Hemoragji e zhgënjimit/ Pranvera zbraz Korçën .Boshatishet pazari, pedonalja dhe Parku…

Korça eshtë një nga qytetet më të prekura nga emigrimi masiv në Shqiperi…e për rrjedhojë tashme ka filluar te ndihet mungesa e fuqisë punëtore edhe ne nivelet me bazike te sherbime. Kudo ndesh tabela kerkojme kamariere,banakiere, shites etj…Ndersa kur sheh te boshatishet pazari, pedonalja dhe Parku thua qe shume elemente te qenesishem nuk funksionojne më…

Nqs ben paralelizem kur viziton perëndimin befas nënkupton dritën, nënkupton se thelbi i shoqërise në fund të fundit është shteti me fytyrë humane…është komuniteti i njerëzve kultivuar mbi bazën e respektit dhe dashurisë së ndërsjelle. E kundërta ndodh tek vendet e pazhvilluara…humanizmi dhe mëshira janë të zbehta. Në shoqëri të tilla njerzit jetojnë si tufa e demëve të egër në shkretëtirën e qyteteve, ku lindin heronjtë e mbijetesës, që mbi supe mbajnë barrën e harrimit dhe në ballin e rudhur, hijet e pikëllimit ….ku ndodh te punosh per 20 apo 30 mije lek ne muaj pa asnje dite pushim…

Në thelb të çdo varfërie është makutëria, zonja e pandëshkuar e shekullit….Brirët e saj janë padrejtësia. Balli i saj është korupsioni. Veshët e saj janë shurdhëria. Hunda e saj ka nuhatje për diamante tenderash .Gjuhë e saj shijon vetëm nektare tepsie, ndërsa të tjerëve ju mbetet kupa e helmet dhe koshi me thërime….

Kur Dielli shuhet, Hëna nuk e zëvëndeson atë.

Shume kerkojne të ndërtojmë shtetin e së drejtës! Pikërisht këtë nuk kemi aftesi ta bëjmë, ndersa jemi shume larg shtetit diell, ku për 33 vite ka ofruar abuzime dhe zullume , duke ia u bërë jetën stres e gri…për rjedhojë shumë krijesa njerëzore mes nesh i shikon rëndom të duken si krijesa të braktisura dhe vetem te ikin…Kjo na turpëron të gjithëve, ndërsa ata që bëjnë politikë i fajëson aq shumë për turp dhe krim….

Skenderbeu vazhdon marshimin drejt superligës ,ruan kreun edhe ne Vlorë….

Flamurtari priti Skënderbeun në sfidën e javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Ky duel shihej si nje finale e vogel per 2 ekipet per ngjitjen ne superlige. Jane Korçarët qe edhe pse nuk triumfuan në Vlorë, kane arritur nje barazim te bardhe ndaj nje rivali direkt duke rruajtur diferencen dhe kreun ….kur jemi 4 javë nga finishi i kampionatit.

Korçarët kryesojnë kampionatin me 42 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e 3-të me 39 pikë.

FT FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-0

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Kuka, Bylykbashi, Disha, Qarri, Beqja, Juri, Pjeshka, Fernando, Igor, Xhonatan, Pedro. Trajner: Diego Longo

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Idrizaj, Liço, Rapa, Moraesh, Lika, Temitope, Sumaila. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

I tha nënës “live” se vajza i kishte vdekur/ Gazetarja reagon pasi rrjeti “shpërtheu”: “Kërkoj falje

Merita Nexhipi, nëna e 22-vjeçares Brisilda Nexhipi, mori dje lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të vajzës së saj, gjatë transmetimit live në emisionin “Pa Gjurmë”.Mënyra e ndjekur nga moderatoreja e emisionit, Odeta Dume, për t’i dhënë këtë lajm të trishtë nënës së 22- vjeçares u gjykua nga publiku, duke thënë se mënyra dhe fjalët e zgjedhura për t’i dhënë këtë lajm të ëmës së Brisildës ishte e gabuar dhe jo etike.

