Korçë/ Vdes në aksident 65-vjeçarja ,policia shpall në kerkim shoferin e arratisur…

Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi Guri Metko, 27 vjeç, banues në Dërsnik.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen Selime Qelemeni, 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/ Vdes në aksident 65-vjeçarja ,policia shpall në shoferin e arratisur…

Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi Guri Metko, 27 vjeç, banues në Dërsnik.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen Selime Qelemeni, 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas këmbësoren, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë urës së Bulgarecit, ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, pa i dhënë ndihmë viktimës. Sipas burimeve paraprake, e plagosura është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për ta stabilizuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur drejtuesin e mjetit, i cili është arratisur në mënyrë të paligjshme pas aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në zonë, ndërsa autoritetet bëjnë apel për çdo dëshmitar që ka informacion të ndihmojë në hetim.

“Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.

Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

 Automjeti që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ai është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Kryepeshkopi Joan: “Fan Noli është një figurë shumë e rëndësishme për kishën. Ja çfarë lexova në librat e tij kur isha në Amerikë

Kryepeshkopi Joan rrëfeu në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama kohën e studimeve të tij në Amerikë. Ai u shpreh se arsyeja pse vendosi të kthehej ishte një premtim që kishte bërë për të shërbyer në vendin e tij.

Kur ishte në Amerikë, teksa po sistemonte bibliotekën e Fan Nolit, ai tha se lexoi një shënim të tijin ku shkruante:“Kisha mbeti për mua gjithmonë dashuria ime e parë. Nëse kryevepra ime në fushën politike dhe diplomatike ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën letrare ka qenë Kremtorja”.

Ai u shpreh se Fan Noli është një nga figurat themelore të Kishës Ortodokse që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

“Fan Noli është një figurë shumë e rëndësishme për kishën. Perëndia e kishte pajisur me talente të jashtëzakonshme. Kur isha në Amerikë, punuam për të sistemuar bibliotekën e Fan Nolit dhe aty lexova një shënim ku shkruante: ‘Kisha mbeti për mua gjithmonë dashuria ime e parë. Nëse kryevepra ime në fushën politike dhe diplomatike ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën letrare ka qenë ‘Kremtorja”.

‘Kremtorja’ është një libër shumë i vështirë për t’u përkthyer. Ai e ka përkthyer nga greqishtja e vjetër. Përkthimi i tij është i papërsëritshëm. Njihte mirë muzikën kishtare. Fan Noli është një nga figurat themelore të Kishës Ortodokse”, tha Kryepeshkopi Joan.

E trishtë/ Gazetarja Dorjana Bezat humbet bashkëshortin e saj Korçar

Gazetarja e njohur e kronikës, Dorjana Bezat ka bërë një reagim të trishtë dhe zemërthyer këtë mëngjes. Bashkëudhëtari i saj i i jetës, Anis Fama është ndarë parakohe nga jeta, për shkak të një sëmundje të rëndë.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme nga jeta të të shtrenjtit tonë, Anis Fama”, shkruan gazetarja, duke shtuar se pavarësisht forcës dhe besimit që kishte, Anisi nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e pashërueshme.

Unë dhe Adeo do ta kemi përjetësisht në zemër, dhe ai do të jetojë në kujtimet tona si bashkëudhëtari im i 15 viteve dhe si një baba që fali dashuri të pakufijshme”, vijon Dorjana Bezat.

Anis Fama do të prehet në qytetin e tij të lindjes, në Korçë, siç e kishte lënë amanet. Lamtumira e fundit do t’i jepet te shtëpia funerale “Imperial” dhe varrimi do të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.

Faqja Korcablog.com i shpreh ngushëllimet familjes për ikjen e më të shtrenjtit të tyre!

AKU bën sehir, luleshtrydhet me pesticide që erdhën nga Greqia janë shitur të gjitha

Një tjetër skandal me frutat e importuara nga jashtë është raportuar në Shqipëri. Ndryshe nga mishi i pules me salmonelë, te mandarinat dhe specat me pesticide, ketë herë janë shfaqur dhe luleshtrydhet me pesticide të rrezikshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se e gjithë sasia e importuar nga Greqia e luleshtrydheve me pesticide është shitur.

Më tej, AKU bën me dije se pas këtij rasti ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.

Gjithashtu njofton se është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.

Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.

AKU: Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.

Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe.

Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.

Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.

Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.

Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.

Adriatik Lapaj: Të gjitha plazhet do të jenë publike

Adriatik Lapaj, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen e plazheve publike në Shqipëri. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit e tij, ai është shprehur se plazhet do të mbeten të hapura për të gjithë qytetarët dhe nuk do të ketë privatizime apo zaptime të paligjshme.

“Plazhet janë pasuri publike dhe do të mbeten të tilla. Askush nuk mund të pengojë qytetarët të shijojnë detin e tyre,” – theksoi Lapaj, duke siguruar se do të vijojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve për qasje të lirë në bregdet.

Këtë vit qeveria po aplikon një formë të re të ndarjes së plazheve, ku të drejtë për të marrë në administrim një sipërfaqe kanë vetëm hotelet dhe jo restorantet sic ka qenë më parë.