Peleshi veç Korçës bën edhe Pogradecin si Zeqineja/ Gazetari i njohur :”I ka bërë si leckën më të ndyrë të fshirjes së këmbëve(Video)

Nga Armand Braho:

Peleshi “zhdëp” në dru drejtuesit e PS Pogradec, bie kufiri i hekurt i Qafë-Plloçës
E bënë faqen zyrtare të PS Pogradec si Zegj(q)ineja e Fierit dhe tentojnë të më intimidojnë dhe censurojnë, publikisht. Ky është një skenar i njohur për mua, por fatkeqësisht nuk i ndihmoj dot në hallin që i ka zënë. Dje kanë kundërshtuar verbërisht, me retorikë politike të mbrapshtë, pa pikë reflektimi dhe me injorancë të dukshme, denoncimin tim për Niko Peleshin, i cili përdor imazhin dhe figurën e fëmijëve nën 14-vjeç për përfitim elektoral.

Unë nuk e kuptoj çfarë prindërish janë këta politikanë të llumit, që nuk përfaqësojnë asgjë. Inatin e tyre me Saliun le ta zgjidhin me të; unë nuk i ndihmoj dot as këtu.

Por le të themi disa të vërteta!

Dihet që marrëdhëniet e Peleshit me drejtuesit politikë të PS Pogradec janë si ajo nusja me atë vjehrrën grindavece. Askush më shumë se socialistët pogradecarë nuk e shan Peleshin, madje kritikat e mia janë shumë të vogla përpara sharjeve brenda llojit. Aty ku fluturon në mbledhje edhe “libri i shtëpisë” apo “lista e dasmës” ndërmjet njëri-tjetrit.

Duket se pas konstatimit tim për krim elektoral,

Peleshi ka shembur murin e Qafë-Plloçës, u ka hyrë në “shtëpinë politike” socialistëve pogradecarë, i ka “rrahur” dhe i ka ndërsyer kundër meje, me arsyetimin se këta duhet të jenë avokatët e sulltanit në rënie të qarkut të Korçës. Me sy të mjegulluar nga lotët e rrahjes dhe me një ndjenjë të zbehtë detyrimi, të sforcuar, shkruajnë kundër meje dhe thonë “që bëj deklarata qesharake”.

Po, edhe mbase mund të jenë qesharake, por të paktën nuk janë deklarata të përfitimit të tenderave, krimeve elektorale dhe masakrës që po i bëjnë së bashku qytetit.

I trodhi dhe drejtuesit e PS-së Pogradec, Niko Peleshi dhe i ka bërë si leckën më të ndyrë të fshirjes së këmbëve. I ktheu në papagallë, madje aspak të zotët për të artikuluar një mbrojtje për të.

Por ashtu siç edhe thotë Peleshi tavolinave, “Pogradecarët nuk kanë profesionistë” as brenda strukturave të Partisë së tij.
Brenda kësaj jave e deri më 11 maj do të dokumentoj dhe do të denoncoj në KQZ dhe SPAK të gjitha krimet elektorale. Prej sot nis denoncimin e parë zyrtarisht në KQZ, i cili lidhet me përdorimin e imazhit të fëmijëve në fushatën elektorale, për të vazhduar më tej me shumë elementë të tjerë.

Qafë Thanë/ Aksidentohet autobusi i ekipit Skënderbeu

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të basketbollit të Skënderbeut të Korçës. Autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy automjete janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

Autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Vajzat që kanë pësuar dëmtime të lehta janë transportuar drejt spitalit.
Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi vajzat kanë pësuar traumë, teksa pritet konfirmimi i FSHV-së.

Vetem 2 javë larg votimeve/ Bie euro, dollari në rënie të lirë…

Sot, më 26 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.4 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë. Paundi britanik blihet me 114.8 lekë dhe shitet me 116 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: