Mësuesja e 20 vjeçarit jetim përlot rrjetin me dedikimin për të riun/Nuk e besun shoket,nuk e besoi shkolla….a zemra trishtove

Mësuesja kujdestare e të riut Musaen (Myzerim) Zeneli, Valdete Gjyrezi, ka bërë një postim prekës për 20-vjeçarin që mbeti viktimë pas një përplasje me armë mes biznesmenëve në Velipojë. Ajo shprehet e shokuar nga ngjarja e rëndë, dhe ka bërë një elegji për të ndjerin, për të cilin thotë se ishte shumë social, edhe pse nuk kishte as telefon me vete.

Postimi i plotë :


Musaeni yne

Sec e veshi e ema

Dhander per kte dite

Le te gzoje i shkreti

Ti bashkohet shoqerise

Se ndau per mje bluze

As per nje kollare

Ishte veshur bukur

Lezet per ta pare

Ja kishin dhuruar

Te gzohej jetimi

Gzoi e vallzoi

Deri ne 11

Se neser fillonte

Pune si kamarjer

Gezimi tij i pare


Sa te merrte rrogen

Nenes ai me vrap

Doren do ja shendonte

Por kur gzon fukarai

Kur u ba zein

E martoi me plumba

Kostumi i mbet i ri

Nuk e besun shoket

Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire

Qe nuk tremb as “sorra”

Ah mor Musaen

Sa zemra trishtove

Kalove pandemin

E plumbin se mashtrove

Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi

S’te ndihmoi drejtesia

Por te bani kurban

Dhe kjo asht padrejtsi

Qofsh i xhenetit biri yne,

Ti o djal i ri

Jam e shokuar.. Nga mbramja e matures ne diten ma te kobshme te tij Ishte jetim, i varfer pa celular por shum social, i dashtun me te tan Qofte i xhenetit Ngushellime familjes.

E rendë/Muzikanti ndrron jetë dy javë pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, pëson hemorragji cerebrale

Një muzikant 48-vjeçar ka ndrruar jete nga hemorragjia cerebrale dy javë pasi mori vaksinën AstraZeneca . Doktorët konfirmuan se tragjedia ndodhi nga një prej komplikacioneve të rralla të injeksionit. Këngëtari britanik i njohur si Zion, pësoi dhimbje të forta koke prej 13 qershorit, tetë ditë pas injeksonit të parë, në rajonin verior të Cumbria.


Ai vdiq në spitalin Royal Victoria në Newcastle, më 19 maj. Një hetim do të mbahet mbi vdekjen e Zion por çertifikata paraprake cilësonte dëmtime të rënda nga hemorragjia në tru, të shkaktuara gjithashtu nga komplikacionet e vaksinës kundër Covid-19.

E fejuara e tij, Vikki Spit, 38 vjeçe, tha se ‘jeta e saj ishte bërë 1 milionë copa’.Dy ditë pasi kishin nisur dhimbjet e tmerrshme të kokës së Zion, e shoqja kishte thirrur ambulancën por i kishin thënë se prej injeksionit kishte kaluar shumë kohë dhe ai nuk ishte shkaku.Gjendja e Zion u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë në spital më 19 maj, teksa mes shkaqeve listohej gjakderdhje në tru e shkaktuar nga komplikacionet e vaksinës.Krerët britanikë të shëndetësisë rekomanduan muajin e shkuar se të gjithë personave nën 40 vjeç u ofrohet një alternativë tjetër vaksine përveç AstraZeneca, prej frikës së mpiksjeve të gjakut.Deri tani 330 raste të mpiksjeve të rralla të gjakut janë shënuar në rreth 24.2 milionë ose një në çdo 75,000 njerëz. 58 marrës të kësaj vaksine kanë vdekur.

