E pabesueshme! Zvicra nxjerr kampionët e botës jashtë Europianit, gabon vetëm Mbape

Zvicra e ka eliminuar Francën me anë të penalltive në 1/8 e finales në Euro 2020, pasi koha e rregullt përfundoi 3-3,Goli i parë për Helvetikët u shënuan në minutën e 20-të nga Haris Seferovic, me një asistim të Stefan Zuber.Në pjesën e dytë, Zvicra kishte shansin që të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo shpërdoroi penalltine,duke humbur shumë nga ana morale .”Gjelat” pas këtij çasti transformohen dhe bëjnë përmbysje të çmëndur për 2 minuta Karim benzema kalon në epersi Francën dhe me tej thellon epërsine Paul Pogba .Është radha e Seferoviç dhe Gavranoviç në minutat 81 dhe 90 që rikthejnë ekulibrin duke e kaluar supersfidën në shtesë .


Ndeshja shkoi në shtesë dy herë nga 15 minuta, mirëpo as aty nuk u përcaktua fati i fituesit edhe pse rastet nuk munguan.Kështu, ndeshja shkoi në gjuajtjen e penalltive, ku Zvicra arriti të shënonte pesë penallti në ndryshim nga Franca që shënoi katër,ku penalltinë e fundit e humbi heroi Mbape.Euro 2020 humb atë që cilësohej si pretendenti kryesor për fitoren e turneut.

Helvetikët në çerekfinale do të kenë punë me Spanjën, që eliminoi Kroacinë 5-3 vetëm pas shtesave.

Francë-Zvicër 3-3
57′, 59′ Benzema, 75′ Pogba / 15′, 81′ Seferoviç, 90′ Gavranoviç

Penalltitë 5-4
Zvicra: Gavranoviç +, Shar+, Akanxhi+, Vargas+, Mehmedi+
Franca: Pogba +, Zhiru+, Turam+, Kimpembe+, Mbape-

https://twitter.com/korcablog/status/1409614954580385799?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613950757527556?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613741818355714?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409614592582590465?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613629981396993?s=21

Formacionet zyrtare…

Francë: Loris, Lenglet, Varane, Kimpembe, Rabiot, Pavard, Kante, Pogba, Grizman, Benzema, Mbape. Trajner: Didie Deshamp.

Zvicër: Somer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zuber, Xhaka, Freuler, Ëidmer, Shaqiri, Embolo, Seferoviç. Trajner: Vladimir Petkoviç.

Prezantuesi i “Fiks Fare” në pritje për t’u bërë baba për herë të parë

Prej vitesh, Dorian Ramaliu po shijon romancën me partneren e tij Iva Vaqari. Së fundmi prezantuesi i “Fiks Fare” është treguar edhe më i hapur për lidhjen e tyre dhe në fillim të këtij viti lajmëroi përmes një fotoje në Instagram se me bukuroshen bionde është fejuar.Ndërkohë sot, moderatori dhe aktori i njohur ka dhënë një lajm shumë të bukur në rrjetin social. Ai ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.Dori ka publikuar fotot më të ëmbla me Ivën ku tregon barkun e saj të rrumballakosur bashkë me fletën e ekos krahë tij në shtëpinë e tyre. Ai i ka bërë edhe këtë dedikim romantik.

“Të bekuar nga Zoti, dhe më të lumtur se kurrë! Iva Vaqari Të dua akoma më shumë”, shkruan Dori në postim.


Nuk kanë fund emocionet, barazohen shifrat në minutën e 90 /France 3-3 Zvicer ,ndeshja kalon në shtesë

Goli i parë për Helvetikët u shënuan në minutën e 20-të nga Haris Seferovic, me një asistim të Stefan Zuber.Në pjesën e dytë, Zvicra kishte shansin që të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo shpërdoroi penalltine,duke humbur shumë nga ana morale .”Gjelat” pas këtij çasti transformohen dhe bëjnë përmbysje të çmëndur për 2 minuta Karim benzema kalon në epersi Francën dhe me tej thellon epërsine Paul Pogba .Është radha e Seferoviç dhe Gavranoviç në minutat 81 dhe 90 që rikthejnë ekulibrin duke e kaluar supersfidën në shtesë .


