Përfundon studimet Bachelor e Master, nuk e fusin në provimin e shtetit

Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar këtë të premte një vajzë e re, e cila pasi ka përfunduar studimet Bachelor për Gazetari dhe Gjuhë Angleze në Elbasan, ka ndjekur Masterin Shkencor për mësuesi të gjuhës angleze në Tiranë. Pasi i ka përfunduar të dy ciklet e studimeve, ka marrë përgjigje negative për praktikën nga ana e ZVA Elbasan. Sot vajza nuk futet dot në provimin e shtetit, duke i çuar dëm 5 vjet.


“Pasi përfundova gjimnazin vendosa që bachelorin ta ndjek në degë Gazetari-Anglisht pasi mendova që është një mundësi e mirë punësimi në të dyja degët. Në përfundim të Bachelorit e gjeja veten tek pjesa e anglishtes dhe vendosa të vazhdoj Masterin për Gjuhë Angleze. Kur aplikova në Tiranë nuk më nxorrën probleme dhe ndoqa programin dyvjeçar Master Shkencor. Pasi u diplomova në Korrik të vitit të kaluar, mësuesia duhet të ndjekë edhe një vit stazh, dmth praktikë profesionale. Kur dorëzova letrën për të vazhduar praktikën në një nga gjimnazet e Elbasanit, ZVA Elbasan më thotë që nuk mund ta kryesh praktikën pasi nuk lejohesh të futesh në licencë duke qenë se bachelori që kam ndjekur është Gazetari dhe Gjuhë Angleze dhe QSHA nuk ka një provim që të jetë e gazetarisë dhe gjuhës angleze”, tha ajo.

“Një specialist më ka kërkuar dokumente nga shkolla. Kam qenë në kontakt me të dhe në fund të Marsit ky zotëria më tha që ka përgatitur një shkresë dhe ti je me të drejtën tënde dhe ligji nuk ka të drejtë që të ndalojë të marrësh licencën. Kjo shkresa ka që në Mars që nuk më firmoset nga Sekretari i Përgjithshëm, të paktën sa më thonë në ministri”, shprehet e reja.


Dekani i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan shprehet se studentja e degës Gazetari dhe Gjuhë Angleze ka mundësi të marrë drejtimin që dëshiron.

Dekani: Në qoftë se ke mbaruar “Gazetari dhe Anglisht”, mund të punosh në Gazetari. Kuptohet ky është niveli Bachelor, nuk të jep profesion, formim i përgjithshëm si me thënë. Gjithashtu dhe në Anglisht, ai merr formim të përgjithshëm në Anglisht. Veçse çdo Universitet tani në nivel Master, vendos kriteret e veta. Në qoftë se masa e krediteve të fituara nga studenti te ne në Bachelor, atij i mjafton për të filluar Masterin Profesional, ai mund ta pranojë dhe do diplomohet. E ka pranuar Fakulteti i Tiranës, i Gjuhëve të Huaja, që diplomon edhe për gjuhë të huaj dhe për mësuesi. Në qoftë se fakulteti e ka pranuar, vajza është në rregull duhet të punojë si mësuese.

Edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Tiranës, thonë se nuk kanë gabuar që e kanë përzgjedhur vajzën, por nuk dinë të thonë, sesi është interpretuar nga instancat e tjera.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: Kjo nuk është se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka bërë shkelje, absolutisht. Por sesi interpretohet nga instancat e tjera, kjo është një gjë, që ne nuk jemi gabim, që të kemi përzgjedhur. Përderisa ti ke marrë një numër matrikulimi, nuk është se ke dalë nga hiçi. Kështu që fakulteti dhe Universiteti i Tiranës ka bërë një punë, ashtu siç është vlerësuar nga një komision. Për këtë dosje, ke patur mesataren përkatëse, ke ndjekur studimet dhe Universiteti këtu, për procedurat ligjore është në rregull. Më kupton?!/tvklan.al

Trajneri i Belgjikës: “Favoriti numër një është Anglia, 6 ndeshje i luan në shtëpi”

Trajneri i Belgjikës: “Favoriti numër një është Anglia, 6 ndeshje i luan në shtëpi” Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, e ka pranuar se favoriti numër një në “Euro 2020” është Anglia. Kampionati Evropian do të luhet në disa vende, në stadiume të ndryshme dhe përparësia e Tre Luanëve është se kanë shansin t’i luajnë gjashtë sfida në ‘Wembley’, prej shtatë të mundshmeve nëse arrijnë të shkojnë deri në finale.


