Në një kohë kur ka nisur hetimi disiplinor ndaj kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, të tjera video kanë dalë në dritë.Në videot e publikuara së fundmi në rrjetin social TikTok shfaqet kryegjyqtarja duke bërë “paradë mode”.
Në disa video të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.
Gjyqtarja e re shihet teksa këndon e kërcen këngë “të fortësh” duke bërë shenjën e tërheqjes së këmzës së armës dhe në një moment ngre gishtin e mesit ,ndërsa kësaj here është treguar “korrekte” dhe e ka vendosur rripin e sigurimit.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të magjistrates së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Kërkesa është dorëzuar nga vetë kreu i ILD, këtë mbrëmje. Sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.Zoti Metani ka shfrytëzuar për herë të parë mekanizmin ligjor të pezullimit të një magjistrati, ndërsa ndodhet në hetim disiplinor.
Kërkesa për pezullimin dhe shkarkimin e Kapedanit vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social Tik-Tok si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një 54-vjeçar.Mësohet se 54 vjecari Çajup Selimi nuk ka mundur që t’i shpëtojë plagëve të marra. Nuk dihet ende identiteti i autorit si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja .Ai është qëlluar me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar, që burime për mediat thonë se fshihet në një pallat i rrethuar nga forcat e policisë.
Çajup Selimi
Çajupi nuk ishte person me rekorde kriminale apo njeri problematik, ishte thjeshte një pronar biznesi të vogël, por që shpeshherë denonconte problematike dhe kishte pakënaqësi nga konkurenca e pandershme.
Rezulton që viktima të jetë pronar i një biznesi materialesh ndërtimi në Tepelenë dhe tre vite më parë është goditur me mjete të forta nga dy persona në qendër të qytetit.
Në vitin 2018 ai do të goditej me leva hekuri dhe me grushte për arsye të paqarta, por dyshimet kryesore ishin për konkurrencë për tregti.
Italianët mbushën restorantet dhe kafenetë të martën pas heqjes së kufizimeve për frekuentimin e restoranteve në mjedise të brendshme.
1 qershori shënon hapjen e plotë të bareve dhe restoranteve ndërsa Italia ndërmerr një tjetër hap drejt normalitetit.Italia hoqi kufizimet ndaj restoranteve të martën duke bërë që vendasit dhe turistët të mbushnin kafenetë për të shijuar ekspresot dhe kapuçinot e preferuara.
“Një kafe të jep ndjesinë e të jetuarit përsëri i qetë,” thotë Paolo Leoni ndërsa shijonte një ekspreso në kafenenë “Toraldo” në qendër të Romës.
Shumë vendas dhe turisë po shijojnë ëmbëlsirat në ambjentet e brendshme të lokaleve nën aromën e këndshme të kafesë.
“Është kënaqësi e madhe kur sheh se lokali po mbushet përsëri pas pothuajse katër muajsh. Të shpresojmë që nuk mbyllemi përsëri”, thotë pronari i kafenesë Alessandro Rappini.
Caterina Wachinger është turiste nga Austria.
“Jemi të dashuruar pas këtij vendi. Kjo është arsyeja pse kemi ardhur në Itali.”
Italia ka përjetuar nivele të ndryshme kufizimesh që nga marsi i vitit 2020, kur vendi u mbyll plotësisht si rezultat i përhapjes së shpejtë të virusit.
“Po e pimë me kënaqësi këtë kafe të parë. Po fillojmë përsëri me gëzim. Na kanë munguar këto tradita”, thotë banorja e romës Isabella Petrungaro.
Deri tani mbi 126,000 njerëz kanë vdekur në Itali nga COVID-19 por një fushatë e suksesshme vaksinimi ka ulur në mënyrë dramatike numrin e rasteve dhe vendi po kthehet drejt normalitetit.
Në Itali afro 35 milionë njerëz, ose gjysma e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës./VOA/
Ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga shprehet se takimi me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias ishte i frytshëm, ndërsa thekson se diskutimi u zhvillua për disa çështje, mes të cilave për shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj dhe procedurat e pajisjes me dokumente.
