Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Poliçanit. Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi. Afisaldo Zylyftari po udhëtonte si pasagjer me vëllain e tij 15-vjeçar Françesko, kur ky i fundit humbi kontrollin e mjetit ‘Alfa Romeo’ dhe doli nga rruga. 15-vjeçari Afisaldo humbi jetën direkt në vendngjarje, ndërkohë që i plagosur rëndë mbeti shoferi Françesko dhe dy vajza të mitura 14 dhe 16-vjeçe me iniciale A dhe K që ishin pasagjere.
Sipas policisë, në rrugë nuk ka pasur shenja frenimi, gjë që të bën të mendosh se adoleshenti nuk ka mundur të frenojë dhe për shkak të shpejtësisë që ka marrë mjeti gjatë rrëshqitjes përplasja ka qenë e fortë.
Njoftimi i policisë: Berat/Informacion paraprak/ Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.









