Category Archives: HISTORI

10 shoferë kamionësh nga Egjipti do vijnë të punojnë në Shqipëri; Operatorët nga muaji mars do rrisin edhe tarifat

Një tjetër sektor, që pritet të zgjidhë mungesën e fuqisë punëtore me marrjen e punonjësve të huaj, është ai i transportit të mallrave të importit. Së shpejti 10 shoferë kamionësh me eksperiencë të ngjashme nga Egjipti pritet të vijnë në Shqipëri. Rudolf Xhillari administratori i kompanisë së transportit të mallrave “Balkan Trans Albania” tha për Monitor se aktualisht ka një mungesë së theksuar të drejtuesve të kamionëve.

Për shkak të kësaj problematike që për 2023 ka nisur të thellohet, kompania “Balkan Trans Albania” ka aplikuar pranë një agjencie punësimesh për marrjen e 10 shoferëve të kamionëve nga Egjipti. “Problematika e fuqisë punëtorë është thelluar këtë vit. 25 deri 30% e mjeteve qëndrojnë pa punë, pasi mungojnë drejtuesit e kamionëve. Ndërsa kërkesa për transport mallrash është e lartë, por nuk arrihet të plotësohet për shkak të kësaj problematike. Punonjësit mungojnë pasi kanë emigruar drejt Europës, kryesisht për në Gjermani. Pavarësisht se kemi rritur pagat, janë larguar. Aplikimet për marrjen e shoferëve nga Egjipti po shihet si zgjidhje, për të mos lëne më kamionët pa punë që transportojnë mallrat e porositura nga importi”.

Xhillari pohon se paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varion nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro.

“Duke u plotësuar akomodimin dhe ushqimin parashikojmë që kostot e pagesave për shoferët egjiptianë te jenë në nivelin e vendasve. Presim që rendimenti në punë i tyre të jetë më i lartë se vendasit. Gjithashtu kërkojmë nga institucionet shtetërore lehtësimin e proceduarave të kontratave të punësimit nëpërmjet të parashikuar nëpërmjet Kodit të Punës”, shton Xhillari.

Por mungesa e fuqisë punëtore pritet të sjellë shtrenjtim të tarifave të transportit nga marsi 2023. Rritja e tarifave do të vijë 1 vit pas stabilizimit të tyre nga pandemia. Një tjetër operator nënvizon se arsyeja që çmimet do të ndryshojnë është mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht shoferëve të kamionëve që largohen drejt Gjermanisë.

“Për ne transportuesit problemi kryesor aktualisht janë burimet njerëzore. Nuk kemi drejtues kamionësh, pasi janë larguar në emigracion, kryesisht Gjermani dhe vazhdojnë të largohen. Shumë mjete rrinë pa drejtues. Është një problem i përgjithshëm./Monitor

Apple lëshon iOS 16.3: Fokus i madh në siguri

Javën e kaluar Apple njoftoi se përditësimi i iOS 16.3 do të arrijë gjatë kësaj jave. Kompania amerikane njoftoi dje atë përmirësim, fokusi kryesor i së cilës është siguria. iOS 16.3 shton aftësinë për të përdorur një çelës sigurie për të bllokuar Apple ID-në tuaj dhe duket se sjellë mbrojtjen e avancuar të të dhënave të kompanisë për veçorinë iCloud në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara.

Përditësimi rregullon gjithashtu sistemin e thirrjeve të urgjencës SOS, përfshin një sfond të ri “Unity” dhe shton mbështetje për HomePod-in e gjeneratës së dytë.

Ky funksion ishte i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara me iOS 16.2, por duket se përditësimi i ri i iOS 16.3 po e sjell funksionin globalisht. Vetë Apple hoqi njoftimin për këtë veçori që njoftonte se ishte i disponueshëm vetëm në SHBA. Gjithashtu, përditësimi do t’ju lejojë të konfiguroni automatizimet duke përdorur zërin tuaj dhe të pyesni Siri për vendndodhjen e anëtarëve të familjes, miqve, etj.

Vjen momenti i shumëpritur, “Meta” rikthen Trump në Facebook dhe Instagram

“Meta”, kompania mëmë e Facebook njoftoi se do të rikthejë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Kjo vjen pak më shumë se 2 vjet pas pezullimit për shkak të sulmit të 6 janarit në Kapitol.

“Gjykimi ynë është që rreziku [për sigurinë publike] është zvogëluar mjaftueshëm. Si e tillë, ne do të rivendosim llogaritë e zotit Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Megjithatë, ne po e bëjmë këtë me rregualla të reja për të penguar përsëritjen e shkeljeve” – tha në një postim, Presidenti i Meta për Çështjet Globale, Nick Clegg.

