E rëndë/ Ishte duke drejtuar automjetin, ndërron jetë taksisti…

Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë teksa drejtonte mjetin tip taksi. Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se shtetasi me iniciale A.Z. 61 vjeç ka humbur ndjenjat teksa po drejtonte automjetin tek mbikalimi në Kthesën e Kamzës. Në bazë të kontrollit mjekësor, dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Luizi kafshon prapanicën Kiarës: “Ti haj fare…

Luizi dhe Kiara kalojnë pjesën më të madhe të ditës në “Big Brother VIP” pranë njëri-tjetrit (për të mos thënë të gjithë ditën). Dyshja nuk i kursejnë momentet e ëmbla para kamerave, por as ato intime. Vetëm së fundmi Kiara dhe Luizi ishin shtrirë në krevat, teksa Luizi i ka thënë partneres:

T’i haj këto unë ty (refruar të pasmeve)

Kiara: Po haj o Luiz po çfarë do të kesh pastaj…..Në këtë moment Luizi e ka kafshuar në të pasme, teksa Kiara e ka ndjerë dhimbjen. “Vetë më the t’i haja”, i tha Luizi.

Kiara: Jojo, nuk dua të m’i hash më.

https://twitter.com/korcablog1/status/1649165169182867457?s=46

I rikthehen 15 pikët/ Juventus fluturon i 3-ti. Mund të lerë Interin dhe Milanin pa Champions…

Është anuluar përkohësisht dënimi prej 15 pikësh për Juventusin. Kolegji e referoi çështjen në Gjykatën FIGC për riformulimin e dënimit. Reflektimi për renditjen e re të Serisë A ishte i menjëhershëm: skuadra e Allegrit kaloi nga pozita e shtatë me 44 pikë në të tretin me 59, në mes të zonës së Ligës së Kampionëve .

Ndërkohë Interi dhe Milani gjenden tashmë jashtë zonës Champions. Dy skuadrat e Milanos rrezikojnë pjesëmarrjen në kompeticionin më të lakmuar për klube, teksa gjenden në vendin e pestë dhe të gjashtë të Serisë A .

Gjithashtu sot Europa League zhvilloi ndeshjet e kthimit në fazën çerekfinale. Më tej për në gjysmëfinale kanë marrë biletat Bayer Leverkusen, Sevilla dhe Juventus. Në “Estadio Jose Alvalade” në Lisbonë, Sportingu barazoi 1-1 me Juventus. Falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Juvja kalon në gjysmëfinale dhe gjen Sevillan.

E cilësuar si tifozja më seksi e kupës së botës/ Modelja kroate, i vë flakën “Majemit me minibikini…

Tifozja simbol, jo vetëm e përfaqësueses kroate në Botërorin “Katar 2022”, Ivan Knoll, vazhdon të tërheqë vëmendjen me postimet ne rrjetin social “Instagram”.Ajo numëron 3.4 milionë ndjekës dhe ka vendosur që pushimet nga Majemi të ekspozojë trupin bombastik, aty ku fokusi lidhej me prezantimin e bikinive nga brendi i markës “bitstarz”.

Ky është sharmi im me fat”, shkruante 30-vjeçarja në foto

https://www.instagram.com/p/CrOKzcDOle8/?igshid=MzA0OGM2MjU4Zg==

Marina Fara mahnit fansat me foto sensuale nga shtrati(Video)

Marina, gjithmonë ka rënë në sy për natyrën e saj shumë tërheqëse dhe sensuale. Por në fotot e fundit të saj të publikuara në instagram, ajo ka trazuar rrjetin ndërsa gjendet në një gabinë pushimi në mal dhe po e shijon më së shumti atë moment….

Me foton e saj tepër të nxehtë nga shtrati ,komentet jane lumë …pasi shumë persona do të dëshironin të ishin me të….

Gazetarja e njohur rrefen për divorcin me ish-burrin Italian : “Më la për një vajzë 10 vite më të re se mua…

Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj ka folur si rrallë herë për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj Italian dhe arsyen që solli divorcin. Teksa ishte e ftuar në programin “Shije Shtëpie”, Dasara zbuloi se ish-partneri i saj e ka tradhtuar gjatë martesës me një vajzë e cila ishte rreth 10 vite më e vogël se ajo.

Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”– tregoi ajo.

Gazetarja e cila ndan dhe një vajzë me ish-bashkëshortin u pyet gjithashtu se nëse do e falte tradhtinë e tij nëse ai do ia rrëfente:“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”.

Paralajmërohet dasmë madhështore në Itali/ Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj kurorëzojnë dashurinë e tyre…

Në qershor Eduard Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një vend përrallor që njihet si liqeni ku shkojnë të dashuruarit ne Lago di Como” në Itali. Në këtë ceremoni çifti aq i dashur për publikun tha se nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.

Ndersa mësohet se në dasmë do të këndojnë Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani.

Luizi jep deklaratën: “Nëse nuk jam finalist i parë, dal nga shtëpia….

