Pas debateve të vazhdueshme ,Efi puth Luizin(Video)

Pas leximit të zarfit banorët veshën bluzat e bardha dhe të gjithë dolën në oborrr për të luajtur lojën “Mos u nxeh”. Loja u shoqërua me momente shumë argëtuese e të qeshura pafund. Kristi ishte i pari që gaboi dhe piu kosin nga Pascual. Ai më pas bëri 10 pompa, pjesë e dënimit të lojës. Pas tij, edhe Deamishel kreu dënimin e saj duke u futur në pishinë me komerdare si dhe bëri disa pompa në oborr.

Luizi kishte si dënim të bënte xhiro me biçikletë rreth pishinës. Ai madje mori dhe Nitën dhe e hipi atë mbi biçikletë dhe të dy u rrotulluan rreth e qark pishinës. Jori nga ana tjetër, u rikthye ne Start në pikën fillestare, për t’iu rikthyer edhe njëherë lojës.

Nga ana tjetër, Qetsori dhe Luizi u hodhën në pishinë me komerdare. Ndërsa Efi u “ndëshkua” duke i dhënë një puthje në faqe Luizit.

Merr flakë në ecje makina në Pogradec-Qafë Thanë….shpëton mrekullisht shoferi…

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Memelisht ku mjeti automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje është përfshirë nga flakët. Mesohet se ky shtetas në automjet ndodhej së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre, ndërkohë fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar.

Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Njoftimi i Policisë:      
Pogradec/Informacion paraprak       
Më datë 24.04.2023, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Aksi rrugor Pogradec-Qafë Thanë
Aksi rrugor Pogradec-Qafë Thanë

Efin se llogaris”/ Luizi tregon dy banorët që i ka “frikë” për finalen e BBVIP….

Në një bisedë mes Deas, Luizit dhe Kristit, ky i fundit pyeti Luizin se përse ai nuk zgjedh të debatojë apo diskutojë me Efin. Luizi tha se nuk e llogarit Efin, por vetëm ata të dy. Por sipas Kristit, ai nuk debaton apo diskuton me të, pasi e di se nëse e faktorizon do ta fuqizonte akoma më shumë.

Kujtojmë që ditën e shtunë gjatë emisioni zgjodhi një formë ndryshe për t’i bërë Kiarës propozimin për martesë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Prej disa ditësh, ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë.

Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë. Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por, Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por, sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë. Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua të ta fus një shpullë”.

Fitoreee/ Skënderbeu mposht 3-1 Partizanin në finalen e 4-të(Video)

Vajzat korçare arritën që të ishin dominuese në parket, për të triumfuar me sete 3-1. Një sukses i arritur pas shumë impenjimi në fushën e lojës, por që në fund ia vlejti për vajzat e Skënderbeut duke barazuar serinë e finaleve ne 2-2. Pak ditë më parë, Skënderbeu arriti që të fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë, ku sërish kishte përballë Partizanin.

Gjithçka për kampionen e këtij sezoni do vendoset të premte në 18:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet

Çmenduri në Greqi/ 41-vjeçari tenton të hedhë në greminë makinën me ish-gruan dhe fëmijën 2 vjeç brenda…

Një 41-vjeçar është arrestuar paraditen e së hënës nga policia greke, pasi ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij dhe fëmijën e tyre.Sipas mediave greke, burri ka marrë peng në makinë ish-gruan e tij dhe fëmijën e tyre dy vjeç. Pasi gruaja ka njoftuar policinë, ai ka tentuar që ta hedhë makinën në një greminë, bashke me ta brenda.

Por për fat të mirë, për inertësi makina ka ndaluar.

Pushtoi rrjetin duke kërcyer e qeshur para varrit/ Reagon Megi Pojani :” Është mardhënia ime me të!

Një video skandaloze e Megi Pojanit teksa tallet me stërgjyshen e saj të vdekur në varreza po bën xhiron e rrjetit, ku kjo e fundit ndodhej tek varri i stërgjyshes së bashku me të motrën dhe shihej teksa bënte lëvizje provokuese teksa po i pastronte vendin. Pas lajmeve të shumta në rrjet lidhur me këtë veprim, Megi Pojani ka reaguar ku përmes një postimi në ‘Instagram’ shkruan se ‘është mënyra e saj sesi komunikon me stërgjyshen e saj’, dhe se ‘i kërkon ndjesë përulësisht kujtdo që me të drejtë mund të jetë fyer nga veprimi i saj i pamatur’.

Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite.
Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort. Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja.

Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona. Kjo eshte shume intime.

I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale shkruan Megi.

Çmenduria e prezantueses së Top Channel, qesh dhe tallet në varreza me stërgjyshen e saj…

Vajzat “vip” të Tiranës, përveç operacioneve në trup, duket se kanë nevojë për operacione edhe në kokë. Kjo, pasi po kërkojnë me çdo lloj forme bujën dhe vëmendjen nga njerëzit. Së fundmi, Megi Pojani me dy motrat e saj (të njohura po ashtu në rrjete sociale ku ekspozojnë hiret e tyre), kanë tejkaluar çdo imagjinatë, duke bërë një video në varreza…

Nuk merret vesh mirë se çfarë janë duke bërë, por shihet qartë se si tallen, në vendin e fundit ku mund t’i shkojë njeriut për ta bërë një gjë të tillë. Ato qeshin dhe kërcejnë çuditshëm në varrezat ku siç dëgjohet, prehet stërgjyshja e tyre.

Në një moment, Megi shprehet se gjithsesi nuk ka asgjë të keqe që të tallesh në këtë lloj forme pasi stërmbesa e saj është shumë e famshme në Instagram. “Ka lindur më 1900 , po ku e di ajo ça është Instagrami. Stërmbesa e saj it’s f*cking famous”- thotë në një moment Megi Pojani.

https://twitter.com/korcablog1/status/1650512223033348102?s=46

E rëndë në Pogradec/ Vëllai dhunon vëllain….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij,

për të cilin u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Basti i fundit/ Policia operacion në Pogradec, procedon 18-vjeçarin, u kap duke…

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një celular, i cili dyshohet se përdorej për vënien e basteve sportive.

-Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. M., 40 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e saj, rezultoi se e ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Gazetarja e njohur në Maliq: “Ishte qytet me 8 fabrika, Rolling Hills ështe ndërtuar që prej 1951…

Jam ne Maliq ku bulevardi eshte me vila…..Ky qytet u ndertua ne 51-shin nga Bashkimi Sovjetik. Nga kenete Maliqi u popullua nga afro 10 mije banorë. Kishte 8 fabrika ,njera prej tyre ishte fabrika e sheqerit thote midis te tjerash gazetarja e njohur Alma Cupi…

Ndersa situaten e sotme e përmbledh me një fjali banorja nga Maliqi: “Njerzit duan të hanë, ketu punë s’ka…per me teper ndiqni videon….

Digjet gjatë natës makina në Korçë, ja dyshimet e para…

Një makinë është djegur në Korçë .Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 5 të qytetit. Siç njofton policia, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike pasi nuk janë konstatuar lëvizje të dyshimta të ndonjë personi pranë mjetit.

Njoftimi i policisë:    
Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Vranësira dhe reshje të pakta shiu/ Çfarë parashikojnë sinoptikanet për sot…

Vranësirat e shpeshta do të përfshijnë të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ku pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin tonë. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por gjithashtu do të ketë dhe intervale me kthjellime, të cilat më të shpeshta parashikohet të jenë në zonat jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

“Irini Qirjako :”Ishin 6 fëmijë, nëna këmbënguli për në Liceun Artistik ,babai ishte skeptik…

Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte e ftuar këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako.
Teksa rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive, këngëtarja e cilësoi fëmijërinë e saj si shumë të bukur, “Kam qenë shumë e qeshur dhe e dashur. Isha lidere që e vogël”.
Irini kujtoi marrëdhënien e ngushtë që ka patur me prindërit e saj, “Kur isha e vogël kisha një lidhje shumë të fortë me babanë tim, e doja dhe më donte shumë”.

Ndërkohë që për nënën tregoi se ishte ajo që këmbënguli dhe e mbështeti kur asaj iu dha e drejta e studimit për në Liceun Artistik në Tiranë.

Këngëtarja tregoi se babai i saj ishte pak skeptik nëse ata do të mundeshin ta mbanin vajzën me studime në Tiranë pasi kishin 6 fëmijë, por mamaja e saj ishte e bindur që ata do t’ia dilnin. Më pas prindërit e këngëtares nuk paguan asgjë për studimet e saj pasi ajo ishte një studente shumë e mirë.
Irini gjatë studimeve edhe pse vetë nuk ishte për kanto, shkonte në çdo seancë pasi kishte shoqen e saj që ishte në atë degë. “

Kam shumë kujtime të bukura në karrierën time”, tha këngëtarja me shumë nostalgji.
Moment shumë i bukur nga i cili Irini u emocionua ishte kur në studio ishte u shfaq një videomesazh nga këngëtarja Silva Gunbardhi, e cila i dedikoi disa fjalë zemre.
Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj dhe mbështetjen e pakursyer që ai i ka dhënë asaj gjatë karrierës, “Ka sakrifikuar shumë”. Ata janë prindër të një vajze, e cila ka kryer studimet për mjekësi dhe jeton në Gjermani.

E pyetur se si do ta cilësonte rrugëtimin e saj në jetë, këngëtarja tha, “Jam e lumtur që jeta ime vajti dhe po shkon këngë”.
Gjithë rrëfimi në studio i Irini Qirjakos u shoqërua me muzikë të mirë dhe nga zëri brilant e i pakrahasueshëm i këngëtares, duke e bërë këtë program edhe më të bukur.

Rikthehen në modë gërshetat/ Ja tendenca e flokëve që do ta shohim kudo në verë(Foto)

Vitet 2000 janë gjithandej rreth nesh dhe këtë e vërtetojnë paraqitjet e fundit të modës. Nga pantallonat e shkurtra dhe çantat baguette dhe deri te modelet e flokëve që të rikthejnë pas në kohë. Nëse dëshironi të përvetësoni një trend më diskret, provoni “gërshetat për bebe”. Kohët e fundit kemi parë shuma vajza të modës që bëjnë gërsheta të vogla në pjesën e përparme të flokëve.

Bëhen shumë lehtë, shpejt – në varësi të gjatësisë së flokëve tuaj – dhe janë perfekte për pamjet tuaja pranverore dhe verore, pasi i japin një notë të lehtë, lozonjare çdo pamjeje. Shikoni më poshtë se sa argëtuese dhe moderne duken gërshetat e bebeve, merrni ide dhe provoni ato!