Do të doja të kthehesha pas në kohë, të ndryshoja gjithçka. Mos të shkatërroja jetën tonë, të Carolinës, të voglës tonë, timen”.Kështu është shprehur për mediet greke, piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopoulos, që mbyti për vdekje bashkëshorten e tij, 20-vjeçaren Caroline.
Mbrapa qelisë së errët ka shprehur pendesë për krimin makabër që kreu, duke thënë se nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas do e bënte, për të mos shkatërruar jetën e Carolines, vajzës së tyre dhe të tijen.Piloti ka folur shkurt për këtë ngjarje, ndërsa gazetarët, e kanë pyetur se çfarë do të mendojë e bija e tyre, kur të rritet e të mësojë të gjithë të vërtetën. Babis, ka thënë se aktualisht nuk ka koment në lidhje me këtë pyetje, duke mos dëshiruar të flasë më tej.Gazetarët gjithashtu, kanë ngulmuar edhe te përqafimi që ai i dhuroi nënës së gruas, pikërisht, në ditën e përkujtimit të saj. Për këtë episod ai është shprehur:
“E dhurova atë përqafim sepse u pendova. Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time, gjithmonë do e dua Caroline”.
Kujtojmë se, pasi ka pohuar përfundimisht 37 dite me pas se ai është vrasësi, janë hedhur poshtë pretendimet e para te tij se vdekja ka ardhur pas një konflikti verbal qe kane pasur, pasi treguesit e rrahjeve te zemrës ne orën e vajzës provojnë qe ai është përpjekur ta mbysë ne momentin kur ajo flinte, ndërsa 20 vjecarja ka luftuar rreth 6 minuta, por nuk ka mundur ti beje balle fuqisë mashkullore.
Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamionçinë hyri mes turmës së paradës së komunitetit LGTBQ që po mbahej në Florida. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Wilton Manors, kur parada e Stonewall sapo kishte nisur.Sipas mediave, një makinë që ndodhej në radhë me mjetet e tjera në paradë doli me shpejtësi nga rreshti dhe përplasi pjesëmarrësit. Ende është e paqartë nëse akti ishte i qëllimshëm. Kryebashkiaku Dean Trantalis e konsideroi incidenti një akt terrorist kundër komunitetit LGTBQ, ndërsa mësohet se shoferi ka thënë që nuk kishte qëllim të vriste njeri, por thjesht këmba i ngeli mes pedalit të gazit dhe atij të frenave.
Google ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të bëjë të disponueshëm aplikacionin “Android Earthquake Alerts”, që do të zbulojë automatikisht lëkundjet sizmike në çdo smartphone.Platforma do të krijojë grafikë për lëvizjen e shtresave të Tokës duke dhënë alarmin në rastin e valëve që tejkalojnë pragun e rrezikut, duke paralajmëruar qytetarët për lëkundjet sizmike.
Google do të përdorë rrjetin e gjerë të telefonave inteligjentë Android për të mbledhur informacion, duke e përdorur secilin telefon si një sizmograf.
Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka befasuar fansat me një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale.Fjala është për disa fotografi të publikuara në Instagram, në njërën prej të cilave shfaqet në shtrat me modelin njëherësh konkurrentin e emisionit “Perputhen”, Beart Rexhepin.
“Jam te shoku yt i ngushtë, qëlloja ne jemi në një shtrat”, ka shkruar ajo referuar tekstit të këtij projekti.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor lidhur me kolaudimin e mjeteve.Rama shkruan se nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, në 15 ditët e para janë testuar 15,167 mjete, duke shpërndarë dhe këshillat e tij.Ai i bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të riparojnë në afatet ligjore mjetet e tyre, si dhe të kontrollojnë automjetin përpara çdo udhëtimi, ndërsa shton se do të ketë penalizime nëse nuk respektohen rregullat.
POSTIMI I PLOTË
NJOFTIM MBI PROCESIN E KOLAUDIMIT TË AUTOMJETEVE
Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:
10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)
1,156 Autobusa (8%)
3,179 Kamiona (21%)
617 Rimorkio (4%)
120 Motomjete (0.8%)
32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)
3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!
2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!
667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!
180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!
RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI!
Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE!
Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!
Pas zbardhjes së vrasjes së 20-vjeçares britanike, Caroline nga bashkëshorti grek, Babis Anagnostopulos, për vogëlushen e tyre Lidia, 11-muajshe do të hapet një proces gjyqësor, për të mësuar se kush do të përfitojë kujdestarinë e saj, gjyshërit nga ana e mamasë, apo ato nga ana e babait.Prindërit e pilotit, kanë shprehur të gjithë gatishmërinë e tyre për të rritur të mbesën, e kjo gjë, nuk është përjashtuar nga prindërit e vajzës.
