Tronditet Shkodra / Vëllai i merr jetën motrës (EMRAT)

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në qytetin e Shkodrës.Mësohet se Fabian Vuka i ka marrë jetën motrës se tij Diana Vuka. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që autori është arrestuar nga policia.Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ne lagjen “3 Heronjte”, ne oret e vona te mbrëmjes se sotme.


Autori e mbante prej 3 ditësh të mbyllur në banesë motrën e tij, Dyshohet se të dy kishin konflikte të herëpasherëshme, pasi autori kishte probleme me alkoolin.

Mësohet se gruaja, Diana Vuka 58 vjeçe kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi jetonte në Gjermani.

Shkoder/Informacio paraprakRreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Qëllohet me armë zjarri një person në Sarandë, ndërron jetë në spital

Policia bën me dije se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil.
Si rrjedhojë, personi i qëlluar ka humbur jetën kur po transportohej në spital. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë shtetasi Gramoz Memaj ,48 vjeç,biznesmen i lojërave të fatit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje të hesapeve me njëri-tjetrin.
Policia shprehet se po punohet për të kapur autorin/ autorët.

Njoftimi i policisë:


Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

E rëndë / 20 vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Re të Tiranës, ku një 20 vjeçar ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Bëhet me dije se 20-vjeçari është nga qyteti i Dibrës dhe quhet Aurel Muka. Mësohet se prej dy vitesh ai ishte vendosur në Tiranë.Ai humbi jetën teksa punonte në lavazhin e të vëllait, tek “Unaza e Re” në Tiranë, pasi e zuri korrenti.


Aurel Muka

Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Aurel Muka

U rrëzua në Theth/ Turistja polake niset me helikopter drejt Tiranës

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me banorët e Thethit ka bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve nga Polonia, të cilët kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.


Gjatë rrugës, një nga turistët ka rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe ka pësuar dëmtime, duke e patur të pamundur vijimin e udhëtimit. Turistët janë gjetur në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, ndërsa më pas janë nisur me helikopter drejt Tiranës.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.

“Festë e çmendur”: Në Shqipëri tani s’duan t’ia dinë më për Covid (FOTO)

Festivali Unum, i pari në Europë pas një viti në pandemi, ka nisur mbrëmjen e 3 qershorit në Ranë të Hedhun në Shëngjin të qytetit të Lezhës. Festivali i cili do të zgjasë 5 ditë do të ketë të ftuar 75 DJ me famë ndërkombëtare të muzikës elektronike. Nga fotografitë e shkrepura, të rinjtë në Unum duket se nuk duan t’ia dinë më për Covid dhe po shijoijnë momentin pa maska dhe distancë sociale, vetëm kërcim dhe pije, buzë bregut të detit.

“Më vodhën pantallonat”, burri denoncon në polici: Po flija me gruan kur hajdutët u futën nëpërmjet dritares së banjës

Hajdutët ndonjëherë kanë sens humori të pabesueshëm. Së paku kështu bindesh nëse lexon kallëzimin e dorëzuar para oficerit të policisë në Vorë me inicialet A. M. ku i dëmtuari tregon çast pas çasti se si u vodh dhe se si hajdutët e ndaluan atë që mos ti ndiqte me vetëm një veprim. Duke i vjedhur pantallonat. Një burim policor i Gazetës “Si” pranë policisë lokale tregoi se si shtetasi me inicialet S. C, banues në fshatin Fushë-Prezë mbasi u bastis nga persona të panjohur kërkoi ekspertizën e policisë për zbulimin e tyre. 45-vjeçari tregon në polici se hajdutët kapërcyen murin rrethues.

“Nëpërmjet dritares së banjës e cila ka një dritare nga pjesa e pasme e banesës dhe që është e pasiguruar kanë hyrë brenda në shtëpi dhe në katin e dytë ku po flija me gruan time kanë marrë si fillim pantallonat e mia” – deklaron i zoti i shtëpisë. Sipas tij mbas këtij veprimi hajdutët kanë filluar xhiron nëpër banesë të sigurt që kryefamiljari edhe nëse zgjohej nuk do i ndiqte dot mbasi ai ishte i zhveshur dhe pantallona.

