Greqia ka shtyrë masat deri më datë 21 qershor për kufirin me Shqipërinë.Kuotat në Kakavijë bëhen 1500 kalime në ditë, ndërsa më herët ishin 400.Kriteret për të kaluar kufirin me shtetin grek mbeten po të njëjta.
Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese ndërkohë që sezoni turistik ka filluar. Nga e shtuna ora policore e natës shkoi në 1:30 me 5:00 të mëngjesit, kurse nga 1 korriku u hoq fare.Po ashtu restorantet mund të hapin ambientet e brendshme, por të ajrosura dhe me dy vendkalime. Muzika u lejua në zonat e ngrënies të cilët akomodojnë vetëm klientët e ulur në tavolina. U lejuan më shumë pjesëmarrës në teatro dhe aktivitetet që kanë për funksion të ofrojnë dëgjesa apo argëtime.Sa për studentët, rinisën ushtrimet praktike, laboratorike dhe klinike të të gjithë semestrave. Gjithashtu kufiri për shërbimet e hotelerisë u rrit nga 100 në 300 klientë, nga 1 korriku.Për dyqanet e telefonisë mobile mund të ketë njëkohësisht edhe 4 klientë në ambient të brendshëm.
Ditën e sotme Gramoz Ruçi ka deklaruar dorëheqjen në kongresin e 30 vjetorit të PS-së. Ai deklaroi se pas tri dekadash do të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në PS dhe se një shtator do të dorëzojë edhe mandatin e deputetit.
‘’Dua të bëj një komunikim me ju. Kur unë nisa, rrugëtimin tim të kësaj maratone të gjatë prej 3 dekadash politike, 30-vjeçarët që janë në këtë Kongres s’kishin lindur akoma. Kur nisa këtë rrugëtim 5-vjeçarët e 91-shit sot janë 35 vjeç. Kur unë nisa këtë rrugëtim, 10-vjeçarët janë 40 vjeç dhe janë me shumicë këtu. Kur unë nisa udhëtimin tim adoleshentët 15-vjeçarë janë 45 dhe janë bërthama e PS.
Natyrshëm gjatë këtij mandate që po përfundojmë me mu aka bashkëjetuar një pyetje, unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës poltiike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, se ska më mirë se sa 30-vjetori i PS, se jap dorëheqjen nga çdo funksion e rol. Aq sa të më punojë mendja dhe zemra, do jem socialist, do jem gjysh i përkryer se jam 3 herë gjysh. Rroftë PS, gëzuar 30-vjetorin socialistë shqiptarë, rroftë Shqipëria.”- tha Ruçi.
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Glyka Nera ku gjatë grabitjes së një banesë autorët vranë një 20-vjeçare, nënë të një vajze 11 muajshe. Informacionet e reja u bënë publike dje përmes emisionit të Angeliki Nikolouli, ndërsa gazetari me ndihmën e ekspertëve publikoi një video nga kamerat e sigurisë që regjistruan një makinë të errët, e dyshimtë, në të cilën janë përqendruar edhe hetimet nga autoritetet.
Sipas Giannis Katsiamakas, i cili gjithashtu bëri një hetim personal, automjeti i dyshimtë thuhet të jetë BMW E36 ose E39, me fenerë të rrumbullakët dhe drita të vogla, ka dyshime se përdoren nga grupe kriminale shqiptare.Që nga ditët e para të vrasjes, janë prezantuar materiale nga kamerat e sigurisë në zonë me makina që lëviznin atje gjatë orëve në fjalë. E vetmja makinë që nuk është identifikuar është kjo BMW me ngjyrë të errët, e cila u arratis nga ‘Avenue Lavriou’ në drejtim të ‘Agia Paraskevi’.
Publikimi i videos nxori në dritë detaje rreth drejtuesit të supozuar të bandës së grabitësve, por edhe rreth anëtarëve të tjerë. Ai u mbështet në përshkrimet e dhëna nga burri i Caroline, pilotit 32-vjeçar. Thuhet se gjatë grabitjes viktima ia ka hequr maskën nga fytyra vrasësit të saj. Ndërkohë është bërë dhe një identikit i autorit të dyshuar të vrasjes.
