“I bëj thirrje Nikolinës të mos i bëjë presion njerëzve” /Tom Doshi nga Korça sulmon Niko Peleshin, por konfirmon bashkëpunimin me PS: “Me Berishën, kurrë!”

Kreu i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi ka reaguar për herë të parë nga Korça për përplasjen në distancë me Partinë Socialiste, forca politike që drejton vendin prej tre mandatesh dhe ku vetë Tom Doshi ka aderuar dikur. Mirëpo, pavarësisht debateve dhe përplasjeve në distancë, Tom Doshi ka shuar çdo dyshim për bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Nga qyteti juglindor, ai është shprehur se PSD nuk do të sjellë kurrë Berishën në pushtet.

Gjatë fjalës së tij, Doshi akuzoi Peleshin për ushtrim presioni ndaj administratës dhe votuesve të PSD-së në Korçë, duke i bërë thirrje atij që të ndalë ndërhyrjet dhe të respektojë zgjedhjet e lira.

Megjithatë, kreu i PSD-së deklaroi se, pavarësisht këtyre problemeve lokale, Partia Social Demokrate do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Socialiste në të ardhmen.

Ai theksoi qartë se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk do të ketë kurrë bashkëpunim, duke e akuzuar këtë të fundit si një ndër përgjegjësit kryesorë të situatës aktuale të vendit.

“Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë për ps por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.
Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës…

Nuk pranoi të pinte kafe me Ramën ,Vrenozit i ndodh e papritura(Video)

Simpatizanti i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi rrëfeu për situatën e veshtirë qe po kalon pasi ç’do periudhe fushatë atij i bllokohet facebook dhe Instagrami. Ai u shpreh se u ftua për një kafe private pa kamera nga kryeministri, pas telefonates se Peleshit ,por ai e ka refuzuar për shkak të bindjeve të tij të djathta.

Vrenozi tha se nuk mund të ulej në kafe me një person që e ka sharë 12 vite…

Rënia e Skënderbeut nga Superiorja /Kristiano Koçibelli: “Goditje e rëndë për qytetin e Korçës…

Kristiano Koçibelli, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Korçë, reagoi menjëherë pas këtij zhvillimi, duke e cilësuar rënien e Skënderbeut si një pasqyrim të keqmenaxhimit institucional dhe mungesës së vizionit të pushtetit lokal dhe atij qendror. Në mesazhin e tij publik, Koçibelli thekson nevojën urgjente për t’i rikthyer qytetit krenarinë sportive dhe për të ndërtuar një strategji të re për ringritjen e sportit në Korçë.

Nga Kristiano Koçibelli:

“Sporti korçar, dikur krenaria e juglindjes dhe një nga simbolet më të spikatura të suksesit në Shqipëri, sot gjendet në një krizë të thellë si pasojë e keqmenaxhimit të vazhdueshëm nga pushteti lokal dhe ai qendror. Mungesa e investimeve serioze, papërgjegjshmëria administrative dhe interesat personale kanë lënë pas dore infrastrukturën sportive, talentet e reja dhe vetë frymën e garës që për vite me radhë frymëzoi breza të tërë.

Një nga shembujt më të dhimbshëm të kësaj rënieje është ai i klubit legjendar “Skënderbeu”. Pas viteve të lavdisë ku dominonte Kategorinë Superiore dhe përfaqësonte Shqipërinë denjësisht në arenën europiane, Skënderbeu sot ka rënë në Kategorinë e Parë, një goditje e rëndë për qytetin e Korçës dhe gjithë sportdashësit shqiptarë.

Kjo rënie nuk është thjesht një rezultat sportiv, por një pasqyrim i keqmenaxhimit institucional, mungesës së vizionit dhe mbështetjes nga autoritetet lokale dhe qendrore.

Në mungesë të një strategjie afatgjatë, Korça po humbet jo vetëm sportin e saj elitar, por edhe mundësinë për të edukuar të rinjtë përmes sportit, duke i lënë ata pa alternativa të shëndetshme.

Rënia e Skënderbeut është një kambanë alarmi për të gjithë!
Ky është momenti për rikthimin e dinjitetit dhe krenarisë së korçarëve! Duhet t’i kthejmë sportdashësve tanë Skenderbeun Madhështor!”- përfundon reagimin Koçibelli.