Aksident i rëndë në Llogora/ Tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Llogara. Burime për mediat bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 persona. Mësohet se gjendja shëndetësore e dy prej të plagosurve është e rëndë. Ndërkohë në zonë ka prezencë të një mjegulle shumë të dendur. Kjo dyshohet se ka kufizuar shikueshmërinë e shoferit dhe të ketë sjellë me pas edhe aksidentin.


Spektakël me 5 gola në Amsterdam/ Holanda ia del përballë Shevës mes drithërimash

Sfidë spektakolare mes Hollandës dhe Ukrainës. Ndeshja e Grupi C e cila u luajt në orën 21:00 u mbyll me fitoren 3-2 për Hollandën që merr kështu 3 pikët e para në EURO 2020. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse Hollanda kishte shumë shanse për shënim. Në fraksionin e dytë, vendasit gjetën golin e parë me kapitenin Wijnaldum, ndërsa 7 minuta më vonë Weghorst dyfishoi rezultatin. Kur dukej se sfida do të mbyllej me fitoren e Hollandës, Ukraina reagon duke shënuar dy gola për 4 minuta. Fillimisht Yarmolenko e më pas Yaremchuk barazuan sfidën. Hollanda nuk u dorëzua dhe Dumfries në minutën e 85-të gjuajti saktë me kokë duke ndalur topin në rrjetë. Hollanda fiton në ndeshjen e parë duke marrë kështu 3 pikët e para.Një ndeshje shumë emocionuese, që tregoi forcën e Holandës, por dhe dobësitë e saj kryesisht në fazën difensive.


Holandë-Ukrainë 3-2
52’ Vijnaldum, 59′ Ueghorst, 85′ Dumfris / 75′ Jarmolenko, 79′ Jaremçuk

https://twitter.com/korcablog/status/1404186904304754690?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1404187487363375107?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1404187543608958979?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1404187602140475400?s=21

“Yuri Kim pelegrinazh tek Kisha e Shna Ndout: Thash një lutje të veçantë, ju ndihmoftë

Ambasadorja Yuri Kim i është bashkuar besimtarëve të shumtë që kanë shkuar në Kishën e Laçit.Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto gjatë peligrinazhit dhe shprehet se ka bërë edhe një lutje të veçantë. Kim tregon se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të gjente në Shqipëri “Anthony of Padova” .

Postimi në Instagram 


Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kisha e Shna Ndout në # Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në #Guam, shkova në shkollën St. Anthony. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja një ditë se do ta gjeja Anthony of Padova në #Shqipëri. Le të na ndihmojë Shën Antoni për të gjetur atë që ka humbur. Ju ndihmoftë!

Zgjedhjet në PD/Mbyllet numërimi në Qarkun Korçe, si ndahen votat për secilin kandidat

Ne total ne gjithe qarkun Korce:

Basha-1742

Shehaj-580

Kadilli-106

Harxhi-106


Korçe:

Harxhi 41

Kadilli 42

183 Shehaj

370 Basha.

4 vota te pavlefshme.

Maliq – 517 gjithsej

411 Basha

90 Shehaj

7 Harxhi

8 Kadilli

1 vote e pavlefshme


Kolonje

6 vota Kadilli

16 Harxhi

82 Shehaj

140 Basha.

Nga 287 kane votuar 244

Pogradec

244 Basha

150 Shehaj

33 Kadilli

10 Haxhi

Kryetari i PD në Devoll:”Refuzoj të votoj në shenjë solidariteti me të gjithë ata demokratë, të cilëve ju mohua e drejta për të votuar”

Ditën e sotme në Partinë demokratike janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, ku garonin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.Procesi i votimit është shoqëruar me akuza të shumta, pasi një pjesë e anëtarëve të PD-së nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listat e votuesve.Kryetari i Partisë Demokratike në Devoll, Arben Miza, nuk ka votuar ditën e sotme, teksa thotë se e ka marrë këtë vendim në shenjë solidariteti me të gjithë demokratët, të cilëve iu mohua e drejta për të votuar.

I vlerësoj të 4-kanditaturat.Refuzoj të votoj në shenjë solidariteti me të gjithë ata demokratë, të cilëve ju mohua e drejta për të votuar”, shkruan Arben Miza.


Lulzim Basha matematikisht RIZGJIDHET kryetar i ri i Partisë Demokratike

Nga rezultatet paraprake del se kryetari në detyrë Lulzim Basha është rikonfirmuar me një shumicë të madhe votash.


Rezultate që bëri me dije Jemin Gjana, në gjithë vendin:

1- Fatbardh Kadilli – 763 vota
2- Edith Harxhi – 961 vota
3- Agron Shehaj – 6.038 vota
4- Lulzim Basha – 32.882 vota


Pra, nga ky rezultat del se Lulzim Basha është matematikisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Vetë nga selia blu dhe Jemin Gjana kanë bërë me dije se në total në këto zgjedhje kishin të drejtë të votonin 75 mijë demokratë prej te cileve kanë votuar në total: 41095 anëtarë të PD ose 54% e anëtarësisë.

Monitorim me dron/ Pezullohen 44 leje drejtimi dhe gjobiten 411 drejtues automjetesh

Policia rrugore ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme, pas një monitorimi prej 5 orësh janë janë pezulluar 44 leje drejtimi dhe janë gjobitur 411 drejtues.


“Prej orës 15:00 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 411 drejtues mjetesh, nga të cilët: 75 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 336 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.”- njofton policia.

Policia Rrugore prej orës 15:00, dhe deri në këto momente ka rritur prezencën në akset rrugore në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit pasi ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës.

Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të pasdites së sotme ka pezulluar 29 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit është vënë në pranga shtetasi P.M, pasi duke udhëtuar nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit me automjet në vendin e quajtur Labinot-Fushë u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore në gjendje të dehur në masën 1.05 mg/l.

Deri në këto momente ka fluks të shtuar por nuk ka bllokim të trafikut në asnjë aks rrugor dhe as në hyrje të Tiranës.Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar.

Habit Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Kam bërë 2.4 milionë marka duke shitur speca

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka treguar për jetën e tij të hershme, kur ishte marrë me tregti.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka treguar për jetën e tij të hershme, kur ishte marrë me tregti.Ai ka thënë se familja e tij ishte marrë me bujqësi për vite me radhë që kur ai ishte fëmijë. Zaev ka thënë se kanë jetuar në qytetin e Strumicës, i cili është i njohur për kultivimin e domateve, specave, trangujve, shalqinjve dhe lakrave.

Secili fshat i Strumicës kishte një qytet në Serbi, ku njerëzit tradicionalisht i shisnin ato produkte. Murtino fshati ku jetoja, produktet i dërgonim në qytetin Gornji Milanovaq. Një verë isha në Kaleniq në Beograd, por tradita është traditë, u ktheva në Gornja Milanovaë. Për rreth pesë apo gjashtë vjet, unë shkova në atë treg me gjyshin dhe xhaxhallarët e mi, dhe ndonjëherë vetëm. Ne kemi bërë para të mira atje. Nga tre muaj punë në treg në Gornji Milanovac – qershor, korrik dhe gusht, ne ndërtuam një shtëpi me katër kate. E gjithë pasuria jonë filloi nga bujqësia”, ka thënë Zaev.

I pari i Maqedonisë së Veriut ka theksuar se 2.4 milion Marka i kishte fituar duke shitur speca në Serbi, shkruan Kurir.

Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe. Ata i kemi tharë në Strumicë dhe ia kemi shitur në Horgosë për prodhimin e erëzave.Në vitin 2001, në Suboticë kemi biseduar për çmimin, cilësinë standardet dhe u dakorduam. Ne përfituam mbi 2.4 milionë marka”, ka thënë Zaev.

Ta prek shpirtin kjo histori/ Nëna i kërkon falje djalit para gjithë shqiptarëve: Të kam lënë pas dore, po vëlla yt është….

Në episodin e sotëm të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” erdhi historia e Sonilës dhe dy djemve të saj, Kastriotit dhe Sidritit, 15 dhe 13 vjeç.Arsyeja e ardhjes së saj në studio nis nga historia e djalit më të vogël, kur ishte 22 muajsh, Sidriti pëson një ndryshim rrënjësor në sjellje dhe karakter derisa diagno stikimi i mjekëve ishte autizmi. Duke qenë një çrregullim që kërkon vëmendje dhe përkushtim, Sonila dhe bashkëshorti i saj janë përkujdesur në maksimum ndaj djalit më të vogël.


Në vegjëli, Kastrioti ndihej i lënë pas dore dhe i mënjanuar, por më vonë, nisi të kuptonte nevojat e vëllait më të vogël e përpjekjet e prindërve për të dhe u shndërrua në krah për ta duke i ndihmuar tmerrësisht shumë me Sidritin. Madje, ëndrra e tij është të bëhet kimist që të kuptojë çfarë reaksioni e shkakton çregullimin e vëllait të tij të vogël dhe të gjejë një rrugë për ta ndihmuar.Sonila është mirënjohëse ndaj djalit të saj, por ndihet fajtore që përkujdesja ndaj më të voglit e ka bërë Kastriotin të ndihet sikur nuk e duan mjaftueshëm apo për karakterin introvert të tij. Sot, ajo ka ardhur në studio që ta falenderojë dhe t’i kërkojë falje djalit të saj të madh.

TABELA/ Numërimi i votave në PD, Basha kryeson me 80%

Vazhdon numërimi i votave për kreun e ri të PD-së. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, kreu aktual i PD-së Lulzim Basha kryeson me 80% të votave në rang vendi, edhe pse disa prej degëve nuk kanë sjellë ende rezultatet.


Basha ka fituar edhe në Vlorë, që cilësohej si bastion i kandidatit Agron Shehaj.

Ky i fundit është renditur i dyti me 15 % të votave. Edith Harxhi ka marrë deri më tani 2.45 % të votave, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 2 % të votave.

Të dhënat janë paraprake dhe jo zyrtare/ Më poshtë tabela e rezultateve deri më tani.

Zgjedhjet në PD Lulzim Basha ‘bën namin’ me vota/Ja rezultatet paraprake

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ku kandidonin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00, ka nisur procesi i numërimit të votave, ku deri më tani Lulzim Basha kryeson bindshëm.

REZULTATET PARAPRAKE


Maliqi (KORÇA)

517 vota gjithsej

411 Lulzim Basha

Agron Shehaj 90

Edith Harxhi 7

Fatbardh Kadilli 8

1 vote e pavlefshme

Kolonjë (KORÇË)

244 vota gjithsej

Fatbardh Kadilli 6 vota

Edith Harxhi 16 vota

Agron Shehaj 82 vota

Lulzim Basha 140 vota

GJIROKASTRA

Lulzim Basha 247 vota

Agron Shehaj 127 vota

Fatbardh Kadilli 11 vota

Edith Harxhi 21 vota

HIMARA (VLORË)

Gjithsej 108 vota

LULZIM BASHA 52 vota

Agron Shehaj 35 vota

Fatbardh Kadilli 19 vota

Edith Harxhi 2 vota

DELVINA (VLORË)

Lulzim Basha 205 vota

Agron Shehaj 57 vota

Edith Harxhi 29 vota

Fatbardh Kadilli 4 vota


KURBIN (LEZHA)

Lulzim Basha 1016 vota

Agron Shehaj 74 vota

Edit Harxhi 8 vota

Fatbardh Kadilli 7 vota

KUÇOVA (BERAT)
Lulzim Basha 221 vota
Agron Shehaj 155

POLIÇAN (BERAT)
Lulzim Basha 99 vota

Fatbardh Kadilli

Edith Harxhi 3 vota

Agron Shehaj 26 vota

SKRAPAR (BERAT)

Lulzim Basha 69 vota

Agron Shehaj 17 vota

Fatbardh Kadilli 4 vota

Edith Harxhi 2 vota

DIMAL (BERAT)

Lulzim Basha 516 vota.

Agron Shehaj 55 vota

Fatbardh Kadilli 6 vota

Edith Harxhi 1 votë

PUKA

Lulzim Basha 287 vota

Agron Shehaj 74 vota

Edith Harxhi 7 vota

Fatbardh Kadilli 9 vota

PËRMET (GJIROKASTRA)

Lulzim Basha 138

Agron Shehaj 32

BELSH (ELBASAN)

Lulzim Basha 366 vota

Agron Shehaj 18 vota

HAS

Basha 279

Shehaj 46

MEMALIAJ

Lulzim Basha 177 vota

Agron Shehaj 46 vota

Fatbardh Kadilli 2 vota

Edith Harxhi 2 vota

TEPELENA

Lulzim Basha 96 vota

Agron Shehaj 46 vota

Fatbardh Kadilli 3 vota

Edith Harxhi 5 vota

KRUJA

Lulzim BAsha 527 vota

Agron Shehaj 55 vota

KËLCYRA

Lulzim Basha 114 vota

Agron Shehaj 62 vota

Fatbardh Kadilli 6 vote

Edith Harxhi 2 vota

GRAMSH

Lulzim Basha 340 vota

CËRRIK

Lulzim Basha 388 vota

Agron Shehaj 56 vota

VORA

Basha 291 vota

Agron Shehaj 54 vota

Saranda

Lulzim Basha 337

Fatbardh Kadilli 14

Agron Shehaj 124

Edith Harxhi 42

Te pavlefshme 4

Shkoder 1

Lulzim Basha 404

Agron Shehaj 89

Lezhë 

Lulzim Basha 900 vota

Agron Shehaj 159

Fatbardh Kadilli 22

Edith Harxhi 16

Vau i Dejes

Lulzim Basha 566

Agron Shehaj 27

Dega 8 (Tirane)

Lulzim Basha 1095

Agron Shehaj 28

Fatbardh Kadilli 14

Edith Harxhi 8

Berat.

Lulzim Basha 376 vota.

Agron Shehaj 233 vota.

Edith Harxhi 25 vota.

Fatbardh Kadilli 18 vota.

Vlorë 

Lulzim Basha 370

Agron Shehaj 329

Fatbardh Kadilli 12

Edith Harxhi 9

Pavlefshme 13

Patos 

Lulzim Basha 540

Agron Shehu 120

Zgjedhjet në PD/ Përfundon numërimi i votave në Maliq dhe Kolonjë.Ja fituesi….

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë.


Në Kolonje kanë votuar 244 nga 287 qytetarë me të drejtë vote ,ku kryeson kryetari aktual Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka siguruar 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.

Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq, ku gjithsej kanë votuar 517 demokratë.
Lulzim Basha ka siguruar 411 vota, Agron Shehaj 90, Fatbardh Kadilli 8 dhe Edith Harxhi 7vota. Ndërkohë, 1 votë është vlerësuar e pavlefshme.

KOLONJË

Fatbardh Kadilli 6 vota
Edit Harxhi 16 vota
Agron Shehaj 85 vota
Lulzim Basha 140 vota

MALIQ

Lulzim Basha 411 vota
Agron Shehaj 90 vota
Edit Harxhi 7 vota
Fatbardh Kadili 8 vota
1 votë e pavlefshme

Erion Isai tregon si u njoh me të shoqen: Thoshte erdhi ky katundari nga Erseka, bënte një….

Erion Isai dhe bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela ishin sot të ftuar në rubrikën “Gjysma ime”, në emisionin “E Diela Shqiptare”. Ata rrëfyen historinë e tyre të njohjes, plot 11 vite më parë.Gjithçka kishte nisur në Akademinë e Arteve kur ishin të dy studentë. Ajlin tregoi se asakohe nuk kishte asnjë pëlqim ndaj bashkëshortit, madje e quante “katunari nga Erseka”.


Nuk kam patur asnjë lloj simpatie për Erionin. Po fare. Në kohën që unë e kam njohur Erionin, të paktën që më ra mua në sy në fakultet, ishte koha kur Erioni bënte “Tv Ersekën”. Ishte një grim skandaloz, Erioni me ato vetullat e atë mjekrën e shëmtuar më krijonte shumë antipati. S’kisha asnjë lloj simpatie për të. Madje, ai vinte në shkollë, bënte mësim dhe ikte, i thoja gocave që “ka ardhur katunari nga Erseka, bën tangërllëk në fakultet, hyn dhe del”. Ai në fakt vinte dhe shkonte në punë. Më dukej shumë mendjemadh dhe nuk kisha asnjë lloj tërheqjeje ndaj Erionit”, tha ajo.

Ardit Gjebrea: Erioni të prezantoi me fjalë shumë të bukura, tani, është e vërtetë që në fillim ti nuk e pëlqeje Erionin?

Ajlin Petrela: Fare. Nuk kam patur asnjë lloj simpatie për Erionin. Po fare.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Ajlin Petrela: Në kohën që unë e kam njohur Erionin, të paktën që më ra mua në sy në fakultet, ishte koha kur Erioni bënte “Tv Ersekën”.

Ardit Gjebrea: Po.

Ajlin Petrela: Ishte një grim skandaloz, Erioni me ato vetullat e atë mjekrën e shëmtuar më krijonte shumë antipati. S’kisha asnjë lloj simpatie për të. Madje, ai vinte në shkollë, bënte mësim dhe ikte, i thoja gocave që “ka ardhur katunari nga Erseka, bën tangërllëk në fakultet, hyn dhe del”. Ai në fakt vinte dhe shkonte në punë. Më dukej shumë mendjemadh dhe nuk kisha asnjë lloj tërheqjeje ndaj Erionit.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti Erion në veten tënde ishe betuar për diçka. Cili ishte ai?

Erion Isai: Shiko, unë isha betuar që grua nga Akademia e Arteve nuk do merrja.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Erion Isai: Po, është shkollë shumë e vështirë, sidomos tek arti dhe konsumonim kohë pafund. Sezoni i provimeve në Akademinë e Arteve nuk është si çdo student që shkon në dhomë, në shtëpi, mëson, studion. Atje deri në 3 të mëngjesit nëpër studio, bëj prova. Më kishte ardhur në majë të hundës e gjitha si proces dhe mendoja që do ta gjeja jashtë profesionit për të pasur atë larmishmërinë. Mirëpo, për këtë më ra në kokë pastaj.

Klaudia Pepa çmend italianët, videoklipi i artistit të njohur bën namin

Klaudia Pepa vazhdon të korrë sukses në shtetin italian. Pasi u shfaq në videoklipin e Fabrizio Moros, në këngën “Voglio stare con te”, tani Klaudia po çmend italianët duke u shfaqur komplet ndryshe në videoklipin e artistit Aka7even.


“Loca” mban titullin kënga që brenda dy ditësh ka arritur 1 milion shikime.

Videoklipi paraqet një atmosferë festive, tipike për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore është Klaudia Pepa. Balerina shqiptare shfaqet si gjithmonë në super formë duke i lënë gojëhapur të gjithë dhe mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklip.

E nisin mbare “Tre Luanet” /Anglia mposht Kroacinë me Sterling, talenti i Dortmund shkruan historinë

Anglia e ka nisur me një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kroacisë aventurën në Europian. Sfida e luajtur në Wembley është vendosur nga një gol i Sterling në minutën e 57-të.
Në minutën e 82-të është shkruar historia. Jude Bellingam, talenti i Dortmund, është bërë lojtari më i ri (17 vjeç e 349 ditë) që luan në një Europian dhe lojtari më i ri i Anglisë në një kompeticion madhor.Një fitore e merituar në tërësi për skuadrën e Southgate, që sulmoi gjatë gjithë kohës, duke shfrytëzuar teknikën dhe shpejtësinë e sulmuesve anësorë, me Foden dhe Sterling aktivë gjatë gjithë ndeshjes.

https://dai.ly/x81xko6