Ta kisha ditur nuk kisha hyrë fare”/ Pendohet Kiara: “Çdo veprim që unë do bëj…

Teksa banorët kanë bërë ditën e sotme lidhje live me Top Albania Radio nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, ajo e Big Brother VIP, ka qenë Luizi ai i cili ka bërë disa pyetje pikante.Nisur edhe nga çfarë dëgjoi një natë më parë në spektaklin e madh Luizi ka hedhur hije dyshimi mbi afrimitetin e Kiarës pas rifutjes në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Kritikat nga jashtë keni ardhur ti rregulloni këtu brenda? Një ndër to është edhe afrimi i krevatit të Kiarës, sepse ajo ka thënë që nuk do të flinte me mua.

Kiara: Çdo veprim që unë do bëj do shihet me lupë tani. Ta kisha ditur nuk do kisha hyrë fare

Përse Piktorët mbas kaq vitesh nuk e kanë pikturuar kullën e Korçës!?

Nga Gjergji Cikopana: ,,,  
Mbas postimit të një shkrimi vlerësues për
Piktorët Korçarë; të quajtur “ Piktorë të
historisë”të Urbanisikës dhe pasurisë
Arkitekturore të Korçës ,nga V Mio, V Tushi,
R Kallço,G Proko,R Goliku,Dh Koti,R Goskova,
R Dembo,,,,e shenjuar në punët e Fiqiri Progrit
Qytetarët, mbi 1000 pyeten ; përse Piktorët mbas kaq vitesh nuk e kanë PIKTURUAR KULLEN!? Të gjithë e PRANOJNE se; PIKTORËT ZGJEDHIN objektet,,

,,, tani një vështrim pak më Ndryshe; Trajtoheni KULLEN si TRUP GJEOMETRIK në Dritë hijet në 24 Orë;mund të “lexoni “!?

,,, Në një takim me miq kolegë në matematike
dhe ish nxenës cilësorë diskutuam dhe;
KONKLUDUAM
,edhe mund të behet konsultim njerëzor
,kush zotëron “ lexim “dg/ satelitor e ka
më të lehtë?!

Mes gruas dhe dashnores: “Ti ke lindur për të ndezur zjarrin në shpirtin e një burri’! Godet sërish Policja simpatike Kostani

Efektivja e policisë Anisa Kostani, duket se është rikthyer në showbizin shqiptar përmes Instagramit.Mes gruas dhe dashnores: Ti je lindur për të qenë dëshira e një burri”, ka shkruar Kostani në një story në Instagram, teksa e ka shoqëruar me foton e tre librave.

Librat e postuar në rrjetin social janë “Buzëqeshja që më mori jetën”, “Mes Gruas dhe Dashnores” dhe “Grua e fortë”, të cilët shoqërohen me pyetjen nga efektivja e policisë “Nga t’ia nis?”.

Këtë herë ajo që bie në sy është fakti se librat kanë tituj mjaft provokues dhe nuk dihet se çfarë mesazhi ka nënkomisarja….

“Më në fund 30”/ Biznesmeni Gay nga Tepelena , feston ditëlindjen e burrit të tij

Një ditë speciale ka qenë kjo për Elton Ilirjanin, pasi bashkëshorti i tij ka pasur ditëlindjen. Ka qenë vetë Eltoni i cili përmes një postini në “Instagram”, ka uruar gjysmën e tij. Ata kanë zgjedhur Atlantic City në New Jersey per t’u larguar kështu nga zhurma e New York-ut dhe për të festuar 30-vjetorin e ditëlindjes.

Si çdo herë tjetër dhe këtë ditë të veçantë Ilirjani ka vendosur që të kombinohet nga koka te këmbët. Ai ka veshur brand-in korean “BLR BLUER”, xhaketë e bardhë, kombinuar me pantallona të zeza dhe gjysmë çizme me taka të larta.

Bie Dinamo/ Skënderbeu mban komandën në Kategorinë e Parë….

Dinamo nuk ia ka dalë ti rrëmbejë kreun Skënderbeut në Kategorinë e Parë …pasi nuk shkoi dot më shumë se një barazim në transfertën e Turbinës. Korçarët kështu mbajnë “komandën” dhe shohin nga superliga…. Ujqërit janë zyrtarisht të parët me 42 pikë, të ndjekur nga Dinamo me 41 dhe Flamurtari me 39…. Kjo ishte padyshim java e korçarëve, që edhe pse nuk triumfuan në Vlorë, kanë arritur nje barazim me shije fitoreje ndaj nje rivali direkt ,duke rruajtur diferencen dhe kreun ….kur jemi 4 javë nga finishi i kampionatit.

Tashme Vlonjatëve po u afrohet rrezikshëm edhe Korabi, i cili ka ngushtuar diferencën me vendin e tretë …me fitoren 1-0 ndaj Orikut.

