Tjetër çift në Big Brother? Ronaldo puth në buzë Dean(Video)

Situatat dhe dinamikat nuk kanë të mbaruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.Kështu ka ndodhur edhe në një moment në shtëpinë e madhe, ku Ronaldo i ka rrëmbyer një puthje Deas.

Dea i ka kërkuar Ronaldos të thotë se ajo do ishte finalist. E teksa gazetari e ka thënë këtë para kamerave më pas është kthyer dhe i ka rrëmbyer një puthje Deas. Banorët e tjerë janë befasur dhe kanë nisur të qeshin, po ashtu edhe Dea.

Dea: Unë dua të thuash që jam finalist.

Ronaldo: Po unë e kam thënë këtë. Dea Mishel do tëë jetë finalist e këtij Big Brother.

Blendi Fevziu tregon frikën e tij pas zgjedhjeve të 14 majit…

Në një intervistë për A2 CNN, Blendi Fevziu komenton pragfushatën e 14 majit, mënyrën se si kandidatët kanë zgjedhur të zbresin këtë herë në terren dhe komunikimin me publik, qoftë atë tradicional, qoftë atë përmes platformave të reja. Gazetari thotë edhe se çfarë do t’i bënte mirë fushatës elektorale, duke nisur nga një debat e përballje mes kandidatëve, për të cilën prej vitesh nuk flitet më.

“Çdo garë ka emocionet e veta, por këto zgjedhje janë pak më të ftohta. Duket sikur gara nuk është ndezur tamam”, tha Fevziu.

Sipas tij, janë dy modele të ndryshme fushate: “Modeli i atij që është në pushtet, që janë promovimet apo inaugurimet. Është avantazhi i pushtetit që gjithmonë ka diçka për të promovuar në ditët e fundit para fushatës. Ndërkohë, problemi kryesor i opozitës është fokusimi. Nuk e kam shumë të qartë se cila do të jetë strategjia e tyre”.

Fevziu tregoi edhe frikën që ka në prag të këtyre zgjedhjeve: “Nuk e shoh të vështirë garën, por kam frikë që situata degradon pas garës”.