Burimi :mirror.co.uk

COVID -19/ Bie në mënyrë drastike numri i infektimeve! Vetëm 1 te prekur ,asnjë humbje jete

Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19 1 qytetar në Elbasan.
Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2954


Testime totale 798,276
Raste pozitive 132,513
Raste të shëruara 129,994
Raste Aktive 63
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 26
Shkodër 14
Durrës 5
Lezhë 5
Elbasan 5
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1

Policia bën namin pezullon 67 patenta dhe vendos 2881 gjoba/ Ishin me shpejtësi nga 110-180 km në orë dhe të dehur në timon

Në fillim të këtij sezoni turistik si dhe duke u nisur nga ngjarjet e fundit ku u shua një familje me 4 anëtarë në autostradën Fier-Vlorë, policia ka shtuar kontrollet.Vetëm në 24 orët e fundit, policia rrugore ka vendosur 2881 gjoba dhe ka pezulluar 67 patenta për shoferët të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.Shumë prej shoferëve janë konstatuar duke ecur me shpejtësi nga 110 deri në 180 km në orë, kryesisht në autostradën Levan-Vlorë.Ndër ta ka pasur dhe arrestime ku në pranga janë vendosur 15 persona, 8 pasi i jepnin makinës në gjendje të dehur dhe 7 pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:


Mos shpejto të arrish aksidentin! Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.Në fokusin e kontrolleve të përqendruara nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 111 km/orë në qendrat e banuara dhe deri në 180 km/orë në aksin rrugor Levan –Vlorë. 30-vjeçari E. C., nga Fieri, i cili drejtonte mjetin tip “Audi” me shpejtësi 180 km/orë, në aksin Levan –Vlorë, u konstatua dhe u ndëshkua nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore.   

Ndërsa gjatë kontrollit me alkooltestues janë ndëshkuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit me masa që varionin nga 0.34 mg/l deri në 0.90 mg/l. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti te pa pajisur me leje drejtimi.


Janë pezulluar gjithsej 67 leje drejtimi, nga të cilat 39 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2881 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

“Vajzën s`ke për ta parë më”/ Gjykata i heq pilotit 32 vjeçar të drejtën të takojë fëmijën

Prindërve të Caroline Crouch iu dha kujdestaria e plotë e vajzës një vjeçare të ciftit, Lydia, të cilën bashkëshorti i saj është ndaluar ta takojë. E ëma e 20 vjeçares kishte këmbëngulur që vogëlushja t`i lihej asaj duke thënë se nuk do që ajo të njihet si “vajza e një vrasësi”.


Babis Anagnostopoulos, që e mbyti të shoqen përpara syve të së bijës, kishte dale me pretendimin befasues që të vazhdonte ta rriste atë nga burgu.Një gjykatë greke megjithatë vendosi t`ia heqe cdo te drejtë prindërore duke ia kaluar ekskluzivisht kujdestarinë familjes së traumatizuar të Caroline.
Susan dhe David Crouch thonë se vajza do të jetë shumë më mirë me ta sesa një shtëpinë e një “vrasësi”.

Ajo do të rritet në ishullin e Alonissos, ku kaloi fëmijërinë e saj dhe e ëma, e do të rrethohet nga dashuria e të afërmve dhe njerëzve të zonës, u shpreh Susan. Prindërit e Anagnostopoulos ndërkohë nëse do të duan ta takojnë fëmijën, duhet ta bëjnë këtë në Alonissos dhe asnjëherë vetëm.

Dhembshuri dhe solidaritet,Shqiptarët bëhen bashkë,mbi 10 000 USD brenda pak orësh

Musaen Zeneli, vetëm 20 vjeç, viktima e pafajshme e luftës për plazhin mes dy bizneseve në Velipojë jetonte në nje shtëpi modeste në lagjen Bahçallëk të Shkodrës. Nëna që e rriti si jetim që 7 vjeç bashkë me të vëllanë e përcollën për në banesën e fundit, pasi plumbat ia morën në ditën e parë që ai nisi punën. Historia e 19-vjeçarit që e veshi vetëm një ditë uniformën e bardhë i ka prekur të gjithë.


E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër. Ai u gjet pa shenja jete në rërë. Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë. Musaeni la pas nënën dhe vëllain, Erdisin. Ndikuar nga vështirësitë mes të cilave ishte rritur e jetonte, e kanë konsideruar si dëshmor i punës së ndershme në një vend ku ndershmëria po humb vlerën.Për ti ardhur në ndihmë familjes, në Shkodër ka nisur një fushatë që të gjitha fitimet e kamarierëve të shkojnë për familjen e 20-vjeçarit, i cili mëngjesin e 26 qershorit u nis për të siguruar sado pak të ardhura për nënën, por për të mos u kthyer më.