“Gjatë një takimi të frytshëm, të dytin në radhë, Ambasadorja Hajdaraga zhvilloi sot një bisedim konstruktiv me Ministrin e Jashtëm Grek, z. Dendias.
Bashkëbiseduesit diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, luftën e përbashkët kundër Covid-19, hapjen graduale të kufijve, si dhe çeljen e procedurave për bashkimet familjare, një çështje që ka mbajtur të ndarë familjet për një periudhë kohore të gjatë. Greqia është vendi ynë mik me të cilin kemi sfida të përbashkëta në bashkëpunimin rajonal dhe në kuadër të integrimit europian ku siç dihet do të kemi mbështetjen pa rezerva të Athinës në këtë proces” mbyllet postimi i ambasadës shqiptare.
Ndërkohë që Nikos Dendias u shpreh se “
Ne biseduam për bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet rajonale”
Tassos Berdesis, boksieri i cili u vra dje në mëngjes në një pritë në Atikë të Greqisë aktualisht po varroset në vendin e tij të origjinës, Mitopoli.
Siç mund të shihet në fotot dhe videot e medias greke, protothema.gr, familja, të afërmit dhe miqtë e tij shoqërojnë trupin e Tassos Berdesis nga shtëpia e tij në kishën e Agios Nikolaos Mitopolis, ku ata do ti thonë “lamtumirën” e tyre të fundit. Në fakt, nëna e tij mbërriti në kishë e mbështetur nga vëllezërit e tij, ndërsa ajo nuk duroi dot dhe i ra të fikët. Në të njëjtën kohë në kishë janë të afërm dhe miq që e donin atë.
Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen” shkruan ai.
Tashmë është zyrtare. Karlo Ançeloti është trajneri i Real Madrid. Njoftimin e ka bërë me dije klubi madrilen.Ancelotti ishte në krye të Realit midis 2013 dhe 2015, duke fituar La Decima në sezonin e tij të parë me Zidane si ndihmësi i tij para një sezoni të dytë ku Los Blancos u lëndua rëndë nga dëmtimet. Më pas Anceloti shkoi me Everton.
Carlo Ançeloti
”Real Madrid C.F. njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit për tre sezonet e ardhshme. Nesër do të bëhet nënshkrimit i kontratës së bashku me presidentin Florentino Pérez në Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”.
Gjashtë vjet kanë kaluar që nga ajo kohë kur Ancelotti u largua, por ai iku me kushte të mira dhe mbetet një figurë e pëlqyer nga Real Madrid. Ai ka qenë trajner Bajerni i Mynihut, Napolit dhe Evertonit. Tani, është në krye të ekipit me më shumë Champions League të fituara.
Një nga vendimet e Komitetit Teknik është edhe lejimi i grumbullimeve me 50 persona, dhe këtë vit pritet që të kemi dasma, edhe pse vitin e kaluar nuk munguan. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se lokalet duhet të përshtaten për respektimin e masave anti-covid.
Skënder Brataj
”Të gjithëve ju mungon një përqafim, për arsye të sëmundjes. Mirëse të vijnë festat, por kuptohet se është një provë e lirimit të masave për arsye se me 50 veta ke mundësi të organizosh një festë. E kemi thënë që stina e verës është edhe në avantazhin tonë. Duke parë edhe masat mendoj se mundësia e përhapjes është më i vogël se gjatë gjithë muajve të pandemisë që kemi kaluar. Grumbullimi 50 veta, të krijohet mundësi të përshtaten lokalet me respektimin e masave. Për sa u përket festave të vogla zakonisht nuk e kalojnë atë numër, por për dasmat. Për këtë arsye u liruan një numër shumë i madh festash”,-tha Brataj për ”Report Tv”.
Po ashtu kreu i Urgjencës Kombëtare, shton se në vjeshtë nuk mund të themi për çlirim nga pandemia, por nuk do të ketë një valë të ngjashme me ato që kemi kaluar më parë. Ai theksoi po ashtu se nga procesi i vaksinimit, nuk ka pasur asnjë humbje jete, apo pacient të paraqitur me forma të rënda në spital.
