Skënderbeu rra nga kategoria/ Peleshi dhe Sotiraq Filo vazhdojnë fushatën :”Si po lulëzon turizmi dhe si Korçarët po kthehen perditë nga emigrimi…

36 javëve të Superiores u erdhi fundi. Kanë përfunduar edhe 5 sfidat e javës së fundit të elitës së futbollit shqiptar, ku nuk kishin si të mungonin emocionet, golat dhe surprizat. Tirana siguron kështu momentalisht mbijetesën në Superiore, pasi mori vendin e 8-të dhe do të luajë në “play-out” me një mes Besës dhe Pogradecit.

Fitorja e sotme me rezultatin 0-2 përballë Dinamos ishte vendimtare.

Në krahun tjetër, Skënderbeu bie në Kategorinë e Parë pas humbjes 1-2 në shtëpi përballë Bylisit. Por ajo ç’ka bie në sy eshte qe asnje nga politika e majtë nuk ka reaguar për disfatën e sotme ku nje qytet i tëre do ti mungoje futbolli i superliges.

Niko Peleshi publikon fushatën , takimet me lagjet duke publikuar vetem aspektet pozitive si kthehet perdite Korçaret nga emigrimi ,ndersa po keshtu edhe Sotiraq Filo vazhdon ne te njejtin rritem me video so si po lulzon turizmi.

Dramë për futbollin Korçar/ Skënderbeu bie nga kategoria

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Korçarëve u duhej fitorja për të siguruar mbijetesën dhe sulmuan në kërkim të golit. Por ishin ballshiotët që shënuan të parët me Mustafa. Përgjigja e shpejtë e Bismark ndezi entuziazmin përsëri në stadiumin e mbushur si rrallëherë

me tifozët korçarë në mbështetje të ekipit.

Por nëse nga një anë rastet humbeshin me radhë, Bylisit që i mjaftonte edhe barazimi, iu shfaq momenti i duhur për të goditur me Përgjonin në pjesën e dytë, duke gjetur edhe një herë avantazhin. Ky gol demoralizoi korçarët, të cilët shpërdoruan ato pak raste që krijuan deri në fund dhe panë ballshiotët të festonin në vërshëllimën përfundimtare për mbijetesën, teksa panë veten të rënë nga kategoria.

SKËNDERBEU-BYLIS 1-2
14′ Bismark / 10′ Mustafa, 62′ Përgjoni