Bild jep lajmin e keq për Shqiptarët: “Gjermania bllokon zgjerimin e BE , ‘nuk ka zgjerim pa…

Qeveria e re gjermane, e forcuar në bazë të një koalicioni të gjerë qeverisës, duket se do i japi një goditje të fortë rrugëtimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera për integrimin në Bashkimin Europian. Ndërsa në Shqipëri kryeministri Edi Rama po përdor si të vetmen kartë të fushatës integrimin, sinjalet nga gjermania duket se janë negative.

Në marrëveshjen e firmosur mes forcave qeverisëse specifikohet edhe qëndrimi i Gjermanisë në raport me Bashkimin Europian, duke bllokuar zgjerimin deri në reformimin e Unionit. Lajmi është publikuar nga prestigjozja Bild, që ka zbardhur edhe pjesë të kësaj marrëveshje.

Nuk ka zgjerim të BE-së pa ristrukturim të BE-së”- shkruan Bild që thekson se kjo do të ketë pasoja për vendet e Ballkanit.

Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: Qeveria e re në thelb po e ndalon zgjerimin e BE-së. Kjo e bën një reformë themelore të BE-së dhe mekanizmave të saj të vendimmarrjes një kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia ose Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes.” shkruan Bild

Më tej Bild zbardh edhe pjesë të kësaj marrëveshje, ku pika kryesore është reformimi dhe forcimi institucional i Unionit.

Zgjerimi i BE-së dhe aftësia e saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të shkojnë dorë për dore. Prandaj, jo më vonë se zgjerimi i ardhshëm, na duhet një konsolidim dhe reformë e brendshme e BE-së që e forcon atë institucionalisht.” shkruan Bild.

Ndërsa edhe vetë Bashkimi Europian kërkon që vendet aspirante duhet të jenë gati përpara se të anëtarësohen, kryeministri Edi Rama në prag të zgjedhjeve, e cilëson këtë si një dhuratë. Ndërkohë në institucionet më të larta të Bashkimit Europian është ngritur alarmi për situatën e demokracisë, ekonomike por edhe të kriminalitetit të lartë në të cilën ndodhet Shqipëria./ Syri.net

Video

Korçë/ Ishte në arrest shtëpie ,gjendet i vdekur 72-vjeçari …

Korçë/Më datë 08.04.2025, është gjetur pa shenje jete nga punonjësi i Policisë (SPZ), në banesën e tij, në lagjen nr. 16, shtetasi E. N., 72 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

E rëndë në Korçë/ Dëmtoi gishtat e dorës në punë, arrestohet drejtori i fabrikës së letrës..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Th. Zh., 59 vjeç, banues në Korçë, drejtues teknik në një fabrikë letre, pasi një punonjëse e fabrikës, duke punuar me një makineri, ka dëmtuar gishtat e dorës.

E dëmtuara mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Rrezikohet biodiversiteti, Mynihu tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, fondacioni gjerman në mbrojtje të natyrës, Euronatur, përçoi vendimin e Komitetit Ekonomik të qytetit të Mynihut për t’u tërhequr nga roli në projektin e Aeroportit të Vlorës, ku ishte përfshirë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut (MAI), e cila kishte një rol këshillues.

“Mynihu po i jep fund përfshirjes së tij indirekte nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Mynihut si këshillues në projektin kontrovers të Aeroportit të Vlorës”, shkruhet në deklaratën për shtyp të organizatës mjedisore gjermane Euronatur.

“Ky është një sukses për EuroNatur, BUND Naturschutz dhe organizatat lokale në mbrojtje të kauzës”, vijon deklarata e mjedisorëve.

Aeroporti i Vlorës vijon punimet fare pranë lagunës së Nartës, në zonën e mbrojtur Nartë-Vjosë, pavarësisht thirrjeve të aktivistëve mjedisorë për të ndaluar projektin që rrezikon vazhdimësinë e specieve në këtë peizazh të mbrojtur, por edhe sigurinë e fluturimeve potenciale.

Fondacioni gjerman mjedisor shprehet gjithsesi se këmbëngulja e tyre u shpërblye, të paktën për sa I përket përfshirjes së gjermanëve. Ata shtuan se kjo fitore ka ardhur pas një lufte dy vjeçare që ata po bëjnë lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës.

“Vetëm përpara një muaji Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh në panairin ITB në Berlin se Aeroporti I Mynihut do të operonte Aeroportin e Vlorës. Tani kjo deklaratë ka dështuar”, u shpreh Gabrier Schwaderer, drejtor ekzekutiv i Euronatur.

Përfaqësuesit e organizatës BUND Naturschutz deklaruan se ata e kishin parë vetë nga afër terrenin për të krijuar një ide mbi situatën, duke dëshmuar tufën e flamingove që jetonin në Lagunën e Nartës.

“Avionët do fluturonin pikërisht mes kësaj zone të mbrojtur”, u shpreh Martin Geilhufe, përfaqësues shteti i organizatës Bund Naturschutz.

“I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare ta ndalojë këtë projekt që sipas nesh dëmton mjedisin dhe është gjithashtu I paligjshëm”, përfundoi Schwaderer nga Euronatur.

Rama zbulon rezultatin e zgjedhjeve: “Më 11 maj mund të marrim mbi 77 mandate…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 majit, madje se do të marrë më shumë se 77 mandate. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rubrikën “Sy me sy” në Facebook, Rama theksoi se rezultatin do ta shpallë nga Kuçi, ashtu si në vitin 2021. Ai reagoi ashpër ndaj kritikëve dhe opozitës, duke mohuar akuzat për “narko-shtet” dhe duke vënë theksin tek roli i rëndësishëm i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi edhe një vizitë të rëndësishme diplomatike nga homologu britanik para Samitit  Politik Europian, që do mbahet në Tiranë.

Edi Rama: Shqipëria krenare në arenën ndërkombëtare. Përpara Samitit Europian Politik do të vijë kryeministri britanik. Vetëm njëherë ka ardhur një kryeministër britanik, edhe atëherë ka shkuar në Kukës për arsye humanitare.

Ka pasur shumë të tjerë që kanë ardhur për herë të parë. Pse? Ngaqë ky vend është narko-shtet? Mos votofshi kurrë për mua, por si mund të hani këto idiotësira? Si mund t’i shkoni pas një të roituri që i fiket llamba tre ditë për shkak të moshës. Nuk e di rezultatin, ndoshta fitojmë më shumë edhe se 77 deputetë, do të shikohet. Kur të fitojmë, nis sërish ky ka vjedhur. I keni parë celulat e PS, ne komunikojmë çdo ditë e natë me popullin. Rezultatin do ta shkruaj në Kuç, atje te ai lokali, në majën e lartë, siç bëra në vitin 2021.

Greva, annulohen të gjitha fluturimet nga Shqipëria në Greqi

Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët pothuajse të gjitha fluturimet drejt Greqisë të planifikuara për ditën e sotme janë anuluar për shkak të protestës masive të punonjësve të aviacionit në vendin fqinj. Greva 24-orëshe e punonjësve greke ka ndikuar edhe në vendin tonë, pasi bëhet me dije se janë anuluar gjashtë fluturime.

Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëhet fjalë për tre fluturime të anuluara nga Tirana drejt Athinës dhe tre të tjera nga kryeqyteti i Greqisë drejt vendin tonë.

Lidhur me këtë situatë ka ardhur dhe një reagim nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të cilët u kanë bërë thirrje të gjithë udhëtarëve se të gjitha fluturimet me Greqinë janë anuluar dhe për më shumë informacione të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse.

“Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët! Dëshirojmë t’ju informojë se, për shkak të një greve të paralajmëruar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, të gjitha fluturimet drejt dhe nga Greqia do të anulohen gjatë gjithë ditës së sotme.

Këshillojmë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë ajrore përkatëse për më shumë informacion mbi riorganizimin e udhëtimit dhe mundësitë e rimbursimit apo ri-programimit të biletave.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të mundshëm dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza.

Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm disa qytete të Greqisë janë paralizuar si pasojë e protestave të thirrura nga Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat dhe ajo e administratës shtetërore. Në këtë protestë 24 orëshe po marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik, të cilët kërkojnë rritje pagash dhe rikthimin e pagës së 13 dhe të 15 dhe të kontratës kolektive të punës.

Gjithashtu, ata janë edhe kundër inflacionit dhe shtrenjtimit të produkteve. Në disa qytete qarkullimi i automjeteve është “paralizuar”. Qindra fluturime janë anuluar, anijet do të qëndrojnë të ankoruara në porte.

Në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private.

Rama thirrje: “Po nuk më votuat mua, mos dilni fare nga shtëpia

Kur jemi prag të çeljes së fushatës elektorale, kryeministrin Edi Rama duket i trembur nga vota e gjithë qytetarëve. Ndryshe nga komunikimet e shpeshta të politikanëve për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje, Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet dhe mos votojnë opozitën e Sali Berishës.

“Më 11 maj mos bëni gabim të votoni kënetën.

Shikoni atë e kap gjumi herë pas here, e ka nga mosha e thyer, nuk ka faj. Ore kurrë mos më votofshi mua dhe Partinë Socialist,e por më 11 maj mos bëni gabim që të votoni Berishën. Më mirë mos dilni fare nga shtëpia dhe mos votoni Berishën”, tha Rama.

Kapshticë/ Futi mall kontrabandë, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari, procedohet doganieri

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë .Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 51-vjeçari. Procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, doganieri që ishte në shërbim, kur 51-vjeçari kaloi në PKK Kapshticë, automjetin me mallrat.

Sekuestrohen mallrat.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë.

Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 51-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan mallrat.

Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. K., në momentin e paraqitjes në PKK.

Më tej, në vijim të punës së shërbimeve të DVKM Korçë, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi F. H., 37 vjeç, banues në fshatin Baldushk, Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Farkë, si bashkëpunëtor për kryerjen e disa vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.