Luiz Ejlli, konkurrenti më i komentuar i Big Brother Vip, në një bisede me Dea Mishel, me të cilën të dy luftojnë për të qenë finalistët e parë, se nëse nuk e fiton ai këtë garë mes tyre do të lërë shtëpinë. Sipas tij nëse ai nuk shpallet finalisti i parë, do ta lërë shtëpinë pasi e sheh Dean si konkurrente të dobët, dhe nuk e pranon dot faktin të mundet nga ajo.

Luizi: Un ju kam gjurmuar të gjithëve. T’ju kisha lënë me ik do ishit ju finalistët e parë, jo unë.
D
ea: Atë nuk e di se kush do jetë finalisti i parë. Luizi: Unë dal.
D
ea: E ke vendosur?
Luizi: E vdekur.

Dea: Po sikur të mos dalësh?
Luizi: Dal prej shtëpie, të rri kot?
Dea: Pse kot?
Luizi: Me më mundur Dea..
Dea: Pse ça kam unë mos të të mund? Luizi:Shumë e dobët

Doli nga rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ Policia arreston 63-vjeçarin: “Drejtonte makinën i dehur…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Pojskë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, 63-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

I shpallur në kërkim për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 41 vjeçari në Bilisht(Emri)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, ndaluan shtetasin Kristo Çollaku, 41 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Elbasan.

E trishtë/ Ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë infermierja 33-vjeçare…

Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare infermierja, Valdete Gjon Dodaj. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë. 33-vjeçarja vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur të fitojë. Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.

“U shkëput nga zinxhiri infemieror kolegia jonë e dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj!”– shkruan Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.

Flet shoferja hot e kamionit që fiton 150 mijë $ në vit :”I kam vënë kapakun dhe nuk fle me askënd…

Blayze Williams është cilësuar si kamionistja më e bukur në Australi. Ajo fton 150 mijë $ në vit që kur është bërë pjesë e faqes për të rritur, “OnlyFans”. 29-vjeçarja nga Adelaide ka marrë tashmë vëmendjen e të gjithëve me fotot e saj, teksa është e ulur pas timonit të disa prej kamionëve më të mëdhenj në botë. Ndoshta keni dëgjuar për të.

Që prej vitit 2020, 29-vjeçarja duket se është revoltuar nga komentet negative që i kanë bërë për trupin, e për këtë arsye ka vendosur që t’u kundërpërgjigjet. Para se të filloja OnlyFans, ndihesha sikur më admironin shumë më tepër, por tani po marr shumë komente të këqija nga njerëzit që supozojnë se jam femër e ulët. Unë shes fotografi dhe video për njerëzit që janë të interesuar t’i shohin”, tha Blayze Williams.

Kjo e fundit ka shtuar: “Nuk jam duke fjetur me askënd, por edhe nëse e bëj, pse duhet të ketë rëndësi? Unë jam një shofere kamioni e shkëlqyer dhe jam e mirë në punën time, prandaj e kam bërë atë për një dekadë. Por kam marrë komente të tilla negative, shumicën e kohës nga femra të tjera, të cilat më thonë se nuk duhet të jem shofere kamioni dhe se nuk mund të jesh edhe e bukur, dhe të ngasësh kamionë”.

Blayze Williams është shprehur më pas se është pjesë e aplikacionit për të rritur, për të marrë të ardhura dhe shprehu keqardhjen që pjesa më e madhe e komenteve negative i merr nga vajzat.

Marrja e të ardhurave të OnlyFans do të thotë që unë jam në gjendje t’i shijoj ato dhe më jep më shumë liri për të marrë frymë. Unë marr shumë komente të këqija për shkak të pamjes sime. Sinqerisht, shumica e tyre vjen nga gratë, gjë që është shumë zhgënjyese. Gratë duhet të mbështesin njëra-tjetrën”, tha Blayze Williams.

“Unë ngisja kamionë 10-13 orë në ditë, por më pas dëmtova këmbën dhe duhej të pushoja për 1 vit e gjysmë. Kam komplikime të vazhdueshme në këmbë. Më duhej të ndaloja së punuari dhe po arrija në pikën financiare ku nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Më pas po flisja me shoqen time, e cila më sugjeroi ta bëja”, ka thënë Blayze Williams.

U përplas me Luizin dhe Kiarën/ Efi: “Edhe 10 veta bashkë ju përballoj…

Pas përplasjes që pati me Luizin dhe Kiarën në spektakël, Efi ka nisur të qëndrojë me banorë të tjerë. Në një bisedë me Nitën dhe Dean, u shpreh se nuk është në qëllimin e saj të sulmojë banorë teksa merr mbështetje nga të tjerët. Sipas Efit, nëse e bën këtë gjë është vetëm për lojë ndërsa mendimin e saj do e thotë edhe sikur të ketë përballë 10 banorë.

Nga ana tjetër, Nita tha se deri më tani nuk e ka parë diçka të tillë prej Efit, pasi sipas saj ajo ka qëndruar gjithmonë krahë Luizit, për ta mbështetur. Por Efi kundërshtoi duke thënë se ajo ka mbështetur dhe banorë të tjerë por nuk po e bëjnë dot dallimin se e kanë fokusin te marrëdhënia e saj me Luizin.