e qafës me gishtin e madh” dhe lëvizja e duarve sikur qëllojnë me kallashnaikov.

Trupa të mëdhenj, me tatuazhë ku dallohet “Team L”, mbajnë zinxhirë të trashë ari, unaza pothuajse në të gjithë gishtat dhe varëse të rënda rreth qafës. Madje ky grup ka marrë pjesë edhe në një videoklip të një këngëtari shqiptar. Me mbajtjen nën vëzhgim të 32-vjeçarit shqiptar u arrit të arrestihet ai dhe 3 shokë të tij në këtë grup në një aksion të fshehtë që u krye më 16 tetor në lokalin e tyre të natës. Protothema shkruan se mbrëmjen e së martës dyshohet se anëtarët e këtij grupi kanë hapur zjarr në lokalin e Athinës ku mbeti i vrarë hidrauliku fatkeq.

Çudira shqiptare/ Në këtë fshat nuk ka mjekë, veterineri : “Bën gjipëra dhe për njerëzit dhe për lopët…

Fshati Gumen është vetëm 8 km larg nga qyteti i Beratit, por banorët jetojnë si në mesjetë. Përveç mungesës së rrugës dhe kushteve normale për të jetuar, në fshat nuk ka as infermierë. Banorët e fshatit nëse sëmurën, duhet të thërrasin veterinerin e fshatit për t’u bërë gjilpërat.

Për më shumë se një vit, shërbimi shëndetësor mungon ne disa prej ketyre fshatrave. Në këto kushte banorët pranojnë rrezikun për t’u mjekuar nga veterineri i bagëtive, pasi thonë se shteti i ka harruar. Terreni dhe rruget e veshtira e bejne te pamundur levizjen e tyre…

Çmenduri Shqiptare/ Adoleshenti futet në një arkivol për të shkuar në Britani: “Pagova 9 mijë paund

Histori gati e pabesueshme. I tillë është rrugëtimi i një adoleshenti shqiptar, i cili në tentativë për të hyrë fshehurazi në Britani, ishte futur brenda një arkivoli. Rasti në fjalë u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

Adoleshenti shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për udhëtimin e tij në Britani me furgon. Ai i tha në gjykate se: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore). Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal.”.

Mësoi bixhozin/ Nuk përmbahet avokatja ,lë 10 mln dollare në kazino …

Një avokate amerikane është akuzuar se ka shpenzuar 10 milionë dollare nga paratë e kompanisë në të cilën punonte, pas disa muajsh “zbavitjeje” në kazinotë e Las Vegasit. Sara Jacqueline King, akuzohet se ka marrë para nga kompania për të luajtur në kazino, por duket se kjo eksperiencë e saj nuk ka rezultuar aspak siç ajo e kishte planifikuar.

Kompania pretendon se avokatja kaloi gjashtë muaj në Las Vegas, gjatë të cilëve ajo luante kumar 24 orë në ditë. King ngriti dyshimet për herë të parë në janar 2022 dhe transaksionet e saj vazhduan deri në tetor të vitit të kaluar.

Vijon puna në aksin Korçë-Ersekë/ Balluku jep lajmin e bukur: “Përfundon në qershor

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot kantierin e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Gjatë inspektimit, ministrja Balluku shoqërohej nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi dhe kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai. Ministrja Balluku tha se “jemi shumë të kënaqur me ecurinë e punimeve dhe mendohet ta dorëzojmë në qershor të 2023.

Me infrastrukturën e duhur do të ketë një fluks qytetarësh që do të vijnë nga të gjitha qytetet për të vizituar Ersekën”. Sipas saj, puna në kantier është shumë e avancuar.

Pjesa e parë e lotit të dytë ka përfunduar në 99%. Ndërsa tek ky lot është realizuar 77% ecuria e projektit. Është një kantier i konsoliduar”, shtoi Balluku. Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

Si e mori emrin Mercedes? Marka që të gjithë e njohin fsheh një histori tragjike

Në 9 shkurt 1846 ka lindur inxhinieri gjerman Wilhelm Maybach, “Mbreti i Dizajnuesve” pas makinës së parë Mercedes. Maybach, djali i një marangozi që jetonte në Shtutgart, mbeti jetim në moshën 10-vjeçare. Miqtë e familjes bënë përpjekje të ndryshme për të gjetur një shtëpi për të dhe vëllezërit e motrat e tij, duke përfshirë vendosjen e një reklame në gazetën lokale.

