Referendumi/ Zvicra mund të bëhet vendi i parë evropian që ndalon pesticidet

Zvicra mund të bëhet vendi i parë evropian që ndalon pesticidet artificiale në një referendum që pritet të mbahet më 13 Qershor. Mbështetësit e iniciativës shpresojnë që kjo nismë të shërbejë edhe si nxitje për vendet e tjera.


Aktivistët janë shprehur se produktet artificiale shkaktojnë probleme serioze shëndetësore dhe ulin biodiversitetin. Por nga ana tjetër prodhuesit thonë se pesticidet e tyre janë testuar dhe mund të përdoren në mënyrë të sigurt.

Një iniciativë tjetër që do të votohet në të njëjtën ditë synon të përmirësojë cilësinë e ujit dhe ushqimit të pijshëm në Zvicër duke ndaluar subvencionet direkte për fermerët që përdorin pesticide artificiale dhe antibiotikë në bagëti.

Një sondazh i fundit tregoi se 48% e votuesve favorizuan iniciativën e ujit të pijshëm dhe 49% mbështetën ndalimin e pesticideve. Nëse miratohet, propozimet u japin fermerëve deri në 10 vjet për të bërë tranzicionin, i cili do të lejojë Zvicrën të bëhet një pioniere në ushqimin organik si dhe një shembull për pjesën tjetër të botës.

Nisma për ujë të pastër gjithashtu shpreson që fermerët të ndalojnë përdorimin e ushqimit të kafshëve të importuara, për të kufizuar numrin e lopëve, derrave dhe pulave në Zvicër së bashku me plehun që ata prodhojnë që mund të ndotë ujin e pijshëm.

Globalisht, vetëm Butani, një mbretëri budiste në pjesën lindore të Himalajave, ndalon pesticidet sintetike, sipas mbështetësve që synojnë të nxjerrin jashtë ligjit përdorimin e produkteve të bëra nga gjigandë agro-kimikë të tillë si Syngenta të Zvicrës dhe Bayer të Gjermanisë. Syngenta, me seli në Zvicër dhe në pronësi të Korporatës Kimike Kombëtare të Kinës, kundërshton të dy iniciativat, duke thënë se një ndalim do të ulte rendimentet bujqësore deri në 40%.

Stadiumi që do prese finalen e ‘Euro 2020’/Wembley – Londër

Lokacioni: Wembley, Londër, Angli
Kapaciteti: 90.000
Pjesëmarrja rekorde: 89.874 (Futboll: Cardiff City vs Portsmouth, 17 maj 2008); 98.000 (Koncerti i Adele, qershor 2017)

Stadiumi Wembley është një stadium futbolli që ndodhet në Londër, ndërsa është hapur në vitin 2007 në vendin ku më parë ndodhej stadiumi i mëhershëm, i cili ishte shkatërruar gjatë viteve 2002-2003.

Është arena e ndeshjeve të mëdha të futbollit duke i përfshirë ato të ekipit të Kombëtar të Anglisë, si edhe këtu zhvillohet finalja e Kupës FA.


Wembley – Londër

Wembley është nën pronësi të Federatës Angleze të futbollit, ndërsa me 90.000 ulëse është stadiumi më i madh në Britani të Madhe dhe i dyti më i madhi në Evropë. Ndërtimi i këtij stadiumi ka kushtuar plot 798 milionë funte (928 milionë euro).

UEFA e vlerëson me katër yje, ndërsa në vitet 2011 dhe 2013 ka qenë pritës i finaleve të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë pritës i tetë ndeshjeve të ‘Euro 2020’.


Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret, vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij

Testamenti i Mitrush Kutelit

Dëgjo!

Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.


1.Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret. Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!

Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.

3 (…)

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.


Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo, fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar – dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarprinjtë. Të vrasin shokët, se iu bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi,butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes. Shpesh zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë. Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë asqë dua të ngjallem, asqë dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni. Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit. (…)

Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.

