Ç’po ndodh në Korçë ? Një tjetër makinë digjet ne Lagjen 14….

Një tjetër automjet është djegur në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., është djegur rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ndërsa ka qenë i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Dea Mishel shpallet finalistja e tretë e Big Brother VIP…

Mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP është shpallur finalistja e tretë dhe ajo është Dea Mishel. Dea ishte më e votuara në televotimin që Arbana hapi mbrëmjen e sotme për finalistin e rradhës. Dea e priti e shokuar këtë vendim dhe tha se nuk po e besonte dot….

Ajo falenderoi të gjithë ata që e kanë votuar e që i kanë dhënë mundësinë të jetë më pranë fitores.

Luizi: ‘Motrën time s’dua ta shoh para 30 djemve si Efi te Për’puthen. Ia kthen Arbana: “Edhe Kiara në BB u lidh…

Luizi e ka paragjykuar Efin për faktin se ka qenë pjesë e “Përputhen” dhe këtë debat e kanë hapur edhe spektaklin e sotëm. Luizi u shpreh se nuk do të donte që motrën e tij ta shihte para 30 djemve dhe ajo të zgjidhte njërin, siç ndodh në “Përputhen”. Këtu Arbana ndërhyri dhe i kërkoi Luizit të ketë respekt për të gjitha ato vajza duke marrë shembull edhe rastin e tij me Kiarën.

Luizi: Unë motrën time s’do doja me e pa para 30 djemve duke i vënë gishtit njërit dua këtë.

Arbana: Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata.

Luizi: S’kemi bërë gjë poshtë jorganit

Arbana: Edhe sikur të keni bërë, s’ka asgjë të keqe. Ka aludime që keni bërë, por bëni ç’të doni, jeni të lirë. Unë nuk jam e lumtur si trajtohen vajzat që marrin pjesë në programe televizive.

E rëndë/ Policia gjen të shtrirë në rrugë 30 vjeçarin, me damar të prerë….

Një 30 vjeçar është dërguar me urgjencë mbrëmjen e sotme në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Shtetasi me incialet A.C ka qenë në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka prerë damarët. I riu është konstatuar i plagosur rreth orës 21:15 në rrugën “Robert Shvarc”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thotë Policia e Tiranës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.04.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët. 30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Intelektualja e njohur: “Kokë më kokë me Edi Ramën…i vetmi që mund ta sfidojë…është Luiz Ejlli…

Luiz Ejlli është personazhi më i pëlqyer në BBVIP i cili ka thyer cdo rekord shikueshmërie. Ai i ka bërë për vete edhe shumë njerëz të famshëm ku kanë dal hapur ta përkrahin lojën që ai bën duke e cilësuar si lojtari më i fortë që ka pasur ndonjëherë në historinë e Big Brother në Shqipëri.

Së fundmi në Top Channel ishte e ftuar intelektualja Xhoi Jakaj e cila është pyetur se nëse do të ishin në përballje kokë më kokë Edi Rama dhe Luiz Ejlli cili do të fitonte, ku ka befasuar me përgjigjen.

”Në këtë pikëpamje mendoj se përvec Luizit Edi Ramën nuk mund ta mund asnjë tjetër Luizi ka mundësi ta sfidoj kështu që nëse do të ketë një përballje kokë më kokë me Edi Ramën i vetmi që mund ta sfidoj Edi Ramën është Luiz Ejlli” ështe shprehur Xhoi ndërsa videoja me përgjigjen e saj ështe bërë virale në TikTok.

https://twitter.com/korcablog1/status/1651008667758522370?s=46