Francë-Zvicër 3-3
57′, 59′ Benzema, 75′ Pogba / 15′, 81′ Seferoviç, 90′ Gavranoviç

https://twitter.com/korcablog/status/1409614954580385799?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613950757527556?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613741818355714?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409614592582590465?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613629981396993?s=21

Formacionet zyrtare…

Francë: Loris, Lenglet, Varane, Kimpembe, Rabiot, Pavard, Kante, Pogba, Grizman, Benzema, Mbape. Trajner: Didie Deshamp.

Zvicër: Somer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zuber, Xhaka, Freuler, Ëidmer, Shaqiri, Embolo, Seferoviç. Trajner: Vladimir Petkoviç.

Zvicra humb penallti/“Gjelat” bëjnë përmbysje të çmëndur për 2 minuta 2 gola

Zvicra ka dështuar të shënojë golin e dytë ndaj Francës në 1/8 e finales në Euro 2020.Goli i parë për Helvetikët u shënuan në minutën e 20-të nga Haris Seferovic, me një asistim të Stefan Zuber.Në pjesën e dytë, Zvicra kishte shansin që të shënonte edhe golin e dytë, mirëpo shpërdoroi penalltine,duke humbur shumë nga ana morale .”Gjelat” pas këtij çasti transformohen dhe bëjnë përmbysje të çmëndur për 2 minuta Karim benzema kalon në epersi Francën dhe me tej thellon epërsine Paul Pogba.

Francë-Zvicër 3-1
57′, 59′ Benzema, 75′ Pogba / 15 Seferoviç

https://twitter.com/korcablog/status/1409614954580385799?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613950757527556?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613741818355714?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409614592582590465?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409613629981396993?s=21

Formacionet zyrtare…

Francë: Loris, Lenglet, Varane, Kimpembe, Rabiot, Pavard, Kante, Pogba, Grizman, Benzema, Mbape. Trajner: Didie Deshamp.

Zvicër: Somer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zuber, Xhaka, Freuler, Ëidmer, Shaqiri, Embolo, Seferoviç. Trajner: Vladimir Petkoviç.

Kapshtica e mbyllur/ Shqiptarët të acaruar me vendimin e Greqisë: “Po ndahemi nga familjarët”

Mos hapja e kufirit në pikën e kalimit të Kapshticës është kthyer në shqetësim për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Ka prej atyre që kanë dy vite pa takuar familjarët e tyre, ashtu sic ka dhe të tjerë që në cdo kohë kërkojnë të vijnë për të kaluar pushimet në vendin e tyre.


Të gjithë kërkojnë ndihmën e qeverisë shqiptare për të pasur mundësinë e lëvizjes lirshëm në një situatë të tillë, aq më tepër kur vendet e tjera të rajonit dhe të bashkimit Europian nga dita e sotme kanë hapur kufijtë. Gjatë ditëve të fundit vihet re një ritje e shtetasve shqiptarë që hyjnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë.Burime zyrtare bëjnë me dije se në katër ditët e fundit kanë hyrë më shumë se 2000 shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë. Të nëjtat burime thanë se ka rënë ndjeshëm numri i shtetasve shqiptarë që shkojnë për punë sezonale në vendin fqinj/Vizion plus/

Nga kamerat e trupit, tek monitorimi i rrugëve me dron /Ja ndryshimet që priten në Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar një sërë ndryshimesh në strukturën e Policisë së Shtetit. Veç të tjerash, ai bëri me dije se do të ndiqet një strategji e re për rritjen e sigurisë rrugore.Ai tha se do të krijohet një kuadër rregullator i ri për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim.


Nga ana tjetër, ministri siguroi se do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e efektivëve të qarkullimit me kamera trupi.Gjithashtu, në kuadër të ndryshimeve Çuçi bëri me dije se Komisariati Digjital po forcohet nga pikëpamja teknologjike dhe operative, ku shtoi se do të jetë në dispozicion të çdo qytetari për t’u bërë krah i Policisë së Shtetit ne identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit.