Me llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram të riaktivizuara, Trump do të fitojë edhe një herë akses në platformat e mëdha dhe të fuqishme të komunikimit dhe mbledhjes së fondeve. Kjo mund të jetë një ndihmë për garën e tij të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Risi për “qeflinjtë” e makinave/ Dëshironi targë të personalizuar ? Por do të jetë shumë e shtrenjtë…

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blend Gonxhja foli në lidhje me ndryshimet e pritshme dhe risitë që pritet të ndodhin së shpejti sa i përket “Kodit Rrugor”. Sa i përket targave të privilegjuara, Gonxhja tha se që nga momenti i aplikimit janë marrë 7 milion euro nga shitja e tyre, ndërsa bëri me dije se në shkurt priten të hynë në fuqi targat e personalizuara, për të cilat kreu i DPSHTRR paralajmëroi se do të jenë shumë të shtrenjta.

“Që nga momenti i aplikimit, që mos shiteshin më targat nëpër tavolinë, kemi bërë 7 milion euro nga shitja e këtyre targave të privilegjuara. Shpresojmë në shkurt të vijmë me targat e personalizuara, sepse këtu do të ketë një komitet censure. Do ketë fjalë që nuk lejohen.

Do të jetë shumë e shtrenjtë, po i paralajmëroj qytetarët. Do jetë një kombinim mes germave dhe numrave, por do të jetë edhe mundësia që drejtuesi ta zgjedhë vetë se si do ta personalizojë targën e tij nga fillimi në fund”, tha Blendi Gonxhe.

Sa i përket rinovimit të patentës, Gonxhja u shpreh se një nga ndryshimet që pritet të marrin miratimin e nevojshëm është fakti që ajo të bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht, ndërsa ndryshime priten edhe për personat mbi 50 vjeç, të cilët deri më sot rinovimin e patentës e kanë bërë çdo pesë vite.

https://www.instagram.com/reel/Cn19TCHDj1y/?igshid=ZmMyNmFmZTc=

Shqiptarët e kanë mendjen te Luizi, Bordi rrit çmimin e naftës…

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të karburanteve në vend. Me vendimin e datës së sotme nafta do të shitet me 210 lekë/litri. Edhe çmimi i benzinës është rritur me vendimin e sotëm. Nga 189 lekë/litri do të tregtohet me 192 lekë, duke u rritur me 3 lekë. Ndërsa gazi është ulur me 2 lekë. Nga 71 lekë/litër do të tregtohet me 69 lekë litri.

Vendim i Bordit të Transparencës- 25.01.2023. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 892, +50 nga data 16.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 978, +41 nga data 16.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 56 (-0.43 nga data 16.01.2023).

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Azotiku i Fierit, vepra që bëri epokë – Nga Demir Korita

Azotiku i Fierit, një nga veprat më të mëdha të socializmit që bëri revolucion në bujqësinë shqiptare me plehrat azotike, pësoi atë fat që pësoi e gjithë Shqipëria, u shkatërrua në mënyrën më barbare e më fatkeqe. Nuk do të zgjatem shumë në analizën e këtij problemi, pasi nuk është qëllimi dhe objekt i këtij shkrimi.Ky shkrim është një shenjë nderimi për djersën dhe gjakun e derdhur të qindra njerëzve në këtë vepër, një shenjë respekti për gjithë ata inxhinierë, specialistë dhe punëtorë që jo vetëm punuan aty me përkushtim, por edhe sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre.

Kjo kujtesë dhe trajtesë në 50-vjetorin e krijimit të Azotikut, është edhe si një homazh për gjithë ata njerëz që dhanë jetën aty, por edhe për gjithë ata veteranë e pensionistë që kanë punuar aty e që kthejnë çdo ditë kokën me nostalgji nga fusha e Drizës, që për ta ishte buka dhe jeta e tyre.

Për ndërtimin e uzinës së Nitrat Amonit, shteti i kohës dhe Kina bënë marrëveshje për blerje të makinerive dhe pajisjeve dhe të patentës firmës së prodhimit të industrisë kimike më të fuqishme në botë “Montecatini”, me qendër në Novara të Italisë.

Për ndërtimin themelor të kolonave të uzinës, atyre të kompresorëve, u angazhuan rreth 3000 punëtorë, midis tyre edhe ushtarë të reparteve të punës që punonin me tre turne.

