Skënderbeu i pandalshëm likujdon Tiranën dhe fluturon në finale

Superliga e volejbollit të femrave u rikthye sot me ndeshjet e dyta gjysmëfinale. Në orën 18:00 në sallën “Feti Borova” Tirana dhe Skënderbeu matën forcat për gjysmëfinalen, ku triumfuese dolën vajzat korçare. Në përballjen e parë korçaret triumfuan bindshëm në shtëpi në shifrat 3-0, ndërkohë në duelin e mbrëmjes së sotme, skuadra e Orlando Kojës, ia doli mbanë duke fituar me rezultatin 1-3.

Kështu Partizanin dhe Skënderbeu do të përballen së bashku në finalen e titullit kampion. Kurorën momentalisht e mbajnë vajzat korçare, që do të tentojnë ta mbrojnë edhe këtë sezon.

Tirana vs Skënderbeu 1-3

Ndërrohen rolet e çiftit/ Luizi kërkon të largohet nga Kiara: “Kam nevojë për hapësirën time…

Pak javë më parë, Kiara Tito u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kësaj radhe, moderatorja vendosi që të mbante një qëndrim tjetër me banorët por edhe me partnerin e saj, Luiz Ejlli. Nëse para se të eliminohej nga “Big Brother VIP” i kërkonte ‘hapësirë’ këngëtarit, tani ajo qëndron gjatë gjithë kohës me të.
Por së fundmi duket se Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara.

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.

Qytetari në Korçë: “Babain e kam Socialist dhe nuk na futin në punë, jeton burri me bukë thatë?

Në kohën kur në qytetin e Korçës shpenzohen shuma marramendëse për investime fasadash ,realiteti i një pjese të madhe që jetojnë në këtë qytet është i dhimbshëm . Mijëra familje përballen me papunësinë, ndërsa jetojnë me të ardhurat nga ndihma ekonomike dhe borxhet në dyqane rriten dita-ditës...

Qytetari në Korçë shprehet : Po ha bukë thatë, e kam babain socialist dhe nuk na fusin në punë! Jeton burri me bukë thatë?! Na vjen turp nga familja shprehet ai në videon e publikuar nga Joq Albania.

Gjendja tronditëse e të rinjve, 32% e tyre nuk janë as në punë dhe as në shkollë…

Teksa ekonomia e vendit në këto 30 vite tranzicioni është rritur nga viti në vit, përfitimet nga rritja nuk po reflektohen te kapitali human, sidomos tek të rinjtë. Pas emigracionit të lartë të viteve, zhvillimet e brendshme në sistemin arsimor dhe tregun e punës për të rinjtë tregojnë përkeqësim. Një botim i fundit i INSTAT mbi mirëqenien e adoleshentëve tregoi se për vitin se në vitin 2021 gati 32% e 20-vjeçarëve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.

Gati një e treta e e grupmoshës 20-24 vjeç nuk bën asgjë për formimin profesional, qoftë nga arsimi, qoftë nga tregu i punës.Gjendja e të rinjve sot është pasqyra e se nesërmes së shoqërisë. Synimet për t’u larguar nga vendi po i mbajnë të rinjtë larg shkollës dhe tregut të punës, teksa shifrat tregojnë për një braktisje të lartë të arsimit bazë.

Për të rinjtë, procesi i arsimimit dhe formimit profesional, është parësor dhe i paraprin karrierës së mëvonshme profesionale, prandaj dhe sa më herët në moshë, aq më të zënë janë të rinjtë me procesin e mësimit dhe, si rrjedhim, ka më pak pjesëmarrje në tregun e punës

Anketa e INSTAT tregon se, mosha 15-19 vjeç, në pjesën më të madhe, është ende e angazhuar në arsim dhe janë të paktë të rinjtë që ndjekin shkollën dhe njëkohësisht kryejnë ndonjë punë, si punë verore, në fundjavë, apo pas mësimit.

Mosha 20-24 vjeç, ka një ndarje më të barabartë midis punësimit dhe arsimit, por shqetësues mbetet fakti se një pjesë e madhe të rinjve që nuk janë, as në punë, por as duke ndjekur shkollën apo ndonjë trajnim të cilët përbëjnë 32 për qind të kësaj grup-moshe.

Ky grup është i konsiderueshëm edhe në grup-moshën 25-29 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 30% kësaj grupmoshe nuk është as në punë dhe as në shkollë. Në këtë grup-moshë bie në sy një përqindje më e madhe e femrave në krahasim me meshkujt që as nuk mësojnë as nuk punojnë.

Kërkesa për punë rritet së bashku me shkallën e punësimit dhe pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, dhe të rinjtë shpesh kanë vështirësi për të gjetur punë. Rënia e shkallës së papunësisë fillon që pas moshës 25 vjeç, por edhe për grup-moshën 15-29 vjeç është pothuajse dyfishi i treguesit që i referohet popullsisë në moshë pune.

Nga ana tjetër treguesit e arsimit tregojnë braktisje të lartë të arsimit bazë dhe rikthimit të analfabetizmit në nivele të frikshme. Në vitin shkollor 2021-2022 u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grup-moshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grup-moshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018.

Kjo shifër tregon se 8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë. Aftësimi i fëmijëve është pasqyra e së nesërmes së ekonomisë tonë. Fenomeni i braktisjes së shkollës që u rrit gjatë pandemisë u përforcua edhe më tej gjatë vitit 2021 në vend që të ulej pas kthimit të vendit në normalitet. Anketa më të detajuara që lidhen me emigracionin tregojnë se braktisja e shkollës në arsimin bazë në nivele të larta lidhet me zhvillimet e vrullshme demografike.

Në fshatrat e thella të vendit shkollat mungojnë ose mësimi është i organizuar me klasa kolektive me një rënie drastike të cilësisë. Në vend është kthyer braktisja e shkollës e sidomos nga femrat./Monitor

Përditësoni menjëherë iPhone tuaj”/ Kompania “Apple” thirrje përdoruesve të saj: “Telefoni mund të jetë hakuar

Nëse përdorni një iPhone, ndoshta do të duhet të të instaloni përditësimin më të fundit të softuerit sa më shpejt të jetë e mundur, sepse pajisja juaj mund të hakohet. Apple ka vendosur iOS 16.4.1 në të gjitha aparatet, duke përfshirë iPhone 8 dhe modelet më të reja. Përditësimi rregullon dy dobësi që u shfaqën në softuerin e mëparshëm, iOS 16.4, i cili u lëshua në fund të muajit të kaluar.

Këto ishin gjithashtu të dukshme në versionet më të vjetra të softuerit Mac dhe iPad , kështu që Apple ka lëshuar përditësimet e macOS Ventura 13.3.1 dhe iPadOS 16.4.1. Të dyja të metat e sigurisë mund të kenë lejuar hakerat të depërtojnë në pajisje dhe të kenë akses në të dhënat private.

Ai madje mund t’i lejojë ata të fitojnë kontrollin e pajisjeve të tjera të lidhura me rrjetin, ose internetin, me të cilin ishte lidhur origjinali. Apple tha se është në dijeni se si CVE-2023-28206 dhe CVE-2023-28205 ‘mund të jenë shfrytëzuar në mënyrë aktive’ përpara lëshimit të iOS 16.4.1, macOS Ventura 13.3.1 dhe iPadOS 16.4.1.

Mua të më presësh as gjak nuk më del”/ Kiara në gjendje të keqe psikologjike…

Duket se pas rifutjes me vetëbesim të madh dhe sjellje arrogante Kiara e ka kuptuar që ka gabuar dhe ka ndryshuar qëndrim.Duket se pas rifutjes me vetëbesim të madh dhe sjellje arrogante Kiara e ka kuptuar që ka gabuar dhe ka ndryshuar qëndrim.

