Skënderbeu ka fituar një “finale” për mbijetesën në transfertë ndaj një rivali direkt si Laçi dhe për momentin e sheh veten në pozita pak më të favorshme për të siguruar mbijetesën në Superiore. Në sfidën e luajtur në stadiumin e kurbinasve, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka goditi në momentin e duhur në dy pjesët e ndeshjes me anë të Bismark,
ndërsa goli i Kordeiro nuk i mjaftoi ekipit vendas që krijoi më shumë volum loje, por pa arritur të çante mbrojtje e ngjeshur të korçarëve.
Keshtu, Skënderbeu merr një bonus të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa Laçi sheh gjithnjë e më afër rënien në Kategorinë e Parë.
Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë të rritje për shkak të fluksit të turistëve dhe volume nuk sigurohet gjithnjë me qumësht nga importi por me shtesa si vaj palme apo proteina qumështi. Në vitin 2024 në Shqipëri janë importuar 2.9 milion litra vaj palme, sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, analizat laboratorike kanë treguar se qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme.
Për çfarë përdoret vaji i palmës tek qumështi dhe nënproduktet e tij?
Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë, sipas Sokol Abazit, ekspert i sigurisë ushqimore. Dhe përse industritë përdoren këto shtesa tek nënproduktet e qumështit?
Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa. A mund të themi që një qumësht që ka në përbërja vaj palme është përsëri produkt me origjinë shtazore?
Nuk është më qumësht por një nënprodukt i qumështit, por është mashtrim pasi ti kur i jep një fëmijë qumësht lope, dhie, deleje në fakt po i japim prodhim bimor vaj palme. Sikurse yndyrnat bimore dhe ato shtazore vaji i palmës ka tendencën të depozitohet tek enët e gjakut, dhe kjo sjell pasojë për shëndetin e konsumatorit.
“ Yndyrat e larta në gjak shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet apo dhe veshka”, tha Leda Ferrollari, nutricioniste.
Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme. Gjithashtu gjatë këtyre viteve ka rënë numri i veterinerëve dhe zooteknikëve gjë e cila ka sjell një moskujdesje për shëndetin e kafshëve, normale që kjo do të pasqyrohet edhe në shëndetin e qumështit, prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme janë gjithnjë prezente tek qumështi që ne kemi analizuar ndër vite./ TCH
Aktorja e mirënjohur, “Artistja e Popullit” Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar. Këtë fakt e deklaroi vetë artistja mbëmjen e shkuar gjatë një videomesazhi në emisionin “Big Brother Vip”. Kurti tha se ka patur shumë probleme dhe se vendosja në shtëpinë e të moshuarve në fillim për të ishte si një tragjedi. Ajo pohoi se aty ka gjetur persona me të cilët kalon mirë dhe se ambienti ishte i mirë.
“Kam pasur shumë probleme se kam pasur këtë fatin tjetër që unë erdha në këtë shtëpi që e shihni edhe ju që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi dhe doja të nesërmen të ikja sa më parë. Kurse tani them kurrë më me ik sepse këtu ka njerëz të mrekullueshëm, këtu ka ambient shumë të bukur”, tha aktorja Tinka Kurti.
Aktorja Tinka Kurti
Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re. Ajo u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16-vjeçe. Për disa vite u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.
Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role, veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi.
Tinka shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa” e Çehovit. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.
Të paharruar kanë mbetur Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat.
Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës. Ndër rolet e saj më të dashura mbetet ai i Lokes tek “Toka Jonë”, nënë Pashakoja tek “Yjet e netëve të gjata”, rolin e nënës tek “Gjaku i Arbrit” dhe deri tek tek “Streha e të Harruarve”.