Pas gjithë këtyre komenteve negative ka ardhur edhe reagimi i vetë autores dhe moderatores së emisionit “Pa Gjurmë”, Odeta Dumes, e cila përmes një videomesazhi i ka kërkuar falje nënës së Brisildës, familjarëve si dhe të gjithë teleshikuesve të cilët u tronditën nga kjo histori.

“Detyra jonë ishte të informomin nënën për këtë lajm tragjik dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Këtu ku nisi dhe mbaroi kërkimet. Por, ndodh që ka dhe histori që kanë një përfundim tragjik. Nuk ka nëj mënyrë të duhur për ti përcjellë nënës një lajm tragjik, nuk ka fjalë të duhura, dhe ne dje gabuam, përdorëm fjalët e gabuara.

Dua ti kërkoj falje nënës së Brisildës, familjarëve teleshikuesve që u tronditën nga kjo histori. Unë marr përsipër përgjegjësinë e plotë dhe ju siguroj që për mua stafin tim ishte një tragjedi nga e cila mësuam shumë nga ajo që bëmë. Dje unë llogjikova gabim dhe ju më kryqëzuat duke ndjellë vrer dhe mallkime për familjen time”, tha ajo.

https://www.instagram.com/reel/CqvNnfXs-0A/?igshid=MzA0OGM2MjU4Zg==

E rëndë në Greqi/ Vdes në burg 35-vjeçari shqiptar. Familja njoftohet pas 3 ditësh(Emri)

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana që nuk dihen ende në burgun e Korfuzit. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili thotë se të afërmit e tij nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me rrethanat e vdekjes së të riut. Trupi i të ndjerit pritet të sillet sot drejt Shqipërisë, ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit nga familja.

‘Mjaft më! Shkon ne 66 numri i të vdekurëve SHQIPTARË në burgjet e Greqisë. Vdekje qe për nga numri kanë emër dhe mbiemër. ZOTI të vetë dorë… Një 35-vjeçar me iniciale L.B nga Kurbini ka vdekur në burgun e Korfuzit. Një nga të afërmit e familjes konfirmon se ngjarrja ka ndodhur para tre ditësh ku ai eshte gjetur i pajetë në qelinë e tij. Lidhur me vdekjen e tij nuk asnjë njoftim nga auroritetet si dhe nga mediat vendase. Trupi i të ndjerit po përcillet sot për në Shqipëri’, shkruan Zinxhiria në postimin e tij.

Qarkullonte me doza kanabis në Pogradec, arrestohet 45-vjeçari…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit J. T., 45 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe S. D., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik 45-vjeçarit iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa 19-vjeçarit

iu gjet një përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga Erseka në Pogradec policia vendos në pranga skifterat e vjedhjeve…

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë ndaluan shtetasin në kërkim R. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi i ka vjedhur shtetasit Dh. B., në automjetin e tij, 450 euro, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.03.2023, shtetasi R. S. i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi, duke e mashtruar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit J. T., 45 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe S. D., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik 45-vjeçarit iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa 19-vjeçarit iu gjet një përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Korça me 5 dogana kishte karakter industrial, tregetar. Sot edhe Materniteti kthehet ne hotel…

Nga Albens Tabaku:    
“Zhvillimet “me politika mediokre te njeanshme gjithnje jane deshtim dhe me iniciativa “personale”,pa studime serioze me institute,eksperte ,katedra shkencore.
Qe ne fillim kur ende dukej si risi zhvillimi i Korces vetem dhe kryesisht,si qytet turistik me dukej jo normal .
Korca edhe para komunizimit,edhe gjate komunizmit edhe te pakten 10 vite pas renies se komunizmit ,kishte karakter industrial,tregetar ,bujqesor me fushat pjellore dhe fshatrat punetore qe krijonin nje zinxhir ekonomik relativisht te qendrueshem per zonen .