Roberto Martinez

Kjo, sipas Roberto Martinez, do ta ndihmojë shumë Anglinë dhe do t’i japë zemër për t’i shkuar deri në fund kësaj gare për herë të parë në histori.

Euro luhet që nga viti 1960 dhe Anglia deri sot, kurrë nuk e ka fituar atë. “Për mua favoriti numri një është Anglia, do të luajë gjashtë ndeshje prej shtatë të mundshmeve në shtëpi dhe është diçka që i jep përparësi në ditët e sotme duke parë dhe protokollin që kemi të gjithë shkaku i COVID-19”, tha Martinez.

Ai nuk e mohoi faktin se Franca ka një skuadër të fortë gjithashtu, por të qenurit në grup me Portugalinë dhe Gjermaninë, mund t’i shkaktojë probleme.

Belgjika e nis Evropianin të shtunën, kundër Rusisë. Më pas, të besuarit e Martinez do të kenë punë me Danimarkën dhe në ndeshjen e fundit në Grupin B me Finlandën.

Roma akord me lojtarin shqiptar, firma në orët e ardhshme

Gjithçka është e kryer, skuadra e Romës është një hap larg firmës me Granit Xhakën.Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, drejtori i përgjithshëm i skuadrës verdhekuqe Tiago Pinto ka gjetur akordin me lojtarin shqiptar me pasaportë zvicerane.

28-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 4 vjeçare prej 2,5 milionë eurosh në sezon.

Me skuadrën e Arsenalit që pritet t’i shkojnë 18 milionë euro plus bonuset për transferimin në kryeqytet të Granit Xhakës.


Përgjysmohet prodhimi i qershisë në Dvoran të Korçës, fermerët: 70 lekë për kg, nuk nxjerrim dot shpenzimet!

Fermerët në Dvoran të Korçës jo vetëm që nuk kanë marrë sasinë e prodhimit të pritshëm të qershive për shkak të klimës jo të favorshme në kohën e lulëzimit të fruti, por edhe aq sa kanë marrë e shesin me çmime shumë të ulëta pasi nuk ka treg.

Një nga fshatrat më të njohur për prodhimin e qershisë, por ky vit për fermerët Dvoranit në Korçë ishte humbje. Prodhimi ra deri në masën 60 % krahasuar me vitin e kaluar.Temperatura nën 0 gradë në kohën e lulëzimit të frutit janë faktori kryesor i dëmit, por fermerët ankohen dhe për çmimin e ulët në treg me 70 deri 100 lekë kg eqershisë.


Mund të jetë rreth 60%-70% e prodhimit të vjetshëm. Ndërsa tjetra si variatet ka një ndryshim shumë të madh një humbje shumë të madhe. S’ke ç’bën janë gjëra të natyrës”, shprehet një fermer.

“Temperaturat e ulëta ndikuan shumë. Edhe ato -18 gradë që kaluam në periudhën shkurt-mars, por edhe ato në prill në lulëzim që pati një lëkundje tek -4 gradë , ajo ndikoi më keq. Lekë të humbura, edhe çmimi, megjithëse edhe tregu është shumë i dobët”, thotë një fermer tjetër.

Për këtë vit ata shpresojnë të nxjerrin koston e prodhimit pasi edhe fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

 “Çmimi është i dobët, nuk është në nivelin e duhur. S’ka fuqi blerëse. Me shpenzimet që harxhojmë aty-aty. Por fitim shumë pak”, u shpreh një fermer.

Për Drejtorin e drejtorisë së Bujqësisë, Vullnet Gjolla e vetmja mënyrë për të rikuperuar humbjet tek fermerët është rritja e çmimit të qershisë në treg. 