Përshkrimi; Gjatësia: 1.70 Fytyrë e rrumbullakët Sytë ngjyrë hiri, të afërt me hundën
Qafa e shkurtër Lakuriq me shpatulla të gjera Flokë të prera. Buzë të trasha Hunda intensive Mosha mbi 35 vjeç dhe i veshur me rroba të errëta.
Mes të tjerash thuhet se gjatë grabitjes emrat që janë përdorur brenda vilës janë; Costas, George dhe Giannis. Po ashtu thuhet se 2 bashkëpunëtorët e udhëheqësit ishin; një i shkurtër dhe një i gjatë, të dy ezmerë, rreth 35 vjeç.
“Unë premtoj që do t’ju tregoj gjithçka me qetësi kur ata të kapen dhe më besoni, ne do të kemi shumë për të thënë”, tha burri i viktimës. Ai tha se këto ditë të vështira po i kalon me vajzën e tij dhe se po ndjek nga afër hetimet.
“Këto ditë kam të voglën time jo mirë dhe jam pak i humbur. Po pres edhe Policinë për ndonjë zhvillim. Për më tepër, gjithçka që bëj është të kujdesem për vajzën time. Asgjë tjetër! Jam lodhur nga gjithçka që dëgjohet. Unë kam forcë të merrem vetëm me fëmijën tim dhe të bëj kërkime.”
Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret më për persona nën 60 vjeç në Itali. Ata që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, dozën e dytë do marrin Pfizer ose Moderna.
Ky vendim vjen pasi një 18-vjeçare humbi jetën në Itali pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se vendimi për të vaksinuar me AstraZeneca vetëm personat mbi 60 vjeç do të ketë një efekt në fushatën e vaksinimit, teksa theksoi se në korrik dhe gusht situata do të përmirësohet.
Sipas një raporti të publikuar këtë javë, AIFA tha se incidenca e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit ishte rreth një në 100,000 të vaksinuar, kryesisht nën 60 vjeç.
Një ndjekje e denjë si nëpër filma ka ndodhur në qytetin e Vlorës.Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të një automjeti, i cili nuk iu bind urdhërit të patrullës për të ndaluar.Gjatë ndjekjes nga policia, mësohet se shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tjetër.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një automjet është përplasur me një motor.E dëmtuar ka mbetur një grua, e cila ishte bashkëudhëtare në motorin që drejtohej nga bashkëshorti i saj.
Mjeti që ka përplasur çiftin është me targa greke.Mësohet se e dëmtuara u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korcës, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrrakë, ku një kamion me karburant është përmbysur.Nga informacionet paraprake bëhet me dije se shoferi është bllokuar poshtë kamionit.
Burime bëjnë me dije se shoferi i mjetit gjendet në gjendje të mirë shëndetësor. Kamioni i përket një kompanie maqedonase dhe rezulton i mbushur me naftë, çka mund të kishte sjellë dhe një tragjedi nëse aksidenti do të kishte marrë përmasa më të mëdha.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (12 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 12 Të shëruar në 24 orë 19 Të shtruar në spitale 21 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,916
Testime totale 754,759 Raste pozitive 132,449 Raste të shëruara 129,826 Raste Aktive 170 Humbje jete 2,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Para pak minutash në stadiumin “Baku Olympic” të Baku,startoi ndeshja Uells-Zvicër e vlefshme për Grupin A të Euro 2020. Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren e parë që në ndeshjen debutuese. Janë dy shqiptarë në formacionin e Zvicrës, ndërsa Mehmedi do ta nisë nga stoli. Xhaka si gjithmonë është i pazëvendësueshëm, ndërkohë që nuk mungon as Shaqiri.
Në Korçë kanë nisur përgatitjet për festën simbol te qytetit ,karnavalet…te cilat çelin sezonin turistik veror.Por këtë vit karnavalet do të jenë ndryshe, të shpërndara në gjithë qytetin në sheshe e rrugë për ta gjallëruar gjithë Korçën e për të shmangur grumbullimet.Rikthimi i kësaj feste popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.Ku spikatin maskat e kostumet e larmishme dhe plot ngjyra…
Sot parada e karanavaleve do te startoje ne oren 18:30 ne bulevardin Republika dhe shetitoren F.S.Noli ,ndersa me pas do te kulmoje me nje karnaval parti ne pazarin e Vjeter.
Pankarta me thënie pikante kishin përgatitur dhe mbanin në duart të rinjtë maturantë që dolën sot në protestë për të kërkuar ripërsëritjen e testit të Matematikës ose rishikim të sistemit të pikëzimit.
Ja disa nga momentet e fiksuara nga LSA gjatë protestës:
“Drejtësi”, “i have a dream që në provim të vien ato që kemi në program”, “faleminderit që na shkatërruat të ardhmen”, “nuk jeni hartues testi, por kopjues testi”, “arsimi është arma më e fuqishme me të cilën ti ndryshon botën. Ç’mund të bësh në Shqipëri?”, “i am more than just a test score”, “në mundsh të ruash arsyen kur hartuesit e tezës humbasin fillin”, “ju i keni dhënë mësim Sindit znj. Ministre???”, “i vetmi kurs në të cilin po na drejtoni është largimi nga Shqipëria”, janë disa nga pankartat që mbanin në duar të rinjtë sot.
Testi i Matematikës ka bërë që maturantët të dalin në rrugë duke protestuar për shkak të pakënaqësisë në lidhje me modelin e testit me të cilin janë përballur.Të revoltuar, ata shprehen se pyetjet ishin marrë nga interneti ndërsa kërkojnë uljen e pragut të pikëve dhe rivlerësim.
“Ta nxjerr një herë këtë dufin që kam. Fakti që është përkthyer nga gjuha angleze teza do të thotë që niveli i vështirësisë në këtë tezë dhe niveli i arsimit në dy vende të ndryshme është komplet ndryshe. Në dy vite që kemi bërë mësim online, më vështirë nga vitet e kaluar, nuk mundet që një lëndë të mësohet me 30 min ushtrime, në këtë rast matematike. Ushtrimet do ishin disa të thjeshta dhe disa mesatare, por niveli i vështirësisë në provim nuk kishte lidhje me asnjë ushtrim që ne kemi bërë.
Kërkojmë që të rivlerësohet teza ose të rritet pragu midis 9 dhe 10 që të marrim një notë të përafërt me ato që kemi pasur këto vite. Nuk mundemi që për një idiotësi të hartuesve të tezës të na shkatërrohen 12 vite shkollë”, shprehet një prej maturanteve tejet e shqetësuar për rezultatin e provimit të Matematikës.
“Provimi i matematikës ishte i një shkalle shumë të vështire, ushtrimet ishin të pakuptueshme. Kemi gjithë vitin që merremi me matematikë por nuk prisnim një tezë të tillë. Do thoja që prandaj të gjithë të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria, sepse neve jashtë dinë të na vlerësojnë më shumë. Dinë të na vlerësojnë për atë që jemi, dhe jo për ushtrime të tmerrshme dhe pa pikë logjike. Jemi shumë të indinjuar, na u prish e ardhmja”.
Një 24 vjeçar është kapur në flagrancë nga policia e Korçës teksa po tentonte të transportonte emigrantë të paligjshëm.Shtetasi me inicialet I.D kishte zgjedhur mënyrë te veçantë për të bërë të mundur transportimin e emigrantëve të paligjshëm, duke i futur në bagazhin e makinës së tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 24 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, shtetasin e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Renault” dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
Agim Zeka, futbollisti i ekipit të Austrisë së Vienës (Austri) është fejuar. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.Talenti 22 vjeçar, i cili tashmë ka ndërtuar një karrierë si futbollist, kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Arbnore Peci.
Ai ka ndarë disa postime nga ceremonia e fejesës, në të cilën kanë tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjen elegante.
Zeka po ashtu në Instagram ka ndarë një postim përkrah partneres me përshkrimin, “Dashuria ime”.