‘Shqiptarët më kanë bërë dhuratë dy makina’/ Tani çudit me rrëfimin e tij: “Kanë simpati…

Tan Brahimi ishte i ftuari i Ermal Peçit në programin ‘Më prit në fundjavë’ ku tregoi gjithë ndjesitë që po përjeton pas vëmendjes që mori nga loja e tij në ‘BBVIP’. Duket se pjesmarrja e tij ka krijuar akoma më shumë ndjekës për të madje nga ata edhe besnikë. Ai i tregoi Ermalit se deri më tani ka marrë dy makina dhuratë.

Nisur nga simpatia dhe dhuratat e publikut ai u pyet edhe për donacionet që bëhen në emër të tyre. Duke folur për fondet që po mblidheshin për Luiz Ejllin ai tha se nuk shikon asgjë të keqë në këto nisma duke shtuar se ‘kush nuk I do lekët, apo dhuratat’ dhe se nuk do e kishte problem nëse për të do bëhej e njëjta gjë.

Gjatë bisedës për jetën personale e familjare tha se ditët e para pas lojës televizive donte të shijonte çdo kohë të humbur me njerëzit e zemrës sidomos me fëmijët.

Tani tregoi se ka një lidhje shumë të fortë me kuajt, lidhje që e konsideron shumë unike për të. Këto kohë është folur shumë për raportet in time në shtëpinë e të famshmëve, ndërsa tregoi se gjatë kohës që ka qenë brenda s’ka parë diçka të tillë edhe pse nuk e shikon si diçka negative raportin intim në lojën televizive. ‘Nuk e di ç’kanë bërë poshtë çarçafit’ – shtoi duke qeshur Tani në ‘Më prit në fundjavë’. Zërave se ai u largua nga ‘Al Pazar’ pas një konflikti me Agron LLakaj iu përgjigje prerë ‘JO’.

Prek Luizi pasi u shpall finalist: ”Do doja të ishte baba gjallë ta shikonte që ia dola…

Luiz Ejlli është shpallur finalisti i parë i “Big Brother Albania Vip 2”. Ai ishte në televotim me Dean, por publiku ka ka zgjedhur këngëtarin për ta çuar në finale. Luizi u emocionua shumë ndersa nuk i mbajti dot lotët. “Do doja shumë të ishte babi gjallë e t’i thoja ja dola”, tha ai i prekur. Kiara e puthi në faqe, ndërsa opinionistët në studio u shprehën se ai e ka merituar.

Kujtojmë se nga finalja e madhe, ndajnë vetëm dy javë.

Luizi finalisti i parë i BBV Albania

Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit…ja si duket(Foto)

Olta Gixhari është nga personazhet më të përfolura të momentit. Pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania2” e vuri në qendër të vëmendjes, por ajo ka arritur gjithmonë që jetën private ta mbajë larg medias sidomos bashkëshortin. Ndonëse për të ka folur vazhdimisht edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, Olta portretin e Dorit e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video teksa po kalon kohë me bashkëshortin dhe djalin e saj duke zbuluar për herë të parë portretin e tij edhe pse me një foto paksa të zbehur.

Audi stop motorëve me naftë…

Kompania ”Audi”, nga viti 2026 mund të ndalojë zhvillimin e motorëve të rinj me djegie dhe kjo për të propozuar vetëm makina elektrike. Parashikimi i kompanisë është që modelet me motorë termikë me benzinë dhe naftë do të vazhdojnë deri në vitin 2030. Gama e automjeteve elektrike te ”Audi” po zgjerohet me shpejtësi. Që nga prezantimi i veturës së parë ”e-Tron” në 2018, ajo ka prezantuar edhe modelin ”e-Tron GT” sportiv dhe ”Crossover Q4 e-Tron”.

Sipas kompanisë, kategoria Euro 7 shton shumë kosto për motorët me djegie dhe kompania duket se ka arritur në një pikë pa kthim. ”Euro 7 është një dhimbje koke e vërtetë, veçanërisht pasi nuk bën shumë për të përmirësuar mjedisin”, deklaroi ”Audi”.

