Pse nuk duhet t’i hidhni bishtat e qershive, vetitë magjike që ndikojnë në shëndet

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura.

Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidantë që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.


Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.

Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.

Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve.

Si ta përgatitni çajin nga bishtat e qershive?

Pasi i ke pastruar bishtat e qershive, vloji në një tenxhere në të cilën ke hedhur më parë 1-2 gota ujë. Lëre të vlojë për disa minuta dhe pije për disa ditë rresht.

Çajin mund ta pish edhe të ftohtë, 2-3 herë gjatë ditës derisa të ndihesh më mirë.

Pamje emocionuese nga kuzhina e Mrizit të Zanave/Respekt për nënat luanesha që sakrifikojnë për familjen

Në faqen e Mrizit të Zanave në Instagram është postuar një foto shumë e bukur dhe emocionuese. Pamje të mrekullueshme dhe tepër domethënëse, që tregojnë se çfarë do të thotë të jesh nënë. Mami Viktoria, pjesë e stafit të kuzhinës së restorantit shihet duke i dhënë gji djalit të saj Lukas.

“Puna në restorant është e vështirë, është sakrificë dhe kush punon në këtë sektor e di shumë mirë! Babi Leka sjell çdo ditë në ora 18:00 Lukasin e vogël tek Viktorja, pjesë e stafit tonë të kuzhinës. Respekt për nënat luanesha që sakrifikojnë për familjen”, shkruhet në faqen e Mrizit të Zanave.


Për të dytin vit radhazi, anulohet Parada Shqiptare në New York

Parada Shqiptare, evenimenti madhështor që organizohet çdo vit nga “Rrënjët Shqiptare” në SHBA anulohet për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë.Edhe këtë vit kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio nuk ka dhënë dritën jeshile për organizimin e këtij eventi mjaft të rëndësishëm për shqiptarët e Amerikës.

Aktiviteti ishte parashikuar të mbahej më 12 qershor 2021 në orën 08.00 në Manhattan.Edhe vitin e shkuar për shkak të pandemisë së COVID-19 eventi nuk mund të realizohej.Ndërsa Parada Shqiptare e 2019, e fundit në radhë e realizuar pati si temë Çamërinë, ndërsa ajo e 2018-tës veteranët e UÇK-së.Ndër paradat e komuniteteve të ndryshme që organizohen në Manhatan në muajin qershor, ajo e shqiptarëve dallohet për nga pjesëmarrja e madhe dhe nga dinamizmi që krijojnë këngët e vallet popullore. /diasporashqiptare/