Gruaja e El Chapos pranon përfshirjen në trafikun e drogës dhe ….

Emma Coronel Aispuro, gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, pranoi akuzat për tre çështje të trafikut të drogës “në perandorinë” burrit të saj.Ajo pranoi akuzat në një gjykatë federale në Uashington gati dy vjet pasi Guzman u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet, për 10 akuza përfshirë shpërndarjen ndërkombëtare të kokainës, heroinës, marihuanës dhe drogave të tjera dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Aktualisht ai po mbahet në burgun Supermax të Kolorados.


31-vjeçarja u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” në Virxhinia dhe u akuzua se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas. Zyrtarët e FBI thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

Coronel, një shtetase si e Meksikës ashtu edhe e SHBA-së u takua me Guzman kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe u martuan shumë shpejt.Ata kanë dy fëmijë, Maria Joaquina dhe Emali. Gjatë gjykimit të burrit të saj, Coronel ulej në sallën e gjyqit pothuajse çdo ditë, për t’i treguar atij përkrahjen dhe besnikërinë absolute.


Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë emrin “Nënë” dhe për të gjithë ne që e dashurojmë!

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,

-Mbretëreshë pa kurorë-

Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,

Shpirt e zëmër përvëluar;

Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,

Nënës mos ia bëni varrë!”

Fan Noli


A ka peshore të masë fjalën tënde, mirësinë tënde që përkedhel botën? A ka dashuri që mund të falet më shumë se jotja? A ka oqeane me bojë për të shprehur Ty?

O më madhështorja , më e bukura e grave në botë! .Ti që na dhe shpirt nga shpirti yt,na fale e humbe gjumin për ne,ti që s´ka botë dhe emër të të zëvendësojë!

Nënë! Ti nuk trembesh e nuk shqetësohesh nga fjalët e atyre që skuptojnë rëndësinë e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Se je ti, o Nënë, që kalove e u sprovove në mijëra beteja jete, në dallgë pa mbarim! Ti që jetën ke krijuar frymëzuar nga Zoti!


Kurrë o Nënë nuk mund ta zëvendësojnë emrin tënd, sa fryma e bijve që lindin nga barqet e tua të jetë.

Kurrë smund të të zëvendesojë vendin e piedestalit ku je në më të lartën qenie!

Ti ke bërë historinë, ti formove popuj, ti i dhe frymë cdo jete e gjallese, ti i dhe ngjyra botës…

Ti e bëre shiun të qaj e diellin të thajë brengat.

Ti, o Nënë ndalove acaret dhe kurrën e kurrës nuk mund ta përmendin emrin për keq e jo më të ta zevendësojnë me fjalë të zakonshme nga disa të marrë.

Ti o burimi dritës dhe dijes,ty që të ngritën profetent,gjenitë..ty që të dashuruan në pafundësinë e të fundmes ëndërr

O Zot! Si mund emrin e saj ta zhvlerësojnë me paturpësi ngjyrash të venitura?

A mundet kushdo të heqi atë që Zoti caktoi në tokë?


Se ti je gjithësia e një bote të fisshme dhe emri yt në yje shkruar do jetë,i gdhendur në gjithë bijat që ti linde!

A ka dorë më madhështore që ngrihet mbi qiejt e pluhurosur për të na përkedhelur?

A ka zemër më të madhe se e jotja që dhe universin e bënë të duket i vogël?

A ka shpirt më të gjërë ku galaktikat lundrojnë vetmuar?

A ka puthje më të ëmbël ku pranvera dhe lulet celin frymëzim, ku aroma e tyre emrin tënd lëshon në djepat e fëmijëve?

Përjetë emri yt Nënë qoftë e mos u tremb nga disa pika shiu që mbi ty baltë duan të lënë, por kjo baltë rrëzohet para emrit tënd o më e dlira o më e dashura o shpirti shpirtit tim!

Silvana Begaj

Çmendi rrjetin me foto provokuese Rita Lati :”Nëse do shisja ndonjë video s*ksi do kisha aq shumë para….”

Roza Lati çmendi rrjetin me fotot e saj më të fundit profesionale ku shfaqej mjaft provokuese dhe gjysmë e zhveshur në vaskë. Ajo që bëri të gjithë të flisnin ishte mbishkrimi i fotove, ku thotë se:

Nëse do të shisja video-n time të s*ksit do të isha një bilionere”.


E pyetur në një intervistë, nëse fotot e realizuara dhe ajo shprehje janë bërë me qëllim për të tërhequr vëmendje, Roza ka treguar se nuk ka asgjë të tillë, por qëllimi ishte të tregonte se sa lehtë mund të bëhesh i famshëm.

“Unë bie në sy dhe kur dal poshtë me shapka me gisht që nxjerr qenin për të bërë ç*çin.”

https://www.instagram.com/p/CPwVNCmpKnb/?utm_medium=copy_link


Ermal Meta do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Europian

Euro 2020’ do të startojë nesër më ndeshjen e parë Itali-Turqi në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë. Në ceremoninë e hapjes së kampionatin europian do të këndojë edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta, me këngën e tij UNO.


Në skenë do të ngjitet edhe Andrea Boceli, ndërsa Ermal Meta do të këndoj pikërisht pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.Vetë kënga UNO flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.

“Olimpico” , Romë

Në kampionatin europian të futbolli do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të alnglisë Wembli.Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në sadiume, vendim që mori Uefa. Nesër në mbrëmjë në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar covidin, janë vaksinura ose kanë një test negativ covidi.

Emocionuese/Një qen në Stamboll ka vrapuar për kilometra të tërë pas autoambulancës për të shoqëruar zonjën e tij në spital. Më mirë një qen mik sesa një mik qen ?

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një nga rrugët e Stambollit. Një qen i është vënë pas ambulancës për disa minuta, pasi në të ndodhej pronarja e tij e cila ishte e sëmurë dhe po transportohej për në spital. Ndonëse mjeku nuk e lejoi qenin që të futej brenda në ambulancë, ai e ka ndjekur nga pas duke përshkruar kilometra të tërë. Kur pronarja u fut në spital, qeni i qëndroi sërish besnik duke qëndruar pas derës kryesore të godinës së spitalit.


Rama “bën paqe” me Albin Kurtin, poston foton e veçantë ku shihen të përqafuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sonte një foto shumë të veçantë, me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti. Ata janë takuar sot në mesditë, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Tiranë, te Pallati i Brigadave. Në foto shihet Rama që i ka hedhur dorën në qafë kryeministrit të Kosovës, ndërsa ky i fundit ka bërë të njejtën gjë, duke i hedhur dorën në shpinë.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i sheh me admirim teksa qendron pas tyre.


E rendë/Humb jetën 18-vjeçarja, kishte marrë vaksinën AstraZeneca

Një 18-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një tromboze, pasi kishte marrë vaksinën AstraZeneca kundër Covid. Sipas Corriere.it raportoi se Camilla Canepa iu nënshtrua një operacioni për të hequr trombin dhe për të ulur presionin në tru por nuk mundi të mbijetonte. Ajo ishte vaksinuar me AstraZeneca më 25 maj, ditën kur kjo vaksinë nisi t’u bëhet edhe personave mbi 18 vjeç. Më 3 qershor ajo filloi të shfaqte disa simptoma dhedy ditë më pas u shtrua në spital në spitalin San Martino në Genova, dhe gajtë ditëve në vijim iu nënshtrua dy operacioneve. Ditët e fundit, gjendja e saj u rëndua së tepërmi, derisa erdhi momenti që nuk arriti të mbijetonte më.


“Fatkeqësisht, disa orë më parë, Sestri Levante u godit nga një zi që ne kurrë nuk dëshironim ta përjetonim,” u shpreh kryetarja e bashkisë Valentina Ghio.

