Keisi flet pas daljes: “Nëse Kristi më shkruan i pari kur të dalë…

Keisi Medini ishte banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e kaluar. Ajo u shpreh se do e presë Kristin kur të dalë jashtë dhe nëse do t’i shkruajë, atëherë mund të vijojnë njohjen. Të dy nisën lidhjen e dashurisë brenda shtëpisë por që përfundoi me hyrjen e Lorencit që u përfol se ka pasur një histori me të.

Një reagim erdhi edhe nga Sabiani pas daljes së Keisit. Ai akuzoi produksionin se e kanë nxjerrë pasi ia bënë jetën telenovelë. “E nxorrët ëngjellin tim pasi iu bë jeta telenovelë. S’besoj se e ka nxjerrë publiku. Gjithsesi jam i lumtur që mu kthye në shtëpi”, shkroi Sabiani.

I shpërtheu fishekzjarri në dorë, plagoset 8-vjeçari shqiptar në Greqi…

Një djalë 8-vjeçar shqiptar është plagosur sot në Pylos të Greqisë, ndërsa festonte me familjen Pashkët. Referuar mediave greke, i mituri është lënduar në dorë me fishekzjarrë, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Vogëlushi e ka gjetur pranë një kishe fishekzjarrin e pashpërthyer, dhe kur e ka marrë në dorë, i ka plasur.

Tjetër zarf i zi në shtëpinë e BBVIP /Banorëve iu ngrin buzëqeshja….

Vëllai i Madh u dha një mundësi banorëve për të rikuperuar paratë e humbura nga çmimi i madh. Ata janë vendosur përballë një sfide, ku me shumicë votash dy prej tyre do të shkojnë në burg e ti bashkohen katër të burgosurve, me afat të pa caktuar deri në një njoftim të dytë.

Nëse banorët pranojnë, çmimit të madh do t’i shtohen dhjetë mijë euro, e nëse jo do humbasin dhjetë mijë euro të tjera. E nëse ata do të dëshirojnë t’i shtojnë njëzet mijë euro çmimit të madh, duhet të shkëmbehen katër prej tyre me katër të burgosurit./tch/

Olta Gixhari habit të gjithë: “Jam e bindur që Luizi do ta fitojë këtë Big Brother…

Olta dhe Luizi ndanë jo vetëm shtëpinë në dy pjesë por edhe publikun. Por me daljen e Oltës, ndryshoi rrjedha e lojës dhe kjo e fundit tashmë e komenton lojën e banorëve si publik dhe si një ish-banore. Në daljet e saj televizive ajo është shprehur se dëshiron që Big Brother, të fitohet nga një femër ndaj ajo që kur ka dalë ka mbështetur Dea Mishel dhe lojën e saj.

Aktorja së fundmi ka bërë një live për fansat, përmes të cilëve ka marrë pyetje të ndryshme, njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e Big Brotherit, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion. Në përgjigjen e saj ajo tha se është e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse nuk e kishte thënë më parë.

“Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, u shpreh Gixhari.

https://www.instagram.com/reel/CrE4Nzao-G0/?igshid=MzA0OGM2MjU4Zg==

Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm ,arrestohen 4 Kosovarë në Korçë…

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 8”. U kapën duke transportuar kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 8”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 27 vjeç; E. S., 22 vjeçe; U. K., 27 vjeç; A. S., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, bënë të mundur lokalizimin e tre automjeteve, tip “Volksëagen”, “Audi Q7” dhe “Audi A8”, me të cilët po qarkullonin shtetasit e lartpërmendur.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, shuma monetare të valutave të ndryshme. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Mijëra besimtarë ortodoksë kremtojnë Pashkët në Korçë(Video)

Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, qytet i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite.Të gjithë besimtarët, jo vetëm korçarë por edhe nga qytetet e tjera, që kishin mbushur sheshin para Katedrales dhe përgjatë pedonales së qytetit, morën dritën e qirinjve dhe e çuan sipas traditës në shtëpitë e tyre me shpresën se kjo “Pashkë do të sjellë më shumë mbarësi”.

Pas meshës besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezëve te pashkëve. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe perplasje e tyre simbolizon carjen e pushtetit te Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezet jane simbol i lindjes se jetes nga guacka e vdekjes.