Përfundimisht, Maybach u akomodua në Bruderhaus të teologut Gustav Werner, ku u trajnua si pastiçer. Por talenti i tij teknik nuk kaloi pa u vënë re nga Werner. Kështu, Maybach filloi mësimet në vizatim, fizikë, matematikë, anglisht dhe frëngjisht dhe hyri në fabrikën Bruderhaus si nxënës, ku u takua me Gottlieb Daimler.Kjo miqësi fëmijërie do të shndërrohej në një partneritet 30-vjeçar, ku të dy do të jepnin një kontribut të madh në industrinë moderne të automobilave.

Nga viti 1883, Maybach së bashku me Daimler zhvilluan motorë efikasë me djegie të brendshme, i cili ishte gjithashtu produkti i tyre i parë i madh. Në 1890 ata themeluan Daimler-Motoren-Gesellschaft për të ndërtuar makina, me Maybach si drejtor teknik të kompanisë. Dizajni i tij për një karburator u përdor gjerësisht pas 1893, me atë që luftoi një betejë ligjore për të mbrojtur patentat e tij.

Në 1899, pak para vdekjes së Daimler, Maybach takoi pionierin e garave me motor Emil Jellinek. Një legjendë do të lindte një vit më vonë, kur Jellinek zgjodhi Maybach për të ndërtuar 36 makina garash të projektuara posaçërisht. Ai kishte kërkuar që të ishte i gjatë, i ulët, me motorë 35 kuaj fuqi dhe t’i vinte emrin e vajzës: Mercedes. Kjo konsiderohet gjithashtu makina e parë moderne.

Në vitin 1909, Maybach themeloi së bashku me djalin e tij, Karl, kompaninë Luftfahrzeug-Motorenbau, për të prodhuar motorë aeroplanësh (mes tyre edhe aeroplanët Zeppelin), ndërsa pas luftës, nga viti 1922, makinat e para që mbanin emrin Maybach, të projektuara nga djali i tij, tani duke konkurruar me ato të Daimler-Benz. Daimler-Benz bleu Maybach Motorenbau dhe markën e njëjtë në vitin 1960.

Historia tragjike e Mercedesit 

Sa i përket vajzës, emri i së cilës mbetet i famshëm në mbarë botën edhe sot e kësaj dite, nuk përfundoi mirë.Pas Luftës së Parë Botërore, Emil Jellinek, tashmë diplomat, u akuzua për spiunazh dhe u detyrua të largohej nga Nice, ku jetonte. Qeveria franceze ia konfiskoi vilën, varkat dhe makinat dhe ai vdiq në mërgim në Zvicër në janar 1918. Mercedes u detyrua t’u lutej fqinjëve për të mbijetuar.

Ndërsa rritej Mercedes në jetë u përball me sëmundje dhe tragjedi. Ajo u martua dy herë, të dy ishin baronë, por u nda. Ajo vdiq në një apartament të vogël në Vjenë në shkurt të vitit 1929, ende pa mbushur 39 vjeç.Ajo nuk kishte fëmijë, por la pas motrën e saj, Maia, e cila kishte lindur në vitin 1906. Dhe Maia i kishte vënë emrin e saj një makine. Ishte një model elektrik i projektuar nga Ferdinand Porsche, i cili debutoi në Vjenë në vitin 1907. Ndryshe nga ai që mban emrin e motrës së saj, makina e Maias nuk ishte shumë e suksesshme.

“Skifterat” kundër “çunave të Londrës”/ U kapën duke grabitur shtëpinë e barit në Angli, Mandi Çela: “Më vrisni po të doni, por…

Një grup të rinjsh nga Elbasani kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi bari në Angli, por janë kapur nga persona të tjerë shqiptarë, të cilët kishin në ruajtje shtëpinë. Pasi i kanë kapur, ata janë dhunuar, filmuar dhe më pas videot i kanë publikuar në Tik Tok. Në video shihet merrja në pyetje e një personi të quajtur Igli, i cili tregon me detaje se kush e kishte orientuar për të grabitur.

