Një grua bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit dhe përfundon rëndë në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti” ne Fier .Dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Greqi- Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Agrinio, Greqi. Një 14vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Sipas mediave greke , 14-vjeçari mori biçikletën dhe takoi kushërirën e tij për të bërë së bashku xhiron e pasdites. Terreni ishte tatëpjetë dhe i ashpër, duke bërë që Gabrieli të rrëzohej nga biçikleta dhe të godiste kokën në një gur. Përplasja ishte fatale për të miturin që ndërroi jetë.
Kushëriri i tij i tronditur ka nisur të bërtasë dhe të thërrasë për ndihmë ndërsa 14-vjeçari mbetur i plagosur rëndë. Ai ka lajmëruar policinë dhe njëkohësisht dhe ambulancën, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Pikëllues është fakti se ai shte fëmija i vetëm i familjes.
Arben Dervishi në një bisedë per actv te Michiganit me Avokatin ESMERALD XHAFA ka rikujtuar edhe nje here plagën e Shqiperise emigracionin…Ai thote: “Eh Sa te pavendodur qe jemi, sa problem e kemi…Erdhi nje moment qe i kemi rregulluar te gjitha punërat ne Amerike, kemi rregulluar dhe femijet dhe themi te kthehemi ne shqiperi….Mirepo nje dite jemi me mendimin qe do kthehemi ne Shqiperi, te nesërmen ngrihemi nga gjumi dhe themi jo jo do rimë në Amerike dhe keshtu po vuajme do rimë …do kthehemi ….
Po mire ne qe nuk ikim dot ne Shqiperi por puna eshte qe edhe shume Shqiptare po vijnë në Amerikë dhe ketu nuk po e gjejmë kush eshte shkaku pse ikim …pse largohemi pse duam te vijme këtej ..jemi berë nje lemsh. Ja lemë vetem zotit si do perfundojë…thotë ai.
Në të gjithë eksperiencën e Big Brother Dea dhe Luizi nuk kanë pasur aspak marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.Ata gjatë gjithë kohës kanë pasur përplasje të forta deri në ofendime në disa raste tensioni. Por mesa duket gjërat janë sheshuar tani që edhe finalja është kaq afër. Kanë qënë ulur në kuzhinë dhe kanë biseduar në lidhje me finalen.
Luizi i ka premtuar që nëse ata të dy janë 2 të fundit dhe nëse Luizi fiton, ai do ti ngrejë dorën lart Deas si një fituese gjithashtu edhe ajo i ka premtuar të njëjtën gjë.
Zhaklin Lekatari është një personazh i cili me komentet dhe opinionet e saj për banorët e Big Brother Vip ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet. Ditën e sotme, regjisori Eduart Grishaj, ka publikuar një foto nga përkatitjet për spektaklin e rradhës. Në foton e postuar nga Eduarti në “InstaStory”, shihen Sara Hoxha, Arbana, Eduarti, Arbër Hajdari dhe Zhaklina, mirëpo kjo e fundit nuk rezulton te personat që regjisori ka bërë “tag”.
“Black team”, shkruan Eduarti krah fotos ku të gjithë janë veshur me të zeza, gjithashtu edhe Zhaku, por që emri i saj nuk figuron në asnjë cep të fotos.
Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës, mometi kur Arbana Osmani “shpërthen” në britma ndaj Zhaklinës bëri xhiron e rrjetit. “Zhaklina çfare ke sonte, kush të ka yshur. Një sekond qetësohu!”- ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situate.
Më 6 maj është finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 2”, por Luizi i tha Dea Mishelit se do të rrinte edhe 6 muaj nëse do të shtyhej “Big Brother VIP”. Sipas tij, loja është shumë e bukur dhe i pëlqen kur shikon kështu situatash.
“Sa lojë e bukur është. Edhe 6 muaj do kisha qëndruar po ta shtynin, kaq e dua këtë lojë. Unë mbaroj kur hapi kështu situatash, vdes, janë shumë të bukura. Njeh anë të njerëzve që ndoshta nuk i ke njohur, sheh momente ku preken, ku dinë, ku nuk dinë”, u shpreh Luizi.
Modelja kroate, Ivana Knoll, e cila u bë e famshme në Kupën e Botës në Katar për veshjet provokuese në mbështetje të kombëtares së vendit të saj, po përfiton nga ajo çfarë ndodhi në Katar. Ajo vazhdon të fitojë ndjekës në rrjetet e saj sociale, ku aktualisht grumbullon më shumë se 3.4 milionë ndjekës. Postimi i saj më i fundit i ka marrë frymën ndjekësve të saj.