A e largon kafeja dhimbjen e kokës ?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli, por në disa raste shpëtimi nga dhimbja qëndron tek një filxhan kafeje.

A e Largon Kafeja Dhimbjen e Kokës?Aftësitë e kafesë për eliminimin e dhimbjes së kokës burojnë nga kafeina. Por përpara zbulimit të rolit të kafeinës kundër dhimbjeve të kokës, ekspertët e AgroWeb.org thonë se duhet kuptuar si ndodh dhimbja e kokës. Dhimbjet shfaqen kur trupi çliron një substancë të njohur si adenosine e cila shkakton inflamacion në enët e gjakut.

Kafeina ndikon menjëherë duke penguar prodhimin e kësaj substance e ngushtuar enët e gjakut. Një teori tjetër për rolin e kafeinës kundër dhimbjeve të kokës është se ajo përshpejton ritmin e përthithjes së medikamenteve kundër dhimbjeve në trup. Kjo është arsyeja përse shumë medikamente kundër dhimbjeve dhe inflamacioni kanë një përmbajtje kafeine. Llojet e Dhimbjeve të Kokës Janë të Ndryshme.
Bëhet fjalë për dhimbje të kokës nga sinoziti, alergjitë, e ftohura por edhe migrena. Natyrshëm lind pyetja nëse kafeina është efikase kundër të gjitha llojeve të dhimbjeve të kokës.Ekspertët thonë se kafeina të bën mirë kundër dhimbjeve të kokës, madje edhe kundër migrenës.

Megjithatë kafeja është një zgjidhje afatshkurtër kundër dhimbjeve dhe ajo nuk shëron problemin që shkakton dhimbjen e kokës.

Kafeina Krijon Varësi
Kafeina mund të krijojë varësi si çdo substancë tjetër. Nëse e teproni me kafeinë atëherë trupi do të jetë i varur prej saj.

Heqja dorë nga kafeina më pas mund të bëhet shumë e vështirë.

Simptomat e lënies së kafesë janë:

Dhimbjet e kokës,

Lodhja dhe plogështia,

Acarimi,

Ankthi,

Të përzierat.

Njerëzit që pinë më shumë se pesë filxhanë kafe në ditë për një periudhë të gjatë kanë shumë gjasa të bëhen të varur prej saj. Burime të tjera të shëndetshme të kafeinës janë: çokollata, çaji dhe kakaoja.

Në pritje të shpalljes së finalistit të parë/ Dea Mishel pikturon luanin në fytyrën e Luiz Ejllit…

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e madhe e 6 majit për edicionin e dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania, duket se konkurrentët po argëtohen më shumë në shoqërinë e njëri tjetrit. Së fundmi Dea Mishel ka qenë në dhomën e grimit së bashku me Luiz Ejllin të cilit i ka pikturuar një pjesë të fytyrës së luanit.

Ndërsa banorja po e pikturonte banorët nuk kanë ngurruar të diskutojnë për gjëra të tjera bashkë. Luizi i ka kërkuar t’i pikutojë vetëm njërën pjesë të fytyrës Deas e cila merret me art. Të dy janë në garë për finalistin e parë të këtij formati, i cili pritet të zgjidhet sot (e shtunë).

U nis për tek i dashuri në Itali/ Humb kontaktet me familjen që prej 3 ditëve 22-vjeçarja….

Një 22-vjeçare ka humbur kontaktet me familjen që prej 3 ditëve, pasi ka zbritur në Rinas. Ka qenë babai i së resë i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se vajza e tij ishte zhdukur sapo kishte zbritur në Rinas pas një udhëtimi në Itali. Sipas familjes vajza prej 2 vitesh ishte në kontakt dhe fliste me një djalë që jetonte në shtetin fqinj, Itali.