Igli Fejzo shihet që është me sy të nxirë, ndërsa thotë se në atë shtëpi e kishte orientuar Mandi Çela. Ky i fundit, shfaqet në video duke pranuar se është fajtor, ndërsa thotë “Më vrisni ja ku më keni”. Nga dhuna e ushtruar, Mandi Çelës, i kanë thyer edhe dhëmbët.

Video:

Rregullat e reja për lëvizjen në BE, s’do ketë më vula në pasaporta

Shtetasit e vendeve të treta që lejohen të hyjnë pa viza ose me vizë afatshkurtër në Zonën Shengen, së shpejti nuk do të kenë më vulë në pasaportat e tyre.Të dhënat për hyrjen dhe daljen në bllok, do të regjistrohen përmes një sistemi të ri të automatizuar – Sistemi Hyrje/Dalje (Entry/Exit System, EES). Sistemi i hyrje/daljes është një sistem i ri i automatizuar, i cili pritet të fillojë përdorimin plotësisht në fund të këtij viti. Sistemi do të shërbejë për të gjurmuar udhëtarët e vendeve të treat, që hyjnë në BE, si dhe për të zbuluar ata që i kanë shkelur afatet e qëndrimit.

EES do të zëvendësojë sistemin aktual të vulosjes manuale të pasaportave, i cili është shumë i ngadaldtë, nuk ofron të dhëna të besueshme për kalimet kufitare dhe nuk lejon gjithnjë identifikimin e personave që kanë kaluar afatin e qëndrimit. Njëkohësisht, synohet modernizimi i disa procedurave të tjera, që udhëtarët nga vendeve jashtë BE duhet të ndjekin kur të arrijnë në bllok. Në këtë mënyrë u mundësohet udhëtarëve një kalim më i shpejtë i kufijve.

Për më tepër, sistemi do të regjistrojë të dhëna specifike për udhëtarët, si emrin e tyre, gjurmët e gishtërinjve, fytyrën, llojin e dokumentit të udhëtimit, datën dhe vendin e hyrjes, datën dhe vendin e daljes, si dhe periudhën e qëndrimit të tyre në zonën Shengen.Sapo Sistemi i Hyrje/Daljes të bëhet plotësisht funksional, udhëtarëve që mund të hyjnë pa viza në Zonën Shengen do t’u kërkohet të marrin një autorizim udhëtimi në internet – Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (European Travel Information and Authorisation System, ETIAS).

ETIAS është një sistem tërësisht elektronik, që do të përdoret për të gjurmuar vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë në zonën Shengen.

ETIAS do të kushtojë 7 € për person dhe do tëjetë e vlefshme tre vjet. Rreth 1.4 miliardë njerëz që aktualisht mund të hyjnë pa viza në Zonën Shengen, do të duhet të aplikojnë për një ETIAS. Përveç planifikimit për të nisur EES këtë vit, autoritetet e BE-së planifikojnë gjithashtu të bëjnë ndryshime në procesin e aplikimit për vizë.

Parlamenti i BE-së sapo miratoi kryerjen e procedurave të aplikimit për vizë Shengen plotësisht online. Raporti i miratuar synon të modernizojë procedurat e aplikimit për viza Shengen, duke kaluar në një sistem dixhital. Parlamenti i BE-së theksoi se sapo të miratohet një plan i tillë, aplikimet për viza do të përpunohen në një platformë të vetme dhe në të njëjtën kohë vuri në dukje se kjo do t’i bëjë të ditur aplikantëve se cili vend do të marrë aplikimin e tyre./Monitor

Bie ndjeshëm numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi…

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit publikoi të dhënat e lëshimit të lejeqëndrimeve për emigrantët e huaj që jetojnë në Greqi, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë emigrantët nga Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare në muajin dhjetor të vitit 2022, në Greqi rezultojnë 285.842 mijë emigrantë shqiptarë të pajisur me lejeqëndrimi, të cilët përbëjnë rreth 60.5% të të huajve me qëndrim të rregullt.

Numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në dhjetor të vitit 2022 ka një rënie të ndjeshme me gati 150.000 persona krahasur me dhjetorin e vitit 2021 kur në Greqi rezultonin sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit dhe Azilit 435.642 mijë emigrantë shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilët përbënin 62.8% të totalit të të huajve me dokumenta qëndrimi.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve shqiptarë me dokumenta të rregullta në Greqi pas një viti, lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë. Procedurat e lëshimit të lejeve të reja të qëndrimit vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërkohë që një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar dy vitet e fundit nënshtetësinë greke, duke mos aplikuar më në vazhdim për leje qëndrimi.

