Ishulli shqiptar i dashurisë (pas Big Brother, së shpejti, një tjetër realitet… ballë për ballë televizorit)

Nga Fatos Tarifa:     
Mësova sot nga TV Klan se Shqipëria do u bashkohet 17 vendeve të BE-së dhe dy vendeve afrikane (Afrikës së Jugut dhe Nigerisë) me versionin e saj shqiptar të një tjetër “reality show” — LOVE ISLAND. Pse jo? Ketë show, britanik në origjinë, e kanë adoptuar edhe Shtetet e Bashkuara, Australia, Zelanda e Re dhe provinca frëngjishtfolëse e Kebekut në Kanada (L’île de l’amour). Ç’dallim kanë këto vende nga vendi ynë? A nuk jemi edhe ne, shqiptarët, qytetarë kozmopolitë të këtij planeti kaq të globalizuar.

Ne shquhemi për aftësitë tona si të majmunit për të imituar të tjerët. E kopjuam dhe vazhdojmë ta kemi një BIG BROTHER (këtë herë me persona VIP, të cilët unë i konsideroj si persona krejt të parëndësishëm për shumicën e njerëzve). Por ishte pak. Ne duam më shumë. Ne s’ngopemi me “shows” që s’kanë asgjë të përbashkët ose të ngjashme me REALITETIN.

Shpikëm edhe një “reality show” tonin, puro shqiptar, që e quajtëm PËR’PUTHEN. Zgjati plot katër sezone dhe dhjetra mijëra gra, vajza e gjyshe, por edhe djem e burra, shumica të frustruar seksualisht, u mbërthyen pas ekranit të televizionit për të ndjekur mbi 490 episodet e atij “show”. Tani po behemi gati të nisim një tjetër “reality show” franchise, që krijuesit anglezë e kanë quajtur LOVE ISLAND dhe po kështu do ta quajmë edhe ne.

Shqiptarët do kenë këtej e tutje një tjetër mundësi ta shohin realitetin e jetës së tyre në sy.

Ballë për ballë me ekranin e televizorit. Realitetin e tyre siç është. Në një vilë luksoze buzë detit. Një jetë në mirëqenie, pa punë, plot dashuri dhe seks dhe pa andralla të tjera veç atyre që mund të shkaktojnë xhelozitë, pritshmëritë e papërmbushura dhe paaftësitë e çdo lloji. Për kush e di se sa stinë dhe në sa episode dhjetra mijëra gra, vajza e gjyshe, por edhe djem e burra, do i mbërthejnë sytë pas ekranit të televizorit. Këtë herë jo në Top Channel, por në Klan.

Nëse kemi një Big Brother, nëse disa dhjetra njerëz Për’puthen dhe nëse disa pak të tjerë provojnë si lojë “realitetin” e ëndërruar të një jete ishullore, të lumtur e të patrazuar, në një ishull utopik, që grekët e lashtë do e quanin “ou topos”, vend që s’ekziston, përse duhet të shqetësohemi për të mirat që na mugojnë, për çmimet që rriten, për shërbimet që s’na ofrohen, për djemtë dhe vajzat që largohen nga Shqipëria, për pagat dhe pensionet që nuk i mundësojnë një jetë dinjitoze pjesës dërrmuese të shqiptarëve, për krimet dhe aksidentet në rrugë, për zgjedhjet që vijnë dhe ata që do të zgjidhen?

Përse të shqetësohemi për të gjitha këto gjëra të parëndësishme kur televizionet tona kombëtare na mundësojnë të shohim një “realitet” tjetër, ku disa dhjetra vajza e djem, edhe ata shqiptarë si ne, nuk kanë asnjë prej halleve dhe shqetësimeve tona të përditshme. A nuk janë ata motrat, vēllezërit apo fëmijët tanë? A nuk duhet të gëzohemi për jetën që ata do të bëjnë këtej e tutje në “ishullin e dashurisë”?

Ne, përkundrazi, duhet të ndihemi të kënaqur që, fatmirësisht, të paktën dritat nuk ndërpriten më, kështu që askush nuk do humbasë asnjë episod pa parë.

Në Angli, katër ndër pjesëmarrësit në këtë “reality show” kanë përfunduar në vetëvrasje. Por ne shqiptarët jemi ndryshe. Për dashuri ne vrasim, nuk vetëvritemi. Prisni dhe shumë shpejt do të keni një “ishull dashurie” në ekranin e televizorit tuaj dhe dhjetëra mijëra njerëzve, edhe këtë herë, do u ngjiten sytë, veshët dhe trutë pas ekranit. Dhe, si edhe herë të tjera, do të keni mundësi të shihni se sa të paditur e të patalentuar janë ata që zgjidhen për t’i moderuar këto programe.

Nëna e vajzës së përdhunuar në Korçë: “Morëm në telefon policinë, na thanë se jemi pushim…

Brikena Grozdani, një vajzë e re nga fshati Rehovë i Korçës ka rënë pre e një tentative përdhunimi nga kryeplaku i fshatit, Elvis Rrapo. Ky i fundit i kishte shkuar në shtëpi dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Mirëpo, ka qenë babai i Brikenës ai që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa Rrapo është larguar me vrap.

Mësohet se arrestimi i kryeplakut, është bërë vetëm pas këmbënguljes së prindërve të vajzës të cilët për ditë me radhë denoncuan ngjarjen, që në datën 8 prill. Sipas nënës së vajzës, ajo ka njoftuar policinë, por ata i kanë thënë që janë pushim dhe nuk mund të vijnë dot.

Ne morëm në telefon policinë dhe ata nuk erdhën. Na thanë se ishin pushim. Ishim në arë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me dy klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje-dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. Vajza s’ është aq mirë se u trondit” – ka thënë nëna e vajzës së përdhunuar.

Familjarët shikonin “Big Brother”, hajdutët i vjedhin shtëpinë…

Një banesë është grabitur në Dibër gjatë një darkë, kur familja ishte duke ndjekur në televizor “Big Brother-in”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Manuka. Hava Manuka ka rrëfyer të gjithë momentin kur kanë dyshuar se janë grabitur, ndërsa tregon për News24 se pasi ka bërë denoncimin në polici se i kishin vjedhur paratë, ajo tha se ka marrë edhe kërcënime.

“Ishte natë “Big Brotheri”, ishim duke parë “Big Brother” me gjithë fëmijët, më pas nga ora 21:30 shkova tek dhoma e gjumit dhe në momentet e reklamës po flisja me burrin në Angli. Ne ndenjëm deri nga ora 01:30, ishim në shtëpi brenda. Kur shkojmë për të rënë në gjumi, djali iku tek dhoma e tij, unë fika dritat po ashtu vajza shkoi në dhomë sepse flemë bashkë dhe kur hapi vajza derën ishte e mbyllur.

Burrin e kishim live, sepse po flisnim në telefon. Vajza thotë mami kanë hyrë hajdutë brenda sepse dera është e mbyllur. Djali i vogël hap derën e madhe del jashtë shtëpisë, sheh pas dritares e cila ishte hapur dhe vëren se drita ishte ndezur dhe më pas hapën derën dhe ishte bërë rrëmujë . Kur pashë vendin e lekëve dhe që ishin vjedhur nuk prekën asnjë gjë dhe lajmëruam policinë. Erdhën 3 policë, më pas erdhi ekspertiza. Na thanë se kishin ardhur nga fusha dhe po ashtu u zbulua edhe rruga që kishin ndjekur për t’u larguar.

Më pas erdhën policë me qen kufiri dhe arriti deri në vendin ku kishin mbërritur autorët. Cuni e dinte se i kisha brenda, tani ne kemi dosjen në polici dhe na kanë kërcënuar. Na thonë se kemi ëuar emrat në polici, ne nuk kemi dërguar asnjë emër. Na kanë kërcënuar… Unë në polici kam treguar ngjarjen që ndodhi, kam treguar se kush mi ka sjellë paratë sepse dyshonin se nuk kam pasur para. Dy muaj para se të na grabisnin shtëpinë djali kishte ardhur nga Italia”, ka treguar ajo për news 24.

