“Nuk zhvillohet qyteti me kërnacka e lakrore”/Korçarët lum komentesh: “Po kthehet në azil pleqsh

Braktisja e juglindjes dhe jo vetem po kthehet në një dramë per shoqërisë shqiptare. E tillë është situata në Korçë dhe ne rrethinat .Në shume banesa ne lagjet 1,2,3 ,11 apo 12 qe konsiderohet Korça e vjeter …dikur shihje zhurmen e femijeve neper rrugica por tashme sheh braktisje …. Sot shume banesa janë pothuajse të rrënuara , pasi pronarët e tyre janë në emigracion. Censusi i popullsise qe mungon prej 12-vitesh do te vertetoje edhe graden e shpopullimit te ketij qyteti.

Korça po vuan gjithashtu mungesen ne vite te politikave per investime strategjike si dhe mungesen e sipermarresve serioze per te zhvilluar nje ekonomi prodhuese qe tu siguroje banoreve te ardhura financiare te qendrueshme. Disa fasoneri dhe njesi sherbimesh nuk e zbusin dot as papunesine as varferine ne qytet, per me teper qe pagat e punonjesve ne keto ndermarrje jane pergjithesisht te ulta.

Edhe turizmi qe sapo kishte filluar te zhvillohej ne nje fare menyre, kryesisht ne zonen e Pazarit te Vjeter i konsideruar si monument kulture, duket i boshatisur edhe ne fundjave…

Korçaret lumë komentesh negative per shpopullimin e vendit , krizen e biznesit dhe mungesen e turizmit…

Polici gjobit moderatoren e TCh, por bën gabimin epik(Foto)

Policia Rrugore ka ndëshuar ditën e sotme Megi Pojanin dhe këtë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një “story” në Instragram. Ajo kishte parkuar mjetin e saj “BMW” në vend të gabuar dhe edhe pse ajo është persanazh publik, efektivët nuk e kanë lënë pa gjobitur për shkeljen që bëri.

Mirëpo, në gjobën që Megi mori nga efektivi, kishte diçka që nuk shkonte dhe ishte pikërisht viti dhe kjo mund të bëjë që ajo të shpëtojë pa e paguar për shkak të këtij gabimi. Ai ka vendosur tek data, vitin 2024, e sipas një komentuesi, gjoba mund të jetë e pavlefshme …ndersa prezantuesja e njohur i ka vendosur një të puthur nga buzët e saj.

Korça pa turistë, bizneset drejt mbylljes/ Hotelet :”Kemi 3 dite s’ka këmbë njeriu…

Edhe pse sot jemi ne fundjave Prilli ,Viti 2023 qytetin e serenatave e sheh te zymtë…Te zhgenjyer nga politika e te dy kraheve te rrinjte jane dorezuar dhe shohin emigrimin si te vetmen shprese ,pasi sot Korça dhe Kuksi renditet te fundit per industri dhe rrjedhimisht per vende pune….Edhe tregtarët thonë se dhe ato pak turistë janë kalimtarë, duke i rënduar ato ekonomikisht, ndërsa apelojnë për marrjen e masave nga pushteti vendor e qëndror për promovimin e qytetit. Shitjet kanë rënë ndjeshëm pothuajse në të gjitha bizneset në Korçe.

Pjesa më e madhe që operojnë në zonën e pazarit te Vjeter kane vendosur tabelen jepen me qera. Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e fuqisë blerëse dhe mungesa e turizmit. Edhe ato pak biznese që hapin dyert, thonë se rrinë kot gjithë ditën, pasi në kalldrëmet e Korçes ska asnjë lëvizje.

Edhe ne pedonalen e korçes e njejta situate:

Sportelisti i nje hoteli ne pedonale thote :“Gjatë stinës së dimrit është katastrofë, është si shkretëtirë në Korçe, kete vit si keto muaj s’ka ndodhur me pare ,kemi 3 dite s’ka këmbe njeriu…qytet qe rron vetem me 3-festa..

Rëndom ndesh ne qytet te degjosh: “Korça është krijuar në bazën e një “Qyteti Kukull” të turizmit …pasi kapaciteti maksimal i shtretërve shkon në 2 980 persona ndërsa numri i strukturave akomoduese arrin në 111 (83 hotele dhe 29 bujtina).