 “Në momentin që shohim që kemi temperatura të ulëta, pasi siç e dimë temperaturat që dëmtojnë pemëtoret janë nga -3.8 gradë e lart. Të shpresojmë që çmimi i këtij produkti për të mos dëmtuar. Shpresoj që çmimi i këtij produkti për të mos dëmtuar ekonominë e familjeve fermere për shkak edhe të sasisë së limituar të ketë rritje. Konkretisht sot ky çmim sot është 80-100 lekë për kg. Shpresoj që çmimi i këtij produkti për të mos dëmtuar familjet fermere të mos dëmtohen”, tha drejtori Vullnet Gjolla.

Në këtë fshat janë rreth 90 hektar sipërfaqe toke të mbjella me frutin e qershisë. Por, e njëjta situatë është edhe në fshatrat e tjerë të ketij Qarku./ReportTv.al/

LIVE| Turqi-Itali/ Shpërthen festa në “Olimpico”, Insigne shënon golin e 3

Edicioni i 16-të i Kampionatit Europian të futbollit rikthehet pas 5 vitesh. Një event që e gjithë bota e futbollit e ka pritur si një festë, jo vetëm për futbollin, por për simbolikën e tij, dëshirën për të rilindur pas betejës me COVID-19.Të kaltrit e nisin më marshin më të lartë Europianin, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Turqisë në sfidën hapëse të eventit, e vlefshme për Grupi A. Dominim total i italianëve në “Olimpico” të Romës, ku Turqia bëri shumë pak, për të mos thënë asgjë, për të pretenduar diçka më shumë.


Italianët kishin shumë raste në pjesën e parë, ndërsa edhe posedimin e topit e kishin në anën e tyre.

Takimi, gjithsesi, do të zhbllokohej në minutën e 53-të me një autogol të Merih Demiral, me mbrojtësin e Juventusit që nuk u koordinua si duhet në momentin e pasimit të Berardit drejt qendrës, duke shtyrë në mënyrë të pavullnetshme topin drejt rrjetës.

https://twitter.com/br_goal/status/1403444804705566723?s=21

65′ GOOOOL ITALIA 0-2


https://twitter.com/korcablog/status/1403458699843227650?s=21

Goli i dytë dhe i sigurisë për Italinë nuk do të vononte shumë dhe do të shënohej nga Ciro Immobile nga një distancë e afërt i shërbyer nga Spinazzola.

79′ GOOOL ITALIA 0-3/ Shënon edhe Lorenco Insinje. Festë spektakolare në “Olimpico”. Dominim i frikshëm i italianëve.

https://twitter.com/korcablog/status/1403458891837497353?s=21

Turqia nuk ekziston më në fushë ,një gabim i portierit i jep mundësinë edhe Lorenzo Insignes për të shënuar, duke vulosur rezultatin 3-0.

FORMACIONET:

TURQIA: Cakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Meras; Yokuslu; Calhanoglu, Tufan, Karaman; Yazici; Yilmaz 
ITALIA: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne


Edi Rama jep lajmin surprizë: “Me avion Kukës-Zyrih vetëm 12 euro!”

Kryeministri Rama ka postuar sonte një status ku thotë se ai nuk lëviz asnjë presje nga ato çka premton:
Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit


Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR

Aksident i rëndë /Përplasen 4 makina, ndërron jetë një person

Ka marrë përmasa tragjike aksidenti I ndodhur këtë mbrëmje pranë fshatit Lazeren të Elbasanit, ku pas përplasjes së një kamionçine dhe një automjeti tip Ford, kanë mbetur të plagosur 6 persona, ndërsa ka vdekur pasagjeri i një prej mjeteve.Personi që ka humbur jetën në këtë aksident të rëndë është Ardjan Xhaja, punonjës i policisë së burgut të Peqinit.


Njoftimi i policise:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth  orës 21:20, në aksin rrugor  Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren,  Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”,  si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin  tip ” Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Hitet e verës 2021/ Anxhela Peristeri VS Elvana Gjata

Vera sapo ka nisur, bashkë me të dhe hitet muzikore.Anxhela Peristeri dhe Elvana Gjata së fundmi kanë prezantuar për publikun këngët e tyre më të reja, duke u shtuar kështu në listën e hiteve për verën e 2021-it.

Anxhela Peristeri lançoi këngën e saj më 9 qershor.