“Më pas kanë hyrë në dhomën ku fle nëna H.C, kanë kontrolluar por nuk kanë marrë asgjë aty. Kanë zbritur në katin e parë duke vjedhur prej andej televizorin, një laptop “note bosk” si dhe një xhup në dhomën e pritjes”, shton i zoti i shtëpisë.

Mbas këtij veprimi, 45-vjeçari tregon se hajdutët kanë dalë nga dera kryesore dhe e kanë mbyllur me çelës shtëpinë nga jashtë.

“Pantallonat e mia që i morën në dhomën e gjumit i kanë hedhur jashtë së bashku me të kanë lënë edhe çantën e gruas që e kanë kontrolluar dhe mbasi kanë marrë rreth 30 mijë lekë të reja kanë zhvatur edhe dokumentet personale si patentë, karta banke”,pohon në denoncim S. C.

Por i zoti i shtëpisë u kthehet sërish pantallonave që ja morën në afërsi të krevatit duke thënë në polici se “në xhepin e pantallonave përpara se ti flaknin jashtë kanë gjetur çelësat e makinës, të njërit prej mjeteve të parkuara në oborr që është tip mercedez-benz.

“Por duke qenë se në makinë kanë gjetur një bllok kartëvizitash të vendit ku punoj unë në një kompani të njohur, e kanë larguar prej aty dhe e kanë lënë të mbështjellë me letër të bardhë në parvazin e dritares,” shtjellon 45 vjeçari.
Hajdutët të qetë kanë hapur me pult derën dhe kjo vizitë e tyre, pavarësisht se i zoti i shtëpisë tregon se ju morën pantallonat as që i ka zgjuar anëtarët e familjes.

“Këtë fakt e konstatova në orën 4:20 dhe njoftuam policinë e cila edhe ka hapur derën kryesore të kyçur nga jashtë,” tregon S. C në kallëzimin që Gazeta “Si” disponon.

Policia shton për Gazetën “Si” se mbasi ka këqyrur disa bidonë plastikë që besohet se janë përdorur nga hajdutët gjatë bastisjes, ka zbuluar se hajdutët janë larguar me automjetin e vjedhur në drejtim të Fushë-Krujës. Mbas një sërë veprimesh hetimore ,policia deklaron për Gazetën “Si” se ka identifikuar si hajdut një 29-vjeçar nga fshati Yrshek me inicialet E. SH, i cili është shpallur në kërkim policor.

“Puna jonë vazhdon për të bërë të mundur identifikimin e plotë policor, u shpreh një zyrtar i rendit për Gazetën “Si” , që këmbëngul se kjo është një nga vjedhjet më të rralla, ku hajduti jo vetëm vodhi pantallonat për të paralizuar kryefamiljarin, por i mbylli ata nga jashtë tek të dyja dyert, edhe tek kryesorja edhe portën.

SI

Policia bën “namin”/Monitoron me dron dhe radarë. Vetëm sot gjobiten 256 drejtues mjetesh!

Shtimi i fluksit të automjeteve gjatë fundjavës ka bërë që Policia Rrugore të shtojë kontrollet.Kështu, në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit kontrollet janë intensifikuar pasi fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm që prej orës 16:00, që ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës.

Policia thotë se po monitorin fluksin me dron e radarë dhe alkooltestues për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.


“Prej orës 16:00  janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.

Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të mbasdites së sotme ka pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin  e alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës është vënë në pranga shtetasi B.B, 55 vjeç, pasi drejtonte nje mjet taxi 8+1 në gjëndje të dehur në masën 0.94 mg/l.”,thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.

Burri habit para gruas: “Kam shkuar me shefen suedeze”,më mësoi disa gjëra,jam çun i shkathët

Një çift i cili për 5 vite kanë jetuar në Suedi, prej disa kohësh kanë probleme në bashkëjetesë. Kastrioti dhe Imelda ishin pjesë e rubrikës “Shihemi në gjyq”, ku treguan historinë e tyre.