Ajo iu ka treguar familjes për këtë lidhje dhe ata kanë rënë dakord që vajza të shkonte drejt Italisë për të filluar bashkëjetesën me të dashurin. Sipas dëshmisë së babait, në 31 mars 2023 vajza shkon tek i dashuri. Por familja e djalit nga Durrësi duket ka shprehur mos pëlqim për vajzën. Për këtë arsye ata i kanë prerë një biletë kthimi për në Shqipëri. Sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit ajo ka humbur kontaktet me familjen e saj, të cilët shkuan të alarmuar në Polici, ku këta të fundit po punojnë për gjetjen e saj.

E rëndë në Korçë/ Babai dhunon vajzën ,procedohet penalisht 63-vjeçari…

Një 63-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij .Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Ll., 63 vjeç, banues në Korçë,

pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Elvana dhe Dhurata vijnë me këngën “Rrotullo”…

Pas suksesit të këngës “Gajde” Elvana Gjata dhe Dhurata Dora kanë bashkuar forcat më një sukses tjetër në karrierën e tyre muzikore. Kënga më e re, super ritmike e cila do të jetë hiti i kësaj verë dhe do na shoqërojë në cdo moment mban titullin “Rrotullo”

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe vajzat bukuroshe presin që suksesi të vazhdojë të jetë i njëjtë me këngën “Gajde”.

Këmbimi valutor, 22 prill 2023…

Dollari amerikan ka pësuar sërish një rënie ditën e sotme. Në tregun e këmbimit valutor një dollar amerikan do të blihet me 101.6 lekë dhe do të shitet me 102.5 lekë. Monedha evropiane në Shqipëri do të blihet me 111.6 lekë dhe do të shitet me 112.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 126 lekë dhe do të shitet me 127 lekë.

Pse gratë janë me të prekura nga dhimbja e kokës se sa burrat /Ja ç’farë thotë studimi…

Gratë kanë shumë më tepër gjasa se burrat të vuajnë nga dhimbja e kokës. Studiuesit zbuluan se 6 për qind, ose pak më shumë se një në 20, kanë dhimbje koke krahasuar me 2.9 për qind të meshkujve. Rishikimi i tyre i shkallës globale të dhimbjeve të kokës, gjithashtu arriti në përfundimin se gratë kanë dy herë më shumë gjasa se burrat të vuajnë nga migrena.

Ata zbuluan se 17 për qind e grave vuajnë nga migrena, e cila mund të zgjasë deri në tre ditë dhe të çojë në të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Ndërkohë, që migrena preku vetëm 8.6 për qind të meshkujve.

Ndryshimet, në hormone mund të jenë një nga arsyet pse femrat janë më të prekura, pasi çdo luhatje e estrogjenit mund të shkaktojë dhimbje koke. Hulumtimi, nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë, shqyrtoi 357 studime mbi dhimbjet e kokës nga vitet 1960 deri në vitin 2022. Studiuesit vlerësojnë se rreth një në gjashtë njerëz në botë, kanë dhimbje koke në çdo ditë të caktuar.

Botuar në “The Journal of Headache and Pain”, studimi zbuloi se njerëzit në vendet me të ardhura të larta, raportojnë një shkallë më të lartë të dhimbjes së kokës, megjithëse kjo mund të jetë për shkak se janë bërë më shumë studime në vendet e pasura. Profesori Lars Jacob Stovner, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha se gratë vuajnë shumë më tepër se burrat nga dhimbjet e kokës më të paaftë – migrena dhe dhimbje koke që zgjasin 15 ose më shumë ditë në muaj.

Kjo ka rëndësi sepse dhimbjet e forta të kokës që janë të paparashikueshme dhe ndodhin shpesh e bëjnë shumë të vështirë përballimin e përgjegjësive të jetës si qëndrimi në një punë ose kujdesi për një familje.”

