Baton Haxhiu akuzon se në Shqipëri s’ka mjekë të mirë, reagon Edvin Prifti: T’ju vijë turp, kurojmë me mijëra kosovarë! Na kanë zili në Europë

Mjeku Edvin Prifti reagon sot në rrjetet e tij sociale kundër analistit Baton Haxhiu pas një deklarate të këtij të fundit ditën e djeshme në emisionin Çim Peka live në Syri.tv mbi cilësinë e mjekëve në Shqipëri. Haxhiu pretendoi në emision se godinat e shëndetësisë janë bërë të gjitha të reja, edhe pse cilësia e mjekëve shqiptarë lë për të dëshiruar.

Ai u kundërshtua nga analisti Armand Shkullaku, por Haxhiu i qëndroi idesë së tij për cilësinë e mjekësisë shqiptare.

Tha Baton Haxhiu:

“Sa i përket infrastruktruës Shqipëria kurrë nuk ka qenë në gjendje më të mirë. Sa i përket cilësisë mjeksore calon seriozisht. Kjo është për shkak të cilësisë së arsimit. Nuk ka infrastrukturë ndoshta në ndonjë vend të ballkanit një infrastrukturë më të mirë: ndërtesa, infrastrukturë shëndetësore, paiusje të reja etj. Këtu ka një diskordancë të madhe mes cilësisë së mjekëve dhe përmbajtjes së mjeksisë. E pamjaftueshme. Ça din për shëndetësinë a bën me dit?

Nuk ka mjekë që konkurrojnë në europë, e ke gabim. Hiç mos u lodh me atë punë. Cilësia e kualitetit të mjeksisë në Shqipëri e ka shifrën 1.6. Në europë e ka mbi 8. Në ballkan e ka mbi 4. Kjo është statistika. Nuk ka mjek në Shqipëri që ka punim të vetëm. Por e ka në grup. Gjeje!”

Por mjeku Edvin Prifti ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e Baton Haxhiut. I kujton këtij të fundit se e ka kërkuar një herë për drekë për një mikun e tij nga Maqedonia Kardiolog.

“E kam njohur z. Baton Haxhiu kur më ftoi për drekë në një restorant në Tiranë në vitin 2009, për të ndihmuar një mikun e tij maqedonas, mjek kardiolog dr. Petrovsky i cili kishte hapur një spital privat në Tiranë, për të cilën nuk ishte e mundur që unë ta ndihmoja. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit, por mjafton kaq që një njeri të mos bëjë grimasa kur përmendet emri i tjetrit për të mos treguar mungesë të thellë karakteri?!” shkruan mjeku Prifti.

Më pas analizën e ndal në deklaratën e Batonit se në Shqipëri nuk ka mjekë të mirë.

“Mjeket Shqiptare, z. Haxhiu më të mirat dhe defektet e tyre, sigurisht ka ndër ta edhe ndonjë që çfarë nuk kanë vjellë edhe ndaj meje, por të gjithe ata pavarësisht gjithçkaje kanë trajtuar me dhjetëra mijëra paciente kosovare. Dhe unë personalisht jua njoh meritat të gjithëve, edhe kur i dua apo kur nuk i dua! Ashtu sikurse mendoj qe njeriu i ditur fal por nuk harron! Gjithesesi ju harruat mirenjohjen?!

E treta, janë këta mjekë shqiptarë të Tiranës që trajnuan me qindra mjekë kosovare në këto dekada. Ju përsëri harruat mirenjohjen! Par definition: Mosmirënjohja është defekti më i madh i karakterit të kujtdo!

E katerta ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që kanë licensat e ushtrimit të profesionit jo vetëm në Komunitetin Europian dhe Amerikën e Veriut dhe këtu nuk flas vetëm për veten, ka mjekë dhe profesore shqiptarë që kanë një indeks të atillë të shkences sikurse Hirsch Index që do e kishin zili në Evropë dhe këtu nuk fus vetëm veten time, ka mjeke dhe profesore shqiptare që kanë prodhuar teknika dhe ide te reja të aprovuara ne Evrope dhe ShBA dhe këtu nuk fus vetem veten time, ka mjekë dhe profesorë shqiptarë që janë ndëruar me çmime shkencore dhe botërore që ju as mund ta imagjinoni dot ashtu sikurse nuk e imagjinon ndonjë mjekuc që ju shkruan?!

Unë nuk ia lejoj vetes të flas për gjëra qe s’jam kompetent por tek Ju ky parim është harruar dhe ne gjithëditurine tuaj ju kujtoj të jeni pak iluminar që të mos debatoni për shkencën, dijen, akademizmin dhe mjeksinë pasi i demtoni shumë padronët tuaj dhe nuk do t’ju falin këtë dëm. Merreni si një këshillë pozitive!” shkruan mjeku Edvin Prifti.