Gjatë kohës që ishin në Suedi, Kastrioti ka pranuar se e ka tradhtuar gruan me shefen e tij suedeze.Sipas Imeldës, ai ikte me ditë të tëra nga shtëpia dhe nuk i interesonte se kishte gruan dhe 4 vajza në shtëpi, ku njëra prej tyre është edhe me probleme shëndetësore.Kastrioti edhe pse ka një fëmijë me suedezen, kërkon që të rikthehet me Imeldën dhe vajzat dhe të jetojnë të lumtur, por Imelda nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan rrugaç, sepse e ka tradhtuar me shefen e tij suedeze për një kohë shumë të gjatë.

Imelda: Sot kam ardhur për të kërkuar divorcin sepse nuk është një njeri normal.

Kastrioti: Avazh, avazh, nuk ke për ta marrë divorcin kurrë.

Imelda: Ti do ma japësh sepse nuk më meriton as mua dhe as gocat.

Eni Çobani: Imelda kush është problemi që t’i i mbyll derën babait të 4 vajzave të tua?

Imelda: Kastrioti të tregojë kush është problemi, ai i di të gjitha se çfarë ka bërë. Ti je rrugaç, ke bërë shumë gabime.

Kastrioti: Pse rrugaç sepse të dua?

Imelda: Do e tregosh mes publikut se çfarë ke bërë ti.

Ardit Gjebrea: Cili është gabimi?

Imelda: Ka shkuar me një gocë suedeze.

Kastrioti i shkon afër dhe i thotë të mos hapë probleme të tjera sepse nuk kanë ardhur për këtë çështje, ndërsa Imelda i kërkon që të shkojë tek vendi i tij.

Kastrioti: Zonja Eni nuk kemi ardhur për këtë çështje, këto kanë mbaruar, çështja është që ajo më ka mbyllur derën e shtëpisë, kjo është çështja.

Eni Çobani: Po dera e shtëpisë nuk mbyllet kot.

Imelda: Ti je një rrugaç sepse një njeri normal nuk i bën këto veprime.

Ardit Gjebrea: Kastriot ke shkuar me një gocë suedeze?

Kastrioti: Po hë mo zoti Ardit, burra jemi mor burrë i dheut.

ImeldaAi nuk mund të mbajë dy kunguj nën një sqetull, ta harrojë.

Eni Çobani: Suedeze ka qenë ajo që ka shkuar me ty?

Kastrioti: Po shefja ime ishte.

Eni Çobani: Imelda kur e more vesh për këtë tradhti?

Imelda: Ne kishim 3 vite që shkonim në punë bashkë dhe ktheheshim dhe më pas ky filloi të ftoheshe me mua me gocat. Pastaj ikte nga shtëpia, mund të mos vinte fare për dy ditë në shtëpi, e merrja në telefon nuk më përgjigjej.

Kastrioti: Punoja moj zonja Eni me shefen, u ngrita në detyre, në vend të ishte e gëzuar, bëhet e hidhëruar.

Eni Çobani: Pse u ngrite në detyrë?

Kastrioti: Nga zotësia ime, jo nga ana e shefes.

Ardit Gjebrea: Shefja ishte e martuar apo beqare?

Kastrioti: Ajo bashkëjetonte me dike dhe si duket nuk i bënte servis dhe unë…

Imelda: Ke akoma për të thënë.

Kastrioti: Zonja Eni ishte shefja ime, më shpjegonte si bëhej puna, më shpjegonte fjalët dhe më ndihmoi të më shpjegonte disa gjëra të tjera, çun i shkathët, punoja unë (qesh).

Imelda: Shiko sa idiot, si flet ti kështu?

Kastrioti: Vetë e kërkove, kemi ardhur për çështje tjetër, ti do të më nxish jetën mua? Ta nxij unë ty.

Eni Çobani: Ti e ke për krenari që ke shkuar me suedezen?

Kastrioti: Pse çfarë bëra unë, vrava njerëz? Mua të ma dijë për nder suedezja.

Eni Çobani: Këtu je me bashkëshorten.

Kastrioti: Po dhe ajo të ma dijë për nder se e ka burrin që i thotë unë të dua dhe nuk ta jap divorcin.

*******

Eni Çobani: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë nga një burrë shqiptar që kishte krenari kaq të madhe.

Kastrioti: Vetëm 1 ishte.

Ardit GjebreaKastriot ke 4 vajza dhe paramendo që këtu është një nga vajzat e tua dhe aty është bashkëshorti i saj që flet në këtë mënyrë, si do të të vinte?

Kastrioti: Janë çështje private, nuk mund të ndërhyj në jetën familjare të dikujt tjetër.

Eni Çobani: Pse vazhdon ende me të, do të kthehesh tek ajo?

Kastrioti: Normal që dua të kthehem se aty është gjysma ime atje.

Imelda: Shikoje moj zonja Eni çfarë thotë, ai ka për të treguar një gjë tjetër më të madhe.

Kastrioti: Kam lënë dhe unë diçka atje.

ImeldaTa dëgjojnë të gjithë se kush është Kastrioti.

Ardit GjebreaKastriot mos më thuaj që ke bërë ndonjë fëmijë me të.

Imelda: Po zoti Ardit ka.

Kastrioti: Këtu ka tradhti nga brenda.

Ardit Gjebrea: Të betohem që nuk dija gjë, madje as rastin nuk e dija.

Eni Çobani: Kjo gjëja e fundit Kastriot të lë pa frymë.

Ardit GjebreaPër çfarë e bërë fëmijën nëse nuk e doje suedezen?

Kastrioti: Po do s’do ti ndjen diçka, bën një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po mirë mo si do rritet ai fëmijë pa baba?

Kastrioti: Unë i kam dhënë të gjitha të mijat zoti Ardit dhe thjesht nuk më kanë dhënë atësinë dhe për këtë është problemi./TvKlan

Edith Harxhi nga Pogradeci : “Po fitoi Basha, PD do të kthehet në OJF! “Nëse ai nuk e njeh 25 prillin, të udhëheqë protestën për rrëzimin e Ramës

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, është shprehur nga Pogradeci ,ditën e sotme ,se Partia Demokratike mund të kthehet në një OJF nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet brenda partisë në 13 qershor.Sipas saj, Basha nuk ka një perspektivë të qartë se si do ta mposhtë qeverinë e Ramës, ndaj zgjedhja e tij sërish në krye të partisë do të ishte shuëm e rëndë.


Kam frikë që PD do humbasë shumë për vetë faktin se ka humbur tashmë në këto 8 vjet. Në keto vite ne jemi jashtë pushtetit qendror dhe vendor. Unë mendoj që nëse ne do të vazhdojmë me të njëjtën rrugë pa një prespektivë të qartë se si do ta mundim qeverinë aktuale, dhe se si është projekti ynë i ardhëm një projekt i ri që do drejtojë fundin e tranzicionit në PD dhe Shqipëri, këto smund të bëhen me Bashën dhe kam frikë se PD do të përfundojë shumë rëndë, ndoshta në një OJF. Që do të thotë se do të jetë shumë e vështirë më vonë për ta ringritur partinë”, tha Harxhi

Harxhi tha se Basha duhet të udhëheqë protestën paqësore për rrëzimin e qeverisë së Ramës, në rast se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit.

Basha e quan procesin të manipuluar, jo procesin vetë por para zgjedhjeve sepse dita e zgjedhjeve ka qenë normale, nuk ka pasur ankimin nga ana e komisionerëve të PD. Gjithccka ka dalë ditën e ditë, pasi ditën e parë kishte thënë se votat janë të kuti, por ditën e dytë tha se nuk i njohim zgjedhjet. Faktikisht Basha thotë se nuk u njeh zgjedhjet por do të hyjë në parlament, nëse ne si njohim zgjedhjet të mos hyjmë në parlament por duhet ti prijë një proteste paqësore, për të rrëzuar ramën”, u shpreh ajo.

Dramë në Vlorë/ Turpërohet Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë…

Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë. (niveli i tretë i futbollit) Vlonjatët janë mposhtur në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë pas një sezoni mungesë.


Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë.Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj.Lot dhe zhgënjim te Flamurtari, që nuk ia doli të evitojë turpërimin e madh. Një nga skuadrat më popullore të futbollit shqiptar do të luajë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm.

FT| FLAMURTARI-TËRBUNI 0-0 (4-5 pas penalltive)

Pas 120 minutave lojë, asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të gjejë golin dhe në këtë mënyrë i drejtohen penalltive.


Flamurtari: Diamanti shënon, Balilaj shënon, Kreshpa shënon, Moçka shënon, Ribaj e humbet

Tërbuni: Miloti shënon, Zagani shënon, Metani shënon, Keko shënon, Mezini shënon

Euro 2020 /Kompjuteri parashikon fitues Francën…

Nëse vite më parë bëheshin parashikimet me “oktapod” se kush nga kombëtaret fiton Botërorin, Europianin apo ndonjë kupë tjetër të rëndësishme, këtë radhë është teknologjia që parashikon fituesin e Euro 2020. Sipas “ The Analyst” fituesi i këtij Europiani është Franca. Është një kompjuter i cili ka dhënë këtë parashikim, ku tregohet se “Gjelat” janë fitues me 20.5%.

Pas tyre renditen Belgjika me 15.7%, Spanja me 11.3%.

Interesante në fakt është se skuadra si Anglia apo dhe Gjermania renditen poshtë tre vendeve të para ekzaktësisht Gjermania në vend të 4-t me 9.8% dhe Anglia në vendin e 9 me 5.2%.

Nëse Didier Deshamp i Francës ngre trofeun, ai do të bëhej i pari që ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian si lojtar dhe trajner. Ai është gjithashtu trajneri i vetëm në Euro 2020 që ka fituar turneun si lojtar.

Burimi :the analyst

Agron Shehaj: Ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës…”

Shehaj ka sjellë një bisedë mes 2 demokratëve, ku njëri prej tyre mbështetës i Bashës i ka dërguar një mesazh qytetarit që mbështet Shehajn, duke i thënë “Kush nuk është me Bashën është me Ramën”. Përgjigja e tij është e se “kush është me humbjet nuk i duhen fitoret dhe ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës”.


Një intelektual i Tiranës, mbështetës i kryetarit të tanishëm, i dërgoi këtë mesazh një demokrati të thjeshtë, kritik me kryetarin: “Kush nuk është me Bashën është me Ramën.” Demokrati iu përgjigj: “Po sikur të themi se kush është me Bashën është edhe me Ramën?” Po sikur të themi se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret? Po sikur të themi që ata që mbështesin Bashën mbështesin humbjen e rradhës?”

Ata që nuk humbasin asgjë kur Partia Demokratike humbet, duan të ruajnë gjendjen siç është. Prandaj ata po përdorin tezën komuniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Me lidershipin e tanishëm PD as nuk bën dot opozitë të fortë, dhe as nuk fiton dot më kurrë”, shton kandidati për kryetar në postimin e tij.

Publikohet kalendari /Europiani çelet me supesfiden Itali- Turqi

Euro 2020 “është gati të nisë më 11 qershor dhe ky aktivitet për herë të parë shkon në qytetet më të rëndësishme të Europës. 12 qytete u zgjodhën për të pritur 51 ndeshje, me stadiumin Wembley të zgjedhur për të mbajtur gjysmëfinalet dhe finalen e madhe. Dublini dhe Bilbao ishin dy qytetet e përzgjedhura, por u tërhoqën për shkak të masave COVID-19, duke u zëvendësuar me Sevillan, Shën Petersburd dhe Londër.


Kështu, ndeshja e parë në 11 qershor ,që do të ngrejë edhe siparin e Europianit, do të jetë ajo mes Turqisë dhe Italisë, e cila do të mbahet në stadiumin “Olimpico” të Romës, në orën 21:00. Më tej, ndeshjet do të vijojnë me nga 3 takime në ditë, deri në 24 qershor, ku do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupeve.

Më poshtë, edhe një pasqyrim se si do të vijojë rruga e ekipeve në Europian .

11 qershor 2021
Turqi vs Itali 21:00
📍Stadio Olimpico, Romë, Itali
12 qershor 2021
Uells vs Zvicër 3:00
Stadiumi Olimpik, Baku, Azerbajxhan
Danimarkë vs Finlandë 18:00
Parken Stadium, Kopenhagen, Danimarkë
Belgjikë vs Rusi 21:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi
13 qershor 2021
Angli vs Kroaci 3:00
Stadiumi Wembley, Londër, Angli
Austri vs Maqedonia e Veriut 18:00
Arena Nationala, Bukuresht, Rumani
Hollandë – Ukrainë 21:00
Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Hollandë
14 qershor
Skoci vs Republika Çeke 3:00
Hampden Park, Glasgow, Skoci
Poloni vs Sllovaki 18:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi
Spanjë vs Suedi 21:00
Estadio La Cartuja, Sevilje, Spanjë
15 qershor 2021
Hungari vs Portugali 18:00
Puskas Arena, Budapest, Hungari
Francë vs Gjermani 21:00
Allianz Arena, Mynih, Gjermani
16 qershor 2021
Finlandë vs Rusi 3:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi
Turqi – Uells 18:00
Stadiumi Olimpik, Baku, Azerbajxhan
Itali vs Zvicër 21:00
Stadio Olimpico, Romë, Itali
17 qershor 2021
Ukrainë vs Maqedonia e Veriut 3:00
Arena Nationala, Bukuresht, Rumani
Danimarkë vs Belgjikë 18:00
Parken Stadium, Kopenhagen, Danimarkë
Hollandë – Austri 21:00
Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Hollandë
18 qershor 2021
Suedi vs Sllovaki 3:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi
Kroaci vs Republika Çeke 18:00
Hampden Park, Glasgow, Skoci
Angli vs Skoci 21:00
Stadiumi Wembley, Londër, Angli
19 qershor 2021
Hungari vs Francë 3:00
Puskas Arena, Budapest, Hungari
Portugali vs Gjermani 18:00
Allianz Arena, Mynih, Gjermani
Spanjë – Poloni 21:00
Estadio La Cartuja, Sevilje, Spanjë
20 qershor 2021
Itali – Uells 18:00
Stadio Olimpico, Romë, Itali
Zvicër vs Turqi 18:00
Stadiumi Olimpik, Baku, Azerbajxhan
21 qershor 2021
Ukrainë – Austri 18:00
Stadio Olimpico, Romë, Itali
Maqedonia e Veriut vs Hollanda 18:00
Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Hollandë
Rusi vs Danimarkë 21:00
Parken Stadium, Kopenhagen, Danimarkë
Finlandë vs Belgjikë 21:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi
22 qershor 2021
Kroaci vs Skoci 21:00
Hampden Park, Glasgow, Skoci
Republika Çeke vs Angli 21:00
Stadiumi Wembley, Londër, Angli
23 qershor 2021
Suedi – Poloni 18:00
Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi
Sllovaki vs Spanjë 18:00
Estadio La Cartuja, Sevilje, Spanjë
Portugali – Francë
Puskas Arena, Budapest, Hungari
Gjermani vs Hungari
Allianz Arena, Mynih, Gjermani

Raundi i 1/16-ave

E shtunë 26 qershor

1: 2A – 2B (18:00, Amsterdam )

2: 1A – 2C (21:00, Londër )

E diel 27 qershor

3: 1C – 3D / E / F (18:00, Budapest )

4: 1B – 3A / D / E / F (21:00, Sevilje )

E hënë 28 qershor

5: 2D – 2E (18:00, Kopenhagë )

6: 1F – 3A / B / C (21:00, Bukuresht )

E martë 29 qershor

7: 1D – 2F (18:00, Londër )

8: 1E – 3A / B / C / D (21:00, Glasgow )

