Sonila Meço: “Mos numëroni karriget në stadium, numëroni njerëzit që kanë ikur nga ky vend…

Sonila Meço është revoltuar pas debatit në rrjetet sociale, për shkak të braktisjes së Sali Berishës në hapjen e fushatës zgjedhore. “Të harxhosh kohë dhe doza energjie duke numëruar njerëzit në ulëset e një stadiumi ku simbolikisht nis fushata për qytetet e dërrmuara nga 8 vjet qeverisje moniste nuk shpie kund mirë

As për atë që e bën me zell këtë ushtrim, as për atë, që numërohet si stok inventari. Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin një nga një, emër për emër ata që ikën, u sikterisën dhe ende çapiten për t’ikur nga ky vend. Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin kullat e ndërtimet e betonit nga 2015-a e këndej, që po bëjnë azmatikë fëmijët e veten tuaj.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin qindarkë për qindarkë taksat e shqiptarëve shkuar dëm inceneratorësh jo ekzistentë, abuzimesh publikuar nga KLSH, koncesionesh e PPP-sh pa asnjë vlerë të shtuar në ekonomi, korrupsioni e ryshfeti.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin investitorët vendas e të huaj seriozë, që ikën a u syrgjynosën me një urdhër verbal në shkelje të çdo konvente, ligji e kontratash. Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin e telendiseshin patronazhistë e aktiv1stë, që përgjojnë lirinë tonë me uri hienash.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin parqet e lulishtet në qytete, pemët, koshat e plehrave, makinat e aksidentet në rrugë.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin viktimat e pafajshme të sulmeve mafioze, të vrarët mes qyteteve, fëmijët e mbetur jetimë, punëtorët e vrarë në vendin e punës prej kushteve mizerabël. Çdo përpjekje për ‘të ndezur’ tek numrat e ulëseve plot a bosh në një stadium ku nis simbolikisht fushata zgjedhore e opozitës në një vend monist, të kapur fyti e këmbësh nga një pushtet i korruptuar e ngjyer krimi të organizuar, pa shoqëri civile, pa sindikata, me media si zyra shtypi propagande dhe të braktisur intelektualësh e mendimtarësh…

Pra çdo përpjekje për të ndërtuar tek këta numra ‘alibinë’ a ‘shansin’ e humbjes së sigurt të opozitës është një dështim i plotë për të ofruar alternativën ndaj së keqes ulëritëse e të parelativizueshme mbirë egër në jetën që ju jepet veç një herë. Dhe dëshmon edhe përtacinë për t’i shkuar shqiptarit në derë e mos e numëruar e trajtuar si dele”, shkruan ajo.

Ronaldo dhe Georgina në krizë, shkaku është i pabesueshëm

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez raportohet se po kalojnë një periudhë të vështirë në çift. Sipas asaj që lexojmë në sajte të ndryshme spanjolle, futbollisti duket se është ngopur me sjelljen e partneres së tij.Kësisoji, lidhja mes tyre do të hynte në krizë. Duket se ish-shitësja e “Gucci”, tashmë një modele dhe influencuese e njohur në të gjithë botën, muajt e fundit është bërë më egoiste dhe më krenare se kurrë.

Tashmë po shfaqet më shumë e interesuar të kujdeset për veten sesa për sulmuesin apo fëmijët e tyre, siç ka bërë gjithmonë në të kaluarën. Për ta mërzitur CR7, pastaj ka shërbyer edhe mënyra se si Rodriguez i trajton miqtë e saj dhe mungesa e autenticitetit që do të shfaqej në “Soy Georgina”, seriali dokumentar i disponueshëm në Netflix, që tregon jetën private dhe profesionale të 29-vjeçares spanjolle, por me origjinë argjentinase.

Episodet e fundit të “Soy Georgina”, dokumentari numër 2, kanë tërhequr disa kritika. Shumë njerëz kanë akuzuar Georgina Rodriguez se i ka fluturuar mendja për shkak të famës dhe popullaritetit.