Por sipas analistëve një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një dinamikë lëvizjeje të emigrantëve që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi drejt vendeve të tjera europiane. Sipas analistëve të emigracionit, emigrimi i ri i shqiptarëve të brezit të dytë po ndodh nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe disa prej vendeve të Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe rritjen e çmimeve.

Megjithë rënien e ndjeshme, emigrantët shqiptarë vijojnë të kryesojnë edhe në vitin 2022 numrin e të huajve me dokumenta qëndrimi në Greqi, duke u pasuar nga kinezët që rezultojnë me 22,951 lejeqëndrimi, të cilat përbëjnë 4,9% të totalit të lejeve të lëshuara dhe gjeorgjianët me 20.002 lejeqëndrime, të cilat përbëjnë 4,2 % të totalit të lejeve të qëndrimit.

Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin 2020, shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Pakistani kryesojnë me numrin më të madh të lejeqëndrimeve, ndërsa në vitin 2021 shtetasit nga Shqipëria, Gjeorgjia dhe Pakistani kryesonin listën e vendeve kryesore të emigrantëve të huaj në Greqi, të pajisur me lejeqëndrimi./ VOA

Jeton në kabinë elektrike, mesazhi i ish-mësueses: “Kush u dëshpërua dhe s’u shëmtua…

Këtë të shtunë në emisionin Real People, në Euronews Albania, ishte e ftuar një ish-mësuese me emrin Violeta e cila jeton në Tiranë në një kabinë elektrike me sipërfaqe 23 metrash katrorë. Në intervistën e veçantë të dhënë për gazetarin Flor Gjini, Violeta zgjodhi të përcillte dhe disa mesazhe për njerëzit. Ajo tha se edhe sot ndihet një fëmijë që nuk dëshpërohet, pasi sipas saj çdokush që u dëshpërua dhe u egërsua në këtë jetë, vetëm u shëmtua dhe kurrë nuk fitoi agjë.

23 metra, kaq. Me tim zot. Këtu e kisha edhe djalin student. Shkojnë te mamaja e nuses. Nuk ka problem, mjafton që të vijnë dhe të marr aromën e tyre. Nuk e marr vesh edhe vetë natyrën time. Shyqyr, faleminderit Zotit”, theksoi ajo.

Flor Gjini: Të kanë pëlqyer gjithmonë lojërat fëmijnore?

Violeta: Shumë!

Flor Gjini: Si të duket jeta sot të duket si një loj fëmijnore?

Violeta: Unë gjithmonë jam një fëmijë gjigand. Nuk më mërzit asnjë gjë, nuk mendoj për zënie mendoj për zgjidhje. Kush u dëshpërua dhe nuk u shëmtua, kush u egërsua dhe nuk u shëmtua?! Kush e egërsua dhe fitoi?!

Flor Gjini: E zhurmshme kjo rrugë.

Violeta: Zhurma është e domosdoshme, mua heshtja më tremb. Heshtja është e frikshme, kam parasysh Leon Tolstoin, heshtja e Moskës ishte fatale.

Flor Gjini: Prandaj na duhet pak lagje me zhurmë!

Violeta: Me zhurmë që ka gjallesë!

Do kërkonte azil në Angli si viktimë prostitucioni / Arrestohet 24-vjeçarja në Rinas me dokumente të falsifikuara

Tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit, vihet në pranga 24-vjeçarja. Procedohet penalisht 30-vjeçari që e shoqëronte. Sekuestrohen një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, se një shtetase do të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit, duke mashtruar për arsyen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sajesa”.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren.

Gjatë kontrollit të detajuar, në çantën e 24-vjeçares, Policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat kjo shtetase do t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar një alibi se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Nxënësja me të gjitha 10-ta: “Dua të bëhem mjeke dhe të flas shqip me pacientët e mi (Video)

Ester, është në vitin e tretë, në gjimnazin “Hydajet Lezha” në Lezhë. Është nxënëse ekselente. Në dëftesat e saj, nuk gjen asnjë notë tjetër, përveçse 10. Mundohemi me shumë mund sepse kërkon një punë shumë të madhe, pas atyre notave por me një dëshirë për një të ardhme më të mirë. Nuk mendoj se është nota ajo që të vlerëson si person apo si njëri, por është një ndihmesë për t’u ndjekur në mënyrë institucionale”, tha Ester Gjokaj.