Autorët, të cilët thonë se metodologjia e studimeve të ndryshme mund të prodhojë disa shifra jo të besueshme për dhimbjet e kokës, nuk mund të jenë të sigurt nëse problemi është në rritje.
Por profesori Stovner tha se studimet zbulojnë se prevalenca e çrregullimeve të dhimbjes së kokës mbetet e lartë në mbarë botën dhe barra e llojeve të ndryshme mund të ndikojë shumë.
“Ne duhet të përpiqemi ta zvogëlojmë këtë barrë përmes parandalimit dhe trajtimit më të mirë,”përfundon Stovner.(Daily Mail
)

Efi i ka dhënë fund lidhjes me partnerin jashtë? Banorja e thotë troç:“ Ma ke bo mirë…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BB VIP është realizuar një koncert. Efi ka kënduar këngën “Tradofilat”, të Elvana Gjatës. Teksa ka mbaruar performancën ajo tha: Ma ke bo mirë, është pjesa ime e preferuar. Por mos ndoshta është një mesazh për të dashurin që ka lënë jashtë?

Apo e ka patur kunjë me Luizin dhe Kiarën, gjithësesi Efi nuk e ka përmendur këtë herë aspak të dashurin e saj.

https://twitter.com/korcablog1/status/1649566485575081988?s=46

Dalin në shitje biletat për finalen e Champions League, ja sa do të kushtojnë…

Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, e cila do të luhet në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll më 10 qershor. Sipas deklaratës së Federatës së Futbollit të Türkiye-s (TFF), biletat që mund të blihen vetëm nga portali zyrtar i biletave i UEFA-së, uebfaqen “UEFA.com/tickets”. Blerja do të ekzekutohet në dy faza, edhe atë mbledhja e kërkesave dhe miratimi i tyre.

Mbledhja e kërkesave do të përfundojë më 28 prill, pas së cilës do të vijojë hedhja e shortit, ndërsa në fund atyre që u është miratuar do të njoftohen nëpërmjet e-postës nga UEFA-ja. Dashamirët e futbollit do të mund të blejnë më së shumti 2 bileta nga kategoria që u është alokuar atyre. Biletat do t’u dorëzohen tifozëve disa ditë para ndeshjes nëpërmjet aplikacionit zyrtar të biletave të UEFA, “

UEFA Mobile Tickets”. Mbajtësit e biletave do të jenë në gjendje të ruajnë dhe menaxhojnë biletat e tyre duke shkarkuar këtë aplikacion, të disponueshëm në të dyja platformat, Android dhe iOS, në pajisjet e tyre celulare. Çmimet e biletave për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2023 janë si në vijim:

690 euro në kategorinë e parë, 490 euro në kategorinë e dytë, 180 euro në kategorinë e tretë dhe 70 euro në kategorinë e katërt. Biletat për personat me aftësi të kufizuara do të jenë në dispozicion për 70 euro dhe do të përfshijnë një biletë shoqëruese falas.

Georgina dhe Ronaldo drejt ndarjes? Thashethemet flasin për krizë të fortë brenda çiftit…

Ronaldo është nga ata futbollistë për të cilët flitet gjithmonë. Edhe pse tashmë ai është zhvendosur në Arabinë Saudite, thashethemet për të dhe familjen e tij nuk kanë munguar. CR7 dhe Georgina po jetojnë pa polemika, megjithëse zakonisht qarkullojnë zëra për një krizë të mundshme. E fundit vjen nga televizioni portugez, ku thuhet se portugezi duket i lodhur nga bukuroshja e njohur.

Kështu, shenjat e një marrëdhënie jo të mirë mes tyre janë të qarta sipas programit televiziv portugez ‘Noite das Estrelas’, në kanalin CMTV.

“Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën e ngecur në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse Cristiano ka filluar ta shohë këtë histori jo qesharake. Nuk bën asgjë përveçse shpenzon, shpenzon dhe shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është në nivelet e Cristianos. Ajo e vendos veten në një piedestal dhe atij nuk i pëlqen aspak” –tha Daniel Nascimento, gazetar dhe bashkëpunëtor i programit.