Ditët e pushimit më 30 qershor dhe 1 korrik

Çerekfinalet

E premte 2 korrik

QF1: Fituesi 6 – Fituesi 5 (18:00, Shën Petersburg )

QF2: Fituesi 4 – Fituesi 2 (21:00, Mynih )

E shtunë 3 korrik

QF3: Fituesi 3 – Fituesi 1 (18:00, Baku )

QF4: Fituesi 8 – Fituesi 7 (21:00, Romë )

Ditët e pushimit më 4 dhe 5 korrik

Gjysmëfinale

E martë 6 korrik

SF1: Fituesi QF2 – Fituesi QF1 (21:00, Londër )

E mërkurë 7 korrik

SF2: Fituesi QF4 – Fituesi QF3 (21:00, Londër )

Ditët e pushimit më 8, 9, 10 korrik

Finale

E diel 11 korrik

Fituesi SF1 – Fituesi SF2 (21:00, Londër )

Mirush Kabashi është shëndoshë e mirë, lajmet që u përhapën sot janë të pavërteta

Media të ndryshme gjatë ditës së sotme kanë raportuar se aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetëNjë lajm i tillë është demantuar fillimisht nga gazetarja e Fax News në Shqipëri, Edona Haklaj. E reagime të shumta ka pasur edhe nga artdashës e artist.


Ndër ta është edhe Gëzim Myshketa i cili në një postim në Facebook ka shkruar se Mirush Kabashi është shëndosh dhe mirë.Gjithashtu Myshketa ka shtuar se beson se një lajm i tillë nuk ka qenë i qëllimshëm, mirëpo sipas tij për aktorë të kalibrit të Mirush Kabashit, është e mjaftueshme një postim privat që të krijoj efekt domino.

Më poshtë mund të lexoni satusin e tij të plotë:

Miq të përbashkët sapo kanë kontaktuar në tel !!! Mirush KABASHI është shëndosh e mirë dhe e Paçim edhe për 100 vjet

*** Mendoj nuk ka asgje te qellimshme nga askush sepse “viktime e ketij lajmi rashe edhe une fillimisht …. Kur behet fjale per personazhe te ketij kalibri mjafton nje postim privat dhe lind nje efekt “domino”….

Nuk besoj ka njeri ne Shqiperi te mos ta doje dhe adhuroje Mirushin Kombetar!!! Mbetet vetem shprehja e urte popullore :

“ I SHTOHET JETA” Amin.

Parashikimi i Arian Çanit: Ahmetaj është h*mashor në qeveri do ketë vetëm femra dhe një burrë që t’i….

Gazetari Arian Çani deklaroi sot në studion e lajmeve të MCN TV se, qeveria “Rama 3” do të ketë në përberje të saj vetëm gra dhe një burrë të vetëm.Sipas Çanit burri i vetëm do të jetë Arben Ahmetaj, i cili siç u shpreh gazetari konsiderohet “tip hamshori”. “Është krijuar ideja që është tigri dhe e duan”, tha gazetari.


Çani gjithashtu tha se presidentja e ardhshme , mund të jetë një grua, por ende nuk mund të flitet për emra.

Arian Çanit :“Unë nuk i jap një rëndësi të madhe se kush do jenë ministrat aq më tepër që ministrat nuk janë gjë tjetër veçse zgjatime të Ramës. Po të kishte mundësi ai nuk do t’i quante ministra, por punëtorë që zbatojnë urdhrat e tij. Ai hyn te njerëzit vendimarrës që nuk kanë nevojë për ministra me autoritet.

Nuk mund të them emra por shumë shpejt do ketë rrjedhje informacioni. Ai hap fjalë dhe bën sikur s’di gjë por të gjithë i dinë të gjithë. Rama nuk ishte në asamble dhe parashikimet e mia po konfirmohen. Nuk ka asgjë që mund ti ndalë Ramës një udhëtim drejt Turqisë. Jemi në një rrugë interesante dhe zhvillime të reja presim të dëgjojmë“, tha Çani.