Pjesë nga biseda:

Efi: S’ke ftohtë ti?

Kiara: Jo ça ftohti, mua të më presësh as gjak nuk më del

Edhe pse mbështjetjen e Luizit e ka patSr të madhe, Kiara me këto sjellje duket se është vetëm një hap nga largimi.

Kujtojmë që dje Kiara nuk është ndier mirë dhe ka shpërthyer në lot, teksa pa se si e kishin imituar në spektaklin e humorit ‘Portokalli’. Edhe në këtë moment Luizi i ka qëndruar pranë dhe e ka ngushëlluar.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra….

Ditën e sotme janë shënuar disa lëkundje tërmeti në vendin tonë, por pa dëme.Pak pas orës 12:00, lëkundjet e para janë shënuar në Konispol, ku sipas Institutit të Gjeoshkencave, e para ka qenë me magnitudë 2.3 ballë të shkallës rihter, e dyta ka qenë 4.4, ndërsa në orët e paradites është regjistruar edhe një lëkundje 2.4 ballë.

Ndërkohë më pas janë shënuar dy lëkundje në qarkun e Elbasanit, me magnitudë 2.5 dhe sërish 2.4.

Plagosje me thikë në Korçë, arrestohet 19-vjeçari…

Një sherr mes dy adoleshntëve ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës. Një 19-vjeçar ka plagosur me thikë një 17-vjeçar dhe kjo për motive të dobta. Bëhet e ditur se i riu është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 19-vjeçari është vënë në pranga dhe po merret në pyetje për të zbardhur shkakun e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Dëmtoi me thikë, një 17-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 19-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 11.04.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Babai i Kiarës dhe motra e Luizit darkojnë bashkë/Paralajmërojnë surpriza…

Motra e Luiz Ejllit, Ina, e cila dashur pa dashur është bërë pjesë e jetës publike, ka treguar ditën e djeshme se ka mbërritur në Tiranë, ku ka lënë të nëkuptohet se ka edhe një surprizë për Luizin, ndoshta sonte. Pas kësaj ajo ka treguar se është takuar me babain e Kiarës dhe kanë konsumuar një darkë të këndshme së bashku.

Gëzuar për Kiarën dhe Luizin. Faleminderit familja Tito për mirëkuptimin e dhuruar! Arbeni, babai i Kiarës dhe unë ndodhemi në Tiranë, për një darkë ku më ka ftuar. Babai i Kiarës do iëk nesër, unë do të rri për shumë surpriza”, shkruan Ina Ejlli.

Tjetër dron për Luizin në Big Brother ja mesazhi që mbërriti(Video)

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në banorin e preferuar të shumë shqiptarëve nga spektakli i Big Brother VIP. Dronat që janë futur sipër shtëpisë për të kanë qenë të panumërt. E së fundmi, këngëtari shkodran është befasuar edhe me një dron tjetër, i cili i ka ardhur si dhuratë nga sipërmarrësi, Fisnik Syla.

Ky i fundit i cili në opinion njihet edh si ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, i ka dërguar një dron duke i theksuar se do të mbajë premtimin e bërë….Sipërmarrësi gjilanas ka bërë një premtim publik një javë më parë, duke deklaruar se do të japë mbi 100 mijë euro për Luizin, në rast se ai nuk e fiton Big Brother VIP Albania…

Zbuloi lidhjen me Kejsin/ Lorenci i kërkon falje Sabianit dhe të dashurës: “Kjo situatë ndikoi te ajo, kemi disa muaj bashkë…

Lorenc Hasrama edhe pse pati një rrugëtim të shkurtër në Big Brother Vip arriti të marrë vëmendjen e ndjekësve si dhe mediave rozë. Marrëdhënia e tij e vjetër me banoren tjetër të shtëpisë, Kejsin, u përfol gjerë e gjatë si brenda dhe jashtë shtëpisë.

