Euro 2020: “UEFA paralajmëron gjoba nëse lojtarët vijojnë të heqin shishet nga konferenca”

Skuadrat e kampionatit Euro 2020 do të përballen me gjoba nëse vijojnë te heqin pijet e sponsorve në konferencat e shtypit, siç kanë bërë ditët e fundit Cristiano Ronaldo me shishet e Coca-Cola, muslimani i devotshëm Paul Pogba me shishen e birrës, veprimi i të cilëve është mbështetur me sjellje të ngjashme nga të tjerë futbollistë gjatë konferencave. Dje përfaqësuesi i kombëtares së Italisë në konferencë Manuel Locatelli, gjithashtu largoi shishet e Coca-Cola për t’i zëvendësuar me ujë.
Organizatorët thanë sot: “Uefa i kujton skuadrave pjesëmarrëse se partneritetet janë pjesë integrale e realizimit të turneut dhe sigurojnë zhvillimin e përhapjen e futbollit në të gjithë Evropën, duke përfshirë të rinjtë e gratë”. Drejtori i Uefas për Euro 2020, Martin Kallen tha se lojtarët janë të lidhur me kontratë me anë të federatës së tyre, me kushtet dhe rregullat e turneut.
Por ai shtoi se i kuptonte veprimet e disa lojtarëve si për shembull Paul Pogba, që e bëri diçka të tillë për arsye fetare. Uefa tha se nuk do të gjobiste drejtpërdrejt futbollistët pasi sanksionet kryen me anë të federatave kombëtare.


VIDEO/ Pa Eriksen, por në fushë për të.Danimarka nderon mesfushorin me gjestin e madh

Danimarka u rikthye sot në fushë për të sfiduar Belgjikën pas gjithë dramës që përjetoi në debutimin në Euro 2020, kur Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak, që për pak sa nuk i mori jetën.Sot ata janë në fushë pa Eriksenin, por është e qartë se luajnë për Eriksenin. Para ndeshjes në fushën e stadiumit të Kopenhagen është shpalosur një fanellë gjigante, që mbante pikërisht emrin dhe numrin e mesfushorit të Interit.

https://twitter.com/korcablog/status/1405578853259567111?s=21

Një gjest i madh ky, teksa sot Eriksen do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ku do vendosë një pajisje defribilator për të shmangur rrezikun dhe për të rregulluar aritminë në këtë organ.

“PD më zboi në mënyrë të shëmtuar”, Rudina Hajdari flet për shpalljen “non grata” të Berishës

Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur të mos komentojë vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish kryeministrin Sali Berisha. Në emisionin “Ftesë në 5”, tha se askush nuk duhet të reagojë shpejt dhe duhet të japë kohë për këtë çështje.Ndër të tjera tha se akuzat janë të forta dhe nëse vihet re ndonjë gabim duhet të jetë transparent, por theksoi se raporti i Shqipërisë me Amerikën nuk duhet të cenohet në asnjë moment.

Hajdari: S’jam unë e aftë të komentoj veprimet e DASH. Kanë arsyet e veta që arrijnë në këtë përfundim por unë si Rudinë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim të atillë.

Them se duhet të japim pak kohë dhe të mos reagojmë shpejt. Nëse kanë bërë gabime në këtë vendim, duhet punuar, por nëse këto janë akuza që janë të forta, atëherë duhet bërë sa më transparente, por raporti ynë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë. Sot më shumë se asnjëherë i duhet opozitës ky raport i shëndoshë.
Deputetja komentoi edhe zgjedhjet në Partinë Demokratike duke thënë se mungon demokracia e brendshme, por kujtoi se zboi kur mbajti mandatin. Këtë moment e cilësoi si “mënyrën më të shëmtuar për ta hequr”.

Hajdari: PD ka kohë të gjatë që i mungon demokracia e brendshme. Për këtë arsye, si spektatore nga fakti që ajo parti më zboi në momentin që mbajta mandatin, nuk është e vërtetë që ika por u hoqa në mënyrën më të shëmtuar duke më thënë që nuk isha as anëtare e PD, gjë që nuk është e vërtetë se kam qenë brenda e Partisë Demokratike që kur kam lindur. Raporti im me PD vazhdon të jetë i fortë dhe nuk ka ndryshuar.

“Mama ja dola”, Luana Vjollca nënshkruan kontratë me Sony Music Gjermani

Luana Vjollca është bërë pjesë e Sony Music Gjermani. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja përmes një postimi të ri në llogarinë e saj në Instagram.Tashmë edhe këngëtare shqiptare, Luana u shpreh se ndjehet shumë e lumtur për këtë arritje, të cilën ia kushton edhe nënës.

Në fund të fundit, unë mund ta ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!!
Mama ja dola per te dyja ne”, ka shkruar Vjollca krahas fotos.


COVID-19 GREQI / JA SA RASTE JANË REGJISTRUAR

Në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 519 raste të reja dhe kanë humbur jetën 16 persona gjatë 24 orëve të fundit.Gjithashtu bëhet me dije se në kujdes intensiv vijojnë të jenë 321 pacientë.Ndërkohë duket se ditët e fundit është vënë re një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 417 253 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 12 494 qytetarë kryesisht mbi 70 vjeç.


E rendë/“Ford-i” del nga rruga dhe përfundon në ullishte, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Cakran-Fier.Policia bën me dije se si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit ka humbur jetën një person. Mësohet se viktima është 56-vjeçari, Gramoz Aliaj.

Njoftimi i policisë:


Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.

Aksident i frikshëm në Llogara, përmbyset furgoni në rrugë (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Llogarasë. Sikurse shihet edhe nga pamjet në aksident është përfshirë një fugon, i cili është përmbysur. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se fugoni nga pakujdesia ka dalë anës rrugës duke goditur një gur dhe më pas është përmbysur. Brenda në mjet kanë qenë tre persona të cilët kanë marrë plagë të lehta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të tij.


Rudina Hajdari: “Pas humbjes së zgjedhjeve, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte se më flihej gjumë”.Pas zgjedhjeve, asgjë nuk ka ndryshuar

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për herë të parë në “Ftesë në 5” për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë që i erdhi në mendje pasi dolën shifrat e para të rezultatit. Hajdari tha se të gjithë ishin të lodhur dhe po përpiqej që t’i mbante zgjuar, por kur kuptoi që nuk ia dolën, gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte të flinte gjumë.


Hajdari: Ishte në mëngjes, isha akoma në zyrë dhe mbaj mend që njerëzit që ishin afër se ato momente kishte shumë njerëz pa gjumë, të lodhur dhe po mundohesha ti mbaja të karikuar. Të gjithë po shihnin nëse do të shpërtheja nga emocionet. Pastaj thashë stop, numëruam çfarë numëruam, është e qartë që nuk ia dolëm këtë radhë.

Gjëja e parë që më shkoi ndër mend është që më flihej gjumë. Do flija gjumë mirë dhe të nersërmen do shihja se çdo bëja.

Ndër të tjera, Hajdari tha se këto zgjedhje nuk ndryshuan asgjë duke shtuar se pavarësisht humbjes, lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri nuk ka mbaruar.

Hajdari: Në këto zgjedhje duhet të reflektojmë për atë që ndodhi dhe për situatën politike në vend. Jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ajo cka ndodhi ishte një rezultat, i cili kërkon një analizë më të thellë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që raportin që duhet të kemi me institucionin, me parlamentin, duhet të jemi sa më seriozë se kërkohet një opozitë e shëndoshë.


Këto janë idealizmat që jam munduar të transmetoj me prezencën time në parlament, me daljet e mia publike dhe për luftën e klasës së vjetër politike. Unë humba një betejë në këto zgjedhje, por lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri, nuk ka mbaruar.

Ambienti ishte shumë i vështirë dhe përtej rezultatit, ajo çka është e rëndësishme për mua është se ende jemi në një situatë që duhet të jemi koshientë që ndodhën shumë gjëra dhe në të njëjtën mënyrë nuk ndodhi asgjë. Pas zgjedhjeve jemi në vend numëro, asgjë nuk ka ndryshuar.

Zbardhen detajet tronditëse/ Mediat greke: 20-vjeçaren britanike…..

Gazeta greke “Protothema” shkruan se hetuesit kanë informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos.Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës” shkruhet në artikull.Për një kohë të gjatë, oficerët e policisë kishin në duart e tyre prova që inkriminonin pilotin, ndërsa gjatë dëshmisë së tij të parë ai kishte rënë në kontradikta, duke mos dhënë përgjigje bindëse për oficerët e policisë për mënyrën se si ndodhi grabitja në shtëpinë e tyre si dhe karakteristikat e autorëve të dyshuar.


Ora “inteligjente” e nënës 20-vjeçare tregoi kohën reale të vdekjes së saj, e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos. Ai gjithashtu nuk kishte përgjigje bindëse për mënyrën se si telefonoi policinë, por edhe për faktin se telefoni celular u përdor gjatë orëve kritike kur gjoja ishte i lidhur nga grabitësit.

Babais Anagnastopulos,u pyet se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, pa mbërritur ende policia në banesë.Sipas analizës se videos, kamerat e banesës kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta, ndërkohë që sipas deklaratës së tij, grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00 dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.

Çfarë ndodhi në banesë dhe kush pastroi ambientet prej çdo gjurme AND-je, është ajo çka bëri që agjentët të ngrenë pistën e dyshimeve edhe mbi të. 32 vjeçari do të pyetet edhe në lidhje me kontratën e sigurimit dhe kush diktoi kushtet e saj, kontratë që viktima kishte kryer vitin e fundit me një kompani sigurimi, ku sipas kontratës, nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur në jetë do të përfitonin 1 milion euro.


Kontradiktat në të cilat ra piloti:

Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ka përdorur celularin e tij.

Ai e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur.

Kamera në katin përdhes regjistroi në 12 mesnatë të 11 majit, 32-vjeçarin me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.

Ka gjithashtu informacione që Caroline kohët e fundit donte të largohej nga shtëpia dhe po kërkonte të gjente një hotel për të qëndruar.

COVID -19/ 5 të infektuar ,asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2.621 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 5 qytetarë.Lajm i mirë është se aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor te Infektivi, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa janë 132 janë raste aktive në të gjithë vendin.


Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Qershor 2021) 

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,621

Testime totale 768,559
Raste pozitive 132,481
Raste të shëruara 129,895
Raste Aktive 132
Humbje jete 2,454 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Shkodër 43
Tiranë 40
Berat 11
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 5
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

Vijon telenovela e Cola Colas/Përse të hiqet kur mund ta pish? Gjesti i Ronaldos u bë trend, trajneri i Rusisë surprizon me veprimin e tij

Europiani këtë edicion nuk ka sjell vetëm futboll. Në konferencat për shtyp vijon beteja për pijet, e nisur nga Cristiano Ronaldo. Portugezi largoi shishet e Cola-Colas, duke bërë thirrje që tifozët të pinë vetëm ujë.Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov së fundmi ka reaguar në konferencë për shtyp duke marrë një nga shishet duke e hapur dhe më pas e ka konsumuar. Përkthyesi i tij më pas i shpjegoi edhe gjestin e Ronaldos.


Olta Xhaçka jep lajmin e MADH: “Hollanda sapo votoi “PRO” dhe na dha dritën jeshile!”

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë lajmin e mirë, lidhur me ecurinë e vendit tonë në BE. Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Xhaçka njofton se parlamenti sapo votoi “pro” Shqipërisë dhe mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Shënimi Olta Xhaçkës

Hollanda sapo votoi “PO”! Dritë jeshile nga parlamenti hollande! Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe është gati që të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe njohje e merituar e reformave tona.


Euro 2020/ Stërvitja e Maqedonisë së Veriut bëhen “meme “ (video)

Një sekuencë e seancës stërvitore të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.Ata shihen teksa vrapojnë me disa kona me topin e vendosur në to, teksa pas një vrapimi i shkëmbejnë topat.Rrjetet sociale kanë shpërthyer me këtë stërvitje, e cila po cilësohet shumë qesharake.


Linku/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka bërë publik sot në një publikim të saj në rrjete sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, provimi i parë i organizuar në kuadër të Maturës Shtetërore.

NJOFTIM PËR MEDIA


Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj
Ministrja Kushi: Optimiste për rezultatet e maturantëve tanë . Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka bërë publik sot në një publikim të saj në rrjete sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, provimi i parë i organizuar në kuadër të Maturës Shtetërore.Znj. Kushi është shprehur optimiste për rezultatet e provimeve të maturantëve në tërësi, duke shtuar se në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale.Për sa u përket rezultateve të provimeve të tjera të maturës, Ministrja Kushi ka shprehur urimet më të mira për të gjithë maturantët.

Linku i rezultateve

Udhëtimet për turizëm, ende pezull/ Greqia dhe Italia kufizojnë shqiptarët për udhëtime turizmi

Lëvizja për në vendet e BE-së, aq më shumë tashmë që nis edhe sezoni pushimeve, është kryefjalë e çdo shqiptari.Një ditë më parë, Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi përfshirjen e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në listën jeshile për të lëvizur në hapësirën e BE. Megjithëse vendimi Këshillit të BE nuk është publikuar, ende mësohet se kemi të bëjmë me një sugjerim për vendet anëtare të unionit, që do të thotë se lëvizja e lirë do të varet përsëri, nga rregullat që çdo shtet, do të aplikojë për vendin tonë dhe fqinjët.

Lajmi se Bashkimi Evropian do të lejojë udhëtimet nga Shqipëria, solli shumë optimizëm mes shqiptarëve qe duan të shkojnë me pushime në Greqi apo Itali këtë vit. Por burime diplomatike në Tiranë thanë se vendimi i Brukselit nuk është detyrues për ta dhe kjo nuk do të thotë që kufijtë do të hapen.Italia nuk lejon udhëtime për turizëm ndërsa qeveria greke ka shtyrë deri më 21 qershor regjimin e udhëtimeve të kufizuara vetëm për punë për shqiptarët.
Pas katër ditësh, pritet vendimmarrja e radhës nga qeveria greke, nëse do të hiqen masat kufizuese për udhëtimet drejt Greqisë, gjë e cila do të lejonte mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje për tu kthyer për pushime në Shqipëri.