“Familjes i erdhi e papritur”/ Mësuesi shqiptar dashurohet me amerikanen 15 vjet më të madhe

Nga ShBA nuse në Skrapar, dashuria nuk njeh moshë por duket se as kufij. I tillë është rasti i një amerikaneje 52-vjeçare, e cila është dashuruar me mësuesin shqiptar, 15 vjet më të vogël. Christine dhe Donaldi u njohën rastësisht 5 vite më parë, kur 37-vjeçari punonte si mësues ne një fshat të Skraparit, ndërsa Christine është administratore e një shkolle në Prishtinë. Pas takimit të parë teksa po bënin hiking në Kalanë e Petrelës, ata u njohën dhe filluan flisnin pas disa javësh u lidhën me njeri-tjetrin.

Nëna e tre fëmijëve ( i kishte fëmijët kur u njoh me Donaldin) dhe ai nuk u ndanë kurrë më. Të ftuar në “Shqipëria LIVE” ditën e sotme ata na kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre.

“Unë me miqtë e mi vendosëm të bënim viking në kalanë e Petrelës dhe aty njoha Christine. Ajo ishte me fëmijët e shkollës në ekskursion. Ajo kishte ngatërruar rrugën për shkak të GPS-it dhe nga kjo ne u njohëm. Nga ana ime ka qenë pëlqim, pastaj filluam të njiheshim dhe u dashuruam. Na lidhi profesioni më shumë, interesat e përbashkëta.

Personaliteti jonë. Të them të drejtën nuk e kam menduar asnjëherë diferencën e moshës. Jemi çift normal. Nuk e mendoj që është 15 vjet më e madhe se unë. E di që në Shqipëri është tabu sepse zakonisht gruaja duhet të jetë më e vogël se burri. Familjes sime i ka ardhur e papritur.”- tregoi ai.

Nard Ndoka: “Në 21 janar për pak më vranë dhe mua…

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë për Ora News tha se personat që humbën jetën në bulevard më 21-janar i vrasin sa herë që vjen 21-janari. Ai thotë se “provat që dalin sot nuk janë të reja. Të gjitha regjistrimet ekzistojnë tek policia, i kanë institucionet tona. Përgjegësia është thjesht e Gardës së Republikës.” Ndoka kujtoi ditën kur ka ndodhur ngjarja, kur thotë se ishte prezent dhe ka parë gjithçka.

Madje ai shprehet se mund të ishte dhe një prej viktimae. Kreu i Partisë Demokristiane bën përgjegjës përngjarjen vetëm personin që ka qëlluar mbi turën. “Kanë kaluar shumë vite. Unë kam qenë në shesh më 21 janar, madje 5, 6 metra larg nga njëri prej tyre që humbi jetën.

Po keqpërdoret kjo situatë. Sa vjen 21 janari dalin konferencat e shtypit, kjo është pjesa më e turpshme. Së pari, ka një ligj, nuk mund ti japë asnjë politikan urdhër një gardisti të përdorë armën. Gardisti e ka të qartë kur do të hapë zjarr, kur do të qëllojë në ajër. Provat që dalin sot nuk janë të reja.

Të gjitha regjistrimet ekzistojnë te policia, i kanë institucionet tona. Përgjegësia është thjesht e Gardës së Republikës. Ne ishim drejtuar që t’ju kërkonim të tërhiqeshin. Rama në atë kohë kishte frikë ishte futur thuajse poshtë urës së Lanës. Unë e kam kuptuar që plumbat janë ushtarak. Personazhi drejt nesh është gjuajtur nga turma me gur dhe ai nga frika e goditjeve ka ulur automatikun.

Në atë moment mund të isha dhe unë një prej viktimave. Është përgjegjësia e atij që ka armën në dorë. Dhe nëse komandanti i gardës çmendet, gardsti duhet të dijë për ligin. Të mbajë përgjegjësitë e veta. Këta i vrasin sa herë vjen 21-janari. Kjo është pjesa më e pisët”, tha Ndoka.

Mjegulla e dendur “mbyt” Qafë-Thanën, vështirësohet qarkullimi i automjeteve(Foto)

Moti i keq ka krijuar situata të vështira në shumë zona të vendit. Në zonën juglindore të vendit qarkullimi i automjeteve është vështirësuar pasi një mjegulle dendur që është evidentuar nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës e deri në fshatin turistik të Linit.

Qarkullimi vështirësohet edhe më shumë pasi ky segment rrugor nuk është i ndriçuar.

S’përmbahen burrat në Pogradec/ 36-vjeçari dhunon kunatën e tij, tjetri komshiun…

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar në Korçë. Ai akuzohet për dhunë në familje, pasi kishte rrahur kunatën e tij. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë për vjedhje si dhe plagosje të lehtë me dashje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e vëllait të tij). Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 20 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti në fshatin Çërravë, ka goditur një shtetas tjetër.

