Aksident në unazën e qytetit /Një person transportohet në spital

E premtja e parë e qershorit është mbyllur me një aksident automobilistik në qytetin e Korçës, ku janë përplasur dy mjete. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, si pasojë e së cilës njëri nga drejtuesit ka marrë plagë në trup.

Goditja e mjeteve ka qenë e fortë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i njërit prej tyre, i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Bujqësia dhe pesha e saj në ekonominë shqiptare

Silvana Begaj

Shqipëria (në aspektin natyror) është e bekuar me rreth 260 ditë në vit diell me një klimë mesdhetare shumë favorizuese për çdo lloj kulture bujqësore me toka vitale për zhvillimin e bimësisë.

Shqipëria (në aspektin e tregut) është porta e Europës e me gjërë. Specialistët e fermerët kanë eksperienca dhe kanë marrë rendimente të larta kryesisht ne ultësirat bregdetare dhe lumenjëve

Por fatkeqesisht të prapambetur. Pse?

Shpesh shohim skena të zakonshme të flakjes së produkteve në rrugë në mungesë të tregut të shitjes në mungesë të logjistikës dhe infrastrukturës.

Bujqësia duhet të ishte hallka kryesore për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe patjetër fokus i çdo qeverie për zhvillimin e saj duke formuar kushtet e nevojshme për fermerët.

Shpesh shohim skena të zakonshme të flakjes së produkteve në rrugë në mungesë të tregut të shitjes në mungesë të logjistikës dhe infrastrukturës.

Prodhimeve tona bio nuk furnizojnë as tregun e brendeshëm e jo më atë te jashtëm (me përjashtime të vogla), e kjo për shkak të paaftësisë organizuese dhe menaxhuese të instancave përkatëse.

Sot, Shqipëria ka afërsisht 1 milion fermerë ku iu jepet diku reth 6 milion euro subvencione në vit. Pra 600 lekë për fermer në vit mesatarja ku vetëm për të cuar produktet në treg një fermeri i duhet më shumë se 10 fish shpenzime. Pa llogaritur koston e lartë të kredive që apilkohet për fermerët për mekanikën bujqësore….

Atëherë si mundet ne të pretendojmë fuqizimin e këtij sektori e ta kthejmë në një nga sektorët më strategjik kur strukturat shteërore nuk merret seriozisht?

Problematikat e bujqësisë dhe ecjes përpara të këtij sektori u vertetuan që nuk janë vetëm grantet si formulë magjike e servirur nga qeveritë për fermerin edhe pse një pjesë e këtyre granteve abuzohen dhe cohen sipas tarafeve politike apo dhe në mënyrë jo të drejtë e korruptive, por krahas kësaj eficenca dhe efikasiteti i produkteve të prodhuara nga fermerët është në nivele skandaloze.

Pse? Fermeri ynë më shumë se 60% të kohës merret për të gjetur tregun e shitjes së prodhimit duke i krijuar stres, harxhim kohe dhe rënie të produktivitetit të prodhimit duke e bërë atë një person të gjithanshëm. Duhet patjetër të mendojë për mbjelljen, mbarvatjet e prodhimit ,rritjen, korrjen, vjeljen dhe shitjen e saj duke e kthyer më shumë se gjysmën e kohës si tregëtar ndërkohë që detyra kryesore dhe e vetme e tij duhet të jetë fokusi tek prodhimi që jep toka.

Ne nuk po i japim përparësinë si sektor strategjik Bujqësisë e cila së bashku me Turizmin mund të jenë avagarda e fuqizimit të  ekonomisë Shqipëtare. Bujqësia është një sektor i jashtëzakonshëm për gjenerim të ardhurash duke marrë parasysh faktin se BE importon më shumë se 120 miliardë euro në vit produkte bujqësore duke treguar sesa uri ka ky treg sot për këtë sektor, pa menduar dhe llogaritur kërkesën e brendeshme ku shumica e produkteve bujqësore importohen nga Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, vendet e Amerikës së Jugut etj.