Fabrika e Birres qe ne 1929,Manifakturat e perpunimit te produkteve bujqesore ,Fabrika e Alkoolit,Centralet elektrike,transporti drejt Greqise me kompani automobilash,madje edhe transporti ajror .
Kujtoj ketu shqerine gjermane”Adria Aero Lloyd” me fluturimet me avione me helike Korce Tirane,Korce -Shkoder,Korce-Vlore,e kthim qe ne 1925. Me pas shoqeria italiane “Ala Littoria”S.A futi linjat e Korce,Tirane,Rome dhe Korce Selanik.

Pazari ishte qender e zejeve dhe e punimeve qe i nevojiteshin zones etj etj,

Me shkollat e shumta qe nga Liceu Francez qe ishte Lice Kombetar,2 gjimnaze te medha te hapura nga Mirash Ivanaj ,ministri i arsimit te Zogut,Shkolla qytetse mashkullore ,ku mesohej kontabilitet,finance,tregeti,mercologji dhe Shkolla Qytetese Femerore ku mesohej pune artizanale,rrobaqepsi,kulinari,etj
Korca e Komunizmit ishte qyteti dhe Rrethi ndoshta me i zhvilluar ne Republike ja merrte edhe Tiranes per nga larmia e industrise pervecse Tirane kishte numur me te madh dhe te vetemen industri te rende uzina e autotraktoreve.

Fillojme me industrine e rende Uzina mekanike,Uzina Metalike,Fonderia,Fabrika e Qelqit,Fabrika e Tullave dhe Fajanca,Termocentrali,Uzina e Kuzhinetave,Uzina e Instrumentave qe ishte nr.1 ne Republike me disa reparte qe ishin gati uzina me vehte .Industria e Lehte ku futej qe nga Ish Fabrika e Konservimit (perpunimi i gjithe produkteve bunqesore,ku ishte fabrika recelit,fabrika e vajit,fabrika e cokokremit,e prodhimit te turshive,e fabrika e veres,konjakut) ,ish punishtja e perpunimit te mishit,ish Zdrukthtaria.

Per te folur pastaj ish Kombinati i Trikotazhit teper cilesor i cili funksionoi pjeserisht deri ne vitet 2000 por u prish per tu ndertuar Pallate(ja vune syrin ish Ministra Korcare nuk po ze emra per ta prishur) ,Ndermarrja e Qilimave(Leshpunuesja),edhe kjo funksionoi
edhe pas 90 e privatizuar pjerserisht u prish edhe kjo per pallate. Fabrika e Lekur- Kepuces ,u prish u ndertuan Pallate.E vetmja qe mbijetoi dhe Funksionon sot me sukses ish NPV -ja(Ndermarrja e Prodhimit te Veshjeve) qe verteton ato qe po them.
I sh ndermarrja gjeologjike me dhjetra Miniera
u prishen.

Ish ndermarrja e Silikatit.
Mos permend bujqesine qe ka qene historikisht e zhvilluar

Prandaj dhenia e drejtimit Korces si qytet vetem e vetem e kryesisht turistik,pa asnje alterantive tjeter,pa shfrytezuar potencialin historikisht te qytetit me ato qe ka dhe natyrshem ne produktin kombetar (pike kyce kufitare rreth me 5 dogana ,nyje strategjike lidhese si asnje qark tjeter ne Shqiper,ku duhej te qe fokusuar ne transportin e te gjitha formave ,magazinimin dhe shperndarjen e mallrave.
Bujqesine me potenciale te pakrahasueshme fushen e Korces dhe Devollit dhe nje fshataresi teper punetore.
Industrine e perpunimit te bujqesise dhe shfrytezimin e krahut te kualifikuar te punes qe tashme iku e nuk perterihet dot kurre (tornitore,mekanike,frezatore,axhustatore) dhe stabilimenteve qe ishin ende gjysem ne kembe.