18-vjeçarja nuk ka një lëndë të preferuar. Shkëlqen në të gjitha, aq sa mësueset e saj e kanë të vështirë të thonë se ku janë prirjet e saj. Në fund të këtij viti, Ester duhet të bëjë zgjedhjen për atë që do të jetë profesioni i saj në të ardhmen.

“Kam dëshirë të ndjek mjekësinë në Shqipëri sepse mendoj se është e rëndësishme t’i japim vlera dhe atë çka kemi nga vetja vendit tonë dhe jo vendeve të tjera, mjeke për të qënë më afër njërëzve dhe mendoj se ëshë shumë gjë e bukur t’i lehtësosh dhimbjen tjetrit”, theksoi ajo.

Natyrshëm lind pyetja nëse do të shkojë jashtë me studime. Ester është e prerë në zgjedhjet e saj.

“Nuk është aq bukur siç e mendojnë shumë njerëz, por është një vështirësi e pamasë, se je i huaj, ke vështirësi ekonomike, nuk të shtrohet tapeti i kuq, mendoj se atë vështrësi që do vëm, punën tonë ta shfrytëzojmë të paktën aty ku ke dhe një mbështetje, qoftë familja, qoftë që po flet shqip”, u shpreh Esteri.

Çdo gjë arrihet në jetë, mjafton ta duash vërtetë. Të paktën Ester, këtë mesazh kërkon të përcjellë.

Historia e pabesueshme e 114-vjeçares Shqiptare: “Nuk më japin pensionin, më thonë të ka kaluar mosha…

Qamile Marra është 114 vjeçe dhe i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha. Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë. Djali i saj, Hysen Marra, tha për gazetarët se në muajin janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh sepse e kanë bërë të vdekur. Sipas tij, familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti.

Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit. Edhe nusja e djalit, Rrahime Marra, tregon se vjehrra e saj nuk e ka marrë pensionin sepse i kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për ta vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

“Jam nusja e Qamiles. Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm. Vajti burri për t’u ankuar atje se duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën.Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e Perëndisë. Ia ka dhuruar Zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 114 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije, 4 vajza dhe 2 djem, ku vajza e madhe është 85 vjeçe. E moshuara tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 Lekësh. Ushqehet me bylmet dhe madje bën punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj. 114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël, 76 vjeç dhe nusen 68 vjeçe.

Shqipëria si ‘Big Brother’/ Edhe Korça e Pogradeci nën vëzhgim nga krimi, çmontohen 39 kamera “spiune”

Aksioni për çmontimin e kamerave të paligjshme u shtri në qarqet Durrës dhe Korçë, duke sekuestruar gjithsej 88 aparatura vëzhgimi. Në juglindje janë hequr dhe sekuestruar 39 kamera te vendosura ilegalisht ne Korçe dhe Pogradec. Kamera të sigurisë janë sekuestruar dhe në qytete të tjera të vendit dhe nga informacionet e policisë, këto të fundit administroheshin nga grupe të ndryshme kriminale për mbikëqyrje të territorit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, 39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 9 shtetas, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe 2 shtetas në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

-Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Z. M., A. Q., G. Ç., R. S., Gj. R., P. B. dhe M. D.

-Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit A. B. dhe N. Ll. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Dje e rriti, sot e uli/ Bordi mblidhet sërish për çmimin e naftës…

Vetëm ditën e djeshme Bordi i Transparencës u mblodh dhe vendosi rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 210 lekë. 24 orë më pas i njëjti autoritet ka vendosur çmime të reja për karburantet, duke e ulur naftën me 4 lekë (206 lekë për litër) dhe benzinën me 1 lekë (191 lekë për litër). Ndërkohë, çmimi i gazit do të mbetet i njëjtë .

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 25.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 879, -13 nga data 24.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 947, -31 nga data 24.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 51 (-0.05 nga data 24.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 113 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.