Ishte vetë Lorenci i cili bëri me dije se mes tij dhe banores në të kaluarën ka patur diçka, por tani janë thjesht miq shumë të mirë.Lorenci po ashtu pranoi se situata me Kejsin e bëri të reflektonte e ta konsideronte gabim nga ana e tij që tregoi për marrëdhënien e tyre në të shkuarën.

“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci ne emisionin “Ftesë në 5”

Lemon8/ Njihuni me rrjetin me të ri social që po bën namin në SHBA…

I përshkruar si kombinimi perfekt i Instagram, TikTok dhe Pinterest, Lemon8 është aplikacioni i ri social që shkarkojnë të gjithë jashtë shtetit. Lemon8 është një aplikacion për ndarjen e fotografive dhe videove në stilin Instagram, në pronësi të kompanisë mëmë të TikTok. Ndërsa aplikacioni u lançua në Singapor, Tajlandë dhe Japoni në vitin 2020, ai ka bërë shumë zhurmë këto ditë pasi ishte një nga 10 aplikacionet më të shkarkuara në botë javën e kaluar.

Lemon8 është një aplikacion i mediave sociale që kuron përmbajtjen e fotografive dhe videove kryesisht për ushqimin, mirëqenien, bukurinë dhe udhëtimin. Në Lemon8 në fakt mund të shtoni foto dhe video në profilin tuaj, të eksploroni faqe sugjerimesh të kuruara posaçërisht për ju dhe gjithashtu të “ndiqni” dhe të “ndiqeni”; ashtu si në Instagram.

Megjithatë, ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, Lemon8 thekson mundësinë e blerjes së përmbajtjeve që shihni të fotografuara në profilet e përdoruesve të tjerë. Një nga veçoritë më tërheqëse të aplikacionit është përdorimi i dizajnit grafik në shumicën e postimeve. Krijuesit shpesh shtojnë tekst në imazhe, duke etiketuar atë që portretizohet në foto ose ku mund ta gjejnë atë objekt. Këto etiketa shpesh shoqërohen me link.

Jo vetëm fotot, përdoruesit e Lemon8 gjithashtu mund të ndajnë video deri në 60 sekonda dhe të ripostojnë TikTok-un e tyre.

Sipas shumë njerëzve, rritja e papritur e popullaritetit të këtij rrjeti social është për shkak të publicitetit që i kanë bërë disa krijues shumë të njohur të TikTok. Lemon8 dhe TikTok i përkasin të njëjtës kompani mëmë, ByteDance, dhe përflitet se ishte kompania që u kërkoi përdoruesve të saj të mëdhenj sponsorizimin e rrjetit të dytë social.

Një arsye tjetër për popullaritetin e ri të Lemon8 është se ai dallon nga rrjetet e tjera sociale sepse është një hibrid i përmbajtjes dhe blerjeve; një përzierje perfekte mes Instagram dhe Pinterest. Për momentin Lemon8 është i disponueshëm vetëm në disa vende të përzgjedhura dhe Shqipëria për momentin nuk është mes tyre.

“Plakat” s’kanë ikur akoma, ja si do të jetë moti këtë javë…

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike por duke përjashtuar ditën e sotme si dhe atë të Premte. Pas ditësh të tëra të ndikuar nga një sistem frontal më në fund mbi vendin tonë do të depërtojnë edhe masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.

Por sic u tha dhe më lartë për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Edhe pse dita nisi me kthjellime me kalimin e orëve pritet shtimi i vranësirave deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Por, duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Enjte mbi vendin tonë depërtojmë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Megjithatë, duke filluar nga dita e Premte mbi vendin tonë rikthehen kushtet e paqëndrueshme amtosferike. Më konkretisht ditën e Premte pritet kalimi i shpejtë i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Duke filluar pas orëve të mesditës të diës së Premte moti mbetet përsëri i vranët por reshjet e shiut humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme të dobta dhe lokale. Gjithashtu pritet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës (shih tabelën bashkëlidhur).