Në një skenë shohim të dashurën e Cristiano Ronaldos që fton një mikeshën e saj të mos ia prekë me duar blerjen e fundit të shtrenjtë, një çantë “Hermes”, për të mos e prishur. Një gjest që nuk do t’i kishte pëlqyer lojtarit, i cili është i lodhur nga disa qëndrime të partneres.

“E gjitha kjo krenari e Georgina ka shkaktuar një krizë të madhe në marrëdhënien me Ronaldon. Duket se futbollisti është i zhgënjyer nga ky ndryshim qëndrimi i partneres së tij. Ai beson se Georgina është bërë shumë egoiste që kur është bërë e famshme”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Revolta e aktorit të njohur që iku nga Shqipëria në ’91: Jemi popull brengash, kujtimet nuk më lënë të qetë

Nga Nikolla Llambro, Athinë |Besoj do ketë qenë mesi i shkurtit në fillim të viteve 90-të. Herët në mëngjes prisja autobusin e linjës urban për të shkuar në punë. Një erë e ftohtë dhe e thatë më kishte strukur në një cep duke u dridhur lehtë nga të ftohtit. Era ngrinte vorbulla herë-herë, aty këtu, si “tajfune” të vegjël duke marrë me vete lloj-lloj mbeturinash, ambalazhe të ndryshme, kuti cigaresh, gjethe pemësh të vonuara, copa letrash, gazetash, sende që rrokulliseshin me tinguj e zhurma sipas llojit. Ato herë ndaleshin, herë lëviznin sipas ritmit e qejfit të erës së ftohtë fishkëlluese.

I shikoja me indiferentizëm e bezdi, sepse pluhuri që ngrinte era po më futej në sy. Pa pritur, era ndali diçka aty afër meje. Ndjeva tronditje. Ishte bënjë copë gazetë, e veçantë, e njohur. U afrova para se era ta merrte e ta hidhte tej. Ngriva! Në copë gazetë e baltosur, tërë njolla; gërmat vende-vende nuk shquheshin, e grisur, ku mezi lexohej: “ZËR POP…”

Më poshtë fillimi i një artikulli me disa fjalë shqip gjysma-gjysma, pasi ajo copë gazetë ishte shkelur, bërë pis, vrima-vrima e grisur. U ula dhe e mora. Mornica më përshkuan trupin. Një lëmsh u mblodh brenda meje. Ishte ZËRI I POPULLIT- tim. Zëri i Popullit… I çjerrë, i pa dëgjuar, i uritur, i ngjirur, i braktisur, i vuajtur, i baltosur, i shkelur, i gjakosur…

Desha të bërtas! Një burrë pranë meje më pa me çudi e cinizëm. Lëviza më tej. E futa atë copë gazete në xhepin e brendshëm, thuajse bosh, të portofolit. Tërë ditën në punë isha i mpirë. Punoja pa vetëdije. Një mall më mbyste fytin, një stuhi kujtimesh kalonin para meje.

Pas pune kur shkova në shtëpi nuk i thashë time shoqeje, megjithëse më pyeti nëse isha mirë me shëndet, duke parë hutimin tim.

Pa u vënë re, e vendosa në një kuti bosh nga ato që mbajnë sende floriri diku në dollap. Kutinë e mbanim se qe e bukur, se flori s’pati kurrë. Në fillim, dikur e nxirrja nga kutia fshehur. Veshët më buçisnin nga thirrjet e emocionet. Malli më mbyste… Kaluan vite. Me ndërrimin e shtëpisë, kutia diku humbi. Humbi dhe copa e gazetës që më drithëronte duke më kthyer mbrapa në një oqean kujtimesh e ngjarjesh.

Sot në këtë ngujim ku jam, në këtë “burg” ku na dënuan pa faj, m’u kujtua sërish historia e asaj cope gazete, e gazetës “ZËRI I POPULLIT”, e Popullit tim.

