Votat e diasporës, Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: “Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, kthejini në pikat përkatëse

Pas takimi përmbyllës në Kavajë, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me fletën e votimit në zyrën postare dhe të mos presin që të vijnë t’i marrë postieri.

“Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, por kthejini vetë në pikën përkatëse”, shprehet Rama në një videomesazh në rrjetet sociale.

“Kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt të rritjeje të zarfeve të kthyer. Bëj dhe njëherë thirrje që mos prisni që të vijë DHL-ja të marrë zarfet, por kthejini në pikën përkatëse. Është pak mundim, por s’kemi çfarë bëjmë tani.

Është një mundim shumë pakrahasimisht i vogël se gjithë mundimet që keni bërë në atë vend, për të qenë këta që jeni sot.

Ia vlen mundi i zarfit për atë që do bëjmë së bashku që ju të jeni zot në vendin tuaj, që nëse doni të jetë BE, vendi ynë i përbashkët. Shqipëria është atdheu ynë, por vendi ynë do jetë Shqipëria në BE”, u shpreh ai.

Zgjedhjet në Shqipëri fundosin Dollarin e Euron…

Sot, më 06 maj 2025, dollari amerikan blihet me 85.9 lekë dhe shitet me 87.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.2 lekë dhe shitet me 115.7 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.3 lekë, ndërsa në shitje me 63.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Mbylli fushatën për padronin/ Niko Peleshi perdhosi krenarinë e ‘Nderin e kombit” ,e të Korcareve, “Korit Lira”

Nga Arber Korçari:

Sot u perdhos krenaria e “Nderit te kombit” por mbi te gjitha e Korcareve, “Korit Lira”. Vetem Niko Peleshi mund t’a perdorte kaq shemtuar imazhin e paster dhe frymezues te ketij thesari qe kane Korcaret, duke e ngjitur ne skene per mbylljen e fushates se partise se padronit te tij.

Dhe si per ta damkosur edhe me shume “Nderin e Kombit” , fill pasi mbaron performancen, ne skenen me sloganin “Me Edin, per Edin, nga Edi” i ngjit si bisht ate qe u be i famshem si boksier rruge, ”Noxhin”.

Ate qe vetem as model e as imazh per te rinjte nuk mund te jete.

Cfare degjenerimi i ke bere sot Korcarve o Niko hipokriti! Zoti iu falte te gjitheve ju qe iu bindet beut te Korces per gjithe kete poshterim qe iu be “Nderit te Kombit”.

Korça paralizohet totalisht, dalin pamjet disa orë para mitingut te socialisteve(Foto)

Nga Enri Vrenozi:

Ky është bulevardi kryesor i Korçës disa orë para takimit të Edi Ramës dhe “shpurës së tij kriminale”! Ditë e henë në mesditë, kur dhe është kulmi i lëvizjes Korça paralizohet totalisht!

Këta janë shembulli më i mirë i arrogancës dhe neglizhencës qytetare! Nuk mund ta imagjinoj çfarë mund të ndodhte nëse opozita do kishte bërë këtë organizim.

Më 11 maj ndëshkojeni me votë, bllokojani rrugën drejt “mandatit të çmendurisë”!

Rama në Korçë:” Demokratët që nuk na votojnë ne ,të rrinë në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha se në fillim të viteve 1990 nuk e votoi kryedemokratin Sali Berisha sepse sipas tij ia ndjeu “erën e kënetës”. Ai shtoi se më 11 maj ata demokratë që nuk votojnë PS-në duhet të rrinë në shtëpi.

“Unë nuk e votoja dot bufin, dhe sot kush nuk shkon të votojë pranon ti hapë rrugë opsionit më të fortë. Dhe unë atë bëra. Demokratët, nëse e kanë të pamundur të vijnë të votojnë për PS dhe të bashkohen te numri 5.