U tha per nje fabrike kabllosh elektrike ,te nje kompanie automobilish,para nja 5 viteve te shfrytezonte ato sa me siper.Iku u la ne harrese.

Lakrori ,rakia,kernackat,festa e Birres jane gjera te konsumuara tashme dhe fragmentare qe nuk japin zhvillim te qendrueshem e afat gjate.
Turistet vendas tashme e konsumuan Korcen ,por ikja e popullsise kudo ne Shqiperi e kthen ate turizem te paperfillshem ne ekonomine rajonale. Korca nuk perfiton as sezonalisht nga turizmi si Durresi,Vlora qe e kane te pakten tre muaj ne vit te qendrueshem.(edhe ato nuk mjaftojne por gjithesesi jane me mire se Korca)

Arrin marrezia deri atje sa edhe Materniteti kthehet ne hotel?! Madje filloi ne kulmin e Pandemise kur mendohej se duheshin shtreter e spitale per vete faktin e nje situate te paprecedent,te pandidhur kurre me pare.-

Te pakten te qe zgjeruar Poliambulanca ,por ka mbetur po ajo e 50 viteve .
Njetrajtesimi i ekonomise vetem me turizem qofte ne Korce aq me keq ,por edhe ne Shqiperi e ben te pamundur zhvillimin e qendrueshem e progresiv. Turizmi ndikohet nga shume faktore nuk shlyen shpejt investimin teper te kushtueshem qe kerkon. Pa permendur tejngopjen e Korces me hotele,bujtina,njetrajtesi fjetore anembane . Ishte nje vizion idiot,medioker dhe i perkohshem….

Luizi ironizon Ilir Shaqirin: “Fituesi i Big Brother VIP 1 nuk është për lojë…

Ilir Shaqiri ka ironizuar Luiz Ejllin, banorin më të përfolur që mund të marrë fitoren e këtij edicioni të Big Brother. Fituesi i edicionit të parë hyri disa javë më parë në shtëpi për të përshëndetur banorët dhe shkëmbeu batuta me Luizin. Por një koment që bëri Luizi gjatë një bisede me Gertin nuk i ka pëlqyer dhe i referohet si ‘p*rdhmeni’.

Luizi: Po të bëhet Big Brother VIP3, të futen 2 banorë e të jenë 1, të futem unë me Oltën.

Gerti: Ose me Ilirin nëse bëhesh fitues.

Luizi: Ç’punë kam me Ilirin, Iliri mbet, nuk ecën, s’është për lojë.

Këtë video, Ilir e ka shpërndarë në rrjete sociale dhe ironizon duke pyetur: “Cili nga këta je ti o Luiz”.

https://twitter.com/korcablog1/status/1644646001087594496?s=46

‘The telegraph’ :”Ky është qyteti më i mirë në botë për të jetuar…

The Telegraph” mendon se qyteti më i mirë në botë ndodhet në Spanjë. Gazeta britanike, në rubrikën e saj të udhëtimeve, ka zgjedhur Barcelonën për diellin, distancën nga aeroporti, hotelet me pesë yje, restorantet me yje Michelin dhe plazhet.

“Barcelona kombinon gjithçka që është më tërheqëse në qytetet mesdhetare, me ndikimin kulturor dhe dizajnin e qyteteve në veriun e ftohtë”.

Barcelona ka plazhe spektakolar, ku mund të argëtohesh dhe të bësh sporte në mëngjes, pasdite dhe natë. Vlen të përmenden gjithashtu 19 restorantet me yje Michelin dhe 39 hotelet me pesë yje, dhe se aeroporti ndodhet vetëm 11 kilometra nga qendra e qytetit, i lidhur shumë mirë me autobus, metro dhe tren”, shton tabloidi.

Barcelona ka marrë 588 nga 810 pikët e mundshme në kategori si oferta kulturore, histori, arkitekturë, gastronomi apo siguri, 32 pikë mbi qytetin e renditur në vendin e dytë, që është Sidnej.

Në vendin e tretë në klasifikim është Kejp Taun, në të katërtin Lisbona dhe në të pestin Venecia.

Prezantuesja e njohur zbulon vesin: “E varur nga….

Megi Pojani, moderatorja e cila është shumë e ndjekur në këto momente për arsye të moderimit të Fan Club i Big Brother. Por Megi gjithmonë ka qënë në super vëmëndje të mediave rozë. Megi së fundi ka bërë publike në story një foto, duke zbuluar vesin e saj në lidhje me kumarin.

“Unë që ushqej vesin tim të kumarit për të arritur kulmin kur të jem në të 40-tat”

Valmira që jeton në varfëri, por që punon me firmat e luksit në Tiranë

Nga Entela Resuli :  
Sot mban në dorë një grusht gurësh të çmuar, por historia e jetës së Valmirës nuk ka qenë me kaq shkëlqim. Valmira Isufaj punon në një punishte pranë rrugës së Barrikadave, ku ngjit, qëndis dhe realizon aksesorë të ndryshëm për këpucë, çanta apo veshje të firmave të rëndësishme të modës në botë. Të gjitha firma luksi, ku një çantë mund të kushtoi edhe 15 mijë euro, një palë këpucë po ashtu.

Valmira dhe mikeshat e saj janë trajnuar për të punuar pjesë të ndryshme të këtyre produkteve, për të cilat përgjegjësia është e madhe dhe kujdesi duhet të jetë i lartë. Vajza me duar të arta që kemi përball, nënë e dy fëmijëve, për të cilën peripecitë nuk i kanë munguar në jetë është personazhi ynë për sot. E lindur në Tropojë, kur Valmira ishte fëmijë, familja e saj u zhvendos në Kamzë dhe siç ndodh në përgjithësi, përtej vështirësive, ka qenë një ndër periudhat më të bukura të jetës së saj.

Më pas, kur ishte vetëm 18 vjeç njohu djalin më të cilin vendosi të kalojë jetën, duke u kurorëzuar në martesë një vit më vonë. Krijimi i familjes ishte dhe fillimi i sfidave. Ardhja në jetë e vajzës kur ishte shumë e re i rriti përgjegjësitë e saj për të filluar një punë dhe për ta fuqizuar edhe më tepër ekonominë e familjes.

Si natyrë kam shumë iniciativë dhe asnjë pune nuk i them “jo”. Fillova të punoja në një restorant i cili kryesisht organizonte dasma dhe festa të mëdha. Kjo eksperiencë më ndihmoi shumë, jo vetëm të shkathtësohesha në këtë lloj fushe, por edhe të kuptoja dhe mësoja se çfarë mund të bëja në të ardhmen, që mos të vazhdoja të isha një punëtore e thjeshtë, por të kaloja në stadin e sipërmarrëses”-tregon Valmira.

Rrëshqitja që mori përpara gjithçka

Duke diskutuar me bashkëshortin, në vitin 2011 ata vendosën që të ndërtonin një fermë për të rritur dhe mbarështuar bagëti. Kështu, në fshatin e bashkëshortit të saj, pranë Kukësit, ata ndërtuan një fermë me 150 krerë dele. Si fillim gjithçka po ecte shumë mirë, shifrat ishin optimiste, po ashtu edhe pritshmëritë. Puna si organizatore e dasmave në një restorant, mundësonte sigurimin e tregut për mishin që do të merrej nga bagëtitë e saj.

Sapo ajo nisi të besojë se ishte një sipërmarrëse e vërtetë, befas, gjithçka u shemb, në kuptimin e parë të fjalës. Një rrëshqitje dherash fundosi fermën dhe dëmi i shkaktuar ishte kolosal. Nga tërë ai mund e gjë e gjallë, asgjë nuk mbeti. Duke qenë se ferma ishte ende në proces regjistrimi, ajo dhe bashkëshorti i saj nuk përfituan asnjë dëmshpërblim nga shteti.