E rëndë/ Gjendet i vetëvarur në ballkonin e banesës 51-vjeçari…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tropojë, ku një 51-vjeçar nga fshati Llugaj është vetëvarur. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale Sh.Gj, është gjetur i vetëvarur në ballkonin e banesës, nga familjarët e tij. Ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.04.2023, është gjetur i vetëvarur në ballkonin e banesës, nga familjarët e tij, shtetasi Sh. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Llugaj, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga hetimet paraprake hetimore dyshohet se shetasi Sh. Gj., është vetëvarur për shkak të depresionit.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Modelja bëhet tapë/ Gerti i zbërthen recipetat, ja reagimi i Jorit…

Vajzat mbrëmjen që kaloi kanë bërë një festë me pizhama, në dhomën e suprizave. Ka qënë një festë e dedikuar vetëm për ato dhe pa praninë e djemve. Kemi parë momente shumë gazmore të tyre gjatë kësaj mbrëmje festive. Por në përfundim të festës Jorin e kemi parë paksa të dehur dhe i është vënë Gertit duke e ngacmuar.

Gerti pasi e ka çuar në krevat është kujdesur që ti bëjë një masazh që Jori të vinte në vete, por duke i bërë masazhin ai i ka zbërthyer dhe reçipetat. Jori, vetëm ka qeshur dhe ka lejuar Gertin që të vazhdonte t’i bënte masazh.

Jori, është banorja simpatike dhe shumë funny e cila është bërë pjesë e shtëpisë jo që në fillim të rrugetimit por disa javë më pas. Që me hyrjen e saj në shtëpi, ajo ka bërë për vete shumë banorë me natyrën e çiltër që ka. Jorin e kemi parë fillimisht shumë të afruar me Luizin, më pas me Gertin dhe Lorencin. A do lind diçka mes çiftit sepse ditët e fundit kemi vënë re një kujdes të vecantë të Gertit për bukuroshen. Mbetet për t’u parë!

Javën tjetër rikthehet pranvera, rriten temperaturat…

Javën tjetër do të kemi mundësinë të heqim xhupat dhe të shijojmë motin me temperatura të ngrohta. Sinoptikania Lajda Porja shprehet se fundjava do ketë relativisht temperaturat e ulëta deri në 15 – 16 gradë, por nga java tjetër do fillojnë të rriten duke arritur deri në 20 – 21 gradë.

“Ka patur përmirësim të motit, megjithatë ende dalim me xhupa, mëngjeset janë ende tipike të dimrit. Minimalet janë 2-3 gradë në zonat malore dhe maksimalet parashikohet që këtë fundjavë të ngjiten në 15 apo 16 gradë. Ditët e pranverës do të jenë kryesisht nga java tjetër, pra që nga mesi i javës tjetër presim temperatura 20 apo 21 gradë që duhet të jenë në fakt dhe moti do jetë i kthjellët dhe presim që javës tjetër të kemi ditë të njëpasnjëshme me diell.

Parashikohet që fundjava të jetë me diell, vranësira të shpeshta, ku nuk do të mungojnë reshjet e pakta të izoluara kryesisht në zonat malore. Megjithatë në zonat malore do jenë në sasi të pakta, temperaturat vijojnë të mbeten relativisht të ulëta dhe gjatë kësaj fundjave. Pas fundjavës më në fund do të kemi rikthimin e pranverës”, është shprehur Porja.

Pogradec/ Plas sherri në lokal, 28 vjeçari përleshet me 43-vjeçarin….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 43-vjeçar, në një lokal, në lagjen nr. 5, Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Futi pesticide kontrabandë nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari nga Korça…

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. F., 53 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjet një sasi me lëndë pesticide e dyshuar e kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët e strukturave hetimore të DVP Korçë, të cilët arrestuan në flagrancë 53-vjeçarin.

Ishte shpallur në kërkim për trafik kanabisi/ Arrestohet 38-vjeçari (Emri)

Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Pogradecit. Bëhet fjalë për shtetasin Klevis Melani, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilit më herët gjykata e Pogradecit i kishte caktuar masën e sigurisë Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas më herët kishte tentuar që të trafikonte lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i Policisë: 

Korçë/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hudënishti”. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin në kërkim Klevis Melani, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Hudënishti”, të zhvilluar më datë 13.09.2021, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, tentoi të trafikonte lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip për Efin dhe Luizin

Mëngjesin e sotëm ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, i cili është lexuar menjëherë nga banorët. Në zarf thuhet se Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes kanë ftuar banorët për të thyer rregullat e Vëllait të Madh si dhe kanë bërë presion psikologjik. Për këtë arsye, Vëllai i Madh fton dy banorët që nëse nuk munden që të respektojnë njëri-tjetrin dhe të luajnë në mënyrë dinjitoze, të largohem menjëherë nga shtëpia, përpara se të përjashtohen herë tjetër pa paralajmërim.

“Big Brother ka vënë re se në më shumë se një rast, Luizi dhe Efi provokojnë banorët duke i sfiduar banorët me thyerjen e rregullave, siç janë ftesat për të shkuar në tualet. Ky format televiziv funksionon sipas sjelljeve natyrale dhe reale të banorëve dhe jo provokimeve të sforcuara për të sfiduar njëri-tjetrin duke kaluar në presion psikologjik, i cili në kushte izolimi sa vjen dhe shtohet.

Kjo lojë është konceptuar dhe funfksionon vetëm mbi bazën e respektit reciprok dhe aftësisë për të luajtur në mënyrë dinjitoze. Nëse nuk arrini ta bëni këtë Big Brother ju fton të largoheni nga kjo shtëpi menjëherë përpara se të përjashtoheni herë tjetër pa paralajmërim. Suksese”, thuhet në zarfin e zi.

U shua në moshën 77 vjeçare/ Sot mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i regjisorit Kristaq Mitro, të premten mbahen homazhet

Trupi i regjisorit të njohur Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Austri, do të niset për në Shqipëri. Ditën e nesërme në orën 12:00-14:00 do të mbahen homazhet në nder të tij tek Akademia e Arteve. Kristaq Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, i cili ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar. Shumë filma të njohur të kinematografisë shqiptare mbajnë emrin e tij si regjisor.

Disa nga filmat e zhvilluar nën regjisurën e tij janë: “Një djalë edhe një vajzë” (1990); “Telefoni i një mëngjesi” (1987); “Duaje emrin tënd” (1984); “Apasionata” (1983); “Njeriu i mirë” (1982); “Në prag të lirisë” (1981); “Liri a vdekje” (1979); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Dimri i fundit” (1976); “Tokë e përgjakur” (1976); “Kur zbardhi një ditë” (1971) – ndihmës regjisor.

filmi “Një vajzë dhe një djalë”, ishte realizimi i projektit të fundit të Kristaq Mitros. Në një intervistë të dhënë tre vite më parë, Mitro u shpreh se po mendonte të rikthehej, madje kishte përzgjedhur kastin dhe vendet e xhirimit.

Big Brother vendosi këngën e Butrintit/ Kiara bën kërkesën e papritur: “Hiqeni….

Mbrëmë Vëllai i Madh ka organizuar një Pyjama Party për vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të veshura të gjitha njësoj, vajzat kanë shkuar në ambientin e krijuar vetëm për to, ku nuk ka munguar pija dhe muzika. Gjatë kësaj nate, Kiara Tito ka habitur me kërkesën e saj. Teksa në sfond ishte një këngë e ish-partnerit të saj, Butrint Imeri, e disa nga vajzat po e këndonin e kërcenin, ajo ka kërkuar që ta heqin.

“Ndërroje, ndërroje, është e vjetër”, dëgjohet Kiara të thotë, ku më pas shton që të vendosin një këngë tjetër.
Kujtojmë se kur u eliminua nga “Big Brother VIP2”, Kiara dha një intervistë për “Fan Club” dhe u pyet në lidhje me Butrintin.

Moderatorja vendosi që të mos fliste fare për të, duke qenë se tashmë ajo është një lidhje e vjetër dhe e harruar. Nga ana tjetër, me rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Kiara ka pasur një sjellje paksa ndryshe nga hera e parë. Gjatë një bisede me Efi Dhedhes, ajo tha se do jetë më e tërhequr me banorët dhe se do të qëndronte më pranë partnerit të saj, Luiz Ejlli.

Lene nam 2 Korçarët/ Morën me qira ‘Audi Q8’ në Kosovë e shitën në Tiranë…

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se shitën një makinë “Audi Q8” të marrë me qera në Kosovë. Në pranga kanë rënë K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë. Ndërsa u shpallën në kërkim edhe F. B. dhe J. C si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme.

Kanë qenë, dy personat K.H dhe P.T ata të cilët kanë marrë me qera makinën luksoze në Kosovë dhe më pas e kanë sjellë në Tiranë ku ia kanë shitur J.C. Ky i fundit e çoi makinën në një servis në Vaqarr ku iu hoq pajisja e GPS për të shmangur gjetjen e saj. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

Ndërkohë policia vijon punën për zbulimin e shkeljeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona të arrestuar.

Këmbimi valutor 7 Prill 2023 …

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Monedha evropiane euro do të blihet me 112.5 lekë dhe do të shitet me 113.0 leke.Franga zvicerane do të blihet me 113.3 lekë dhe do të shitet me 114.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 127.8 lekë dhe do të shitet me 129 lekë.