Video:

Familjarët e shpëtojnë nga vetëvrasja/ 29-vjeçari në Qytet Studenti nuk ndalet hidhet nga çatia…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme. Një 29-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u vetëvaruar. Në këtë rast , kanë ndërhyrë familjarët dhe e kanë shpëtuar. Më pas, i riu ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, shkruan policia.

Tentoi të kalonte me pasaportë false/ Arrestohet 49 vjeçari nga Pogradeci në Qafë Thanë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë kanë ndaluar shtetasin T. K., pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër dhe më pas, në sportelin e doganës së Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 49 vjeç, banues në Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

“Luizit i prenotojnë koncertin e parë/ Reagon Xhani Demika, Menaxheri Korçar i Vip-ave:” Ja çmimi i “frikshëm…

Luiz Ejlli është fenomeni i këtij Big Brother Vip2. Ndonëse brenda në shtëpi u fut pa asnjë adresë në rrjetet sociale, Luiz ka arritur që të thyejë rekorde shikueshmërie. Dashuria që fansat kanë për të ka bërë që ata të kërkojnë këngët e tjera të këngëtarit duke u bër kështu hite edhe në clubet e vendit. Tani që muzika e tij po pëlqehet kaq shumë, pas daljes nga shtëpia më e famshme pritet që ftesat për koncerte të jenë të shumta.

Mirëpo, si duket koncerti i parë është pronotuar, ndonëse ai vijon të qëndrojë në shtëpi. Të paktën këtë gjë ka lënë të kuptohet menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili në emisionin “Natë me Aulonën” ka thënë se koncerti i parë i banorit është prenotuar dhe se çmimi i është rritur si në formë ankandi ku nisi fillimisht me 5 mijë euro dhe tani i ka shkuar 10 mijë euro.

BISEDA:

Kejvin Kalo: Si ekspert i jetës së natës, sa mendon se do ta ketë çmimin Luizi kur të dalë jashtë nga Big Brother dhe do japë ato koncertet e veta?

Xhani Demika: Luizi do të kërkohet shumë nëpër ambiente, nëpër clube dhe lufta do të jetë se kush do ta marrë i pari.

Andi Vrapi: Unë e di se kush do ta marri.

Xhani Demika: Andi bën sikur e di, por nuk e di, e presim me bast. E di pse do ta marr unë i pari, sepse shoqërinë e vetë të ngushtë dhe familjarët unë kam shumë marrëdhënie të afërta. Jo se njihem me atë personalisht.

Andi Vrapi: Unë e di se kush e ka prenotuar i pari dhe e di edhe shifrën se kush e ka prenotuar.

Xhani Demika: Shifrën e di edhe unë se sa është, por kam hall ta them se do ta dëmtojmë. Tatim do paguajë ai, por duke qenë se shifra e parë është për shkak të emrit dhe për shkak të marketingut, por që një diskutim që është bërë dhe që është diskutuar, kanë variuar ndryshe. Kanë filluar nga 5, në 7 ka arritur në 10, sepse është bërë si këto që i hedhin në ankand.

Andi Vrapi: Ti me çfarë çmimi e ke kapur ankandin?

Xhani Demika: Me 10.

Pronari i hotelit në Durrës ngre alarmin në Polici: “Më kanë ikur dy punonjëse nga Nepali…

Pronari i një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit ka denoncuar në Polici zhdukjen e dy punonjëseve nga Nepali. Shtetaset e huaja që ishin punësuar në biznesin e shtetasit I. K., 68 vjeç, janë larguar nga biznesi pa dijeninë e këtij të fundit. Pronari ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se dy punonjëset, përkatësisht 23 dhe 35 vjeçe janë zhdukur në drejtim të paditur.

Njoftimi i Policisë:

Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës.

Shërbimet e Policisë vijon punën për gjetjen e tyre, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme për këtë rast.

E akuzuan të birin për përdhunim /Flet nëna: “Djali s’ka bërë gjë, ai thjesht kishte pirë dhe…

29-vjeçaru Ervis Rrapo ,i cili është dhe kryeplaku i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës, është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 23-vjeçare. Kallëzimin në polici e ka bërë babi i vajzës e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Pas arrestimit të Ervis Rrapos, ka reaguar dhe nëna e tij Ervehe Rrapo e cila shpreh se djali i saj nuk e ka përdhunuar 23-vjeçaren dhe se nuk kanë pasur asnjëherë probleme me atë familje.

Reagimi i plotë:

Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, i kishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia.

Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, ishte deklarata e nënës së Ervisit, Ervehe Rrapo.

E akuzuan të birin për përdhunim /Flet nëna: “Djali s’ka bërë gjë, ai thjesht kishte pirë dhe…

29-vjeçaru Ervis Rrapo ,i cili është dhe kryeplaku i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës, është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 23-vjeçare. Kallëzimin në polici e ka bërë babi i vajzës e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Pas arrestimit të Ervis Rrapos, ka reaguar dhe nëna e tij Ervehe Rrapo e cila shpreh se djali i saj nuk e ka përdhunuar 23-vjeçaren dhe se nuk kanë pasur asnjëherë probleme me atë familje.

Reagimi i plotë:

Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, i kishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia.

Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, ishte deklarata e nënës së Ervisit, Ervehe Rrapo.

E rëndë në Rehovë të Korçës/ Kryeplaku i fshatit përdhunon vajzën me probleme të shëndetit mendor…

Një 29 vjeçar i identifikuar si Ervis Rrapo është arrestuar si autor i dyshuar i abuzimit seksual të një vajze me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën (8 prill) në fshatin Rehovë ku Rrapo është kryeplak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”, njofton policia.

Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, shpëtojnë dy të moshuarit…

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec. Mësohet se bombola ishte vendosur në pjesën e jashtme të ballkonit të banesës në zonën e quajtur “Valuta” në lagjen nr 5 të qytetit. Në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht nuk janë prekur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Kjo rrugë është një nga rrugët më të populluara dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen ne vendngjarje për hetimet përkatëse.

Gena dedikim të veçantë bashkëshortes në ditëlindjen e saj(Video)

Bashkëshortja e Genës, Lori, ka festuar dje mes miqsh të zemrës ditëlindjen e saj. Në një festë madhështore dhe luksoze Lori është argëtuar pafund në këtë ditë të veçantë të saj. Mes postimesh të shumta të videove nga festa e saj, video që bie më shumë në sy është momenti i dedikimit të këngës nga Gena, vetëm për të.

Një emocion i veçantë ky.

Aktori i njohur shqiptar merr pasaportë greke pas 26 vitesh, flet për racizmin e përjetuar në shkollë…

Nikos Gelia është pjesë e “prurjeve” të aktorëve të rinj si në teatër ashtu edhe në televizion, duke marrë disa “role serioze” gjatë karrierës së tij. Ai pas 26 vitesh ka arritur të marrë pasaportë greke. Në një emision ai ka treguar se si 26 vite më parë shkoi në Greqi vetëm, në moshën 6 vjeçare nga Tiranë në Athinë. Ai rrëfyer për vështirësitë që ka hasur, por edhe për racizmin që ka përjetuar në shoqëri dhe në shkollë për origjinën e tij.

Më deshën 26 vjet për të marrë kartën e identitetit grek. Është një proces që kërkon shumë kohë me shumë “pritje”, shumë takime dhe shumë dokumente. Papritmas, një letër erdhi në shtëpi dhe ata thanë ‘hajani dhe merrni atë. Është e çuditshme, sepse unë jam në ballkon duke pirë duhan dhe vjen një zotëri dhe mendova se ishte korrier. Më pyeti nëse mund të kishte pasaportën time. Ndërkohë nuk e gjeta, por diplomën e kisha. Pasaporta ime ishte shqiptare” , shtoi ai.

“Kam ardhur vetëm nga Tirana me një taksi. Kam qëndruar një vit pa prindërit dhe kam jetuar në shtëpinë e tezes. Taksi më mori dhe më solli këtu. Më kujtohen disa gjëra gjatë rrugës. Radha e madhe në kufi. Frika ime ishte se mos më kthenin pas”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka treguar për rastin në shkollë kur mësuesja nuk e ka ngritur në mësimin e historisë duke i thënë “ti je shqiptar, nuk ke të drejtën të flasësh për historinë greke”. Kujtojmë që aktori momentalisht luan në serialin “Mavros Rodos”, që është ndër më të ndjekuroit në vendin fqinj.