Bëhet fjalë për një postim që përmban katër foto me një kostum banje rozë me zinxhir në pjesën e dekoltesë, të cilin për shkak të përmasave të mëdha të gjoksit nuk e mbyll dot.
Trupi i saj me format provokuese janë objekt i dëshirës së shumë ndjekësve të Knoll. Në postimin në fjalë, Ivana ka arritur më shumë se 250 mijë “pëlqime”. Kroatja e njohur është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan foto dhe poza të panumërta, të cilat gjithmonë komentohen shumë nga ndjekësit, duke i lënë ata pa fjalë me çdo postim.
Ivana është pjesë e futbollit europian, duke qenë në Paris për të parë PSG-në e Mbapesë e Mesit dhe ka shkuar edhe në Londër për të qenë në një ndeshje të Arsenalit, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta, jo të gjitha pozitive.
Robert Aliaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku komentoi rrugëtimin e djalit të tij, Kristit, në “Big Brother VIP. Roberti deklaroi se Kristin e sheh si finalisti ne katërt, edhe pse sipas tij ai tashmë duhet ta kishte fituar më parë këtë status. Ai shtoi se nuk bazohet në komentet e njerëzve në rrjetet sociale, pasi sipas tij ata nuk votojnë, duke i cilësuar si “pabuksa”.
“Kristi duhet tak ishte fituar tashmë finalen, ai e meriton. Me çfarë shoh edhe komentet. Nuk besoj se votat i japin ata njerëzit që komentojnë në rrjetet sociale, ata janë pabuksa.”- tha Robert Aliaj.
Për Qetsor Ferunajn këngëtarja Niat Latifi është fituese, pasi sipas tij ai dhe Kristi nuk mund të fitojnë përballë Nitës, e cila mbështetet nga Shqiptarët e Kosovës. Prime i fundit në Big Brother ka qenë i mbushur me emocione dhe tematika, nga dalja e Jorit e deri te shpallja e Dea Mishel fisnliste të tretë të këtij edicioni. Gjithashtu në minutat e fundit moderatorja Arbana Osmani hapi televotimin për finalistin e fundit mes Qetsorit, Nitës dhe Kristit, ku fituesi mes tyre mbetet për tu zbuluar mbrëmjen e së shtunës.
Nisur nga ky televotim Qetsori i tha Nitës që nuk mendon të jetë ai fituesi, pasi fitorja ka shkuar disa herë në Vlorë, ndaj ai dëshiron që këtë herë fitorja të shkojë në Kumanovë.
Duke shprehur sigurinë që nuk do mund ta fitojë dot sërish, ai tha se ka dëshirë që ta fitojë dikush që ai do, e në këtë rast Nita. Qetsori tha se do i drejtohet të gjithë mbështetësve të tij për t’i dhënë votën asaj, që të dalë finaliste. Ai i kërkoi asaj që deri në prime, ata të rrinë bashkë e mos të krijojnë asnjë lloj debati me pjesën tjetër të banorëve, kështu ata do të dilnin ‘bllof’.
Kujtojmë se Qetsori edhe më parë i ka thënë Nitës që mund të shpallet finaliste pasi ajo tregoi linjën jetës dhe foli për babain e saj, i cili kishte lënë familjen në një vend të largët duke luftuar për Kosovën. Qetsori tha se publiku do e votonte nga kjo por Nitës nuk i pëlqeu arsyeja që i dha Qetsori…
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 5 leje drejtimi.
✅Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
✅39 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
✅423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.
✅Janë ndëshkuar 100 drejtues mjetesh për parkime të gabura.
✅Janë ndëshkuar 405 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Sektori i Policisë Rrugore ka marrë masa edhe për mbarëvajtjen e edicionit të 12-të, të Konkursit Kombëtar Edukativ “Të sigurt mbi dy rrota”, të zhvilluar nga Auto Club Albania me pjesëmarrjen e dhjetra fëmijëve të moshës 10-12 vjeç, të cilët lëviznin me biçikleta. Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Fituesi i “Big Brother Albania 5”, Arbër Zeka, iu përgjigj deklaratave të Luiz Ejllit për të. Gjatë prime-it të së martës, Luizi përmendi “Big Brother 5” teksa fliste për raportin e tij me Efin.“Në ‘Big Brother 5’ ka qenë një banor, Liami. [Më pas] ka një hyrë një banor, Arbër Zeka, nga Kosova. Liami e ka pasur të gjithë shtëpinë nën kontroll, të gjithë e donin, të gjithë e shihnin si fitues të padiskutueshëm. Na erdhi Arbëri, u fut nën sqetullat e Liamit, bënte gjithçka që i thoshte Liami.
