Vëllai i Madh i kërkoi banorëve të “Big Brother VIP” që të zgjidhnin liderin e ri të shtëpisë, por ndryshe nga herët e tjera.Banorët që do të kandidonin për këtë post brenda shtëpisë, kanë patur 30 minuta kohë në dispozicion që të përgatisnin një fjalim bindës se çfarë ata ofrojnë e përse duhet të zgjidhen si lider të shtëpisë.
Kanditatët në garë ishin Qetsori, Nita, Kristi dhe Luizi dhe secili prej tyre ka patur nga 5 minuta kohë, ku kanë mbajtur fjalim para banorëve për t’i bindur që t’i votojnë për lider.Mirëpo produksioni ka përjashtuar nga gara për lider Luizin pasi theu rregullat duke përmendur emrat e banorëve që dëshiron të dërgojë në nominim.
Siç tashmë dihet, Fifi dhe Adisi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Këngëtarja është në pritje të një djali dhe këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.Ajo ndodhet në SHBA, nga ku nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale. Vetëm së fundmi, Fifi ka publikuar në Instagram një foto krahas së cilës ka shkruar se po shijon ditët e fundit me bebushin në barkun e saj.
“Duke shijuar ditët e fundit me ty në barkun tim vogëlushi im”, ka shkruar këngëtarja.
Merita Nexhipi kishte 4 muaj që nuk kishte asnjë lajm nga vajza e saj, 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi, mirëpo sot mësoi nga emisioni “Pa Gjurmë” fatin e trishtë se e bija i ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës.Ndërkohë që nëna e kërkonte, Brisilda Nexhipi kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt në 22 dhjetor, mirëpo në 14 shkurt ajo është përplasur nga një makinë në zonën e Fllakës në Durrës, ku dhe humbi jetën.
Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar, teksa pas trajtimit të historisë në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, një mesazh mbërriti në redaksi ku tha se vajza që po kërkohej kishte ndërruar jetë. Identifikimi i saj, është bërë me anë të tatuazhit që kishte në dorë “Rafaelo”, emri i të birit.
Me rikthimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Kiara ka nxitur dhe një revoltë jashtë. Pas sherrit që ajo pati me banoren tjetër të shtëpisë, Efin, ndjekësit kanë “masakruar” moderatoren me komente negative. Por, ata që përjetojnë komentet e ndjekësve janë familjarët e Kiarës. Së fundmi, ka qenë kushërira e moderatores ajo e cila ka bërë me dije se gjyshja e Kiarës, Leta, pas komenteve negative për mbesën e saj është ndjerë shumë keq dhe ka përfunduar në spital.
“Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se të nisja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale.
Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”, tha ajo në emisionin “Shqipëria Live”.
Që prej rikthimit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Bledi Mane nuk i ka kursyer ngacmimet dhe sulmet ndaj banorëve të tjerë. Gjatë një debati me Ronaldon, ai ka zbuluar disa detaje nga jeta private, duke thënë se “ka përvojë seksuale më të dy gjinitë”.
Pjesë nga biseda:
Bledi: O Ronaldo ti ke ndonjë përvojë seks me të dyja gjinitë? Unë kam.
Ronaldo: Po nuk ka vlerë tani (ky muhabet).
Bledi: Ore unë kam, kam bërë orgji, në Londër, në Tiranë, kam kryer.
Ronaldo: Si ke kryer?
Bledi: Në grup.
Efi: Nuk të pyetëm, nuk na interesojnë këto detaje.
Një grua në Vlorë është larguar nga banesa pa lënë asnjë gjurmë. Bëhet me dije se shtetasi V. V., 58 vjeç ka kallëzuar se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Policia po punon për gjetjen e saj.
Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.
Odeta Gjevori, gazetarja e emisionit investigativ “Stop” mes lotësh ka rrëfyer humbjen e bashkshortin të saj nga Covid-19. Partneri i saj prej 10 vjetësh, Juli, humbi jetën gjatë pandemisë së Covid-19 në moshën 35-vjeçare, ndërkohë kur fatkeqësia ndodhi vogëlushja e tyre ishte vetëm 2 muajshe. Ajo ka treguar se pas humbjes së bashkëshortit ju desh shumë forcë për të marrë veten dhe se gjithçka ndryshoi.
Odeta Gjevori: Unë isha dhe shtatzënë në atë periudhë dhe ruheshim çikë më shumë për arsye të shëndetit. Por ndonjëherë gjërat janë të caktuara nga Zoti dhe ndodhin ashtu siç ndodhën. Për ironi ka persona që nuk janë ruajtur fare ose me një shëndet të lig. Juli nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht kështu ndodhi.
Katerina Trungu: Ai ishte tridhjetë e…?
Odeta Gjevori: Ai ishte 35 vjeç, kishim diferencë vetëm një vit bashkë me njëri-tjetrin. Kishim 10 vite që njiheshim…
Katerina Trungu: Paska qenë histori e gjatë.
Odeta Gjevori: Po, kemi punuar në 3 televizione bashkë sepse Juli mbulonte pjesën e teknikës domethënë operator tek pulti, montazhier tek lajmet këtu në Klan. Në 3 televizione kemi bashkëpunuar. Ka qenë dhe e bukur sepse qenë po bashkë me njëri-tjetrin, aty ziheshim, aty pajtoheshim.
Katerina Trungu: 10 vite dashuri.
Odeta Gjevori: 10 vite, 7 vite bashkëjetesë. Pastaj nga gjithë kjo dashuri e madhe erdhi Hana, drita jonë. Hana është ai simboli i dashurisë që kisha unë me Julin, është vajza ime që është 2 vjeç e 3 muaj, është si Hanë, siç ka emrin.
Ermelinda Ndoja: Është forca jote më e madhe për të vazhduar…
Odeta Gjevori: Sigurisht, ajo ishte motivi, ishte shumë e vështirë sepse siç e tha dhe Katerina, të jesh një dyshe aq e fortë, fakti që unë jam sot deri këtu është edhe merita e Julit sepse të bësh këtë punë të vështirë Katerinë ti e di shumë mirë se sa sakrificë është. Duhet të kesh një partner i cili të kupton e para e punës dhe pastaj të të suportojë në shumë gjëra të tjera. Ka qenë pak situatë e vështirë por unë kam pasur gjithmonë mbështetjen e Julit dhe në momentin që ndodhi kjo sikur m’u prenë krahët, sikur iku gjysma më e mirë.
Katerina Trungu: Ti ishe në pritje të ëmbël gjatë…
Odeta Gjevori: Në pritje të ëmbël. Sapo linda vajzën, pas dy muajsh ndodhi fatkeqësia. Isha akoma në atë pjesën e përhumbjes, nëse do ta themi kështu, nuk isha akoma e vetëdijshme se çfarë ndodhi. Më është dashur shumë forcë që ta përballoja rikthimin në punë dhe për këtë falenderoj prapë familjen time por edhe kolegët e mi që më sugjeruan që të vija më përpara në punë.
E kisha shumë të vështirë në fillim sepse mori një kthesë ndryshe jeta. Më përpara banoja këtu, tani jam kthyer tek prindërit e mi dhe duhet ta bëj për shkak të vajzës duke qenë se nuk e kam në çerdhe çdo ditë Tiranë-Elbasan. Më duhej të mësoja makinën e shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë superohet, arrihet nëse e do diçka. Jemi këtu ku jemi sot.
Róbert Budafoki, drejtues i 4iG International, kompania e re e telefonisë që ka marrë në pronësi ONE Albania dhe Albtelekom, është shkarkuar nga posti. I emëruar në qershor 2022, Budafoki është shkarkuar pas dështimeve të kompanisë celulare që ka lënë pa shërbim mijëra abonentë. Dy kompanitë që kaluan në pronësi të 4iG International, kishin lajmëruar qytetarët se më datë 1 Prill 2023 do të bashkoheshin dhe rrjedhimisht të gjithë abonentët që ishin pjesë e Albtelekom, do të kalonin automatikisht në ONE Albania.
Siç kanë raportuar ditët e fundit mediat, ky proces ka dështuar dhe abonentët kanë mbetur pa shërbim për orë të tëra. I ashtuquajturi “proces i unifikimit” nuk është realizuar për shkak të problemeve që nuk janë përballuar dot nga sistemi operativ indian “BOSS”.
ONE Albania ka vendosur të largojë sistemin operativ gjerman që përdorte dhe ka instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, një sistem pa përvojë për fushën e telekomunikacionit dhe i operuar në vende jo të zhvilluara.
Qytetarët dhe abonentët e ONE Albania enden në dyert e dyqaneve por nuk kanë mundur të marrin zgjidhje për faturimet, kontratat, ofertat roaming dhe shërbimin e internetit në shtëpi. Duke qenë se sistemi operativ ka dështuar, edhe këto shërbime nuk janë marrë në kohë, e në disa raste edhe pse janë faturuar, kanë qenë të papërdorshme.
Kjo, ka bërë që CEO hungarez i kompanisë së telefonisë 4iG International, përfaqësues për filialet One Crna Gora në Mal të Zi, si dhe One Telecommunications dhe ALBtelecom në Shqipëri, të shkarkohet nga posti.
Ekspertiza profesionale e Róbert Budafokit konsistonte në planifikimin strategjik, mbikëqyrjen e situatave komplekse, si dhe menaxhimin e integrimit të kompanive shqiptare, por mesa duket idetë e tij kanë dështuar, duke bërë që ONE Albania të vijë vetëm me një imazh të ri, por me sistem jofunksional dhe shërbim që nuk i përgjigjet nevojave të klientit.