Një person ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e kësaj të premte në fshatin Isniq të Deçanit, Kosovë. Ai po e rregullonte veturën e tij, kur i ka rënë vinçi dhe si pasojë vetura i ka rënë përsipër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, ndërsa ka qenë duke punuar në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”, ka thënë Gashi. Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Një 62 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një hotel në Golem. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak:
Më datë 21.04.2023, në një hotel në Golem, në prezencë të familjarëve, ka ndërruar jetë shtetasi S. L., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një prift ortodoks grek që shërbente në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll u arrestua së fundmi nga policia turke për vjedhjen e një ore xhepi me vlerë 24 mijë euro nga një dyqan antik. Agathangelos Sisko u arrestua të hënën, por u lirua menjëherë pas ndërhyrjes së Patriarkanës Ekumenike.
Momenti kur Sisko mesa duket po vjedh orën është kapur nga një kamera sigurie. Stacionet televizive turke kanë raportuar gjerësisht për këtë rast. Pronari i dyqanit antik në Stamboll tha për mediat se “është turp sepse autori është anëtar i Patriarkanës Ekumenike dhe duhet të kishte menduar për institucionin që përfaqëson dhe të ishte më i kujdesshëm”.
Siskos e ka pranuar se është personi që shfaqet në video, por ka refuzuar të bëjë ndonjë koment të mëtejshëm. Prifti thuhet se është Kryekujdestari i Patriarkanës Ekumenike. Ai mbërriti në Patriarkanën Ekumenike nga qyteti i Kastorisë në Greqi si laik dhe më vonë u shugurua.
Nga Drini Dumreja: Pasi zbres nga avioni në aeroportin e Rinasit, i drejtohem sportelit për të huaj. Kontakti i parë njerëzor me Shqipërinë. Ishte një sportelist, një burrë rreth 50-vjeç, që, pasi e mori pasaportën, e vulosi, ma zgjati dhe më pyeti :– Jeton jashtë, ë ?– Po, – i thashë ?– Po si shkove – më tha?– Me aplikim,- iu përgjigja unë.
– Të lumtë, – më tha, – ia paske hedhur.– Le ta zëmë se ia hodha, -iu përgjigja unë, dhe u largova në punën time. Nuk ishte as vendi dhe as koha t’i shpjegoja se si ia kisha hedhur. Duke dalë nga aeroporti, nuk më hiqej nga mendja fjalia e tij : “ia paske hedhur”.
Po të kisha pasur rast t’i përgjigjesha jo vetëm atij, por gjithë atyre që mendojnë se unë ia paskam hedhur, do t’u thoja: “Ju, or zotëri, nuk e dini se unë kam pesë vjet dhe nuk kam gjetur një punë jo si ajo që kam patur në Shqipëri, por as të përafërt me të. Do t’u thosha: a e dini ju, or zotëri, se unë isha pronar i një shtëpie në Shqipëri dhe atje ku jetoj tani, jam një borxhli i madh.
Pse ? E shita shtëpinë time në Shqipëri dhe u mundova të zvogëloj kredinë time bankare qindra mijëra dollarëshe për një shtëpi tjetër, aty ku jetoj tani.
Dhe më e bukura është kur shumë emigrantë thonë se kanë blerë shtëpi (në fakt disa edhe e kanë paguar, por unë flas për shumicën). Vërtetë ? A quhet i blerë një mall kur ti nuk ke dhënë akoma të gjitha paratë? Në qoftë se po, atëhere ti nuk ke blerë shtëpinë, por je një borxhli në bankë për gjithë jetën, siç jam edhe unë. Do t’i thosha, e dini ju, mor zotëri, se qeraja e dy dhomave dhe një kuzhinë ku unë jetoj me familjen, është mesatarisht 2800 dollarë aty ku jetoj tani dhe se çmimi i një shtëpie është mesatarisht 1 milion dollarë.
Mund t’i thosha atij dhe të tjerëve edhe shumë gjëra të tjera.