Deklarata e plotë

Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme:

Një aksident tragjik rrugor, me pasojë katër jetë njerëzish, si rezultat i shkeljes së çdo rregulli shpejtësie nga ana e vrasësit, dhe një tjetër ngjarje me armë zjarri ku humbën jetën katër persona, për një parcelë plazhi në Velipojë.
E mirëkuptoj plotësisht shqetësimin publik që kanë krijuar këto dy ngjarje, si edhe ankesën e zëshme ndaj Policisë së Shtetit.

Por, dua të theksoj fort se: Policia e Shtetit, përtej të metave apo dobësive të saj dhe përmirësimeve të mëtejshme që duhen dhe do të bëhen, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit, e as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve.


Të dyja rastet fatale kërkojnë sigurisht në radhë të parë një reflektim nga të gjithë, pa përjashtim, përfshirë këtu edhe Policinë e Shtetit, të cilës gjatë Mandatit tonë të Tretë qeverisës, do t’i vihen në dispozicion edhe dronë super-inteligjente, si dhe një sistem modern monitorimi i rrugëve, që gjeneron në kohë reale gjoba për shkelësit e kufijve të shpejtësisë. Po mbi të gjithë, duhet të reflektojnë gjykatësit që nuk kanë kaluar ende procesin e Vettingut, dhe që operojnë rëndom me parimin ‘Kap ça të kapësh’. Sepse Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës e kriminelë, ata i dënon GJYKATA.

Mjafton t’ju marrë një shembull:

Ne kemi shtrënguar masat kundër armë mbajtjes pa leje, ku vetëm këtë muaj, pra në Qershor, në tri raste si ai i Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, janë ndaluar në flagrancë nga strukturat e Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa leje, tri shtetas, madje në një rast arma e zjarrit që mbahej pa leje kishte fishek në fole gati për qitje.

Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.

Ose, nga ana tjetër, pavarësisht shtrëngimeve të reja të futura rishtazi në Kodin Rrugor, vendimet e disa gjykatësve të tjerë, për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen apo plagosjen, janë në gjykimin tonë skandaloze dhe në keqinterpretim të ligjit.

E pra, këto janë fakte që dëshmojnë qartë nevojën për një reagim të shpejtë dhe energjik nga ana e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe strukturave të reja drejtuese të sistemit gjyqësor, ndaj individëve papërgjegjshmërisht të rrezikshëm për shoqërinë tonë.

Këto sa përmenda nuk janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të pavarura, por shembuj ulëritës të asaj se si nuk duhet të jetë forca e ligjit ndaj atyre që e shkelin atë.

Jo më pak skandaloze ka qenë edhe gjendja me marrjen në administrim të plazheve: Tanimë ka rregull e procedura transparente në ndarjen e tyre përmes shërbimit nga platforma e-Albania. Policia e Shtetit nuk ndan parcela plazhesh për administrim, po vetëm zbaton ligjin për mosprekjen e hapësirave të plazheve publike të cilat janë rikthyer njësoj si edhe mbrojtja policore ndaj ndërtimeve pa leje, pas dekadash xhungëlizimi të zonës bregdetare.

Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitetit apo të fataliteteve në qarkullim. Por kjo është thjeshtë e pavërtetë dhe faktet e shifrat pohojnë krejt të kundërtën.

Përsëris, kjo nuk do të thotë aspak se Policia e Shtetit nuk ka dobësi e të meta dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për këtë, po përgatitemi për një fazë të re të reformës dhe të forcës parandaluese dhe goditëse të Policisë së Shtetit.
Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të policisë së shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim.

Nga ana tjetër, do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e efektivëve të qarkullimit me kamera trupi.

Komisariati Digjital po forcohet nga pikëpamja teknologjike dhe operative, dhe më herët sesa vonë, do të jetë në dispozicion të çdo qytetari për t’u bërë krah i Policisë së Shtetit ne identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit.

Më lejoni të përfundoj duke i siguruar të gjithë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat e kohës dhe nevojat e çdo qytetari shqiptar, ndaj garantoj se shumë shpejtë, të gjithë do ta prekin ndryshimin e mëtejshëm për mirë të Policisë së Shtetit.