Eeeehhh! Sa ngjarje, sa histori tronditëse, sa ndodhi, sa tragjedi, sa vuajtje e sa pak gëzime, sa pak lumturi, sa dhimbje, sa revoltë mbart klithma e Popullit tim në historinë e vet. Cfarë kujtoj? Kujtoj vitet e fëmijërisë sime kur qaja e s’ngopesha me bukën që na mungonte e kur nëna më pyeste, i thoshja, nuk qaj për bukë, por qaj për ujë. Kujtoj kur zbathur me shokët bridhnim sokeqeve e kopsht më kopsht në Gjirokastër e “vidhnim” fruta? Vitet e Gjimnazit “Asim Zeneli”, ku thurëm ëndrrat e jetës. Vitet plot vrull të Institutit, aksionet e rinisë etj, etj. Punën me Trupën e Teatrit në Gjirokastër, shfaqjet e bukura, filmat që xhiruam në Kinostudio…

Kuptoj pastaj radhët e gjata plot ankth për vajguri, për dy shishe qumësht, zënkat në këto radha? Sharjet e Gjyshes sime që nuk dinte mirë shqip, por kur i prishnin radhën shante shqip: “-Kush prishi rala ime e q..fsha nëna?!” Pastaj erdhi batërdia e eksodit masiv. Hemorragjia e ikjes së madhr drejt të panjohurës.

Të kujtoj natën e 2 Korrikut, kur tërë populli i Tiranës u sul në Ambasada? Populli klithi, shpërtheu… Nuk harroj dot deri sa të jem gjallë ato klithmat e të rinjve e të rejave në Urën e Subashit afër Gjirokastrës që vraponin malit të Shtëpëzit, ose binin në lumin Drino në Dhjetor për të shpëtuar nga breshëritë e automatikëve…

Si mund të harrohen karvanët e gjatë të njerëzve të sfilitur, të uritur, që kalonin ditë e natë drejt kufirit të së pa njohurës, drejt Malit Morganë duke mbetur humnerave pa nam e nishan. Nuk harrohen vaporët e ngarkuar me mijëra njerëz drejt Italisë, diskriminimi, poshtërimi që iu bë popullit të pa faj e të vuajtur.

Si mund të harrohet shkatërrimi i gjithçkaje të ndërtuar me djersë e gjak nga ky popull në emër të teorive kriminale si “Çeku i bardhë”, “Drita jeshile”, “Fillimi nga zero”? Si mund të harrojë e mos bërtasë ky popull nga shkatërrimi i Shëndetësisë, i Arsimit, i Industrisë, i Ushtrisë? Si mund të harrohet shitja e pasurisë kombëtare, prishja e muzeve e traditave, shkatërrimi i çdo gjëje të vyer që ky popull e ndërtoi me mund e sakrifica.

Po a mund të fshihet nga historia, a mund të harrojë ky popull Vitin e mbrapshtë 1997? A mund të harrohet Gërdeci, 21 Janari? Mund të harrohen hajdutët monstruozë e të pa skrupull politikanë? Ka prej tyre që as emrin nuk dinë të shkruajnë mirë, por dinë shumë mirë të vjedhin e të vrasin… A mund të harrojë populli Kuçedrën me katër kokë tashmë të majmur mirë, që e ka vënë nën kthetra dhe e mban të robëruar, të tallur, të shtypur, të sfilitur, të uritur e të varfër?

Po unë? Nuk mund të harroj një ditë prilli në Sarandë.

Katër djem të rinj nga Kukësi punonin në një objekt. Më kërkuan një pikë ujë. U afrova dhe i pyeta. Shikonin me frikë rreth e rrotull. Atëkohë paguheshin 500 lekë (të vjetra) në ditë. Duhet të ushqeheshin vetë, të dërgonin dhe diçka në shtëpi. “Keni ngrënë gjë?”-u thashë. “-Jo!- më thanë – hamë vetëm një herë në ditë!”.