Por, gjëja më kryesore që doja t’u thosha të gjithëve, është: Informohuni, edukohuni, mësoni për emigracionin dhe mos flisni a priori, në hava. Shikon një pasaportë të huaj dhe frap: ia paske hedhur, të thotë tjetri.
Jo, mor zotëri, nuk është kështu. Realiteti është ndryshe. Po, kështu, atyre që shajnë Shqipërinë ende pa vënë këmbën në tokën mëmë, në aeroportin “Nënë Tereza” (krenoheni me të jashtë Shqipërisë, eh !), do t’u thosha, mjaft e shatë Shqipërinë! Do t’u thosha se ju kini kuptuar shumë pak ose aspak nga vendi ku jetoni. Ju vetëm doni t’u shisni mend të tjerëve . Dhe kujt? Njerëzve tuaj, shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.
Përdoruesja @sanne_vberkel postoi një video në TikTok, në të cilën ajo tregoi se si përdoret në të vërtetë doreza në makinë dhe kjo video u be virale. Pikërisht me këtë video, ajo mblodhi më shumë se 7.1 milionë shikime të përdoruesve të habitur, sepse nuk e dinin dhe e mësuan për herë të parë këtë gjë, për çfarë shërbente ajo realisht.
Videoja fillon me tërheqjen e dorezës mbi dritaren e pasagjerit përpara se të rrokulliste brenda një kapëse të vogël. Kjo kapëse e mban dorezën të fiksuar (hapur), gjë që e bën më të lehtë varjen e gjërave në të. Videoja tregon se kjo mund të mos funksionojë njësoj në çdo makinë, por ia vlen të kontrolloni nëse dorezat e automjetit tuaj mund të fiksohen në këtë mënyrë.
Shumë përdorues të TikTok u tronditën nga kjo veçori, duke pranuar se nuk do t’u kishte shkuar kurrë në mendje. Shpejt ata zbuluan me komente se mësojnë më shumë në rrjetet sociale sesa në jetën reale.“Çfarë?! Si nuk e kisha kuptuar deri në moshën 42-vjeçare?”, – pyeti një përdorues. Një tjetër shtoi: “TikTok më ka mësuar më shumë se shkolla”
Për ç’farë përdoret në të vërtetë kjo dorezë te makinat? Ja funksuoni tjetër që nuk iu ka shkuar në mëndje pic.twitter.com/m5M93JbFIw
Efi Dhedhes ka bërë të qartë synimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ajo ka thënë se pas zënkave të vazhdueshme me Luizin dhe Kiarën, vendosi t’i vrasë ndjenjat dhe të fokusohet te fitorja.
“Duhet të vrisja ndjenjat e mia këtu brenda. Duhet ta bëja. Kalova situatën më të vështirë. Tani kam vetëm një synim. Synimi im është fitorja kaq. Tani ndjenjat vdiqën.”, u shpreh Efi.
Si lider i shtëpisë, Qetsori ka propozuar që banorët që janë në televotim, të bëjnë një bashkëbisedim me pjesën tjetër të shtëpisë. Pasi ranë dakord, banorët u ulën në living nga ku nisën të diskutojnë për raportin e Efit me Kiarën dhe Luizin. Efi u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj.
Nita pyeti Kiarën se përse mbështeti Luizin kur ai tentoi ti kthente gjithë banorët kundër Efit. Kiara tha se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk nuk ka më punë me të.
Por Efi u shpreh se Kiara ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatërmbetjen e saj. Dea Mishel ndërhyri në debat duke thënë se loja e Luizit ishte të nxirrte Efin shëmtuar në prime-n që shkoi dhe këtë gjë bëri, pasi duke njohur tipin e saj ‘shpërthyes’, e priste të kishte atë reagim.