Nëse e kanë të pamundur që të shohin të gjithë këta kandidatë, nëse nuk i bëjnë këto të rrinë në shtëpi. Jo të vishen, të lahen, të rruhen e të krihen si në dasëm e të mbajnë radhë që ta marrin votën e të hidhen në kënetë. Ndërsa të tjerët duhet të na bashkohen ne”, tha Rama.

Plas sherri në Korçë, goditet me shishe vajza që denigronte minorenet në rrjetet sociale

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Korçë, teksa ka pasur një konfikt mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard Republika. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit. E dëmtuar ka ngelur shtetasja P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe instagrami.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim. Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.

Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen.

Ilir Pendavinji si Zeqineja :”Premton futjen e europën në Shqipëri(Video)

Ilir Pendavinji njihet në Korçe si personi qe braktisi antaret qe punuan per logon e ps-se ndersa kujtohet per ta vetem kur afrojnë zgjedhjet…Ai ndodhet në liste te hapur dhe ne takimin prezantues me Edi Ramen ka leshuar nje perle tjeter ku ka ngateruar furmulen e fushates nga futja e Shqiperise ne Europe por ne futjen e europes në…ndersa e thekson se ne do ecim perpara…

Per me teper ndiqni videon…

Ndersa me pas ka qene Niko Peleshi qe ka mare fjalen ,ndersa ka korrigjuar deputetin e tij ,ku ka thene qe ta ndertojme Bashkimin europian me Korçen..

Ajo ç’ka verehet eshte qe edhe ne politike ,Peleshi ka vendosur ta perfaqesojne Korçen shoket e tij te gjimnazit sikunder edhe Kryetari i Bashkise Korçë, ndersa ne fjalimet publike gafat e tyre jane te panumurta dhe duket sikur jane vite larg politikes dhe artit te fjales…

Tipa te tille ,flitet rendom ne Korçe ,i sherbejne aspiratave te drejtuesit politik  ,per ti patur lehtesisht te menaxhueshem dhe per te vendosur gjithçka nen kontroll…

Rama nga Korça: “Barazinë para ligjit nuk e solli Stamo Dumo apo Noc Rroku, por PS!

Kryeministri Edi Rama, nga Korçë, ka folur për drejtësinë dhe barazinë para ligjit, duke thënë se janë rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste. Rama tha se anëtarët e qeverisë që PS ka para drejtësisë nuk janë as sa gishtat e njerës dorë.

Rama: Po jetoj një përpjekje të barazisë para ligjit. Nuk kanë qenë kurrë një realitet për shqiptarët. Kur bënë shtetin, ligjin ishte bashkë me Maliqin dhe Maliqi ishte i pari i qeverisë. Ne jemi të parët në histori që dorëzuam shpatën dhe e lamë të lirë drejtësinë, se pa një drejtësi që është e lirë të godasë majtas dhe djathtas dhe pa një forcë udhëheqëse që është

e gatshme të marrë të gjitha kostot, sepse nuk jemi këtu për pushtetin sot, por për shtetin europian të fëmijëve tanë nesër.

Vijnë këta, bashkë me ca të tjerë që strehën çdo natë nëpër ato berberhanet e debateve politike dhe bëjnë si të habitur. Si mund të votohet PS, këta kanë gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën në hetime. Këta janë të zhytur.

E para e punës këta nuk dinë aritmetikë. Ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e njerës dorë ata që kanë probleme me drejtësinë. Por edhe sikur të jenë gjysmat. Kush e solli këtë realitet të ri, Stamo Dumua apo Noc Rroku, e solli PS, e sollëm ne me vendosmërinë më të madhe.

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur

Elbasani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit të njohur, Eduart Çala. Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”.

Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi.

Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.

Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore.

Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.

Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

Ai u angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme. Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).

Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim. Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj.

Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.

Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”.

Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.

Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë.

Peleshi i bën qejfin vetes: “E rilindën Korçën me krijimin e Pedonales, solli estetikë,ekonomi,identitet..

Shpesh qytetaret Korçare behen nostalgjike dhe kujtojne me mall Korçen e vjeter, pa kullen dhe shkallet e saj ,bibloteken apo sheshin e bollshem para katedrales. Në Korçë shpesh thuhet me ze te larte humbëm disa sheshe dhe ngushtuan disa rrugë, ndersa sot kemi një pedonale dhe institucione te zhvendosura…Por në antiteze me to eshte Niko Peleshi ..,

Ai shkruan:

#PërTëMosHarruar | Kur nisëm projektin e Pedonales së Korçës, dyshimet ishin të mëdha, zërat kritikë të shumtë. Por sot, Pedonalja është një histori suksesi, si shumë të tjera që do të vijnë. Sepse qyteti nuk ecën përpara pa guximin për të ndryshuar. Dhe ky ndryshim solli jo vetëm estetikë, por jetë, ekonomi, identitet.

🌹✋🏻 Pedonalja ishte hapi i parë. Pas saj, një qytet i tërë nisi të rilindë. E kujtojmë sot këtë histori për të kuptuar se transformimi kërkon durim, vullnet dhe mbi të gjitha, e kujtojmë për të mos harruar se çdo hap përpara nis nga një vendim i guximshëm shkruan Niko Peleshi duke u sforcaruar te kujtoje per zgjedhje sa puna ka bere vite me pare…

Gazetarja: “Në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të bësh fëmijë…

Gazetarja dhe moderatorja Alba Alishani, thotë se në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të marrësh vendim për t’u bërë me fëmijë. Sipas saj, Shqipëria nuk është një vend i mirë për t’u bërë me fëmijë, duke nisur që nga ushqimet.

“Një prej arsyeve kryesore që kam unë në jetë për të mos u bërë me fëmijë në këtë vend, është ku e sjell në jetë këtë fëmijë?

Në cilin habitat do ta rritësh?

E mendoj që nga qumështi, me të cilin do ta ushqej, apo ushqimet e tjera, që këtu janë të skaduara”, tha ajo për Euronews Albania.

Vuan nga semundje e lige të shpëtojmë jetën e 27-vjeçares nga Vashmia e Korçes

Ndihme per Trajtimin e Permbledhje e Rasteve Mjekësore:

Emri: Laura Avdolli

Mosha: 27 vjeç

Diagnoza: Karcinome hepatike me metastaza pulmonare

Data e diagnostikimit:19/02/2025

Pershkrimi i Rasteve:

Laura Avdolli, nje vajze e re 27 vjeçare, eshte diagnostikuar me karcinome hepatike që ka zhvilluar metastaza pulmonare. Ky eshte nje trajtim i veshtire dhe i shtrente që kerkon kimioterapi intensive per te mundësuar mbijetesën dhe permiresimin e shëndetit të saj. Kimioterapia shte nje piese thelbesore e trajtimit, por ajo ka shpenzime shume te medha qe jane jashte mundësive financiare te familjes se saj.

Shpenzimet e Parashikuara:

Kimioterapia e vazhdueshme dhe medikamentet

Spitalet dhe vizitat mjekësore

Shpenzime shtesë që mund te lindin gjate trajtimit

Ç’fare eshte e nevojshme:

Për të mundësuar që Laura te marrë trajtimin e nevojshem dhe te vazhdoje betejen me kete semundje, ajo dhe familja e saj kerkojnë mbshtetje financiare per te perballuar shpenzimet e larta te kimioterapise. Ndihma juaj mund te beje nje ndryshim te madh dhe te siguroje mundësine qe Laura te luftoje per shendetin e saj.

Perfundim:

Ne kërkojmë mbështetje për Laura dhe ndihmën tuaj eshte teper e çmuar. Ç’do kontribut, pavaresisht madhesise, do te ketë një ndikim te dreitperdreite ne mundesine qe ajo te vazhdoje trajtimin dhe te luftoje per jetën. Ju lutemi, ndani kete fushate me te tjeret dhe na ndihmoni të bäjmë këtë udhëtim më te lehte për Lauran. Faleminderit per çdo kontribut dhe mbështetje.