Edhe pse ato ndihen shumë keq për ngjarjen e rëndë, mund të kërkojnë kujdes të përbashkët për foshnjën, në mënyrë që vogëlushja të mos humbasë edhe gjyshërit, pas humbjes së prindërve.Marrëdhënia e dy familjeve ka qenë tejet e mirë, para se të zbulohej e gjitha, shkruajnë mediat greke. Madje edhe tanimë, kur e gjitha është zbuluar, vëllai i Babis, Fotis, është gjendur pranë familjes së Caroline, për t’i ngushëlluar.
Mamaja dhe babai i Caroline, përpos gjithçkaje që ndodhi, ruajnë një respekt reciprok për njëri-tjetrin dhe këtë marrëdhënie do të vazhdojnë përsëri, pasi në mes është mbesa e tyre Lidia, shkruajnë mediat.
Pas një viti pandemie me mjaft sfida sektori turistik ka nisur aktivitetin me ritme të ngadalta në bregdetin jugor të Shqipërisë. Në Sarandë dhe Vlorë agjensitë turistike po menaxhojnë grupet e para turistike të huaja, kryesisht nga vendet e Europës Lindore.
Vasil Bedini, sipërmarrës në fushë e turizimit thotë se Qarku i Vlorës ka nisur të japë sinjalet e para pozitive.
“Kemi pasur grupe turistësh nga Ukraina dhe Bjellorusia, e cila nga konflikti ditë e fundit është mbyllur. Gjithsesi qyteti i Vlorës i ka hapur dyert dhe ka pasur lëvizje sidomos gjatë fundjavave me kapacitte shumë të larta. Presim që në ditët në vazhdim Qarku i Vlorës t`i rikthehet atij që ne e marrim si vit reference, vitit 2019″, thotë zoti Bedini.
Ndërsa Arben Çipa, një sipërmarrës turistik në Sarandë thotë se turizmi po jep shenja jete jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në zonat natyrore dhe ato të njohura për trashëgiminë kulturore.
“Jep shenja jete turizmi. Po e rimerr veten duke filluar që nga zona bregdetare e duke vijuar me zonat më të thella si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra. Fokusimi i turistëve është kthyer tek vendet me vlera të Shqipërisë“, thotë ai.
Vështirësitë kufitare që lidhen me lëvizjen e prurjeve trustike shihen si sfida më e madhe aktuale nga të dy sipërmarrësit turistik në Vlorë dhe Sarandë.
Vasil Bedini thotë se “ka ende shumë shtete të Europës që nuk e kanë vendosur dhe nuk e kanë hequr Shqipërinë nga “harta e kuqe”. Presim sinjale positive që Austria, Italia Gjermania por edhe nga vendet e tjera që tradicionalisht kanë qenë klientët tanë”.
Arben Çipa, sipërmarrës Sarandë thotë se “destinacioni i Durrësit ka filluar të funksionojë në nivele mjaft të mira.Çarterat funksionojnë normalisht me Ukrainën, tregun polak, ndërsa për sa i përket Sarandës jemi në pritje të hapjes së kufirit detar me Korfuzin pasi Aeroporti i Korfuzit shërben për të lehtësuar ardhjen e turistëve të huaj në zonën bregdetare shqiptare”.
Ndërkohë duket se turizmi vendas vijon të mbështesë ekonominë turistike në dy qarqet bredgetare sidomos në fundjavë. Zoti Bedini thotë se turizmi nga Kosova dhe hapësira shqiptare I shpëtoi gjatë periudhës së pandemisë njësitë turistike nga falimentimi.
”Gjithë sektori turizmit e ka bërë punën e vet duke marrë masa për të pritur turistët e huaj por edhe vendas.Vitin 2020 na ndihmuan bashkatdhetarët e Kosoëvs që e mbajtën turizmin në nivele të mesme duke e shpëtuar nga falimentimi”, thotë ai.
Në zonën bregdetare nga Vlora në Sarandë është rritur së fundi kapaciteti i hotelerise ndonëse ky ishte nga sektorët më të prekur nga pandemia.
Jolio Dine, që punon në këtë fushë thotë se Saranda ka përmirësur shërbimet dhe insfrastruktura është më e mirë dhe krahasimisht me vitin e shkuar ka një rritje të prurjes turistike.
“Ka një rritje të turistëve në përgjithësi dhe atyre që e frekuentojnë hotelin tonë. Ka një rritje për tremujorin duke e krahasur me vitin e shkuar, ka më shumë prurje dhe më shumë rezervime. Shpresojmë që korriku, gushti por edhe shtatori të jenë më mirë se viti i shkuar.“, thotë zoti Dine.