Ne, në nivelin strategjik duhet të rikonstruktojmë mënyrën e organizimit të mekanizmave bujqësorë duke ngritur struktura ndërmjetëse, grumbulluese, mangazinuese të koordinuara dhe me projekt plane të detajuara për mënyrën e se cfarë duhet të prodhohet, cfarë kërkohet specifikisht për tu prodhuar duke orientuar fermerin drejt eficencës dhe produktivitetit.Çfare i kushton shtetit në se ngre një strukture të vogel e operative me agjent tregjesh nëpër e uropë të cilët të paguhen sipas kontratave që lidhin e realizojnë midis fermerëve shqipëtare dhe tregëtarëve të huaj. Por këta persona të përzgjidhen nga specialistët më ambicioze të bujqësise që njohin prodhimet, mundësitë dhe kërkesat e tregut.

Këto struktura ndërmjetëse duhet të presin produktin nga fermeri, të lidhin kontrata me ta afatgjata dhe afat mesme apo dhe sezonale, të grumbullojnë produktet sipas kërkesës dhe studimeve të tregut vendas, por edhe atë ndërkombëtar. Janë pikërisht këto struktura që bëjnë shitjen e prodhimit dhe jo fermeri. Kjo do sillte më shumë orë dhe kohë të harxhuara në punë për fermerin ,më shumë prodhim dhe nxitje, më pak stres për tregun e shitjes, më shumë të ardhura, më shumë rritje ekonomike.

Pika tjetër e rëndësishme është rritja e studimeve shkencore në bujqësinë e farërave sipas parametrave europiane dhe të përshtarura me kushtet klimaterike të vendit tonë duke i dhënë një kanalizim dhe eficencë prodhimit.

Një hallkë tjetër e rëndësishme është kultura dhe instruksionet për fermerët se si të përdorin plehrat, kultivimin e produkteve që kërkon tregu, sesi duhen mirëmbajtur, mbjellur dhe deri korrur apo vjelur duke i njohur me të rejat e fundit të teknologjisë. Duhet krijuar një praktikë që fermeri të rrisi diapazonin mbi kultura të caktuara mbjelljeje.

Një pikë shumë e rëndësishme është adresimi i produkteve që ka kërkesë tregu në kohë të ndryshme duke e orientuar fermerin për kultivimin e farërave dhe kulturave të ndryshme bujqësore.

Një anë tjetër e bujqësisë sonë është fragmentarizimi i tokës. Toka duke qënë për familje shumë e vogël nuk po arrijmë të krijojmë ferma të mëdha me qëllim rritjen e potencialit të saj. Për këtë duhet një strategji bashkëveprimi dhe komunikimi duke shpalosur tek fermeri rëndësinë e bashkimit të fermave si një mënyrë për rritjen e efikasitetit të tyre dhe eficencës së prodhimit.

Sigurisht, me interes është rritja dhe zhvillimi i bujqësisë bio dhe organike e cila është një kërkesë shumë e madhe për vendet europiane dhe ne nuk po e zhvillojmë edhe pse kjo do sillte shtimin e vendeve të punës, ruajtjen e mjedisit dhe shqyrtimin e ideve për turizmin bujqësor i cili është një sektor shumë i prapmbetur ose inekzistent.

Ne kemi eksperiencën, tokën, klimën, njerëzit dhe njohuritë, ndaj Pozitiviteti sjell ndryshimin në ndërgjegje dhe punë e cila përkthehet në më shumë ekonomi familjare dhe ecje përpara për vendin.

Ndaj i lutem Diellit:, kur ndricon Shqipërinë, të lutem ndrico dhe mendjet e atyre që kanë lapsin në dorë dhe të fillojnë të veprojnë konkretisht dhe seriozisht për këtë sektor.

Çelja e negociatave me BE/ Holanda i jep dritën jeshile Shqipërisë

Holanda renditet ndër vendet që i japin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.Qeveria holandeze është e kënaqur që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe disa fusha të tjera. Të dhënat e deritanishme tregojnë progres, megjithëse numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet shqetësues.


Po ashtu kërkohet forcimi i institucioneve, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit. Po ashtu thuhet se duhet të përfundojë vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.

Në deklaratën që Top Channel disponon thuhet se progres është bërë, por lufta e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë partnerë të tillë si Holanda./Top Channel/

I biri i feston datëlindjen / Klea Huta i bën urim zemre: “Mami jep dhe frymën për ty!”

Vogëlushi i Klea Hutës dhe Elgit Dodës, feston sot ditëlindjen e tij të parë. Klea ka zbuluar për herë të parë portretin e djalit të tyre, të cilin gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishin ekspozuar në rrjete sociale.Nuk mungoi as një dedikim i bukur për ditëlindjen e të birit.


Krid i mamit, jeta ime e shtrenjtë, qenie e qenies time. Frymë e imja e përjetshme, ajri im, lumturia jonë më e madhe. Nuk e harroj kurrë momentin kur të mora në krahë dhe po shp ërtheja nga lumturia, momenti kur unë u takova për herë të parë me mrekullinë më të madhe të Zotit, që më kishte dhuruar mua. Nuk e besoj dot se si iku një vit dhe ti sot bën 1 vjeç o jeta ime. Kur të kisha në bark e të ledhatoja aty e ëndërroja si do ishe, si do i kishte sytë, hundën, dockat e kur qeshim sot bashkë e të përqafoj e luaj me ty. Faleminderit që na zgjodhe ne për prindër o engjëlli jonë. Mami zgjohet natën dhe rri e të shikon e të puth në gjumë se jeta ime është vetëm e jotja e unë për ty do bëj gjithçka që ti të jesh i lumtur. Të dua sa vetëm Zoti e di.

Edhe frymën time e jap për ty por unë lutem që të kemi jetë sa më të gjatë që të të shijojmë ty në jetën tënde që qoftë fusha më e bukur me lule që unë kam parë ndonjëherë. Zoti të bekoftë dhe qofsh i udhës. Mua dhe babin @elgitdoda na ke përjetë më sytë nga ty. Të duan po aq sa ne: gjyshërit, tezet, xhaxhi e të gjithë miqtë e ngushtë të mamit e babit.
Gëzuar ditëlindjen e parë KRID mreti! – Bëj Masha’Allah”-
ka shkruar Klea.

Ish-futbollisti korçar tregon historinë e hidhur: “E lashë biçikletën 1 minutë poshtë pallatit dhe ma vodhën….”

Ish-futbollisti i njohur korçar , Zeni Çela ka treguar me nostalgji, por me hidhërim në të njejtën kohë një ngjarje që i ka ndodhur dje. Ai ttregon se e la biçikletën vetëm një minutë poshtë pallatit dhe kur u kthye nuk e gjeti më, pasi ia kishin vjedhur. Në datë 3 qershor është dita e pedalimit dhe në këtë ditë të shënuar atij ia morën. Ai e ka bërë denoncimin publik, teksa thotë se mjeti i tij i ishte bërë shoqëruesi më i mirë, pas gruas.

Zeni Çela :“Tani në moshën time bicikleta u bë shoqëruesja ime kudo që shkoj, dihet, pas gruas sime. Për fat të keq, të enjten e 3 qershor e lashe vetëm një minutë poshte shkallëve të pallatit dhe ma vodhën…?! E para herë që më ndodh kjo, por të rojmë e ta kujtojmë”, ka shkruar në postimin e tij Zeni Çela.

Zeni Çela

COVID -19 / 12 TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:


Janë kryer 2919 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, thuhet në reagimin e MSH.

Statistika (4 Qershor 2021) 

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,919

Testime totale 732,998
Raste pozitive 132,372
Raste të shëruara 129,598
Raste Aktive 323
Humbje jete 2,451 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 90
Shkodër 64
Korçë 49
Berat 35
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 4
Kukës 4
Fier 4

Blinken uron Ramën për fitoren në zgjedhje: “Së bashku të ndërtojmë të ardhme paqësore të rrënjosur në liri”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas Blinken, zgjedhjet ishin paqësore, ndaj Shqipëria ka demonstruar gatishmërinë për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.
Kujtojmë se Antony Blinken është paditur nga Sali Berisha, pasi e shpalli ish-kryeministrin e Shqipërisë “non grata” në SHBA.

Urimi i Blinken:

I nderuar Z. Kryeministër:


Urime për ju dhe partinë tuaj për suksesin tuaj elektoral. Unë gjithashtu dua të përgëzoj popullin e Shqipërisë që, megjithë kufizimet e pandemisë COVID-19, ushtroi të drejtat e tyre themelore në zgjedhjet e 10-të kombëtare të vendit që nga rënia e komunizmit. Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë si Kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE. Shqipëria është një Aleate e fortë e NATO-s dhe ne ju përgëzojmë për përparimin tuaj drejt Betimit të Uellsit. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe e vlerësojmë shumë Shqipërinë për pritjen e Defender 21. Ne përballemi me shumë kriza në të gjithë globin, dhe unë kam besim se së bashku mund të ngrihemi për të përmbushur këto sfida historike. Ne kemi një mundësi dhe një përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme paqësore të rrënjosur në liri dhe prosperitet për të gjithë.

Sinqerisht,

Antony J. Blinken

Qëlloi për vdekje dhëndrrin, plagosi dhe ish-prokurorin, Policia e Tiranës arreston autorin Mexhit Picari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Mexhit Picarin, autorin e dyshuar të vrasjes se ish-dhëndrit te tij, Kudret Saliaj dhe plagosjes se ish-prokurorit, Adriatik Cama, i cili ushtronte profesionin e avokatit.


Në foto Kudret Saliajt, i cili u vra ditën e sotme nga ish-vjehrri i tij

Arrestimi i Picarit, u bë rreth një orë pas krimit.

Fale reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit”, thote policia.

Sot kur dëgjova lajmin e ikjes së tij! Lamtura e Natasha Lakos për Piro Manin

Shkrimtarja Natasha Lako i ka kushtuar një mesazh në rrjete sociale Piro Manit i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.. Në fund të dedikimit të saj, Lako shpreh ngushëllimet për bashkëshorten e Manit dhe më pas edhe për qytetin e Korçës që humbi një nga personalitetet më të rëndësishëm të saj.

Mesazhi i Natasha Lakos: 


Ata qe nuk e dine se cfare ndodhi ne Korce, kur u kthye Pirro Mani.
Korca nuk u drodh sot, qe iku Piro Mani. U trondit me shume me mberritjen e tij, neper rruget e kalldremta.E ndjeu se po ndodhte dicka ne trupin e saj.Ne rruge ndehej zeri i tij, gjesti i tij,premtimi i tij per te zgjuar nje qytet te tere. Dhe bashke me te vete Korca te ngjitej ne skene dhe Piro Mani te qe spektatori. Ne premiera mund ta shihje duke u perkulur ne shenje nderimi karshi artit.Ndoshta edhe njeriut, nuk e di.Po ai i mesoi njerezit qe teatri te behej pjese e jetes se tyre.Qyteti sa nje grusht u zmadhua nepermjet asaj skene.Sa vajza kane rene ne dashuri, nepermjert dashurise se tij skenike.Mund te kem qene ne vitin e trete te shkolles se mesme, kur u vu ne skene “Nata e dymbedhjete”dhe ai solli ne qytetin tim te lindjes Shekspirin. Nuk flas per dramen “Pamje nga ura”, por per kumbimin e emrit Artur Miller.Te kaloje pubertitetin nepermjet dramave dhe komedive te tilla, ishte mrekullia vete.Duhet te ktheje koken andej nga kalonte Piro Mani.Por nuk e shihje asgjekund.
Qytet i dashur ti sot nuk e di se cfare i dha ky njeri trupit tend.
Sot,kur degjova lajmin e ikjes se tij perfundimtare,rastesisht isha ne Korce.Dhe nuk dija nga cfare ane ta ktheja koken.
Ngushellime Pavlines se dashur se pares dhe pastaj qytetit tim ku emri shpresoj t’i shenohet nga e para.

Dy turistë të huaj humbin në Valbonë, policia nis kërkimet

Dy turistë në Valbonë rezultojnë të humbur që prej ditës së djeshme. Mësohet se ata ishin nisur në drejtim të Thethit, por në disa zona bora ende nuk është shkrirë dhe shtegu herë pas here bëhet i pakalueshëm.

Dy të humburve që besohet se janë nga 35 vjeç, u ka rënë bateria e telefonëve dhe kanë humbur kontaktet me policinë.


Kërkimet kanë nisur që të mëngjesin e së enjtes dhe vijojnë ende. Deri më tani, nuk ka informacione nga rojet mjedisore në Theth nëse janë parë dy turistët dhe as nga ana e Valbonës nuk ka informacion.

Mendohet se ata kanë humbur diku nga Rrogami deri në Qafë të Valbonës.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur kërkimet për gjetjen e turisteve.

Parku Kombetar i Valbones dhe Alpet shqiptare janë zona të frekuanetuara nga turistë vendas dhe të huaj.