Një tërmet me magnitutë 4.4 i shkallës Rihter, ka tronditur këtë pasdite Greqine., Epiqëndra ishte Elassona ,35 km nga Larissa . Lëkundjet janë ndjerë deri në Kozan.Termeti u ndje rreth orës 17.56 në kohën lokale.Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale.
Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (1 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 22 Të shëruar në 24 orë 42 Të shtruar në spitale 37 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3,661
Testime totale 723,682 Raste pozitive 132,337 Raste të shëruara 129,473 Raste Aktive 413 Humbje jete 2,451
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat kundër covid të kompanisë Sinovac dhe CoronaVac.Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një shënimi në facebook shton se OBSH garanton se këto dy vaksina plotësojnë standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.
“OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, njofton Manastirliu.
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shqiptarë kanë bërë vaksinën Sinovac, ndërsa deri disa orë më parë ishin në ankth nëse ajo mund të shërbente për të kaluar kufirin.
Tashmë që OBSH miratoi vaksinat rregulli e kërkon që ajo të përfshihet në pasaportën e gjelbërt dhe të gjithë qytetarët që kanë marrë dozat e saj të lëvizin të lirë.
Edhe këtë sezon turistik duket se zgjedhjet e shqiptarëve për të kaluar pushime jashtë shtetit, janë shumë të kufizuara. Europa mbetet kontinenti që ka ende në fuqi kufijtë e mbyllur dhe nuk ka një vendimmarrje se kur mund të hapen. Këtë sezon po ashtu nuk do të shpëtoni nga tamponi kudo që të lëvizni.
Por, ku mund të udhëtohet në këto momente?
Aktualisht, vetëm Mali i Zi dhe Maqedonia janë të vetmet shtete ku mund të kalohen disa ditë pushime, pasi nuk ka masa kufizuese. Destinacioni tjetër në linjë direkte mbetet Dubai si dhe vendet e largëta si Maldivet…-shprehet Firoi Zani agjente turistike.
Në çdo rast Turqia, si edhe një vit më parë, mbetet sërish destinacioni ku shqiptarët kanë alternativë për të pushuar. Por çmimet duket se s’do të jenë shumë ekonomike pasi hotelet nuk po punojnë në kapacitet të plotë.
Turqia mbetet on the top…por çmimet janë pak të larta. Shqipëria mbetet një vend me treg të vogël për Turqinë e për rrjedhojë nuk mund të përfitojë çmime shumë preferenciale.
Interesi i shqiptarëve mbetet i lartë, por mundësitë janë të pakta. Ndaj çdo vendimmarrje duket se do të merret në minutën e fundit, duke parë ecurinë e masave që do të marrin shtetet për këtë sezon turistik.
Ajo nuk ishte vetëm e bukur. Ajo ishte njëkohësisht edhe shumë e zgjuar, por ngjarjet që përjetoi në kulmin e famës, kanë bërë që shumë njerëz ta gjykojnë ashpër.
Pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të mbetet një idhull për shumë femra të tjera. Por cilat janë arsyet? Pse vazhdohet ende me pëlqime dhe adhurime ndaj saj? Më poshtë do të keni 10 cilësi të karakterit të Marilyn Monroe, që çdo femër duhet t’i ketë.
Marilyn Monroe
Ajo i mbijetoi një fëmijërie shumë të vështirë.
E lindur në një familje, në të cilën mamaja e saj vuante prej çrregullimeve mendore, Marilyn dërgohej që të jetonte në qendra të ndryshme bamirësie për vite me radhë. Nga ana tjetër, ajo u përdhunua gjatë fëmijërisë, madje një herë edhe për pak sa nuk e vranë. Gjithë këto probleme e bënë atë më të fortë në jetë, por njëkohësisht edhe e shënjuan jetën e saj. Në ditët e fundit të jetës, mjeku i aktores tha se Marilyn vuante prej bipolaritetit, i cili përbën një problem të rëndë mendor që ndodh në kuadër të depresionit.
Ajo “qëlloi në shenjë” në karrierën e saj.