Titullari i LLogarise

Account Holder

FESTIM ISLAM AVDOLLI

Adresa e Klientit :

Customer Address

BANESE PRIVATE VASHTEMI KORCE, MALIQ.ALBANIA

Nri LLogarise :

0001233911

Account No.

Monedha e LLogarise : ALL

Account Currency

Banka e Perfituesit : Raiffeisisen Bank Sha

Beneficiary Bank

IBAN:

AL13202410270000000001233911

Kodi SWIFT :SGSBALTX

SWIFI Code

Nri LLogarise:

0011233911

Account No.

Monedha e LLogarise : EUR

Account Currency

Banka e Perfituesit :

Raiffeisen Bank Sha

Beneficiary Bank

IBAN :

AL1620241003000000011233911

IBAN

Kodi SWIFT:

SGSBALTX

SWIFT Code

Berisha: “Rama dhe Lubia pasi ju grabisin bëjnë fushatë ‘alla Zegjine’

Kreu i PD-së Sali Berisha, nga Fieri, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se pasi vjedhin dhe grabisin bëjnë fushatë “alla Zegjine”. Berisha u ndal edhe te mungesa e medikamenteve në Spitalin Onkologjik, duke thënë se “të lësh të sëmurët pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro siç bën Belinda Balluku është krim.”

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku që plaçkisin e grabisin, ju pensionistët, rrogëtaret, mësuesit, mjekët, naftëtarët, grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja.

Ju jeni me ne, sepse nuk mund të mohoni se të trajtosh pensionin me një pension që nuk siguron kafshatën, nuk blen dot ilaçet, është krim.

Të lësh të sëmurët në spital onkologjik pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro siç bën Belinda Balluku është krim. Asnjë fierak s’mund të jetë me ata që kryejnë krime kundër njerëzimit.

Ilir Proda urdhër policëve: Kujdes me postimet politike në rrjetet sociale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Ilir Proda, ka shpërndarë një urdhër që kërkon nga të gjithë vartësit e tij të tregojnë kujdes të veçantë në lidhje me postimet që mund të përmbajnë qëndrime politike në rrjetet sociale.

Euronews Albania ka siguruar shkresën ku Proda i kujton se sipas ligjit, nëpunësve civilë u ndalohet të shprehin publikisht preferenca apo bindje politike, përfshirë edhe në platformat si “Facebook”, “Instagram”, “Twitter” dhe “Whatsapp”.

Ky urdhër është i lidhur me periudhën e fushatës elektorale dhe përfshin një ndryshim të rregullores së brendshme të Policisë së Shtetit për mbikëqyrjen e sjelljes së nëpunësve civilë. Kryepolici thekson gjithashtu zbatimin e ligjit për nëpunësin civil dhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi erdhi pas pezullimit të një nën.komisari në Shkodër, i cili postoi një shkrim me përmbajtje politike në Facebook, ku ngrinte pyetjen: “A do dinë dukagjinasit të votojnë për vete më 11 maj 2025?”

Ky postim ka nxitur një hetim disiplinor ndaj tij.

Pas Korçes Rama premton në Gjirokaster: “Shumë shpejt do të ketë fluturime nga aeroporti….

Nga Gjirokastra, ku vijoi me turin e radhës elektoral, kryesocialsi Edi Rama foli për zhvillimin e truizmit në Gjirokastër por edhe në gjithë jugun e Shqipërisë, Rama pret që të rritet edhe me hapjen e aeroportit sezonal që është projektuar të ndërtohet në Gjirokastër. Ai shprehet i bindur se brenda vitit 2030 do ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës.

“Aeroporti i Gjirokastrës, që sot është një areroport funksional për aktivitete sportive, ka rezultuar që të ketë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut.

Ne u nisëm me projektin e Sarandës, bëmë dhe garë, nuk rezultoi e sukseshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjitha parametrat e korridoreve të ajrit dhe duke pasur këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë mes Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra.

Dhe projekti, koncepti, është gati. Nuk është aeroport i madh si Vlora, është sezonal. Kemi besim që në Shqipërinë 2030 do ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama.