Vipat Shqiptarë e djegin për 30-vjetorin e Xhensila Myrtezaj(Video)

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e suksesshme festoi ditëlindjen e saj të 30-të me një festë te madhe, të mbushur me miqtë e saj të zemrës. Më poshtë zbulohen videot e tyre dhe pamje nga festa luksoze e Xhensilës.

Gjithcka duket e kuruar deri në detaje!

“Jam shëndoshur icik…”/ Bora Zemani në pritje të ëmbël?

Mjafton një detaj i vogël në një postim të Bora Zemanit, që rrjeti të nisë aludimet për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Bora ishte e ftuar së bashku me partnerin e saj, Donald Veshajn, në festën e ditëlindjes së Xhensila Myrtezajt, nga ku ka ndarë disa postime. Por, në veçanti një video që ka ndarë Bora, ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.

Jemi shëndoshur icik o jet @donaldveshaj”-ka shkruar Bora krahas videos, e cila i ka bërë ndjekësit të mendojnë se moderatorja ka dashur të nënkuptojë se mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Kiara e prekur pasi pa videon që e kishin imituar/ Luizi: “Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë

Elvisi, Kiara, Luizi, Jori, Qetsori, Efi, Nita, Deamishel dhe Kristi kaluan me sukses provën që u caktoi Vëllai i Madh dhe si shpërblim atyre iu dha mundësia që të shihnin “Big Brother Portokalli”. Banorët ndoqën vetëm një interpretim të aktorëve të “Portokallisë”, spektaklit më të famshëm të humorit në vendin tonë. “Big Brother Portokalli” u prit me humor dhe të qeshura pafund nga të gjithë banorët

Megjithatë, një moment Kiara duket se nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë spektaklin. Siç shohim dhe në video bukuroshja është prekur dhe ka nisur të qajë, ndërkohë që Luizi e ka ngushëlluar dhe i ka qëndruar pranë.
Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë”-ka thënë Luizi.

Ermiona shpërthen ndaj meshkujve Shqiptarë: “Jeni gore, nuk jeni burra…

Ish-banorja e Big Brother Vip, Ermiona Lekbello, është rikthyer sërish në qendër të mediave. Me kritikat e saj lidhur me situatat që po ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ermiona ka arritur të tërheqë vëmendje, por përveç komenteve pozitive ajo ka marrë dhe një “lumë” kritikash.

Pas përfundimit të spektaklit të së shtunës, Ermiona u ndesh me këto komente në rrjetet e saj sociale. Në një video të publikuar në InstaStory, ajo ka shprehur në veçanti kritikë ndaj komentuesve meshkuj, të cilët iu adresojnë femrave komente fyese. Ajo tha se nuk ka pasur ndonjëherë konsideratë për meshkujt shqiptarë por me komentet që pa tani, duket se edhe ajo pak konsideratë është zhdukur.

“Mirëmëngjes, po shikoj këto komentet e mashkullit shqiptar që është kthyer në një gore, në një gore të vërtetë. Jo grua e keqe por ordinere. Ç‘jeni bërë ju meshkujt kështu mo? Nuk kam pasur ndonjëherë konsideratë për mashkullin shqiptar por tani edhe atë pak konsideratë që e kisha, e humba fare. Ç’jeni bërë ju mo, dini të shani ju femrat mo, po s’keni turp mo. Me ju do formohet Shqipëria mo? Ju do bëheni prindër, ç’do iu mësoni fëmijëve, si të shajnë gratë? S’ju vjen turp mo, ju mashkull se vetëm burrë nuk jeni. Ndryshoni mo po çfarë do ndryshoni. Të mjerat gra që do merren me ju gjithë jetën”, dëgjohet Lekbello duke thënë përgjatë videos.

https://www.instagram.com/reel/Cq1dCAFMsn1/?igshid=MzA0OGM2MjU4Zg==

Motra e Luiz Ejllit ndan “amanetin” e babit të tyre të ndjerë: “Babi ëndrra jote u bë realitet….

Motra e Luiz Ejllit ndan “amanetin” e babit të tyre të ndjerë: Babi ëndrra jote u bë realitet. Ndër të tjera ajo shkruan se tashmë ëndrra që ai kishte për të birin, është bërë tani realitet.

“Babi… Endrra jote që kishe për Luizin u realizua tashmë. Ti kishe ëndërr që ta njihnin Luizin të gjithë anembanë Shqipërisë, prej talentit të tij të muzikës. Pas 2 vitesh e 3 muaj ajo ëndërr që kishe për të, u realizua por ti nuk je pranë tij. Nuk je për ta mbështetur dhe të shikosh se sa shumë e duan Luizin. Por jam e bindur që t’i po lutesh për në nga qielli. Jam e bindur që ti tashmë dëshirën e zjarrtë që kishe për Luizin tu ka plotësuar. Të duam, dhe shpirti yt u prehftë në paqe”, shkruan ajo.

https://www.instagram.com/p/Cqa4qDqNE-D/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Njoftim punësimi në Hotel KALEMI’S BEACHSIDE-Sarandë

Pronare korcare,te Hotel KALEMI’S BEACHSIDE ne SARANDE, kerkojne te punesojne dy sanitare per pastrimin e dhomave, si edhe nje roje nate. Per periudhen Maj-Tetor 2023. Pagesa e sanitareve eshte 600 mije lek + sigurimet. Pagesa e rojes do te jete 500 mije lek+ sigurimet. Jemi nje hotel serioz, familjar dhe deshirojme qe edhe te interesuarit te jene te tille.

Te interesuarit te na kontaktojne ne numrin:

0694345514. (Edhe viber) ose edhe ne e-mail:

litsa_ka@windowslive.com.