[Liami] e mësoi të luante, e mësoi të hante, e mësoi të vishej, e mësoi të sillej, e mësoi t’i bënte të gjitha dhe doli në finale. Arbër Zeka dhe Liami, kokë më kokë. Fitoi Arbëri dhe Liami tha: ‘Erdhi puna të mundë nxënësi mësuesin’. Por kjo gjë nuk do të ndodhë te ky ‘Big Brother’.”
Arbëri u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother 5” dy javë pas nisjes së programit. Në postimin e parë, Arbër Zeka tha:
Faleminderit, kampion”. Më tej (ndoshta kur kuptoi se Luizi nuk po e lavdëronte) u shpreh:
“Luiz, dy këshilla: E para, nëse nxënësi nuk del më i mirë së mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: ‘Big Brother’ më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë.”
Në një postim të tretë, Arbëri shtoi: “Kujdes nga nxënësja! [referuar Efit]. Se kur s’e pret, kërcet.”
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec .Mjetet tip ‘Golf 7’ dhe ‘Mercedes Benz’ janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa të lënduar.
Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i gjatë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Aksident i frikshëm në aksin Korçë – Pogradec/ Golfi përplaset kokë më kokë me Benzin… pic.twitter.com/2qj4fpSnLj
Produksioni i Big Brother ka vendosur që të shesë biletat për finalen e madhe me shifra marramendëse që fillojnë nga 500 euro. Nga finalja e show- të na ndajnë më pak se 10 ditë dhe të gjithë janë kuriozë për të mësuar finalistin që do të zgjidhet fitues i edicionit të dytë. Finalja e madhe e spektaklit, e cila do të mbahet më 6 maj në Tiranë ka mundësuar për fansat e flaktë biletat për ta parë live mbrëmjen e fundit të këtij edicioni.
Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro. Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.
Çmimet e biletave do të variojnë nga 500 euro deri në 1000 euro. Sipas organizatorëve të programit, për arsye sigurie dhe për shkak të kërkesës së lartë, kanë njoftuar se biletat janë të limituara.
Qeveria i ka dhënë 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore falas në qytetin e Korçës kompanisë “Investment and Development Albania”, e cila do të ndërtojë aty një resort turistik. Kjo kompani zotërohet nga biznesmenët Agim Zeqo, Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi. Agim Zeqo është aksioneri i maxhorancës me 40 % të aksioneve, ndërsa dy ortakët e tjera kanë respektivisht nga 30 % të aksioneve.
Në vendimin e miratuar nga KIS thuhet se kompania “Investment and Development Albania” do të investojë mbi 18 milionë euro për ndërtimin e një strukture turistike elitare të quajtur “Green House Korça Resort”. Ky projekt përmban një hotel me 5 yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj si dhe parashikon të punësojë 94 vetë në këtë resort. Sipas projektit, hoteli që do të ndërtohet do të menaxhohet nga brandi i njohur ndërkombëtar i hoteleve “Acor”.
Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 vjeçare.
Projekti i investimit strategjik do të zhvillohet në Zonën Kadastrale 8561, nga ku sipërfaqja prej 10 mijë m², me numër pasurie 1/911, është pronë shtet, lloji i pasurisë “truall”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë. Pasuria ka kaluar nën administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me VKM më datën 19 maj të vitit 2021.
Qeveria është angazhuar që përveç tokës, të asistojë kompaninë edhe në kryerjen e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike. Po kështu, investimi përfiton asistencë nga shteti në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit. Ndërkohë që paralalelisht atij i mundësohet lidhja me rrjetin elektrik, atë të ujësjellësit si dhe kanalizimet e ujërave të ndotura.
Në vendimin e KIS thuhet se në rast se përgjatë zhvillimit dhe zbatimit të projektit strategjik “Green House Korça Resort” konstatohen të dhëna të pavërteta, të rreme apo ndryshime të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për miratimin e statusit strategjik të këtij projekti me procedurën e asistuar, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtë të revokojë vendimin për dhënien e statusit strategjik.
Përgjithësisht investimet strategjike të miratuara deri më tani kanë synuar kryesisht zonën e bregdetit. Ky është investimi i parë strategjik, që miratohet për qytetin e Korçës.
Një 54-vjeçar nga fshati Podgorie, Korçë, ka goditur me sende të forta një 37-vjeçar, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim të akuzuarin e kësaj ngjarje dhe po heton shkaqet…
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. R., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në kokë një 37-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.”