Yti, Dhimitraq

11 korrik,1966. Tiranë.(e hënë)

E bujshme nga Anglia/ Elseid Hysaj pranë firmës me Liverpulin

Elseid Hysajt i përfundon kontrata me Napolin më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën.Interesimet në drejtim të mbrojtësit shkodran nuk mungojnë, teksa së fundmi në Angli thuhet se në gjurmët e lojtarit është vendosur edhe Liverpuli. Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi krahu më eksperiencë si zëvendësues dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga Hysaj.


Elseid Hysaj

Për mbrojtësin e Kombëtares, Liverpuli kishte shfaqur interes edhe në verën e 2018-ës sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, por një marrëveshje asajkohe nuk u arrit. Tashmë që Hysajn mund ta marrin falas, te Liverpuli po mendojnë lëvizjen për ta marrë shqiptarin në “Anfield”, për ta vënë nën urdhrat e Klopit. Në rast të transferimit të Hysajt, Liverpuli do i hapte rrugën largimit të talentit Neko Uilliams në huazim, për të marrë më shumë eksperiencë.

Në mediat italiane, kohët e fundit flitet edhe mbi një interesim të Lacios për 27-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit të ri, Mauricio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te Empoli dhe te Napoli.

Burimi :rousingthecop.com

Zgjedhjet në PD,Blendi Fevziut: “Është një garë e paracaktuar,Basha do të jetë fitues /Nuk ka asnjë rast ku kreu i partisë të jetë mundur, në 31 vite

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 13 qershorit të cilat zhvillohen brenda Partisë Demokratike për kreun e PD, gazetari Blendi Fevziu nga studio e “Të Paekspozuarit” i ka identifikuar si zgjedhje të paracaktuara.Sipas tij kjo nuk ka lidhje me kandidatët pjesëmarrës në garë, por sic ai thekson kur kreu aktual i partisë vendoset në garë në parim del dhe fitues.



Kam ndjekur aq sa mund të ndiqet në media ecurinë për zgjedhjet brenda PD. Ka një garë pasi janë kandidatë real dhe jo fake, është një lloj gare, por është një garë e paracaktuar. Kjo sepse zgjedhjet janë zhvilluar si një rutinë normale ku kreu i PD kërkon një rikandidim.

Kur kreu i PD është në garë në parim është fitues. Nuk ka asnjë rast ku kreu i partisë të jetë mundur, në 31 vite nuk ka asnjë rast që krytari të jetë sfiduar në detyrë. Do ishte ndryshe nëse Basha do merrte përgjegjësi për humbjen, ose nuk do kandidonte, prandaj mendoj se zgjedhjet janë të paracaktuara. Jo se manipulohet por anëtarësia zgjedh kryetarin. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në 24 korrik. Rruga ligjore nuk ka marrë ende përgjigje për të gjitha përfundimet e zgjedhjeve. Të hysh në një garë për kryetarin, duhet ta mbyllësh kapitullin e zgjedhjeve”, tha Fevziu.

Fate Velaj sulmon kryetarin e Vlorës: Dritan Leli një tinzar,Vlora, do çlirohet dhe nga ky tartakut

Nga Fate Velaj

Të them se me pëlqeu kjo analiza jote Vilma, është pak. Por, ti mund te trokasësh tek dera e atij që nuk dëgjon dhe pret dhe shpreson se një ditë, ai edhe mund të dëgjoj dhe e hap portën por, mos trokit tek dera e atij që qëllimisht nuk do të dëgjoj sepse ai aty është, pas derës dhe nuk e hap. Dritan Leli ashtu pa forma dhe dinjitet siç erdhi, gjysmak dhe tinzar, ashtu dhe do iki.


Ishte personi që pas buzëqeshjes, e dukshme jo e sinqertë, fshihte një urrejtje për çdokënd. Ishte personi që erdhi me qëllim të caktuar si kaçaku që thikën e mbanë mes dhëmbëve dhe kërkoi të gjakos këdo që mendon se është gjahu i tij por, siç e shkruan dhe ti, fatkeqësisht, ishte qyteti i Vlorës me të cilin atë nuk e ka lidhur kurrë asgjë, gjahu i tij.