Peleshi heq dore nga aeroporti dhe stadiumi ,këte fushatë do bejë spital të ri

Prej vitesh, korçarëve u është premtuar ndërtimi i një spitali modern, por deri më sot projekti nuk ka parë as fillimin. Asnjë tullë nuk është vendosur, ndërsa çdo fushatë sjell me vete të njëjtat zotime, tashmë të konsumuara. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama riktheu premtimin për ndërtimin e spitalit të ri, një deklaratë që u pasua nga ministri Niko Peleshi.

Ndërkohë, rreth një vit më parë, edhe kryebashkiaku Sotiraq Filo publikoi pamje të projektit të shumëpritur. Por pavarësisht fjalëve dhe planeve në letër, realiteti për qytetarët e Korçës mbetet i pandryshuar.

Krimi makabër zbulohet pas 7 vitesh/ I riu nga Korça u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj i moshuar

Shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës, prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar ka arritur të identifikojë dy autorët e krimit, shtetasin Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari. Sipas hetimit, Kejsi Spaillari në atë kohë 18-vjeç, së bashku me të dashurin e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

Tashmë ndaj Spaillarit, prokuroria e Korçës, Vasjana Postoli, ka lëshuar një mandat “arresti në burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndëruar jetë si pasojë e një akti vetëvrasës që ka kryer.

Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili.

E njëjta provë është siguruar dhe për autorin tjetë që tashmë nuk jeton, Rexhep Vathin.

Aktualisht Spaillari është larguar nga Korça.

24-vjeçarja ndodhet në Kanada ku ka krijuar familje, ndërsa Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Ndërsa Rexhep Vathi i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024.

Si ndodhi ngjarja

Krimi ka ndodhur në vitin 2018 dhe ka si motiv lidhjen sentimentale që Kejsi Spaillari kishte krijuar paralelisht me viktimën Antonio Karafili dhe autorin e krimit, Rexhep Vathi. Pasi policia zbuloi trupin e pajetë të lidhur në një pishë në Voskopojë, fillimisht ngjarjen e rregjistroi për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Fillimisht hetimet e kryera nuk sollën produktivitet duke çuar prokurorinë të kërkonte pushimin e ndjekjes penale.

Por gjyqtari i Korçës, Arben Lena, vendosi të kthejë dosjen për rihetim duke detyruar prokurorinë të orientonte hetimin në akuzën e “Vrasjes me dashje”.

Mirëpo pas 7 viteve hetime dhe një seri aktesh ekspertimi, rezultoi se Antonio Karafili, është vrarë nga Rexhep Vathi dhe e dashura e tij, Kejsi Spaillari.

Pas vrasjes të dy së bashku e kanë lidhur trupin në pemë, për të krijuar përshpypjen se Antonio, ishte vetëvarur.

Por një detaj i vetëm ndryshoi rrjedhën e ngjarjes, pasi në momentin e konstatimit të trupit të pajetë nga policia, Antonio Karafili, është gjendur me këmbë në tokë dhe jo i varur plotësisht në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.

Viktima Antonio Karafili nuk kishte në duar apo në thonjtë asnjë përmbajtje të lëvoreve të pishës, detaj që bindi prokurorinë se ai viktima nuk kishte hipur në pemë vetëm për të lidhur çarçafin me të cilin është vetëvarur.

Sipas dosjes hetimore, personi që e ka parë për herë të fundit në jetë Antonion, në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, në atë kohë 17 vjeç nga Korça.

Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”.

Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër.

Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë. Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

Prindërit e viktimës që në fillim, kanë dyshuar se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë.

Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër.

Bisedat mes Kejsit dhe Rexhep Vathi pas krimit:

Rexhep Vathi, i cili u konsiderua si dëshmitar okular është shprehur në atë kohë se mbrëmjen kur 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyll, kishte parë dhe dëgjuar 4 persona që bërtisnin.

Por Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç, në bisedat e zbardhura ku flet me Kejsin dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll, raportoi Stop.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?

Kejsi Spaillari: Po, që në fillim.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?

Kejsi Spaillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…

Kejsi Spaillari: Seriozisht?

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…

Kejsi Spaillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…

Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!

Kejsi Spaillari: Kuptoj, po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?

Kejsi Spaillari: Ehë..

Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë !E shpërndajmë për sot?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!

Kejsi Spaillari: Pafshim!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!