“Ishte faji jonë sepse ne i vonuam dokumentet dhe as nuk e kishim siguruar fermën, asgjë, madje as nuk e kishim regjistruar. Kjo na penalizoi dhe na la pa asgjë, në mes të katër rrugëve, me miliona lekë borxh. Shifra që kishim marrë hua ishte tepër e lartë dhe me punët që filluam të bënim, nuk arrinim dot të mbanim veten dhe jo më të lanim borxhet”.

Në 2013 kjo situatë e detyron Valmirën të marrë valixhet dhe të largohej familjarisht nga Shqipëria, me autobus, drejt Gjermanisë, në njërën anë për t’iu shmangur presionit të përditshëm të borxhdhënësve dhe në anën tjetër për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për t’i shlyer ato.

Por Gjermania nuk i dha atë që prisnin çiftit. Ata nuk arritën dot ta fitonin statusin e azilantit. Makthi i kthimit pas tek problemet dhe hallet, i shtyu të largoheshin drejt Holandës. Kjo gjë i penalizoi edhe më tepër, duke marrë një dënim për të mos të shkelur në Gjermani për një periudhë pesë-vjeçare.

Kthimi në Shqipëri ishte i dhimbshëm dhe i vështirë. Jo vetëm për atë çka e priste Valmirën, por edhe për faktin se papunësia dhe pamundësia për të përballuar jetën iu përplasën në fytyrë pamëshirë.Nga njëra anë borxhet dhe nga ana tjetër përpjekja për të filluar një rutinë normale: gjetja e një pune, shkolla e fëmijëve dhe të pasurit e një familje, mbi të gjitha të shëndetshme.

Fëmijët janë pika e saj e dobët. Ajo ndihet në faj që vajzën e ka rritur para kohe. Edhe pse vajza është vetëm 11 vjeç, së bashku më vëllain shkojnë vetë në shkollë, madje bëjnë edhe punë shtëpie. Kur Valmira kthehet në shtëpi nga puna, e gjenë gjellën gati nga vajza. Mesa duket kanë kuptuar herët vështirësitë e prindërve të tyre, duke sakrifikuar në këtë formë edhe fëmijërinë.

Ç’i sheh syri ja bën dora

Por gjëja që i ka ndryshuar jetën dhe bën që të zgjohet çdo mëngjes më dëshirë, është puna. Materialet që ajo prek me dorë janë tepër të kushtueshëm, duke filluar që nga gurët e çmuar, perlat apo edhe të lëkurat të cilat kapin shifrat e mijëra eurove. Valmira nuk kishte punuar asnjëherë më parë në këtë profesion. Por dëshira për të mësuar dhe aftësia e shpejtë në të nxënë e bënë atë që sot të jetë një ndër punonjësit me të dalluara të kësaj punishteje.

“Ne punojmë me materiale të cilat janë shumë të kushtueshme. Produkti final po ashtu është tepër i kushtueshëm. Unë vetëm i shoh se për të përdorur as nuk e ëndërroj. Ne punojmë me pjesë. Për shembull mund t’i vendosim rripin një çantë shumë të shtrenjtë. Punojmë shumë me detajet. Gurët e çmuar i ngjisim sipas udhëzimeve që na japin dhe ato vendosen ose në këpucë ose në çantë, varët. Materialet janë shumë të mira. Puna është me përgjegjësi, por unë ia kam marr dorën. Kam dëshirë të mësoj ndaj edhe këtë proces e përvetësova shpejt”,-tregon Valmira.