TURBINA – DINAMO 1-1
18′ Metani / 60′ Allmuça

KORABI – ORIKU 1-0
80′ Keko

Festa e Pashkëve/ Tifozja kroate mahnit fansat me fotot e nxehta…

Tifozja kroate Ivana Knoll që shkëlqeu në tribunat e Botërorit të Katarit vazhdon të mahnisë sërish. Ajo ndodhet në Los Anxheles teksa ka postuar disa foto “hot” në Instagram. Ivana është shfaqur tepër sensuale me një veshje rozë dhe geta, teksa ka uruar besimtarët katolikë festën e Pashkëve.

Kroatja ka nxjerrë në pah linjat e saj perfekte, si dhe fytyrën e saj simpatike.

Me 15.580 euro të padeklaruara, kapet 30 vjeçari në Kapshticë

Policia kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore bëjnë me dije se kanë ndaluar një 30 vjeçar shqiptar në dalje të Shqipërisë pasi po transportonte një sasi të konsiderueshme eurosh të padeklaruara.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç u gjetën dhe 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.

Me 3-shen që e mbush zemrën time”, Bieta Sulo feston ditëlindjen(Foto)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bieta Sulo feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga njerëzit e zemrës, por 3 zenë vendin special. Ajo e ka pritur 38-vjetorin plot dashuri krah partnerit te saj Alban Dudushit, vajzës së tij dhe djalit të tyre.

20 vite qe festoj si maxhorene …Me 3-shen qe e mbush ”, shkruan Bieta.

Goricë /Arrestohet doganieri ,procedohet polici kufitar .Lejuan kalimin e mallrave kontrabandë….

Autoritetet kufitare pranë pikës doganore të Goricës kanë arrestuar dy persona pasi po transportonin mallra kontrabandë drejt Shqipërisë, ndërsa është ndaluar po ashtu një doganier i kësaj pike pasi dyshohet se ka ndihmuar dy personat. Sipas policisë pranë vendit të quajtur “Qafa e Zvezdës”, janë ndaluar 2 automjete me drejtues shtetasit O. Ç. dhe R. O., në të cilat, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skip”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

O. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq;

-R. O., 56 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq;

-E. Ç., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, me detyrë doganier në Pikën Doganore Goricë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Pustec-Korçë”, pranë vendit të quajtur “Qafa e Zvezdës”, kanë ndaluar 2 automjete me drejtues shtetasit O. Ç. dhe R. O., në të cilat, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Goricë, pa kryer veprimet përkatëse. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. Ç., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin P. B., 55 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës turni pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasit O. Ç. dhe R. O., për të kaluar mallrat, në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Dom Gjergj Meta: “Jeta është për t’u jetuar e jo për t’u zvarritur. Çohu e jeto!

Sot besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkës, një ndër momentet më të rëndësishme të besimit që ndjekin dhe urimi në drejtim të tyre nuk ka munguar as nga Dom Gjergj Meta, ku thotë se jeta është për t’u jetuar e jo për t’u zvarritur. “Mendoj në këto Pashkë ato varre kundërmuese të shumë ekzistencave të palumtura, të shumë zemrave të vrara nga humbja e të dashurve të tyre apo ato jetë të nëpërkëmbura nga padrejtësitë sociale, nga trafiqet njerëzore, nga sistemet e paskrupull të korrupsionit, të shfrytëzimit të pasurive të natyrës pa kriter e për qëllime përfitimesh të pak individëve“.

Sa do të doja që në këto Pashkë t’i shihja bosh ato varre dhe të ndihej zëri i fuqishëm i Krishtit që thotë: “Çohu ti që rri ndër të vdekur! Çohu e jeto! Dil nga ky qerthull, nga ky ujë i ndenjur i një ekzistence mediokre e pasive! Jeta është për t’u jetuar e jo për t’u zvarritur. Zemër! Çohu e mos iu nënshtro vdekjes e të keqes. Ja, unë jam me ty, unë jam me ju!”

Gëzuar Pashkën, të dashur miq, të afërt e të largët! KRISHTI ËSHTË NGJALLË!

Ç’farë po ndodh në Pogradec? Policia kontrolle të befasishme për armë dhe drogë…

Një operacion i rreptë anti-drogë është duke u zhvilluar në rrugët e Pogradecit. Mesohet se kontrolli po zhvillohet në rrugët me lëvishmëri të lartë. Sipas të dhënave të policisë kontrollet fokusohen tek personat në kërkim, armëmbajtje pa leje dhe lëndët narkotike.

Kontrollet vijojnë dhe nuk dihet ende nëse ka të arrestuar, apo raste të goditjes së sendeve të paligjshme.

Bie nga pema mbi zjarr, vdes në mënyrë tragjike shqiptarja në Greqi

Një shqiptare, 30 vjeçe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lesbos, në momentin që shqiptarja po punonte. E reja, nënë e një fëmije, është ulur të djegë disa degë ulliri gjatë momenteve të saj të pushimit dhe ka nisur të ngrohet. Por në momentin që ka dashur të këpusë disa degë të tjera ulliri, ka rënë nga pema mbi flakë. Bashkëshorti i ka shkuar në ndihmë dhe e ka larguar nga zjarri duke u dëmtuar edhe vetë në duar.

Më pas, ai e ka dërguar në spital, por 30-vjeçarja ka ndërruar jetë.