‘Nuk Më Doje’, duket se është pritur mirë nga publiku dhe sidomos nga të huajt. Kjo vërehet nga komentet e shumta në Youtube , ku të huajt komplimentojnë këngëtaren për vokalin e saj impresionues.

Pjesëmarrja në Festivalin EVropian të Këngës, ka dhënë frytet e para për Anxhelën, e cila tashmë është e njohur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe për atë ndërkombëtar.

Ndërkohë mbrëmë, Elvana Gjata, lançoi këngën ‘Loti’, një këngë romantike, që flet për trishtimin, lotët e ndarjes. Ndonëse nga titulli duket nostalgjike, kënga është melodioze më një refren mjaft ritmik.


Tashmë mbetet për të shjijuar dy hitet e reja dhe verën.

Greqia hap dyert edhe për shqiptarët, në kufi do të lejohen të kalojnë të gjithë personat e vaksinuar

Qeveria greke ka vendosur të pranoje brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar është aprovuar nga EMA apo jo.Nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse që nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Vana Papaevangelou e cila iu referua vaksinave që do të pranohen në Greqi, në lidhje me vizitorët që do të hyjnë në muajt e verës.Pak ditë më parë ishte Francë e cila hapi dyert për qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me një nga 4 vaksinat që është njohur nga EMA ndërsa Spanja dhe Hungaria njohin edhe vaksinat kineze.


Ja momenti kur Policia kap Ervin gurën në Maliq/VIDEO

Policia e Korçës arrestoi 23-vjeçarin, Ervin Gura, i cili tentoi të vrasë më pushkë kushëririn e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorie, pasdite e kësaj të premteje, pas një konflikit mes tyre.Fillimisht, i riu u largua menjëherë pas ngjarjes, por u arrestua pak orë më vonë. Në cilësinë e provës materiale, policia i sekuestroi edhe armën.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë”, thuhet në njoftimin e policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të shtëna me armë zjarri, në Podgorie,përleshen kushërinjtë

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogdorie të Korçës.Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.Autori Ervin Gura u arrestua nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen.Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.


Shqipëria anëtare e Sigurimit në OKB, Rama: Lajm i bukur, mori 175 vota nga 117 të nevojshme

Pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB me një mandat 2-vjeçar,nëpërmjet një pstimi në “Facebook” ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.Rama e cilëson zgjedhjen e Shqipërisë me 175 vota nga 117 të nevojshme, si një lajm të bukur dhe ka shpërndarë krahas mesazhit edhe procesverbalin e votimit.

Postimi i plotë:

LAJM I BUKUR

Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023

#Albania

Një ditë pasi paralajmëroi rikthimin, Sali Berisha i dërgon mesazhin e koduar demokratëve

Një ditë pasi paralajmëroi mundësinë për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, në një postim në “Facebook”, ish-lideri historik i së djathtës ka postuar një foto ku ka përshëndetur me simbolin e demokracisë me dy gishtat lart të gjithë demokratët,në kohën kur ai drejtonte këtë forcë politike.


Ish-kryeministri Berisha e shoqëron foton me mbishkrimin: Një përshëndetje të përzemërt.

Ky mesazh i fortë i liderit historik të PD-së vjen një ditë pasi ai deklaroi “kurrë mos thuaj kurrë”, pasi u pyet a është i gatshëm të kthehet në Krye të PD.

Të shtëna me armë zjarri, në Podgorie,përleshen kushërinjtë

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogdorie të Korçës.Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.Autori Ervin Gura u arrestua nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen.Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.


Itali – Turqi/Sfida hapëse e EURO 2020 ‘ndizet’ nga puthjet e zjarrta

Por të gjitha tensionet politike dhe të ndeshjes ka menduar t’i shuajë një çift të cilët mbajnë mbi supe flamurin e Italisë dhe Turqisë dhe i dhurojnë njëri tjetrit një puthje.Videoja është bërë menjëherë virale duke marrë pëlqime të shumta, pasi futbolli nuk ka armiq jashtë fushe.

Në mbrëmjen e sotme në stadiumin e Romës do të jenë të pranishëm 16 mijë tifozë duke ndezur dhe një herë atmosferën pas kaq shumë kohësh kufizimesh.