U shokova. Me paret që m’u gjendën shkova bleva ç’munda. U ulën e po hanin të babëzitur. I shikoja dhe mu mblodh një lëmsh në fyt. Kishin moshën e fëmijëve të mi. Pas pak erdhën medemek punë dhënësit. Ishin në moshën e tyre. Ndërhyra. U grindëm. – “Ik më thanë se të bëjmë varrin këtu. Këta tani nuk do punojnë dot”. U tmerrova. Ishin “pronarët” e ardhshëm shqiptarë!

A mund të mos i dëgjoj unë klithmat e gjithë këtyre viteve? Klithmat e Popullit tim?! Jooo kuurrëëë, kuurrëëëë! Unë i ndjej këto klithma, këtë revoltë, këtë akumulim, këtë llavë që po zien… Zien! E mjerë ju o të mjerë!
Në 11 nëntor 1991 kapërceva kufirin. Në anën tjetër kisha fëmijët, kisha familjen.

Matanë kangjellave kishte mbetur Atdheu!

Në autobusin që më çonte drejt Athinës, dielli m’u duk i lëbyrtë, me një shkëlqim të verdhë drithërues. Mbështeta kokën te xhami, gëlltita lotët. Po shkoja drejt humbëtirës, drejt të panjohurës…. M’u desh pak kohë të kuptoja atë që më kishte thënë një kushëri i tim eti avokat, kur erdhi për vizitë në 1985 në Shqipëri. E pyeta si ishte Athina, më tha: – “Një xhungël, po s’pate punë dhe siguracion, je i mbaruar!” Kishte plotësisht të drejtë! Por xhungël është sot kudo, për 90 përqind të popullit shqiptar, i cili i detyruar vazhdon ikën, ikën, ikën…

E si mund të harroj atë “pronarin e shtëpisë” që vinte ditë e natë të na shikonte, sa vetë ishim në shtëpi, si të harroj kur mbeta në sirtar me një kartmonedhë të vetme, vetë i katërt. Si mund të harroj kur punëdhënësi më quante: “Kolo Alvane (bythë shqiptari) dhe unë desh e vrava; Kur tjetri më detyroi të punoja në një vend ku më rrezikohej jeta 95% dhe pa siguracion, e kur kundërshtova më tha: “Hajde, se shqiptar je”.

Si mund të harroj kur duke punuar në rrugë në lagjen Virona, më erdhi në korçar endacak e më tha: “File ligo psomi!”… (o mik pak bukë). E kur i fola shqip, i rrodhën lotët. Lotuam të dy. Kishte tre ditë që flinte strehave, ngrënë e pa ngrënë. I dhashë ç’kisha. E lamë të vinte ditën tjetër. Nuk erdhi! Atë ditë m’u prenë duart! Ç’u bë, vdiq? E zuri policia?

E si harrohet e ashtuquajtura famëkeqja “Fshesa” që i “fshinte” shqiptarët kudo ku i zinte, dëngje-dëngje.

Të rrahur, të poshtëruar, të pangrënë, i çonin në kufi. Si mund të harrohen radhët e gjata në zyrat e lejeve të qëndrimit, mijëra pare të harxhuara për një vizë, ajo fjala “Pisoo, piisoo!”..(mbrapa, mbrapa) e policëve kapadaij e kokoroshë. Si mund të harroj kur asistent-regjisori në një film më quajti “palo alvane” (shqiptar i pistë). Unë grisa rrobat dhe ika nga xhirimi.