Do divorcohej nga e bija/Vjehri vret dhendrin dhe plagos avokatin

Detaje të tjera dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos.Në konflikt është përfshirë Mexhit Picari, i cili ka qëlluar me arme per vdekje ish-dhëndrin e tij, shtetasin Kudret Saliaj që ishte ne proces divorci me gruan dhe sot ishte seanca e radhës, por qe nuk u zhvillua.


Viktima është qëlluar nga 8 plumba, ku 5 e kanë kapur atë.Ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘trëndafili i bardhë’ ku viktima dhe Cama ishin duke pirë kafe.

Mësohet se ish-prokurori ka marrë plumb në sup, por nuk ka pësuar dëmtime të organeve jetësore. Burime pranë spitalit të Traumës shtojnë se plumbin e ka në sqetull dhe do hiqet në një moment të dytë.

Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci, duke e çuar autorin drejt aktit të rëndë.Fill pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet tip ‘Hyundai’:

Djali i mitur i Kudret Saliajt, i cili mbeti i vdekur mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës ka qenë dëshmitari i ngjarjes.Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.


Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet/Vritet në mes të lokalit një person

Të shtëna me armë kanë tronditur sot Tiranën. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një lokal shumë pranë gjykatës së Tiranës.Personi i plagosur është ish-prokurori i Tiranes Adriatik Cama. Ish prokurori njihet për hetimin e dosjeve të bujshme si vrasja e bankierit Artan santo dhe dosjes së 21 janarit .


Në konflikt është përfshirë Mexhit Picari, i cili ka qëlluar me arme per vdekje ish-dhëndrin e tij, shtetasin Kudret Saliaj që ishte ne proces divorci me gruan dhe sot ishte seanca e radhës, por qe nuk u zhvillua.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Merrnin ryshfet, pezullohen dy mjekë në Spitalin e Fierit

Dy mjekët e Spitalit Rajonal të Fierit që u denoncuan përmes një videofilmimi publikuar në media se merrnin para nga qytetarët janë ndaluar nga policia.

Në një njoftim zyrtar, policia e Fierit bën me dije se “pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 03 Qershor 2021, të dy rasteve korruptive të kryer nga dy mjek në Spitalin Rajonal Fier, Strukturat e K rimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë Fier, morën masa të menjëhershme policore e procedurale me qëllim, identifikimin dhe shoqërimin e tyre si edhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë korruptive të dy mjekëve.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve Agim Sula, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe Eduart Shyti, 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier”.

Sipas policisë, këta shtetas, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit ju kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore.

Përmes kamerës së fshehtë, dukej psikiatri Agim Sula teksa i ka marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.

Mësohet se mjeku psikiatër Agim Sula dhe mjeku ORL, Eduart Shyti, aktualisht janë pezulluar nga detyra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv, abuziv dhe sjelle jo korrekte pranë strukturave të shëndetësisë, duke i siguruar se çdo rast që njollos punën e qindra e mijëra bluzave të bardha, do të marrë ndëshkimin e merituar. Ministria e Shëndetësisë falenderon emisionin Stop në TV Klan për denoncimit e dy rasteve korruptive dhe inkurajon qytetarët të mos bëhen palë e veprimeve të tilla, por t’i denoncojnë në çdo rast”, thuhet në një njoftim.

Armand Shkullaku: “Kjo opozitë as të… ashtu, as të lëshon”

Gazetari Armand Shkullaku thotë që qëndrimi i dyzuar i opozitës në lidhje me zgjedhjet përfaqëson në të vërtetë të gjithë filozofinë e saj. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Shkullaku tha se janë disa qëndrimet që Lulzim Basha ka mbajtur përgjatë dy viteve të fundit.

Shkullaku solli si shembull marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2019-s dhe theksoi se lidershipi i opozitës e ka detyrim respektimin e njerëzve që i kanë besuar votën.

Kjo deklaratë është e pakuptimtë. Për mua është thelbi i qëndrimit dhe filozofisë opozitare që as të ashtu, as të lëshon.

Vendimi kush do ishte? Nuk njohim zgjedhjet, nuk njohim Parlamentin që del prej tyre dhe nuk hyjmë.

Ose ne i humbëm zgjedhjet, përgjegjësia ime është kjo dhe o largohem, ose rikandidoj dhe hajde gjejmë një mundësi tjetër.

Njerëzit duhen trajtuar më me respekt. Këtu bëhet fjalë për 770 mijë njerëz që e kanë pritur ndryshimin”, tha ai.