Çmimet në restorante shqiptare shtrenjtohen 20 deri 30%

Të drekosh në restorant në Tiranë tashmë të kushton shumë më shtrenjtë se vjet. Çmimet e larta në restorante po rëndojnë jo vetëm xhepat e konsumatorëve, por edhe emocionet e tyre. Përfaqësues të Shoqatës së bareve dhe Restoranteve thanë për Monitor se çmimet në restorante janë rritur 20 deri 30%. Tendenca më e lartë e çmimeve është për restorantet në zona të caktuara të kryeqytetit si, ish Blloku apo Komuna e Parisit.

Arsyet e shtrenjtimit mbeten rritja e lartë e çmimeve të produkteve furnizuese, pagat e punëtorëve për shkak të mungesës së tyre. Sipas shoqatës së bareve dhe Restoranteve pagat e kamerierëve deri tani janë rritur 30% më shumë. Ata shtojnë se tendenca e çmimeve po normalizohet për strukturat e shërbimit, që deri tani kanë operuar me çmime të ulëta krahasuar me shtetet europiane.

“Në shërbime, si restorante çmimet janë rritur 20 deri 30% nga shtrenjtimi pa fre i mallrave furnizuese dhe rrogat mbi 30% të punonjësve të shërbimit, që nuk gjenden. Pra është reflektim i gjithë faktorëve që kanë rënduar këtë sektor. Gjithashtu deri më sot restorantet kanë funksionuar me njerëz që nuk janë të sektorit dhe çmime të ulëta. Çmimet po shkojnë drejt nivelit që të drekosh në restorant nuk është më lirë se sa të drekosh në shtëpi. Pra po shkohet drejt një normaliteti të tregut”, pohuan përfaqësues të shoqatës.

Sakaq Shoqata e bareve dhe Restoranteve kishte paralajmëruar më herët se nga marsi pritet rritje e fortë çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i mallrave furnizuese.

Sektori i shërbimit të bareve dhe restoranteve, si edhe sektorë të tjerë të ekonomisë po vuajnë problematikën e mprehtë të fuqisë punëtore. Për sektorin e bareve dhe restoranteve sipas të dhënave të shoqatës ka një mungesë prej 15,000 punonjësish, ku shkaku kryesor i vakancave të burimeve njerëzorë, është largimi i popullatës në emigracion. Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Krizën e fuqisë punëtore sektori e vuajti edhe periudhën e verës, ku shumë bare dhe restorante të zonave bregdetare u detyruar të punësojnë punonjës nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia e Veriut, si dhe të rrisin pagat e vendaseve.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimet vjetore, për grupit bare, restorante (katering) ka shënuar rritjen më të lartë gjatë muajve të fundit të paktën që nga viti 2007, kur INSTAT raporton të dhënat. shtrenjtimi më i fortë ishte në periudhën gusht- nëntor 2022, me mbi 6%.

Në vend, sipas INSTAT ka rreth 15 mijë subjekte që ushtrojnë aktivitet në shërbimin ushqimor dhe pije, por rreth 70% e tyre janë barë, që shërbejnë vetëm pije. /Monitor

Luizi kujdeset për Kiarën: “Je dobësuar, mbaroje ushqimin! S’ngrihem nga tavolina nëse nuk e ha të gjithë gjellën

Luizi dhe Kiara ishin duke ngrënë darkë me njëri-tjetrin. Luizi e mbaroi të gjithë gjellën dhe priti që të përfundonte edhe Kiara. Kjo e fundit po i bënte “naze” ushqimit dhe tha se nuk i hahet më. Ndërsa Luizi u shpreh se do e mbarojë ushqimin deri në fund sepse është dobësuar dhe do i duhet të shtojë më tepër peshë.

Ai u shpreh se nuk do ngrihet nga tavolina derisa Kiara ta mbarojë të gjithë gjellën.Kiara e hëngri të gjithën, ndërkohë që qeshte me Luizin për mënyrën se si ai e shtynte që të hante shumë.