“Administrata komunale dhe i gjithë qyteti mblidhen rreth familjes së vajzës që u shua sot. Në këtë moment dhimbjeje unë shpreh gjithë dashurinë dhe afërsinë time me familjen e Camilla-s”, shtoi ajo.

Burimi :Corriere.it

I këputi këmbën 30 vjeçares shtatzënë /Ja cili eshte 19- vjeçari

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësore, e cila po qëndronte në trotuar.Burime për medie bëjnë me dije se autori i aksidentit është 19 vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.Sipas “opinion” 30-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur dhe njërën këmbë për shkak të përplasjes së fortë. Aktualisht ajo po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, 19-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit .


E rëndë/ “Benz-i” përplas vajzën që po priste në stacionin e autobuzit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar dhe ka plagosur rëndë një qytetare. Bëhet me dije se qytetarja ishte duke pritur autobusin kur makina e cila ishte me një shpejtësi shumë të lartë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar. Qytetarja është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në rrezik për jetën.


Njoftimi paraprak i policise

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Morën peng për disa orë 34 vjeçarin/ 3 të arrestuar, mes tyre një femër dhe një i mitur

Tre persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, mes tyre edhe një femër, pasi akuzohen se kanë mbajtur peng për disa orë një 34-vjeçar.Personat u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja”, ndërsa iu sekuestrua 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një thikë.


Policia thotë se personat kanë ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 34-vjeçarit, të cilin e mbajtën peng.

Njoftimi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe  falë veprimeve  të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë  një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës  i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore  u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Policia Çeke nis pratullimet në plazhet e Shqipërisë (VIDEO)

Edhe këtë sezon turistik në terren do të ketë policë çekë krah atyre shqiptare, kjo në patrullim në të gjithë zonat bregdetare. Presidenti i Policisë çeke, gjeneral Major Jan Svejdar, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të policisë çeke zhvilluan një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u pritën nga Ardi Veliu dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.


Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave është shtrirë në disa fusha, qoftë mes drejtorive kundër narkotikëve, në fushën e sigurisë rrugore dhe në drejtime të tjera, por pavarësisht këtij niveli bashkëpunimi duhet të punojmë që ta forcojmë më tej. Një rast shumë i mirë bashkëpunimi është dakordësia dhe gatishmëria për nënshkrimin e marrëveshjes për patrullimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik që nisëm që vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u pengua implementimi i saj. Shpresojmë që me përmirësimin e situatës kjo marrëveshje të jetëzohet. Ky është një rast i mirë që kolegët e të dy vendeve të shkëmbejnë eksperiencat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri”,-tha Veliu.

Svejdar u shpreh se bashkëpunimi i deritanishëm mes policive të dy vendeve do të thellohet akoma më shumë në vijim. Ai nënvizoi se Policia çeke do vijojë t’i ofrojë Policisë shqiptare ndihmën dhe eksperiencën e tyre. Svejdar ka siguruar Drejtor Veliun se punonjësit e Policisë çeke që do vijnë të patrullojnë në Shqipëri, do të jenë të pajisur me pajisjet me të mira që disponon Policia çeke.

“Të hiqet fjala nënë”/Aktivisti LGBT liston arsyet pse duhet të merret ky vendim: A nuk kemi ne të drejtë që…

Organizatat dhe komunitetet LGBTI kërkojnë që fjala “nënë” të hiqet dhe të zëvendësohet me “prindi që lind”, ndërsa nëpër pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Kjo gjë ka shkaktuar jo pak debat dhe revoltë te qytetarët.Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi përmes një postimi ka sjellë rastin e dy mikeshave të tij të cilat po rrisin dy fëmijë.


Pas një sërë pyetjesh, ai përsërit nëse fëmijët kanë të drejtë të rriten me dashuri, por në këtë rast në kushte të pabarabarta. Sipas tij, është tepër e nevojshmë që ligji të ndryshohet në mënyrë që fëmijët e personave të cilët jetojnë bashkë dhe janë të së njëjtit seks, mos shikohen ndryshe dhe mos diskriminohen nga shoqëria.

“Dy shoqet e mia ne Shqiperi po rrisin aktualisht bashke dy femijet e tyre. A kane te drejte ato qe t’i mbrojne femijet e tyre? A eshte prinderimi me shume se nje ngjarje biologjike nje proces qe bazohet te dashuria pa kushte e prindit per femijen? A kane te drejte keto dy nena te reja te duan pa kushte femijet e tyre?

A kane te drejte ato qe kur femijet te rriten edhe ti pyesin ato t’u thone femijeve: beme gjithcka per t’ju mbrojtur? A kane te drejte femijet te trajtohen nga shteti dhe institucionet me te njejtin dinjitet qe duhet trajtuar cdo femije? A kemi ne si shoqeri te drejte te shqetesohemi kur dy femije nuk trajtohen njesoj si femijet e tjere nga ligji? A eshte ligji nje script i incizuar ne gur, apo eshte nje produkt qe shoqeria e nderton per te na e lehtesuar jeten? A duhet ndryshuar nje ligj kur ai ligj deshton te shikoje te gjithe femijet njesoj?


A kane te drejte femijet te kene jete familjare, te rriten te shendetshem, te kene historine e tyre dhe te drejten qe te ndertojne nje te ardhme te perbashket me njerezit qe po i rrisin me dashuri dhe vetmohim njesoj si cdo prind tjeter, por ne kushte te pabarabarta? A jane shqiptare ata femije dhe a duhet te presin nga shteti shqiptar gjithcka qe pret cdo shqiptar tjeter?”, shkruan ai.

“Të hiqen fjalët NËNË dhe BABA”/Reagon ashpër deputeti i Korçës : “A thua se na ka sjellë lejleku!”

Kërkesa e organizatës LGBTI, e cila kërkon që të hiqen emrat NËNË dhe BABA dhe të zëvendësohen me emërtimet “prind që lind nr.1” dhe “prind nr.2”, ka ngjallur debate të forta në opinionin publik.
Deputeti i Kuvendit, Andi Përmeti, ka reaguar ashpër në lidhje me këtë kërkesë, duke e cilësuar të tepërt, ndërkohë që thotë se kjo kauzë kërkon që të poshtërojë familjen e shqiptarëve.
Ai sshprehet se askush nuk mund t’ia ndalojë djalit të tij të mos i thërrasë “nënë”, nënës së tij dhe baba atij.


Postimi i plotë:

Per konceptin Nënë dhe konceptin Baba!


Gjate jetes sime jam ndeshur shpesh me debate, nga me te ndryshmet, debate juridike, debate politike, debate sporti, debate morali por kurre me pare nuk kisha ndeshur nje debat kaq te peshtire, denigrues, te turpshme dhe kobsjelles sesa debati i diteve te fundit per te vrare fjalen nene dhe baba.

Une personalisht nuk kam pasur asnje problem sesi dikush e trajton jeten e tij, qofte kjo ndjesore, qofte seksuale. Gjithmone kam qene mbeshtetes i te drejtes se gjithkush ka te drejte ta jetoje jeten e tij sic do, pa u gjykuar e as paragjykuar nga askush. Nuk kam gjykuar as 17 majin, diten kur vrullshem jeta seksuale e dikujt nderhynte ne te gjithe vendin, me prepotence, ne shesh, para gjithkujt sikur cdo banor i ketij vendi te kishte detyrimin te dinte pjesen seksuale te gjithkujt. Imagjino sikur kete ta benin edhe heteroseksualet, te dilnin e te krenohesin se cfare benin ne jeten e tyre ndjesore a seksuale. Nuk shkon dhe nuk shkon as 17 maji per te njejten barazi. Por nqs deri me sot nuk kam pasur asnje kundershti ndaj ketij komuniteti, perkundrazi kam menduar gjithmone qe jane ne te drejten e tyre, sot ate kane nderhyre dhunshem, frikshem dhe ne menyren me abuzive te mundshme ne jeten time dhe te gjithkujt. Ata kerkojne te hiqet fjala nene dhe fjala baba. A thua qe ne bote i ka sjell lejleku? Kjo eshte e tepert dhe nuk ka te beje me me ta, se cfare ata bejne, si jetojne, me ke jetojne, a ndihem te persekutuar a jo? Ketu jane ata qe po tentojne te na persekutojne ne, me forcen dhe dhunen me te madhe, duke kerkuar te relativizojme gjithcka Perendia dhe natyra ka krijuar: familjen, nenen, babain. Kjo eshte e tepert dhe nuk mund te merret me shaka. Jo kjo.


Ata kane nene e baba. Ata kane familje dhe padiskutim kane te drejte te krijojne familjen e tyre, si ata e mendojne, si ata e ndjejne por pa u lejuar per asnje cast te nderhyjne dhunshem ne familjen time, ne familjen e cdo shqiptari.

Nuk ka per te guxuar kush te detyroje djalin tim mos i therrase nene, nenes se tij dhe mua, baba. Kjo tejkalon cdo kauze. Kjo ka te beje me vet themelin e jetes, mbi ate qe ne jemi krijuar dhe rritur. Kjo eshte nje kauze ku ne si shoqeri duhet te jemi qartazi te prere per te mos lejuar askend te nderhyje dhunshem ne familjet tone. Kjo eshte nje kauze ku ne qartazi duhet te distancohemi nga gjithkush qe kerkon te denigroje, poshteroje dhe shkaterroje familjet tone. Kjo eshte e teper. Mjaf me.

A do të futet Partia Demokratike në Parlament? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Deputeti tashme i zgjedhur i Korces, Ervin Salianji deklaroi diten e sotme se PD do të jetë në parlament në shtator, duke theksuar nuk do të lihet asnjë hapësirë boshe për të bërë opozitë dhe se PD do të jetë në të gjitha dimensionet e mundshme.

Salianji shprehet ne Top Talk se nuk i njeh zgjedhjet, por do të bëhet e pamundura që të dalë e drejta dhe vullneti i qytetarëve.

“Ne do të jemi dhe ta harrojë Edi Rama që do të lemë hapësirë boshe për të bërë opozitë, ne do të jemi në të gjithë dimensionet e mundshme. Partitë politike kudo në të gjithë botën bëjnë përpjeke për të rregulluar të gjitha instrumentet për të fituar zgjedhjet, ne nuk i njohim se nuk ka zgjedhje, mos e bëni sikur është një gjë që nuk lidhte me njëra-tjetrën. Nuk e bëjmë si Edi Rama që ndenji 4 vite hap kutitë ose largohu, mos bëjmë sikur njëra rrëzon tjetrën, nuk është paradoks. Nëse partitë e shohin e pasqyrojnë që të gjitha institucionet nuk kanë bërë të mundur që vullneti i qytetarëve të lexohet drejtë, padyshim që do të ketë çdo përpjekje për ta rregulluar”, tha Salianji.

E rëndë/Ikën pa paguar birrat, pronari i lokalit nxjerr armën dhe qëllon mbi klientët

Pronari 55-vjeçar i një restoranti në Francë vjeçar është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “tentativë të vrasjes së dyfishtë”.Ai ka qëlluar dy klientë të cilët u larguan nga restoranti pa paguar birrat. Një 34-vjeçar u plagos rëndë në krah, ndërsa tjetri ishte plagosur lehtë.

Pronari fillimisht u justifikua para policisë, duke thënë se qëlloi në ajër, por kamerat e sigurisë të lokalit, dëshmuan të kundërtën. Në pamjet filmike u pa pronari me armën në drejtim të dy klientëve që iknin.Prokuroria Publike e Grenoble hapi një hetim penal kundër “xhelatit” 55-vjeçar, shkruan Tgcom.