Brenda plantacionit me 26 mln € kanabis në Greqi, krah pune shqiptarë dhe indianë (VIDEO)

Autoritetet greke kanë finalizuar një operacion duke goditur një bandë të kultivimit të kanabisit me plantacione gjigante në Anavyssos, ndërsa përpos 24 arrestimeve, sekuestrime u bënë edhe në qytete të tjera të vendit fqinj. Mediat greke raportojnë se deri tani janë sekuestruar 28 mijë fidanë kanabis, ndërsa nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 26 milionë eurove. Deri tani nga hetimet ka rezultuar se pesë grekë kishin krijuar një grup kriminal dhe nën kamuflimin e një kompanie të licencuar industriale për rritjen e kanabisit, po kultivonin një numër të madh të fidanëve. Përveç kësaj, “ata punësuan ilegalisht të huaj, të cilët ishin me origjinë shqiptare dhe indiane për kultivimin në plantacion” shkruan “Kathimerini”. Në të njëjtën kohë, sipas një njoftimi të Policisë Greke, u kryen kontrolle në shtëpi dhe depo në Heraklion dhe Atikë, ku – midis të tjerave u gjetën dhe konfiskuan: armë të llojeve të ndryshme, fishekë, thika, dylbi, 63,290 euro dhe 10,259 dollarë, pajisje dhe radio ushtarake, etj.


Drejtor Mondi i kompanisë së naftës mërzitet me pyetjen e gazetares dhe i kthehet me fjalët: “Mos më çaj trapin… “

Edmond Bejtja, drejtori i një kompanie nafte që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e rënda rrugët e fshatit, ka fyer gazetarët gjatë një komunikimi me ta. Ndërkohë që bashkë me banorët, mediat po i kërkonin informacion për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtja ka ofenduar një gazetare lokale duke iu kërkuar të tjerëve të heshtin.

Sherri me gazetaren dhe banorët:


Bajramaj: Çfarë do tiu thuash banorëve sot

Edmond Bejtaj: Me banorët po flas tashi, mos na çaj trapin shumë, rri këtu, lëre që të flasin ata

Banorët: O i paedukatë

Bejtaj: Rrini urtë, rri tashti

Zhgënjen Spanja/Iberikët nuk kalojnë dot “murin” e Suedisë

Spanja ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të Europianit. Iberikët nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në Sevija ndaj Suedisë.Pavarësisht rasteve të krijuara, kryesisht në pjesën e parë, kombëtarja e drejtuar nga Enrike, nuk u tregua produktive para portës, duke shpërdoruar shumë, kjo edhe për meritë të portieri Olson që ishte i pakalueshëm mbrëmjen e sotme. Suedezët në pjesën e parë praktikisht nuk dolën nga gjysmëfusha e tyre, duke i dorëzuar plotësisht topin spanjollëve dhe duke mbrojtur me forca të shumta për t’i mbajtur larg portierit Olsen. Taktika e tyre, e kombinuar edhe me pasaktësinë e frikshme të Morata pora portës, bëri që pjesa e parë të mbyllej pa gola të spanjollëve. Ndërsa suedezët iu afruan vetëm falë aftësive të Isak i cili krijoi një mundësi të artë për Berg, por ky i funti nuk e shfrytëzoi edhe pse i vetëm para katërkëndorit të Unai Simon.


Luis Enrike provoi çdo kartë që kishte në dispozicion duke shtuar forcat në sulm në pjesën e dytë, me aktivizimin e Moreno dhe Sarabia të cilët patën rastet e tyre në fund të sfidës. Por Olsen ishte i pakalueshëm sot dhe siguroi që skuadra e tij të dilte nga stadiumi i Seviljes me një pikë të rëndësishme që e mban në pozita të favorshme për tëvazhduar më tej në turne.Sfidën e radhës spanjollët do e luajnë ndaj Polonisë në të njëjtin stadium në “La Cartuja” të Sevijas më datë 19 qershor, ndërkohë që Suedia do të përballet me Sllovakinë e vendit të parë.