Po klithma e atyre nëntëdhjetë e ca vlonjatëve, burra gra e fëmijë që i mbyti Italia me porosi të armikut më të madh të popullit shqiptar në shekuj? E sot populli prapë ikën, ikën, ikën me dhimbje, me një klithmë së brendshmi, me një brengë, me mallin që merr me vete përjetësisht. O zëri i dhimbjes, i vuajtjes, zëri bukurisë shpirtërore, i këngës, zëri i zgjuarsisë, zëri i besës. Zëri i lirisë! Zëri i trimërisë! Ti nuk do shuhesh kurrrëë, kurrrëëë brenda meje, o ZË I POPULLIT tim martir!/ Dita

Mjeku: “Shokun tim e la gruaja për instruktorin e palestrës, 80% e kolegëve të mi janë të divorcuar

Neurokirurgu, Kita Sallabanda ka deklaruar se 80% e mjekeve në Barcelonë, vendi ku dhe ai punon, janë të dovorcuar. Në një prononcim për EuroNews, Sallabanda tha se një nga faktorët kyç të divorceve të larta të mjekëve në botë, është angazhimi i madh i kohës që ata shpenzojnë në punë,. Kjo gjë, sipas Sallabandës bën që familja për një mjek të kalojë në plan të dytë.

Neurokirurgu shqiptar foli dhe për eksperiencën e tij personale dhe tha se ndoshta duke qenë se janë mjekë të dy, martesa u ka zgjatur. Sallabanda zgjodhi të përmendte historinë e një miku, të cilin tha se e la gruaja, pasi u dashurua me trajnerin e fiskulturës.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjeke dhe disa të tjerë me persona jashtë profesionit. Ishte dhe rasti i një kolegut tim të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fiskulturë. Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale. Ka shumë raste, por ne jemi të dy mjekë, ka të bëjë me kohë e gjitha,”- tha ai.

Neurokirurgu, Kita Sallabanda

Kritikoi Zhaklinën dhe Arbrin/Arjan Konomit i ndërpritet kontrata e punës si opinionist

Opinionisti i njohur Arjan Konomi së fundmi ka qenë në vëmendje me kritikat që ka pasur kundrejt opinionistëve të Big Brother VIP. Ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin si opinonistë të diskutimit me nivel të ulët mediokër.

“Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël që imagjo se sa shije të hidhur që të lë”, shprehej ai në rrjetet e tij sociale.

Gjatë fundjavës ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin Top Channel. Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij.

Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020 teksa sot ka marrë rrugë drejt Suedisë.

Burimi: Prive.al

Aksident në Greqi/ Makina del nga rruga, plagoset çifti shqiptar…

Një çift shqiptarësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria. Dyshja kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Selanikut në momentin që makina ku dhëtonte çifti i shqiptarëve është përplasur me trafikndarësen në rrugë.

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani, sipas mediave greke, raportohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë. Maegjithatë, hetimet vijojnë.

Dhunimi i 28-vjeçares nga partneri: “Kam tentuar të hidhem nga kati i 5-të, më ka dhënë kokainë…

Vajza e cila u dhunua për 1 javë nga partneri, Gleard Gusholli ka dhënë dëshminë e saj nga Spitali i Traumës. Vajza e dy emigrantëve nga Tirana, Reisi e lindur në Gjermani, aty ku përfundoi studimet për infermieri, njohu edhe Gleardin. Reis ka folur për ‘News24’ duke treguar se partneri e ka dhunuar me shkelma, grushta dhe këmbë karrigeje. Po ashtu, ajo ka zbuluar se nga dhuna ka tentuar edhe të hidhet nga kati i pestë i pallatit.

“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna. Më kërcënonte me video intime. Më fajësonte se nuk ikte dot në Gjermani. Më jepte drogë, e kam parë duke pirë kokainë, më ka dhënë pesë herë kokainë”, ka thënë e reja.

Avokati mbrojtës i saj Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij. 28-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit. 31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, e cila u rikthye në banesë më 1 Prill. Po ashtu, Policia ka vënë në pranga edhe 4 miqtë e Gushollit të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.

Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. E reja ka treguar se njohja e tyre nisi në Gjermani, aty ku e ndihmoi pasi e gjeti në gjendje jo të mirë në spital. “Ka ardhur ne spital në Gjermani nuk ndihej mirë. Nuk dinte gjermanisht e ndihmova dhe kështu nisi njohja jonë e nuk ndihej”, tha Reisi.

Radhë të gjatë në Kapshticë, emigrantët kthehen në Greqi pas festës së Pashkëve….

Emigrantët të cilët kaluan festën e Pashkës në atdhe kanë nisur këtë të hënë të kthehen në vendin fqinj, aty ku jetojnë dhe punojnë. Fluksi ka qenë i lartë gjatë paradites së sotme, duke i detyruar autoritetet tona kufitare në Kapshticë të shtojnë numrin e sporteleve dhe personelin e shërbimit në dalje nga territori ynë.

Pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj dhe 3 sportele janë hapur në hyrje. Për personat e dyshuar policia greke kryen edhe procedurën e verifikimit të shenjave të gishtave. Mjetet në tokën shqiptare janë të vendosura në 4 korsi në dalje, ndërkohë ëe ka fluks mjetesh edhe në tokën neutrale.

Zbulohet pas 111 vitesh sekreti i hidhur me të mbyturit e Titanikut….

Titaniku u mbyt më 15 prill 1912, rreth 740 kilometra nga vendi më i afërt, dhe anija e parë për ndihmë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit u mbyt në det. Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë celsius, ku mbijetesa njerëzore është vetëm 15 minuta. Kujtojmë që midis të shpëtuarve janë dhe 3-vëllezërit Korçarë. Nga fundosja e Titanikut, humbën jetën 517 njerëz, ndërsa shanset më të larta për mbijetesë patën udhëtarët e klasës së parë, pasi u shpëtuan 63 për qind e tyre.

Në Titanik ishin 20 barka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord, por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme. Pavarësisht nga kjo, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse secilën prej tyre kishte ende vende të lira.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë me kufomat?

E vërteta në lidhje me këtë është fshehur dhe ata që ishin në dijeni nuk dëshironin të tregonin. Por, pas kaq shumë vitesh del në shesh e vërteta e hidhur se kapiteni i një prej barkave shpëtuese, Mackay-Bennet, donte të tërhiqte të gjitha trupat nga deti.

Por shpejt e kuptoi se barka e tij ishte shumë e vogël për 334 trupa të gjetur. Atëherë u mor vendimi që ata do të hidhnin kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.

Domethënë, mendimi i ekuipazhit ishte se ata kishin të drejta më të mëdha për një varrim dinjitoz. Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik. E vërteta për atë që ndodhi ishte fshehja e telegrameve sekrete, të cilat më vonë u morën nga historianët nga arkivat e fshehta.

Nata e Kadrit, pse është e veçantë për myslimanët…

Nata e Kadrit konsiderohet nga myslimanët si nata më e shenjtë e Ramazanit.Data e saktë e Natës së Kadrit është e paspecifikuar, por besohet se ndodh në një nga 10 ditët e fundit gjatë këtij muaji të shenjtë. Shumë myslimanë besojnë se është ose nata e ditës së 27-të të Ramazanit, ose një nga netët me numër tek në 10 ditët e fundit.

Meqenëse askush nuk e di saktësisht se cila natë shënon Natën e Kadrit, shumica e myslimanëve respektojnë të gjitha 10 mbrëmjet e fundit të Ramazanit duke bërë lutje shtesë dhe duke lexuar Kur’an, librin e shenjtë të Islamit. Nata përkujton kur Kurani iu zbulua për herë të parë Profetit Muhamed.

Sipas traditës islamike, profeti shkonte për një muaj çdo vit në shpellën e Hira, e cila ndodhej në një mal jashtë qytetit të Mekës.Besohet se Engjëlli Gabriel (Xhebraili) vizitoi profetin në shpellë një natë dhe e frymëzoi atë të recitonte vargjet e para të Kuranit që do t’i zbuloheshin. Çdo vit, kjo natë dëshmon se qindra mijëra myslimanë u drejtuan drejt xhamive për të ndjekur lutjet.