Bashkëshorti i saj punon herë në Tiranë edhe herë në Mal të Zi, duke u munduar të shlyejë huanë e marrë një dekadë më parë dhe që i përkufizoi vitet më pas. Valmira, e mban kokën lart. Ajo çka të frymëzon te kjo grua është aftësia të mos rënë pre e dembelizmin dhe demoralizimit, prej situatave të krijuara. Ajo është dëshmi jetësore se asnjëherë nuk është vonë për të mësuar dhe asnjëherë nuk është vonë t’ia nisësh nga e para.

Shumë nga produktet që ajo realizon, ka mundësi t’i preki, t’i shoh, por e ndjen të pamundur t’i këtë ndonjëherë në përdorim edhe pse është shumë e re. Kjo është jeta e një zonje, e cila e nis ditën me vrapin e mëngjesit drejt urbanit…(Voxnews.al)

Olta rrëfen për herë të parë për ndërhyrjen: “Bëra botoks për ballin…

Ish-banorja e Big Brother, Olta Gixhari, ka folur për herë të parë duke dhënë më tepër detaje pas daljes së saj nga shtëpia. E pyetur nga Donaldi dhe Romeo se si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin, Dorin, Olta tregoi se e kanë rikuperuar shumë shpejt kohën që qëndruan larg njëri-tjetrit, duke pohuar kështu se mes çiftit gjithçka shkon shumë mirë.

Gjithashtu, ajo nuk u la pa pyetur lidhur edhe me videon e bërë virale disa kohë më parë, ku Olta dëgjohej në dhomën e rrëfimit teksa thonte “pas dy javësh do shoh efektin”, frazë kjo e cila u mor nga ndjekësit si një bashkëpunim mes saj dhe produksionit. Mirëpo, e vërteta ka qenë krejt ndryshe dhe këtë e zbuloi vetë Olta për herë të parë. Aktorja tregoi se ajo kishte bërë botoks në pjesën e ballit fshehur në shtëpi, dhe ajo frazë i është thënë doktoreshës që i bëri botoksin.

“Mua me ishte tekur që në atë program u mplaka dhe nuk doja të më shtoheshin rrudhat, dhe unë bëra botoks për ballin dhe prandaj u afrova aty dhe thashe pas dy javësh do shoh ‘efektin’”, tha ajo në emisionin “Më lër të flas”.

Ndersa e pyetur per rikthimin e Efit reagimi eshte epik…

Romeo ia plas në sy Oltës: “Luizi është më i mirë se ty, të të vijë inat sa të duash!

Olta ishte e ftuar sot në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel ku për herë të parë foli për periudhën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Në një moment për ta vënë në lojë, moderatori Romeo Veshaj, i thotë në sy “mos të të mbesi hatri, po Luizi është mbret, është më i mirë”.

Olta:Ngrijini more një lapidar, ngrijini Luizit një lapidar, duhet të ngrihet një lapidar për Luizin në çdo lagje.

Romeo: Ti mund ta kesh inat sa të duash ai është më i mirë se ty.

Olta: As vetë se besove këtë që the.

Donald: Do doja të ndalesha pak edhe në diçka që ti i thoje Luizit që i thoje, ‘kë ka këtu brenda ky o vlla’. Më kë e kishe dhe pse me Eduart Grishajn.

Olta: Aty ngaqë janë shkodranë dhe janë shokë dhe e mbronte.

Aktorja tregoi edhe takimin me djalin pasi zgjodhi që të dilte nga shtëpia më e famshme duke treguar se rikuperimi ishte i shpejtë ndërsa partneri i ka qëndruar pranë.

Dua të them se është me shumë rëndësi duke qenë se natën e prime-it që unë dola, djali ishte pak i ftohtë, ku unë qava dhe thash se më kishte harruar, dua të them që pikërisht atë natë që unë vajta në shtëpi ai hidhej sipër krevatit, ka ndenjur zgjuar deri në katër të mëngjesit dhe thoshte: ‘Mami mami të dua shumë’, Rikuperimi ishte shumë i shpejtë dhe për këtë jam e lumtur”, shtoi ajo.