Ai, me anën e një të kuqe të vrarë nga e zeza që i shfaqej nëper fytyrë, gënjeu çdokënd me idenë se skuqej nga dinjiteti por askush nuk e merrte me mend se ajo nuk ishte e kuqe purpouri por një vishnje intai nga dëshira për hakmarrje.

Ai është personi që dhe ora e qyteti që gjoja e rregulloi sa hyri në bashki me idenë se me ardhjen e tij qyteti do punonte si ore zvicerane, nuk ju bind dhe i tha “nuk shkoj unë dhe qyteti sipas orës tende, o mavri” .

Ishte ai që nuk krijoj kurrë administratë apo raporte me grupet e interesit në qytet. Ishte personi që do mbahet mend për vdekjen klinike që i solli kulturës së qytetit dhe banorëve të saj.

Por, ishte personi me apolitik që nuk u be kurrë pjesë e PS dhe e shihte atë vetëm si një instrument për të përmbushur shpellën e tij të errët.
Por, kur PS i tha se figura e tij po sillte pengesën me të madhe që asaj i kishte dalë në rrugën drejt 25 Prillit, ai, mendoi për “Bejte” “Vjersha” “Këngë” e “Legjenda” për veten e tij.

Dritan Leli ka menduar vetëm për bustet e tij imagjinare të vendosura nëpër qytet. Ishte personi që edhe kur dilte ndonjë ditë nëpër rrugë, kërkonte vetëm vende ku mund të vendoste bustin e tij. Ka imagjinuar antologji e botime për bejtet që imagjinon se do i shkruhen.

Por, historia është e urte dhe e duruar. E qetë dhe e qartë dhe do vij dita qe Vlora, do çlirohet dhe nga ky tartakut. Vlora do ja fshijë emrin nga kujtesa kolektive këtij katrani me pak nuanca vishnje.
Flm Vilma.

Ligoraq Karamelo-RTSH duhet të transmetojë shfaqje në gjuhën greke ,aktivitetet e minoritetit Grek

Deputeti minoritar i Korçës, Ligoraq Karamelo, në një takim me zyrtarët e OSBE-së dhe RTSH-së, ka kërkuar që në Radio Televizionin Shqiptar të transmetohen edhe shfaqje në gjuhën greke.Sipas tij, kjo është një domosdoshmëri për të pasqyruar, praktikuar, inkurajuar dhe promovuar historinë, kulturën, gjuhën, traditën dhe bashkëjetesën e komunitetit grek në rajonin e Korçës.

Njoftimi i zyrës së deputetit Ligoraq Karamelo:



Zyra e OSBE-së në Korçë organizoi një aktivitet me temë: Media dhe pakicat kombëtare në rajonin e Korçës. Morën pjesë drejtuesit më të lartë të RTSH-së, RTSH Korça, përfaqësues të pakicave, pushtetit vendor, gazetarë, etj.

Në fjalën e tij, deputeti i Korçës, si përfaqësues i minoritetit grek në këtë rajon, adresoi problemet e mëposhtme:

Ne falënderojmë OSBE-në për organizimin e këtij aktiviteti me shumë vlerë të njohjes, koordinimit, krijimit të urave të bashkëpunimit dhe hapjes së horizontit dhe avancimit të respektit për liritë dhe të drejtat e pakicave përmes qasjes në gjuhën e tyre në media.

Si anëtarë të pakicës greke, ne kërkojmë që veprimtaritë tona, qoftë në organizatat tona, në institucionet arsimore, apo pjesëmarrja në jetën politike dhe shoqërore në rajonin e Korçës të pasqyrohen në RTSH në shfaqjen në Greqisht,

Në të njëjtën kohë, ne po kërkojmë një shfaqje në gjuhën Greke në RTSH Korça, si një domosdoshmëri dhe domosdoshmëri për të pasqyruar, praktikuar, inkurajuar dhe promovuar historinë, kulturën, gjuhën, traditën dhe bashkëjetesën e komunitetit tonë në rajonin e Korçës.