Ai thotë se hapja e kufijve me Greqinë do të sillte lehtësi për lëvizjen turistike ndërkohë që masat në kuadër të pandemisë kanë ndikuar këtë vit në mosardhjen e turistëve nga vendet nordike.
“Sarandën vazhdon “ta penalizojë” mos-hapja e kufijve me Greqinë. Ndërkohë me vendet nordike e kemi të bllokuar këtë vit marëdhënien bilaterale për shkak të masave të pandemisë por shpresojmë që vitin tjetër këto masa të hiqen dhe turistët nordikë që janë të shumtë për qytetin tonë të rikthehen“.
Të dhënat zytare shqiptare për 4 muajt e parë të këtij viti flasin se hyrjet e shtetasve të huaj mbetën rreth 30% më të ulëta se në nivelet e para pandemisë, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se periudha e para fillimit të pandemisë. Sektori turizmit përbën në Shqipëri mbi 20% të Prodhimti të Brendshëm Bruto duke punësuar mbi 200 mijë persona./ VOA
Ka filluar në Shqipëri investimi për një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën.Lajmin e bën me dije kryeministri Rama, i cili thotë se ky investim prej më shumë se 10 milionë euro do ta bëjë Shqipërinë një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit.
“Filloi investimi për një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën. Ky investim do të jetë me faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove.Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit. Akuariumet e Tonit do të jenë njëkohësisht, si kudo në ujërat mesdhetare edhe destinacion për turistët.
Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë2030”, shkruan Rama.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Thanasaj të Lushnjës, ku një 17 vjeçare me inicialet K.GJ është rrëzuar nga pema dhe është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e saj.Mësohet se fillimisht është dërguar në spitalin e Rrogozhinës dhe më pas për një ndërhyrje më të specializuar është dërguar në Durrës, por që fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërkohë që policia po punon akoma për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Plotë
Lushnjë Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi, por edhe anembanë botës, ku piloti Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten e tij 20 vjeçare Caroline Crouch dhe për ditë të tëra deklaroi se ishte një vrasje nga persona të tjerë, derisa pranoi autorësinë e krimit pas presionit të policisë dhe provave të pakundërshtueshme.
Të dhëna tronditëse dalin nga ditari i të resë që tregon se donte të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe të largohej së bashku me vajzën e saj të vogël. 33 vjeçari Babis Anagnostopoulos, pranoi se e vrau bashkëshorten e tij Caroline dhe më pas sajoi një grabitje, pasi ajo e kishte kërcënuar se donte divorcin.Pasi e mbyti me jastëk, Babis shprehet se e kishte zënë paniku kur e kishte parë të vdekur dhe për këtë arsye, duke qenë e pamundur të zhdukte trupin kishte menduar të shpikte grabitjen e sajuar.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Babis tregon se 20-vjeçarja ishte shumë agresive dhe se hodhi foshnjën në krevat e më pas e goditi natën e vrasjes, gjë që e kishte bërë të dilte nga kontrolli.Por ditari i Carolinës, i cili tashmë është në duart e policisë, krijon tablonë e një martese të palumtur dhe të dhunshme, ku ajo kishte dashur disa herë ta linte bashkëshortin.Mes rreshtash shihen zënkat e dhunshme të përsëritura shpesh mes çiftit, ku disa herë ajo nënvizon se e ka goditur. Vajza e kishte çuar ndërmend të ndahej nga piloti i helikopterit që në vitin 2019, pasi nuk ndihej mirë në këtë marrëdhënie.
Për herë të parë, ajo i tha Babis se donte të largohej në korrik të 2020 së bashku me vajzën që në atë kohë ishte 1-muajshe dhe se kishte filluar të kërkonte për një shtëpi më vete. Në nëntor të 2019, ndërsa Caroline ishte ende shtatzënë me vajzën që lindi në qershor shkruan në ditar rreshtat: U zura sërish me Babis. Kësaj here ishte serioze. Unë e godita dhe mallkova, ndërsa ai theu derën. Mendoj që ta le. Dua të shkoj te motra ime. Nuk e di nëse mund të vazhdoj më me Babi. E dua shumë aq sa nuk mund ta le edhe pse kjo marrëdhënie po më lëndon.
Në korrik të 2020, britanikja shkruan, “Sot e vogla ime bëri një muaj, është dhe dita kur i thashë Babit se dua ta le… Ndihem keq”.Ajo tregon se kishte menduar të largohej përpara se të ishte shtatzënë dhe se kishte gjetur një shtëpi në Athinë, por më pas i ishte kthyer mendja pasi nuk donte që e vogla të rritej pa të dy prindërit.