HT| Kroaci 1-1 Spanjë/ Vendoset baraspesha në Kopenhagen (VIDEO)

Spanja barazon shifrat 1-1 ndaj Kroacisë. Ballkanasit kanë pasur fatin me vete, teksa kanë kaluar në avantazh me anë të një autogoli qesharak të spanjollëve. Kronometri shënonte minutën e 20 atëherë kur portieri Unai Simon bën një gafë të pafalshme. Pas një pasimi të thjeshtë nga njëri prej andaluzianëve në drejtim të portierit, ky i fundit tregohet i pavëmendshëm dhe e lë topin të hyjë në rrjetë.Sot, spanjollët do të tentojnë gjithçka që të vazhdojnë përpara duke parë dhe eliminimin e disa skuadrave “big” si Holanda dhe Portugalia.

LIVE: KROACI-SPANJË 1-1

U.Simon 20′ (autogol) / Sarabia 38′

https://twitter.com/fangazzetta/status/1409547626610049028?s=20

https://twitter.com/korcablog/status/1409557002762821633?s=21

Kroacia: Livakoviç, Juranoviç, Vida, Çaleta-Car, Brozoviç, Kovaçiç, Modriç; Petkoviç, Vlashiç, Guardiol, Rebiç.
Trajner: Z. Daliç

Spanja: Unai Simon, Azpilikueta, Erik Garsía, Laporte, Gaja; Buskets, Koke, Pedri; Sarabia, F. Torres, Morata.
Trajner: L. Enrike

Lutfi Dervishi “Shqipëri e lodhur,çdo ditë s’tu nda sherri,vend ku parakalimi ,kthehet në çështje nderi!”

Nga Lutfi Dervishi.

Para 100 vjetësh edhe sot !

Për BE u nisëm
për shezlong u vramë
Shqipëri moj xhan
çdo ditë ja bën bam!

Shqipëri e gjorë
Me problem imazhi
ku kërcet kallashi
për një çadër plazhi


Shqipëri e lodhur
Çdo ditë s’tu nda sherri
vend ku parakalimi
kthehet në çështje nderi!

Sherr “pse më pe?”
Sherr për një gur
Sherr “pse s’ma dhe?!”
Sherr për një mur!

Shqipëri e gjorë
ku po na çon mushka
pse më parë se goja
këtu kërcet pushka?!

Shqipëri e bukur
vend që ta ka ënda
më parë se armët
duhet mbledhur mendja!

Spartak Ngjela :”Kur krimi e sheh se i shpëton ndëshkimit me para, rrit krimin si akt që të fitojë sa më shumë para”Dhe nuk ka frikë…

Nga Spartak Ngjela

Mos u hallakatni kot drejt policisë për kriminalitetin e lartë në Shqipëri.
Policia e zbulon krimin pasi ai është kryer.
Në Shqipëri nuk ka dënime për të inkriminuarit. Ky është shkaku kryesor. Domethënë, krimi nuk ka frikë nga shteti.Shteti është forcë goditëse kundër krimit, kur mungon kjo forcë, shtetin e drejton krimi.
Kriminaliteti i sotëm shqiptar është vepër e korrupsionit të prokurorisë dhe gjykatës së korruptuar.
Po policia kriminalë? Ka abuzim edhe kjo, por nuk është elementi dominues.


Elementi dominues, i parë, është prokuroria dhe policia gjyqësore e korruptuar.
Pastaj vjen gjykata e korruptuar, që liron ose jep dënime qesharake për krimin me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Shqipëri.
Por, edhe korrupsioni i lartë qeveritar është në këtë valle, se, edhe ai me krimin punon.Kur krimi e sheh se i shpëton ndëshkimit me para, rrit krimin si akt që të fitojë sa më shumë para. Dhe nuk ka frikë…Ja, kjo është gjendja në Shqipërinë e sotme dhe në atë që ka qenë, që nga viti 1992.
Po koshienca dhe psikika kriminale e shoqërisë shqiptare, në çfarë niveli është?
Për këtë do flasim, kur ta analizojmë krimin në Shqipëri me arsyen shkencore të kriminalogjsë moderne..