Nga turistë në qytetarë të Shqipërisë/ Vlogerët norvegjezë: “Këtu fitojmë para…

Kanë ardhur nga Norvegjia, këtë herë për të jetuar në Shqipëri. Janë vlogerë mjaft të njohur në vendin e tyre, por duket se famën e vërtetë po e përjetojnë këtu. “Kur erdhëm në fillim ne nuk kishim kaq shumë ndjekës në rrjetet sociale. Kemi vetëm 2 javë në Shqipëri dhe jemi rritur më shumë se 10 mijë ndjekës. Videot tona kanë më shumë se 2 milionë shikues në vetëm dy javë që jemi këtu”, thonë John Hope dhe Haakon Barker, videokrijues.

Për ta kjo është hera e dytë që vizitojnë Shqipërinë. Klima dhe çmimet e lira kanë qenë disa avantazhe që i sollën norvegjezët në Shqipëri. “Ne jemi rritur në Norvegji dhe jemi mërzitur paksa me klimën atje. Këtu është më ngrohtë, mund të marrim disa rreze dielli më shumë”, shprehen ata.

Planet e tyre, janë afatgjata. Ata duan që punën e tyre ta fokusojnë në Shqipëri, në atë që ofron ky vend parë nga perspektiva e një të huaji. “Do të fokusohemi tek filmimet tona për të ditur se çfarë të ofrojmë, të krijojmë një kontakt për Shqipërinë”, thonë vlogerët norvegjezë.

“Nuk e ke më shkëlqimin që ke pasur”/ Debat dhe ofendime mes gazetarit dhe Beniadës….

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Ronaldos dhe Beniadës në rubrikën “Në Trotuar” në E diell. Përplasja nisi pas një komenti që Ronaldo i ka thënë Jorit në shtëpinë e Big Brother duke përmenduar Beniadën. “Ti rri kot dhe nuk e di se si shoqa jote Beniada ka shkuar në finale”, ka qenë ky koment i gazetarit që ka zemëruar Beniadën. Në debat nuk kanë munguar ofendimet ku Beniada e ka qaujtur “llafazan” Ronaldon, ndërsa ky i fundit e ka thumbuar duke thënë “unë të paktën di të flas, t’i mëso të flasësh”.

Ronaldo: Siç ke rëndë ti zemra.  
Beniada: Ku kam rënë unë?   
Ronaldo: “Nuk e ke më shkëlqimin që ke pasur. Tani zemra ime bëjë ndonjë gjë tjetër.   
Beniada: Unë shkëlqej gjithmonë. Ti ke inat, plas nga inati që s’ke arritur asgjë aty brenda, dole një herë, dole dy. E ja ku erdhe…populli reflekton si dole një herë si dole dy. Dhe të marrsha të ligat.

Ronaldo: Shyqyr që të paska zgjuar komenti im, se ishe në gjumë. Unë ndoshta s’kam arritur në finalen e Big Brother, e ndoshta s’kam shkëlqyer sa ti, por unë të paktën do kem një karrier televizive jashtë dhe të paktën nuk u zë vendin të tjerëve. Unë di të flas mirë në gjuhën televizive, ti mëso një herë të flasësh

Beniada: E pamë sa bukur flisje dhe shaje, sa bukur i ul njerëzit për të ngritur veten tënde.

Ronaldo: Tregohu zemërmirë dhe lërja vendin ca njerëzve që dinë të flasin dhe dinë të komunikojnë.

Beniada: Ti ik lëpihiu Luizit, futu prap brenda lëpiu Luizit dhe kështu shon në finale. Fol se je shumë i shkathët. Llafazan.

Video:

Pranvera do të vonojë, ja çfarë ndodh me motin 5 ditët e ardhshme…

Edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e Hënë e deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Duke filluar nga dita e Premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.