Marilyn Monroe është kritikuar se nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka luajtur rolin e aktores bjonde të pashpresë në filmat e saj. Disa e konsiderojnë si një strategji këtë zgjedhje dhe kanë të drejtë. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe e dinte që me aktrimin nuk do të fitonte shumë në atë kohë, ndaj dhe më pas iu përkushtua modelingut për një kohë të gjatë të ditës. Ka lajme se thonë se koeficienti i inteligjencës së Marilyn Monroe ka qenë rreth 168, pra në nivelet e një gjeniu dhe mjaftueshëm më lart se koeficienti i John Kennedy-t.
Marilyn Monroe
Ajo ishte një aktore e madhe.
Disa mendojnë se ajo u bë e famshme, thjesht për shkak të paraqitjes së saj. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Edhe pse nuk u kandidua asnjëherë për një çmim Oscar, ajo fitoi një çmim “Golden Globe” me aktrimin perfekt në filmin “Some Like It Hot”.
Ajo nuk ishte materialiste.
Edhe pse rolet e saj nëpër filma e bënin të dukej sikur ishte vetëm e interesuar për veshje dhe diamante, ajo nuk ishte në thelb një materialiste. Gjithçka që ajo zotëronte ishin disa bizhuteri, edhe ato jo shumë të shtrenjta.
Marilyn Monroe
Ajo e ndryshoi botën.
Marilyn Monroe përmendet në listën e 50 femrave që ndryshuan botën, së bashku me emra të shquar si Kleopatra, apo Joan of Arc. Lista paraqitet e publikuar tek Biography Online.
Ajo ishte një mbështetëse e barazisë midis njerëzve.
Në kohën kur ka jetuar Marilyn Monroe, ekzistonte shumë i shprehur racizmi. Për këtë arsye, ajo u bë një mbështetëse e flaktë e çdo lëvizjeje për mbrojtjen e të drejtave të secilit.
Marilyn Monroe
Ajo ishte e dashur.
Jetën në Hollywood, Marilyn Monroe e shfrytëzoi për të bërë dhjetëra bamirësi, duke përfshirë këtu edhe ndihmat monetare për “Shoqatën Botërore të Sklerozës Multiple”, si dhe “Fondacionit të Artritit Reumatoid”.
Ajo ngriti krye për të drejtat e saj si femër.
Nëse dhuna ndaj grave është ende e pranishme tani, më parë ishte diçka shumë më normale. Fiks pasi regjistroi një nga skenat e filmit “The Seven-Year Itch”, Marilyn Monroe u qëllua me pëllëmbë nga bashkëshorti i saj në atë kohë, lojtari i basketbollit, Joe DiMaggio. Ai nuk e besonte se ajo do të reagonte ashpër për atë ngjarje, por ja që Marilyn u divorcua prej tij.
Marilyn Monroe
Ajo refuzoi të ishte një person me mendje “të mbyllur”.
Jemi duke folur për vitet ’50, në të cilat ishte një tabu të flisje hapur për tematika të tilla, si ato me bazë marrëdhëniet seksuale. Ato femra që e bënin diçka të tillë, konsideroheshin të pacipa. Monroe ishte nga ato që fliste hapur për tema të tilla, duke u përpjekur t’i bënte ato të dukeshin normale.
Ajo foli hapur për abuzimin seksual që kishte përjetuar.
Në vitet ’50, kur të flisje për tematika erotike ishte tabu, imagjinojeni se si ishte të flisje për përdhunimin e një fëmije. Mirëpo, Monroe zgjodhi pikërisht atë periudhë për të treguar se çfarë i kishte ndodhur në fëmijërinë e saj. Shumë historianë mendojnë se historiku i saj i depresionit ka të bëjë më tepër me mënyrën se si Marilyn Monroe u trajtua nga njerëzit, pasi foli për këtë të vërtetë. Ndërkohë, ajo nuk e ka pohuar diçka të tillë.
Më 1 qershor të vitit 1926 lindi Marilyn Monroe, gruaja që edhe pas kaq shumë vitesh vazhdon të mbetet ndër ikonat e bukurisë.
Ju sjellim disa nga thëniet më të njohura të Marilyn Monroe-s
“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.
“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.
“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.
“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.
“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.
“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.
“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.
“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.
“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”.