Për javë me radhë efektivët e policisë kërkuan për një bandë imagjinare me shqiptarë që kishin hyrë, sipas Anagnostopoulos, në banesën e tyre në Greqi, për t’i grabitur.Por pasi ekzaminoi telefonat e të dyve, policia arriti në përfundimin se 33-vjeçari po i gënjente. Një aplikacion për matjen e hapave, i instaluar në celularin e tij, tregonte që në minutat kur Babis pretendonte se ishte lidhur nga grabitësit dhe i ishin mbyllur edhe sytë, në fakt ishte duke lëvizur lartë e poshtë nëpër apartament. Gjithashtu, ora biometrike që Caroline mbante tregonte se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri disa orë përpara periudhës kur bashkëshorti i saj pretendonte se kishte ndodhur grabitja. Për më tepër, ai ishte përpjekur edhe të fshinte një pjesë të pamjeve të kapura nga kamera e sigurisë e instaluar në banesë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Sipas mediave helene, një sanitare shqiptare, mbi të 50-at, është përdhunuar për orë të tëra. Ajo ka treguar përpara hetuesve, se ishte duke pastruar një pallat në Petralona, zonë qendrore të Athinës, kur një shtetas bullgar, e ka tërhequr me dhunë në apartamentin e tij dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë.
Fqinjët dhe kalimtarët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por i riu është zhdukur pa lënë gjurmë. Ai është shpallur tashmë në kërkim nga forcat e rendit.Shqiptarja është dërguar në spital me dëmtime të shumta nga dhuna e ushtruar. Kjo ngjarje ka nxitur reagimin e banorëve të zonës të cilët kanë zhvilluar një protestë kundër dhunës ndaj grave.
Ngjarja vjen në një moment kur në Greqi është temë e nxehtë vrasja e një nëne të re nga bashkëshorti i saj.
Në 24 orët e fundit në Greqi u shënuan 248 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19. Numri i pacientëve në intubim është 296.Një total janë 12548 qytetarë grekë që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin 70 vjeç e lart.
Rekordi për rastet e reja brenda 24 orëve në Greqi është shënuar në 30 mars të këtij viti, 4340 të infektuar, ndërsa i fataliteteve në 28 nëntor të 2020, 121 pacientë ndërruan jetë.
Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë në konflikte me njëri-tjetrin dhe nuk flasin.Eduardi ka marrë një kredi prej 15 milionë Lekësh në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin, i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë. Për arsye të shumta, kjo kredi nuk është paguar akoma dhe tani ka shkuar rreth 30 milionë Lekë.
Tani Eduardi i kërkon vëllai të tij Gramozit që të paguajë Lekët e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ia marrë të gjitha pronat që ka.Në një moment në studio situata degradoi… Të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të gjuajtur njëri-tjetrin. Edhe fjalori i tyre degradoi dhe dy vëllezërit u ofenduan me fjalë banale.
Eni Çobani: Ja të tilla janë debatet të cilat degjenerojnë më pas në të tilla reagime që nuk janë normale, as etike, kërkoj ndjesë për këtë situatë të përkeqësuar.
Eduardi: Ma shkatërrove familjen, ma shkatërrove…
Eni Çobani: Nuk është forma e duhur me të cilën ju duhet të komunikoni, jeni vëllezër, ju lutem.
Eduardi: Ik se nuk është vëlla ky palaço.
Eni Çobani: Zoti Gramoz, ju jeni njeriu i cili në një formë apo në një tjetër e keni sjellë këtë shqetësim. E kuptoj që dhe juve iu janë bërë shumë probleme gjatë jetës, por ky borxh duhet larë dhe do ju lutesha shumë që të na jepnit zgjidhjen. /tvklan.al
Italia e Roberto Mançinit kërkon të certifikojë përfundimisht vendin e parë në Grupin A pas dy fitoreve 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës. Të kaltërit po masin forcën ndaj Uellsit, në ndeshjen e fundit të grupit që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.Edhe pse të kualifikuar, italianët janë futur në fushë, për të marrë maksimumin nga kjo përballje, pasi një disfatë ndaj uellsinëve, do të poziciononte kombëtaren e Mançinit në vendin e dytë në Grupin A, teksa do të ndikonte drejpërdrejtë edhe në moralin e ekipit.
Zvicra po shkëlqen në sfidën ndaj Turqisë teksa helvetët ndodhet në avantazh të dy golave në pjesën e parë.Goli i dytë erdhi nga një perlë e sulmuesit shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili goditi mjaft bukur një top me këmbën e djathtë në minutën e 26-të të takimit. Këmba “e tersit” për Shaqirin i cili luan më këmbën e majtë, por realizoi një gol mjaft të bukur duke i dhënë dhe një farë sigurie Zvicrës.