Pritjes i erdhi fundi…Motra e Luizit mbërrin në Tiranë…Çfarë pritet të ndodh nesër në BBV?

Edhe pse është ndër banorët që ka qëndruar më gjatë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka marrë më pak surpriza nga të afërmit e tij. Ditën e sotme, motra e tij që tashmë është mjaft e njohur për publikun, Ina ka mbërritur në Tiranë. Kujtojmë se Ina jeton në SHBA dhe ardhja e saj lind dyshime se ajo mund të jetë surpriza e rradhës për Luizin, mbase nesër mbrëma. “

Pritjes i erdhi fundi”, shkruan Ina Ejlli në profilin e saj, ku më pas ka zbuluar se ka vizituar vendlindjen, Shkodrën.

E ne ikim, ikim … për të shpëtuar fëmijët…

Nga Ervina Toptani:   
Çfarë duhet të ndodhë tjetër në Shqipëri që njerëzit të mos vazhdojnë të mendojnë se problemi i vetëm i cili duhet zgjidhur është varfëria? Varfëria nuk do të ekzistonte as si koncept nëse do të kishim shtet që kujdeset për qytetarin, për arsimimin, mungesa e të cilit është nyja madhore e shumicës së fatkeqësive në vendin tonë, për sigurinë e jetës e të vendit në kuptimin më të gjerë.

Nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa të gëzohesh që ke ikur e ke marrë rrugët e botës e vetme me dy të fëmijë të vegjël përdore pikërisht mos të shohin tmerr me sy, por të tromaksesh natën e të fillosh të thërrasësh familjarët në telefon mos është nëna, babai, nipi, mbesa vëllai a motra ai që e vranë “gabimisht”.

Fatkeqësitë tek ne e kanë emrin SHTET! 80 vite që fukarai vdes i vrarë prej mungesës së shtetit! 80 vite që shteti është krimineli kryesor! E ne ikim, ikim … për të shpëtuar fëmijët! Zot mbaj dorën se më fatkeq se ne nuk di a ka në botë!

 

‘Diskutojnë si në lokal periferie’/ Arjan Konomi “për opinionistët e Big Brother: Njerëz të rëndomtë…

Debati i së shtunës mes dy opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari ndaj banorëve të reality shoë-t, u diskutua mjaft në rrjet. Sjellja e opinionistëve u konsiderua jo e denjë nga një pjesë e banorëve, duke përmendur këtu Kiara Titon e cila u shpreh se është ndjerë gjithë kohës nën presion nga fjalët e Zhaklinës.

Pikërisht për debatin mes opinionistëve dhe banorëve, një koment e ka dhënë edhe Arjan Konomi, i cili ka mbajtur në disa spektakle të ndryshme rolin e opinionistit. Ai postoi një video në rrjetin social Instagram, ku teksa argumentonte mendimin e tij, shtoi se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.

“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment. Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj rradhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur. Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

Viti 2005 në Korçë/ Universiteti F.S.Noli simbol i rinisë dhe jetës studentore(Video)

Nqs bën një krahasim dhe sheh jeten studentore te para 2 dakadave në Korçë mahnitesh që me pamundësite e kohës kishte gjallëri, por sot edhe pse kemi shpënë anijet kozmike dhe njerëzit në hënë …kjo rini dhe gjalleri e jetes studentore i mungon këtij qyteti

Shqiperia do behet e ndritur, e begate, apo shkelqyese, ashtu sa do jene te tille karakteret dhe mendjet e prijesve qe do e drejtone ate…Koha do jape pergjigje, ashtu siç na dha pergjigje per deri tash! Koha ka treguar vende te begata dhe madheshtore deri aty kur prijesit kane tejkaluar vetveten, ashtu siç ka treguar dhe te kunderten, sepse koha, pritshmerite dhe lideret kane raport te zhdrejte

Koha ka treguar gjithashtu se nuk eshte vendimtare vendi dhe pasurite e tij, por mendja dhe karakteri i liderit qe ngre peshe shpirtrat e njerezve…

https://www.instagram.com/reel/Cq1m7UcuIlw/?igshid=MDJmNzVkMjY=

Xhensila Myrtezaj feston 30-vjetorin, merr urimin special nga Besi: “Gjysma ime më e mirë….

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, feston sot 30-vjetorin e lindjes. Krahas urimeve të shumta nga fansat, miq dhe të afërm, ‘qershia mbi tortë’ është padyshim urimi i bashkëshortit të saj, Bes Kallaku. Përmes një dedikimi të veçantë dhe plot dashuri, aktori dhe këngëtari i ka uruar gjysmës së tij më të mirë gëzuar në Instagram.

“Urime ditëlindjen, e mira, e bukura, e ëmbla, mami më e mira në botë. Gjysma ime më e mirë. Të dua, të duam”, shkruan Besi, teksa mesazhin e shoqëron me një foto familjare.

https://www.instagram.com/p/CqypqeHoHcm/?igshid=MzA0OGM2MjU4Zg==

Çmenduri në Tiranë/ I gërvishtën makinën, degradon sherri me grushte në Zogu i Zi(Video)

Një gërvishtje makine është bërë shkak për një përleshje fizike mes disa personave në rrethrrotullimin e Zogut të Zi në Tiranë. Dy persona që kanë qenë duke udhëtuar në makinë, konkretisht A.H 49 vjeç dhe M.H 23 vjeç kanë gërvishur automjetin që drejtonte E.Sh, 28 vjeç. Kjo ka bërë që të ketë goditje me grushta mes tyre, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët që ndodheshin në rrugë në ato momente.

Si pasojë e goditjeve personat e përfshirë kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia bën me dije se janë shoqëruar në komisariat palët e përfshira në përplasje.