Era e fortë shkul edhe çatitë e magazinave në Korçë (Video)

Çatia prej llamarine e një godine në Korçë është shembur për shkak të erës së fortë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.8 ditën e sotme. Nga rrëzimi i çatisë janë dëmtuar 5 mjete të cilat kanë qenë të parkuara, teksa në vendngjarje janë forca të policisë, të shërbimit zjarrfikës si dhe të OSHEE-së të cilët kanë shkëputur energjinë elektrike në të gjitha magazinat e tregut të shumicës.

Informacion paraprak i policisë Korçë:

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore). Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

Po planifikonte një tjetër arratisje të bujshme? Policia greke bastis burgun ku ndodhet Alket Rizai, ja çfarë gjetën…

Forcat Speciale greke kanë zhvilluar sot një aksion në burgun e Domokos, ku ndodhet edhe shqiptari Alket Rizai. Policia helene sqaron se kontrolle janë bërë në 7 qeli ku mbahen 17 të burgosur, ndërsa janë evidentuar sende të paligjshme në qelitë e 12 të burgosurve.

Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar: -5 shkopa druri të improvizuar dhe 2 prej metali,
-7 kaçavida,
-2 thika,

shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me pëlhura,
-5 telefona celularë me karta SIM,
-8 karikues dhe 3 kabllo të tipit USB,
-17 Shkopa të tipit USB,
orë të tipit smart me karikues,
3 pirunët metalikë dhe pjesa e pirunit metalik,
kufje me tela dhe pa tela etj.

Një hetim paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Sigurisë Lamia.

Tornitorët po zhduken/ 67-vjeçari: “Keqardhje që të rinjtë nuk e duan më zanatin (Video)

Eduard Dushku punon tornitor prej 50 vitesh dhe nuk ka asnjë plan të bëjë pushim nga profesioni të cilin, jo vetëm e do, por mbi të gjitha ka mbajtur familjen. Tashmë 67 vjeç Eduardi vëren me keqardhje që pak tornitorë i kanë mbetur Elbasanit, sepse të rinjtë nuk e duan profesionin që tregu e kërkon çdo ditë e më shumë.

Gjithnjë e më pak profesionistë po i mbeten Shqipërisë. Edhe pse tregu vazhdon të ketë kërkesë të lartë, punët të cilësuar të vështira po braktisen, edhe pse të ardhurat e tyre nuk janë aspak për tu nënvlerësuar.

Video:

Jetëgjatësia në Shqipëri, në Gjirokastër dhe Korçë burrat dhe gratë jetojnë më pak(Grafiku)

Jetëgjatësia në Shqipëri ka ardhur në rritje konstante në dekadat e fundit, përveç vitit pandemik 2020, i cili cenoi ndjeshëm këtë tregues prej normës jo të zakontë të mortalitetit që krijoi në popullatë. Specifikat e jetëgjatësisë ndryshojnë ndjeshëm në qarqe, sipas INSTAT. Në vitin 2021, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte ai i Kukësit, me 77,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte ai i Gjirokastrës, me 70,0 vjet. Ndersa persa i perket Fierit, jetegjatesia e burrave ishte 73 vjeç.

Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte Tirana, me 81,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte Gjirokastra, me 74,2 vjet. Nderkohe qe ne Fier ishte 77.5 vjec.

Në vitin 2021, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 76,5 vjet, 74,4 vjet për burrat dhe 78,7 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumëse burrat. Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%.

Një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite, me rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit. Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor./Monitor

Avioni që u ngrit në 2023 dhe u ul në… 2022!

Zonat kohore sigurisht që mund të jenë konfuze, dhe ato ndoshta ngatërruan pasagjerët në një fluturim që udhëtonte nga Seuli, Koreja e Jugut për në San Francisko, SHBA në ditën e Vitit të Ri, që do të thotë se po kthehej nga 2023 në 2022. Avioni u ngrit nga Seuli 35 minuta pas mesnate dhe u ul në San Francisko në orën 17:14.

Diferenca kohore mes këtyre dy qyteteve është deri në 17 orë, megjithëse vetë fluturimi zgjat rreth 9 orë. Ndjekësit e Flightradar24, të cilët e postuan këtë në Facebook, u kënaqën dhe disa rrëfyen situatat në të cilat u gjendën.

“Një herë kam udhëtuar nga Sydney në Honolulu me një fluturim 10-orësh. Avioni u nis në orën 18:00 të së shtunës dhe mbërriti në Honolulu në orën 7 të mëngjesit, gjithashtu të shtunën! I shijova dy të shtuna, por edhe ishte konfuz”, tha një përdorues.