Mbesa e ish-presidentit i vë ‘flakën’ rrjetit/ Ngre temperaturat me pozën nudo (FOTO)

Beniada Nishani është bërë e njohur në saje të imazheve provokuese dhe tepër seksi.Biondina ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë edhe në saje të lidhjeve farefisnorë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin. Me rritjen e temperaturave është rritur dhe niveli i fotove joshëse në profilin e saj, ndërsa shfaqet tërësisht nudo në pishinë.


Lakuriqësia më freskon shpirtin’, shkruan modelja bashkangjitur postimit të saj.

https://www.instagram.com/p/CQgF1XThp3c/?utm_medium=copy_link

Kujtojmë se Beniada prej vitesh vazhdon karrierën e saj si modele në Itali ku është bërë imazh i disa markave mjaft të rëndësishme, ndërsa pozat e tilla për bukuroshen janë kthyer në një ritual të zakonshëm!

Greqia bën plane….Çdo i ri që vaksinohet merr 150 euro dhuratë

Qeveria Greke njoftoi se planifikon të japë 150 euro për çdo të ri Grek që është vaksinuar kundër covid ose planifikon ta bëjë këtë së shpejti si një dhuratë në fillim të verës. Karta me 150 euro do t’u jepet të rinjve të lindur midis 1996 dhe 2003 që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri më tani ose do të aplikojnë për ta marrë atë këtë vit, raportoi EURACTIV.

Vlerësohet se karta do t’u jepet 940,000 të rinjve që do të jenë në gjendje ta shpenzojnë atë në udhëtime, turizëm ose ngjarje kulturore në vend.


Ne u detyrohemi të rinjve një dhuratë mirënjohje, për t’i falënderuar ata për durimin dhe këmbënguljen e tyre, veçanërisht në fillim të verës,” tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Me “Karten e Lirisë”, të rinjtë do të paguajnë për udhëtime me anije ose tren, makina me qira, hotele dhe kampe, si dhe bileta për ngjarje kulturore, kinema, teatro, muze, site arkeologjike dhe një shkollë vallëzimi.Ministri i dixhitalizimit Kyriakos Pierakakis tha se në atë mënyrë, industritë e turizmit dhe kulturës në Greqi, të cilat u goditën rëndë nga pandemia e koronavirusit, do të inkurajohen gjithashtu.


Siç tha ai, në atë mënyrë, Greqia jo vetëm që mbron shëndetin publik, por gjithashtu investon në fillimin e “industrisë së saj të çmuar turistike”.Tetë milion doza të vaksinave janë dhënë në Greqi deri më tani, dhe pothuajse 33% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.Mitsotakis tha se lloji i ri, korona Delta po përhapet më shpejt midis të pavaksinuarve dhe vuri në dukje se Greqia duhet të arrijë qëllimin e vaksinimit në të paktën 70% të popullsisë.Greqia po përpiqet të ringjallë turizmin dhe në të njëjtën kohë të shmangë një valë të re pandemish gjatë verës, e cila do të ishte një goditje e madhe për ekonominë tashmë të prekur.Sektorët e lidhur me turizmin në Greqi gjithashtu kanë frikë nga kufizimet e reja të udhëtimit për shkak të llojit Delta

E rëndë /Drejtuesi i motorit në Korçë humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lulishte

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, ku një mjet motor ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në rrethrrotullimin e hipotekës në qytetin e Korçës.

Mësohet se shoferi i motorit, ka marrë lëndime, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet dhe nga pamjet mjeti ka përfunduar në lulishten e rrethrotullimit ,si pasojë e daljes nga rruga.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.

Tayna “ngre temperaturat në Durrës”, “tërbon” pushuesit performon “twerk” (VIDEO)

Reperja ka çelur sezonin e koncerteve dhe ka dhuruar një super performancë për fansat e saj.Të gjithë me telefona në duar nuk mund të qëndronin pa filmuar atë teksa bënte twerk. Tayna tashmë njihet për natyrën e saj shpërthyese dhe atmosferën bombastike që krijon në vendet ku është duke performuar.


https://twitter.com/korcablog/status/1409536267465920528?s=21