FT: SPANJË – SUEDI 0-0

Spanja: Unai Simon, M. Jorente, P. Torres, Laporte, Zhordi Alba; Rodri, Pedri, Koke; Dani Olmo, F. Torres, Morata. 
Trajner: Luis Enrike

Suedia: Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinson; Larson, Olson, Ekdal, Forsberg; Berg, Isak.
Trajner: J. Anderson

I dehur në timon/ 46-vjeçari bën namin,përplas dy mjete të parkuara dhe përbyset në mes te rrugës

Një 46-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur ka marrë përpara dy mjete që ndodheshin të parkuara. Blutë” bëjnë me dije se i arrestuari është U.K, 46-vjeç banues në Durrës.Ky i fundit në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë


Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

La pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa, ndërron jetë kreu i familjes më të madhe në botë

Një 76-vjeçar, i cili mendohet se është kryetari i familjes më të madhe në botë, ka ndërruar jetë. Ziona Chana, nga India, vdiq të dielën në një spital duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmet për vdekjen e 76-vjeçarit u konfirmuan nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili shprehu ngushëllimet në një postim në Twitter.
“Mizoram dhe fshati Baktawng Tlangnuam, u bënë një atraksion turistik i madh në vend për shkak të familjes së Chana,”- shkroi kryeministri.
Raportohet se Chana vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Gjendja e tij u përkeqësua ndërsa ishte në shtëpi dhe të dielën u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.
Ai ishte udhëheqësi i një sekti të krishterë, të quajtur Chana pawl, që lejon anëtarët e tij meshkuj të jenë poligamë.
Të gjithë anëtarët e familjes gjigande jetonin në një shtëpi katër katëshe me 100 dhoma, të vendosur në kodrat në fshatin e largët të Baktawng Tlangnuam.
“Ndjehem si fëmija i veçantë i Zotit. Ai më ka dhënë kaq shumë njerëz për t’u kujdesur”- ka thënë gjatë një interviste Ziona, ku shprehej se ndihej i bekuar që kishte një familje kaq të madhe. “Unë e konsideroj veten me fat që jam burri i 39 grave dhe kryefamiljari i familjes më të madhe.”

Kurrë nuk është vonë/ Njihuni me 84 vjeçarin që po bën namin në Youtube

Një ish fermer 84-vjeçar, është bërë ylli i famshëm i youtube, me më shumë se 120 mijë të abonuar në kanalin e tij në youtube. 84 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve në rrjetet sociale përmes videove, në të cilat flet për çështje filozofike dhe rreth meditimit, raporton BBC. Ajo çka e bën unik John Butler, për veç se moshës së thyer është zëri i tij relaksues, me tone të qeta, metodë e njohur si ASMR.

“Zëri i tij tingëllon, si një gotë me qumësht të ngrohtë”, shkruan një abonues poshtë videove në youtube. John Butler dhe thotë se kurrë nuk kishte dëgjuar për youtube më parë dhe se nuk ia kishte idenë se çfarë ishte interneti. 84 vjeçari thotë se ka medituar për gjithë jetën e tij dhe tani ai ndan mendimet dhe eksperiencat me ndjekësit në Internet.

Ai tani është kthyer në një mentor për ndjekësit e tij, duke ndarë me ta këshilla jetike. Shumë ndjekës thonë se këshillat e John i kanë ndihmuar ta përballojnë pandeminë dhe karantinën , në mënyrën më të mirë të mundshme psikologjike. “Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të shpërndajë dashuri”, shprehet youtuber-i 84 vjeçar.

Shehaj bën deklaratën e papritur :”Pas kandidimit,pothuajse të gjithë deputetët dhe kryetarët e degëve, më janë larguar”

Agron Shehaj, i cili nuk ia doli ta fitojë garën për kreun e Partisë Demokratike duke u renditur i dyti pas Bashës, ka folur mbi zgjedhjet në selinë blu. Shehaj tha në emisionin “Opinion” se 15 për qind e votave nuk reflekton mbështetjen që ai ka në parti, ndërsa evidentoi ato që i konsideron si parregullsi të 13 qershorit.Me tej Deputeti i ardhshëm i Kuvendit i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës, deklaroi se pas kandidimit shumë deputetë dhe kryetarë dege i janë larguar. Për Bashën deklaroi se nuk është ndarë, edhe pas kandidimit për postin e kreut të PD.


Agron Shehaj :Dhjetëra anëtarë nuk janë lënë të votohen. Vëzhguesit e mi nuk kanë pasur dijeni dhe akses në lista. 15% im nuk reflekton mbështetjen reale që unë kam në anëtarësi. Ne bashkë kemi qenë dhe jemi, nuk jemi ndarë ndonjëherë, unë thjesht kandidova për kryetar, nuk jam ndarë me Bashën. Pothuajse të gjithë deputetët dhe kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua, më janë larguar. Kjo nuk është vetëm një zgjedhje persona apo rrethanave, por kështu është kështu ndodh.

Në Shqipëri po kërkojnë të heqin fjalën nënë,reagon Bes Kallaku …”Do hyjë sherri ne familje pse ti prindi 1 dhe une 2”.Po Nënë Tereza ,baba Mondi ?

Kërkesa e komunitetit L GBT për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prind që ka lindur” ka sh kaktuar mjaft debat dhe revoltë tek qytetarët, të cilët e kanë konsideruar këtë kërkesë absurde. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Bes Kallaku në spektaklin e humorit, “Kosherja”.

Duke argumentuar se përse është kundër kësaj kërkese, aktori i humorit thotë ndër të tjera se “shpirtin ma ngroh vetëm fjala ‘o ma, o ba’.


“Nuk kam asgjë, mbase është mirë siç thoni ju por thjesht na keni kapur pa përgatit. Na është mësuar goja duke thënë o ma, o ba. Si do e themi shprehjen nana, si do ta ndryshojmë jam prindi 1. Si do ta ndryshojmë pallatin 176, atë prindin 1 nuk ta shanin por për atë prindin 2 çfarë nuk thonë. Do të ndryshojmë këngët. Imagjino dhe Vagabondin duke kënduar sado që je g angster mos u bën ga ngster me prindin 1 ose kur dëgjon zërin e prindit 1.

Dhe pastaj imagjino Alban Ramosajn kur fitoi Këngën Magjike të mos thoshte ma fitova por prindi 1 fitova. Si t’i thërrasim Babas tars? Prindi 2 stars apo pesë pyetje nga prindi 2 ramo. Po Nënë Terezën, po Baba Mondin. Pastaj do të hyjë sherri në familje pse ti prindi 1 dhe unë dyshi. Pastaj ndahen për mospërputhje numrash. Po si do t’ju themi gjyshërve?

PD ofron spektakël demokracie,Salianji:”Nga sot energjitë dhe përpjekjet duhet të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm”

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Ervin Salianji komentoi sot akuzat e Bujar Nishanit apo kundërshtarëve të Bashës për zgjedhjet e 13 qershorit. Ai tha sot në “Open” se deklaratat e tyre janë emocionale, të paragjykuara sepse ishin para se të kryhej procesi. Për Salianjin janë të stisura dhe të nxitura nga kundërshtari politik.

Ervin Salianji

Me tej Salianji tha se Partia Demokratike ofron spektakël demokracie me debat, garë, rivalitet, përpjekje, alternativë, ne fund demokratët votuan masivisht dhe zgjodhën Lulzim Bashën kryetar!

Nga sot energjitë dhe përpjekjet duhet të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, autokracisë Rama thotë Salianji.

Mostransmetimi i çdo ndeshjeje të ”Euro 2020”, reagon RTSH: “Kemi kontratë veç për 31 ndeshje”

Nga 51 ndeshje që luhen në Kampionatin Europian, RTSH ka kontratë të transmetojë vetëm 31 prej tyre. Sipas njoftimit për shtyp, thotë se ”Prej disa sezonesh, të drejtën televizive për Kampionatin Europian, UEFA e ndan në dy paketa, atë me pagesë që përfshihen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pagesë ku përfshihen disa nga ndeshjet.

Njoftimi i plotë

Televizioni Publik Shqiptar është vënë në qëndër të zhurmës së krijuar kryesisht në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit rreth çështjes së transmetimit të ndeshjeve të Euro 2020. Që prej datës 11 qershor kur ka startuar kompeticioni, RTSH është angazhuar për të transmetuar falas sfidat më të forta në letër, pasi e drejta e transmetimit të paketës së europianit për Televizionin Publik Shqiptar parashikon 31 ndeshje, ku faza me eleminim direkt është përfshirë e plotë. RTSH ka detyrimin të sqarojë publikun se nuk i transmeton të 51 ndeshjet e europianit, por vetëm 31.

Prej disa sezonesh, të drejtën televizive për Kampionatin Europian, UEFA e ndan në dy paketa, atë me pagesë që përfshihen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pagesë ku përfshihen disa nga ndeshjet. RTSH nuk mund të konkurojë për paketën me pagesë dhe kjo nuk ndodh vetëm me transmetuesin publik shqiptar.

Për të sjellë disa shembuj nga transmetues apo vende disa herë më të mëdhenj në përmasa apo buxhete transmetimi, RAI në Itali ka blerë të drejtën e transmetimit të vetëm 27 ndeshjeve, BBC në Angli ka zgjedhur të transmetojë vetëm 50 % të Euro 2020, ndërsa gjigandët gjermanë të rrjetit publik ARD dhe ZDF kanë siguruar sëbashku vetëm 34 ndeshje.

Një shembull më ekstrem është Greqia ku asnjë prej përballjeve nuk transmetohet në kanalin publik. Kampionati Evropian menaxhohet nga UEFA, ndërsa botërori nga FIFA që ka në traditën dhe legjislacionin e saj detyrimin për t’ua shpërndarë të drejtën e transmetimit, kryesisht mediave publike.

Televizioni Publik Shqiptar ka luftuar dhe po lufton që në betejën e ashpër të marketingut të sigurojë sa më shumë të drejta transmetimi falas për të gjithë shqiptarët dhe ia ka dalë mbanë me sukses pasi është i vetmi transmetues publik në rajon që servir një gamë kaq të gjerë sportesh pa kosto shtesë.

Kupa e Spanjes, Gjermanise, UEL apo CHL duke nisur që prej muajit shtator, kampionatet evropiane U21, futbollin e femrave dhe lojrat olimpike, Formula 1 e Moto GP. Janë vetëm disa nga evenimentet e paketës së madhe që plotësohet me sporte te tjera si baskteboll, volejboll apo turnete e medhenj te tenisit por edhe mbulim pothuajse i plotë në transmetim dhe informim i të gjitha sporteve në vendin tonë. RTSH nuk do ta braktisë asnjëherë betejën për të siguruar sa më shumë të drejta transmetimi sportiv pasi misioni jonë është vetëm 1, argëtimi i çdo shqiptari që beson tek transmetuesi i tij publik

Një nga gazetaret më të mira të ekranit njofton se do të largohet: Ikja e Ilva Tares lë një zbrazëti në median shqiptare

Nga Ilva Tare:

Në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time. Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falenderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta.


E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkëudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore. Kam punuar dhe mësuar shumë në këto vite të mbushura me ngjarje historike, por mbi të gjitha jam përpjekur të jem në anën e drejtë të zhvillimeve dhe të së vërtetës që unë kam ditur.

Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tone.Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime.

Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja në këto vite sfidues, por edhe përmbushës. Më e mira është përpara nesh.Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Noë dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!


Nga 1 korriku hiqen tarifat Roaming/ Ambasadori Soreca mesazh shqiptarëve: “Vetëm duhet të keni bateri në telefon!”

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka njoftuar ditën e sotme se tarifa Roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor do të hiqet duke filluar nga data 1 korrik 2021.Nga ky vendim përfiton dhe Shqipëria, shkruan Soreca, i cili shton se pas 1 korrikut qytetarëve shqiptarë ju mjafton të kenë të karikuar telefonin kur lëvizin në vendet e BP.

“Nga 1 korrik 2021 zero tarifa Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra me ngarkesë! Ky projekt është financuar nga BE dhe mundësuar nga Regional Cooperation Council (RCC). Tregu i Përbashkët Regjional”, thuhet në postimin e tij në “Twitter”.


Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca

COVID NË GREQI /ULEN NDJESHËM INFEKTIMET

18 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi. Autoritet shëndetësire në shtetin fqinj njoftojnë gjithashtu se janë shënuar dhe 472 raste të reja me COVID Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 415 401 persona, teksa 12 443 qytetarë kanë humbur jetën.

Referuar autoriteteve helene, 353 qytetarë janë aktualisht në intubim. Ndërkohë Greqia po vijon me ritme të shpejta të vaksinimin e popullsisë, ndërsa sot ka marrë vendimin që të pezullojë bërjen e vaksinës AstraZeneca për personat që janë mbi moshën 60-vjeç.


Myslim Murrizi, Bashës: “Çdo katër vite humb dy herë me PS, fiton një herë në PD”

Deputeti Myslim Murrizi, dikur pjesë e Partisë Demokratike, ka ironizuar zgjedhjet në partinë më të madhe opozitare, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë.Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Murrizi ironizoi fitoren e Bashës, duke thënë se për çdo dy humbje përballë PS-së, fiton njëherë brenda partisë së tij.

Basha ishte rrotë më rrotë me rivalin e tij, me ndihmën dhe të këtij këtu dhe pret nga dreka që të shpallet fitues. Çdo katër vjet humb dy herë me ju dhe fiton një herë me ato”- tha Murrizi.


“Thyhet” akulli, Erdogan një orë takim me Mitsotakis në samitin e NATO-s

Takimi që pra disa muajsh dukej i pamundur,sot përfundoi brenda një ore.Samiti i NATO-s bëri bashkë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin e Turqisë Recep Tajip Erdogan.


Gazeta greke ”Kathimerini”, raporton se takimi 50 minutësh është zhvilluar në një atmosferë pozitive. Dy liderët ranë dakord që të linin pas tensionin e vitit 2020 megjithë mosmarrëveshjet që ekzistojnë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Të dy liderët biseduan për ndarjen e zonave detare dhe kjo çështje të zgjidhet sipas të drejtës ndërkombëtare. Në takimin mes tyre u diskutua edhe për çështjen e refugjatëve. Mitsotakis i kërkoi Erdoganit që Turqia të pranojë 1450 emigrantë, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar përfundimisht nga autoritetet greke.