Ka ardhur koha që në kuadrin e integrimit evropian, hapja e negociatave për anëtarësimin në BE, pakicat në rajonin e Korçës, veçanërisht korçën homogjene greke, duhet të shihen si një faktor thelbësor i të gjithë jetës politike-shoqërore-fetare, duke nxitur zhvillimin , harmonia, avancimi i traditës dhe bërja e Korçës një pararojë dhe model në Ballkan.

Në takim morëm mbështetjen e plotë nga zyra e OSBE-së dhe mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen nga udhëheqësit, gazetarët e RTSH-së.

Është detyra jonë si një komunitet i Grekëve homogjenë Grekë dhe Vllehëve, të rrisim përgjegjësinë dhe bashkëpunimin brenda nesh, të organizohemi seriozisht, të mbështesim të rinjtë dhe institucionet tona arsimore, të hartojmë projekte me zyrën e OSBE-së për të ngritur dhe përparuar përfaqësimin tonë. dinjitoze në të gjithë shoqërinë.

Pogradeci me sharm/ Yuri Kim pozon krah Teto Ollgës: “Mezi pres të kaloj më shumë kohë në vendin e poetëve”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte në Pogradec ku zhvilloi disa takime, me Kryeprokurorin Olsian Çela dhe kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli, si dhe me banorët për të dëgjuar shqetësimet e tyre të përditshme.Gjatë vizitës në këtë qytet nuk kishte si të mungonte një foto e diplomates amerikane me bustin e Teto Ollgës, ku çdo vizitor që shkon në Pogradec nuk harron të pozojë krah bustit të aktores së madhe shqiptare.


Yuri Kim & Ermira Babaliu

Pogradeci vërshon me sharm. Ishte kënaqësi të flisja me njerëzit në Tushemisht; shih veprën e artistëve Anastas Kostandini (aka Taso) dhe Gentian Zeka; dhe ndaloni të dëgjoni pikëpamjet e njerëzve për drejtësinë ose thjesht për të thënë “përshëndetje”. Unë gjithashtu e vlerësova shumë takimin me Koordinatorët e Ndihmës për Viktimat, si dhe stafin dhe vullnetarët e Unë Gruaja – ata po bëjnë një punë të rëndësishme dhe Ambasada Amerikane do të vazhdojë t’i mbështesë ata. Faleminderit Ermira Babaliut, Kryetarit të Bashkisë Xhakolli dhe bashkisë, @ art_kontakt, dhe të gjithë artistëve që krijuan muralin për Pallatin e Sporteve – është një nderim i mrekullueshëm për miqësinë midis amerikanëve dhe shqiptarëve dhe për fuqinë e veçantë të artit për të ngritur shpirtrat tanë. Unë pres që të kaloj më shumë kohë në këtë vend të poetëve dhe njerëzve të butë. Faleminderit banorëve të Pogradecit”, shkruan Yuri Kim në postimin e saj në Instagram.

Rama zbulon numrin: Mbërrin një tjetër sasi e vaksinave Pfizer/po i afrohemi shifrës 1 MILIONË

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije lajmin e mirë mbrëmjen e sotme. Ai njofton se në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sonte 11.700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 911 mijë numrin total të vaksinave të mbërritura në vendin tonë.

Ashtu sic është deklaruar edhe më herët, qeveria ka vendosur si synim që brenda muajit qershor të vaksinohen 1 milionë qytetarë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit”, shkruan Rama.


Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, urimin më të bukur ia bën i biri: “Jam kaq me fat që të thërras babai im!”

Moderatori i njohur i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea feston sot 58-vjetorin e tij të lindjes, ku nuk kanë munguar urime të shumta nga miqtë dhe fansat e tij. Ndër mesazhet e shumta që ai ka marrë, ka rënë në sy ai i djalit të tij, Jon Gjebrea.

Ai ka publikuar një foto me të atin në Instagram, ku e quan vëllai i madh dhe shprehet se është me fat që ka një baba si ai.

Urime ditëlindjen vëllai im i madh. Shpresoj që dita jote të jetë po aq e veçantë sa ti. Jam kaq me fat që mund të të therras babai im”, shkruan Joni në urimin për Ardit Gjebrean.