Kujtojmë që spektaklin që shkoi, u shfaq një video e Efit ku ajo përdorte fjalë joetike kundrejt Luizit prej situatave të krijuara mes tyre. Efi ka shtuar se ato ishin fjalë që kushdo mund t’i përdorë në nerva e sipër dhe se Luizi po i përdorë kundër saj duke bërë një lojë jo të drejtë me të.
Efi, Kiara dhe Bledi janë në nominim. Njëri prej tyre do të lërë nesër shtëpinë e famshme. Nisur nga kjo Efi nuk i ka kursyer ngacmimet ndaj Luizit, duke i thënë këtij të fundit: Si ndihesh që po të ikën Kiara?
Luizi u shpreh se i intereson vetëm fitorja e tij dhe asgjë tjetër nuk i bën përshtypje, qoftë dhe largimi i Kiarës. Por Efi i tha se nëse vërtet nuk do i interesonte, nuk do ishte kthyer në një mosmirënjohës kundrejt saj.
Kujtojmë se Luizi është në një mision për ta bërë Kiarën të mendojë se lidhja e tyre ka përfunduar.
Disa minuta më parë një lëkundje tërmeti është regjistruar në juglindje. Lëkundja me magnitudë 2.6 ballë u regjistrua në Dardhë, Korçe me thellësi 2 km.
Në ditët e fundit janë regjistruar disa lëkundje të lehta me epiqendër në fshatrat e Korçës; Mollas, Miras dhe Vithkuq.
Kiara Tito është parë e përlotur ditën e sotme dhe shkak është bërë sjellja e ftohtë që Luizi ka ndaj saj. Këngëtari ka qëndruar i distancuar me të rreth dy ditëve të fundit dhe mbrëmjen e djeshme i tha moderatores se i janë mbledhur shumë gjëra dhe nuk e duron më lidhjen. Teksa po qëndronin të dy në oborr, këngëtari është përpjekur ta qetësojë partneren e tij, ku i ka thënë se shumë shpejt do i kuptojë të gjitha.
Sakaq, Kiara iu është betuar Luizit për dy njerëzit më të dashur të saj se e “do shumë atë” dhe i kërkoi që të mos e bëjë të pendohet për gjërat që ka bërë brenda në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Zëre se nuk më ke në shtëpi. Do kalojë, ndihem shumë keq dhe nuk e mohoj dot. Ndihem shumë keq me gjërat që më the. Nëse nuk e ke kuptuar nuk bëj dot gjëra kot, as në lojë. Është një gjë më e madhe se loja tani.
Luizi: Mblidhe veten dhe mos rri kështu
Kiara: Si do ndiheshe ti?
Luizi: Njësoj
Kiara: Nuk kam fuqi tani, ma ke prerë.
Luizi: Ku ishte? Se thashë jam i turbullt
Kiara: Nuk kam të njëjtin karakter si ti. Jo se nuk luftoj për gjërat e mia. Po kur të shoh konfuz të lë hapësirë.
Luizi: Nuk të thashë nuk po ec mes nesh. Nuk të thashë dyshoj të dua apo jo. Jam kaq lëmsh në tru, sa dua pak kohë të vendos gjërat në vijë. Ça barriere të vendose, se jam konfuz me gjërat këtu brenda dhe me ty. Unë kështu jam, mbledh-mbledh dhe vjen një pikë…
Kiara: E kuptoj që je i paparashikueshëm në lojë, në raport me shumë banorë këtu
Luizi: Nuk ka lidhje
Kiara: Po me mua mendoja tjetër gjë
Luizi: Ça mendoje?
Kiara: Se një person që të thotë ‘ti je nëna e fëmijëve të mi, si ty nuk kam dashur kurrë asnjë’, edhe një ditë të bukur zgjohet edhe thotë ‘kam mbledhur dhe nuk di ça të mendoj’. Por po të them një gjë ‘për shpirt të Rajanit dhe Arbit, të dua shumë’ dhe kaq. Të tjerat do i kuptosh me kohën. Për shpirt të dy njerëzve që dua më shumë në këtë botë. Mos dysho kurrë se ça ndjej unë për ty dhe ça bëj unë për ty, kurrë. Më ke thënë se çdo gjë këtu brenda është lojë, përveç teje dhe këtë gjë kam besuar dhe vazhdoj ta besoj. Mos bëj të pendohem për gjërat që kam bërë, të lutem.
Superliga e volejbollit të femrave u rikthye sot me ndeshjen e tretë finale. Në orën 18:30 në “Asllan Rusi ” Tiranë, Skënderbeu dhe Partizani po matin forcat për finalen e 3-te, ku në setin e parë vajzat Korçare kryesojnë 21-22….
Sheshi “Skënderbej” i mbushur mëngjesin e sotëm plot me besimtarë myslimanë, të cilët falën namazin për festën e Fitër Bajramit ka tërhequr vëmendjen edhe të medias britanike, BBC. Në 12 fotot më të veçanta të kësaj feste të rëndësishëm për myslimanët qëndron edhe sheshi “Skënderbej” i tejmbushur nga besimtarët.
“Sheshi Skënderbej në Tiranë, Shqipëri tërhoqi mijëra adhurues”, shkruhet krah fotos.
Ditët e ftohta dhe me shi duket se dalë nga dalë po ua lënë vendit ditëve të ngrohta. Këtë fundjavë pritet që temperaturat të shkojnë deri në 27 gradë dhe reshjet e shiut do të jenë në nivel shumë të pakët kryesisht në zonat malore. Meterologia Lajda Porja ndër të tjera ka theksuar se e diela do të jetë dhe dita me më shumë diell dhe me temperatura më të larta nga ato të ditëve të fundit që kanë mbizotëruar në vendin tonë.
“Fundjava ka sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në vendin tonë megjithatë do të rrezikohen dhe nga reshjet e izoluara kryesisht në zonat malore, por nuk përjashtohet mundësia dhe në disa zona në qendër të vendit.
“RMC Sport” duket se i jep përgjigje pyetjes në lidhje me fazën e ardhshme të karrierës së Zinedine Zidane. 51-vjeçari duket se e ka vënë në prioritet marrjen e Juventusit, me të cilin përflitet se ka nisur tashmë diskutimet në prag të sezonit të ardhshëm, në një takim të fundit në Torino.
Në fakt, vetë Zidane përflitet se dëshiron të angazhohet për një kontratë afatgjatë me “Bianconerët” e cila megjithatë do t’i ofrohet vetëm nëse Massimiliano Allegri largohet. Megjithatë, Juventus nuk po “luan” i vetëm pasi Zinedine Zidane vazhdon të jetë në listën e Florentino Perez për pankinën e Real Madridit, veçanërisht pas zërave se Carlo Ancelotti dëshiron t’i japë lamtumirën pas përfundimit të këtij sezoni
Kualifikimi për në gjysmëfinalen e Europa League dhe rikthimi i 15 pikëve në Serie A bëjnë që trajneri Allegri të festojë për këtë mbrëmje magjike: “Ishte një natë shumë e bukur, mbi të gjitha për kalimin e turit. Në fund vuajtëm pak, edhe pse në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Sollëm në shtëpi këtë rezultat të bukur, por tani është koha të mendojmë për Serie A. Në katër ndeshjet e fundit kemi pësuar tre humbje, tani duhet të rikthehemi të fitojmë dhe të blindojmë prezencën tonë në katër vendet e para në kampionat.
Në gjysmëfinale gjejmë Sevilla-n e jo Man.United? Për të qenë i sinqertë mendoja se do të kalonte më tej Sevilla, ata janë një skuadër e fortë që luajnë mirë me topin, gjithashtu kanë fituar disa herë Europa League”, u shpreh Allegri duke u ndalur në fund te rikthimi i pikëve në Serie A:
Klasifikimi na kushtëzonte pak, por tani jemi rikthyer me kohë të plotë, me mëndje në kampionat”, theksoi trajneri i Juves pas ndeshjes.