Detajet-foto/ Ky është Qemal Bici që ekzekutoi gruan dhe më pas veten

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin në familje në Librazhd, ku burri vrau me sëpatë grua dhe më pas vari veten.Ai e ka masakruar me sëpatë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa burime të sigurta për mediat thonë se çifti kishte kontradita prej kohësh dhe shpesh kishin konflikte.


Momenti i shoqërimit të djalit të viktimave në Librazhd

Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve, 3 prej të cilëve jetonin jashtë vendit, ndërsa njëri jetonte me ta.Ka qenë pikërisht djali 20 vjeçar, i cili u ka gjetur të pajetë të dy prindërit.

Mësohet se Qemal Bici njihej nga fqinjët si problematik, i alkoolizuar dhe që jo pak herë dhunonte gruan.

Çifti ka 4 fëmijë të gjithë të rritur.


Publikohet video/ Ekzekutimi i Aristidh Papa në Athinë, viktima zvarritet brenda kafenesë,(Video)

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Aris Papas në datë 30 Maj në qendër të Athinës në një kafene. 32-vjeçari i akuzuar dhe përfshirë në vrasje dhe drogë ishte zhytur në telefon kur u ekzekutua nga një killer gjakftohtë, i cili iu afrua me qetësi duke e qëlluar në trup dhe kokë me pistoletë.


Në pamje duket momenti kur shqiptari ende i vetëdijshëm bie në tokë dhe zvarritet me vështirësi u futur brenda lokalit, por disa sekonda më pas ndërroi jetë pasi goditjet ishin fatale. Klientët dhe punonjësit e lokalit të alarmuar largohen me shpejtësi duke njoftuar policinë. Shqiptari u kishte shpëtuar më parë tre atentateve, por ditën që nuk kishte anti-plumb veshur u ekzekutua.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen. Por video mund të ndihmojë autoritetet për të zbuluar autorin, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, pasi ishte me kokore.

Festoi 30-vjetorin e lindjes, Armina Mevlani publikon momente nga festa e ditëlindjes (FOTO)

Një ndër blogeret më të njohura, Armina Mevlani festoi dje 30-vjetorin e lindjes me një super festë që do ta mbajë mend gjatë! Armina ka ndarë një pjesë të atmosferës së ditëlindjes së saj, e cila nuk mund të ishte më bukur se kaq .

Ajo është ‘mbuluar’ me buqeta me lule dhe urime zemre. Në një postim blogerja shkruan: Jam falenderuse për çdo ditë të jetës time. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq faleminderit për çdo urim .

E veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët, Mevlani ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga festa madhështore, mes muzikës, shkëlqimit të fustaneve dhe miqve të shtrenjtë.

https://twitter.com/korcablog/status/1401966909420097537?s=21

LEKUNDJE TERMETI NË GREQI/JA EPIQENDRA DHE SA ISHTE MAGNITURA

Një tërmet me magnitutë 4.4 i shkallës Rihter, ka tronditur këtë pasdite Greqine, Epiqëndra ishte 12 km në jugperëndim të ishujve Tilos ,në ishujt kufitarë midis Greqisë dhe Turqise . Lëkundjet janë ndjerë deri në Heraklion Kretë.Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale .

Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.


Mbajtja mbyllur e kufirit, komuniteti shqiptar në Greqi njofton protestë para parlamentit grek

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë për hapjen e kufijve me Shqipërinë. Ky vendim vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe mbajtjen në fuqi të masave kundër covid-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.


“Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.” Thuhet në njoftimin e bërë nga komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi. Fillimisht nga autoritetet greke u njoftua se data 13 Maj do të ishte data e hapjes së madhe por nuk rezultoi e tillë.

Reagimi i komunitetit të emigrantëve:

Protestë paqësore në Sintagma për hapjen e kufijve: 08/06/2021, ora 18:00
Hapni tani doganat!
Mos na refuzoni shtëpinë tonë!
Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndjejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!
Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?
Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?
Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?
Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë ? Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit? Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.
Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!
I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!
Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”! 18:00