Organizata USA ALBANIAN SOCIETY ka hapur një llogari për të ndihmuar famijen Zeneli dhe deri më tani janë mbledhur mbi 10.000 dollarë.

Mjafton bileta, pasaporta dhe maska/ Çekia heq kufizimet për Shqiptarët

Një tjetër vend i shtohet listës së vendeve që heqin të gjithë kufizimet per udhëtarët shqiptarë.TIA përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se shqiptarët tashmë janë të lirë që të udhëtojnë drejt Çekisë. Asnjë nga qytetarët nuk ka nevojë për test dhe për vaksina, mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Nga sot, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Çeki. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, shkruhet në njoftimin e TIA-s.


Trishtim dhe lot/ Përcillet në banesën e fundit 20-vjeçari jetim që u vra në Velipojë, Myftiu i Shkodrës: Zemra e djegur e nënës…

Gjatë ditës së sotme u përcoll për në banesën e fundit 20-vjeçari fatkeq Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës. Familjarët dhe jo vetëm mes lotësh dhe trishtimi i dhanë lamtumirën e fundit të riut Musaen i cili sapo kishte filluar të punonte dhe të ndihmonte familjen, pasi nuk e kishte babain. I riu humbi jetën tragjikisht pas një përplasje me armë që ndodhi mes dy familjeve Gocaj dhe Ferracaku për çadrat dhe shezllonët në plazh. Dita e parë e punës u bë dhe dita e fundit për Musaenin i cili kishte vendosur të bënte një punë të ndershme, por që nga kjo punë humbi jetën.


Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë!

Motra e Silvanës : “Nesër protestë në Fier për familjen që u shua në aksident: “Dua drejtësi dhe do ta kërkoj sa të vdes”

Dëshmi rrëqethëse, vaj e dhimbje nga shtëpia e Silvana Gushit, 33-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik në Levan-Vlorë, së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat.Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka sjellë sot dëshmitë e familjarëve të Silvanës, apeli i vetëm i të cilëve është drejtësia për katër të vdekurit që i rreshtuan në mes të shtëpisë. Motra e Silvanës, Suela tregon bisedat një natë para dhe si e mori lajmin e hidhur, teksa sipas saj në spital nuk i jepnin asnjë informacion.


“Nuk gjej fjalë të flasë dhe të mbyllë plagët e familjes sonë. Hera e fundit që folëm në darkë deri në orën 1 të natës. Hera e parë që flisnim deri në 1 të natës. Sikur e ndjenin, po qeshnin e këndonin. Në mëngjes po i prisnim. Në 9 pa çerek, se si më hoqi engjëlli marr telefonin dhe shikoj lajmet për aksidentin, sikur ma ndjeu engjëlli që ishin ata, shkova në spital. Kur shkoj atje nuk më tregonte njeri, dëgjova që ishin 4 të vdekur”, shprehet ajo.
Suela kërkoi që shteti të vërë dorë, për motrën e saj, mbesat dhe kunatin.

“Janë dy mbesat e mia që i rrita vetë. Kërkoj të drejtën për motrën e vetme që kishin, për kunatin që i thosha vëlla, për këto dy çupat e mia, se nuk i kisha mbesa. kërkoj shtetin të vërë dorë.

Nuk e kuptoj ça janë ata njerëz të pashpirt. Babai duhet të ishte ngritur, dhe sikur ta kishim vrarë, duhet të kishte ardhur. Duam drejtësi vetëm. I lutem të gjithë shtetit të ngrihet në këmbë, të gjithë njerëzve të mirë. Të ngrihen të kërkojnë të drejtën e tre çupave tona dhe çunit tonë. Nuk bëhet puna me lekë dhe me vrasje, ai të dënohet. Ne kërkojmë këtë të drejtë.
Asnjë s’më tregonte në spital. Policët nuk thoshin asgjë. Unë shtrihesha në shesh, nuk më kapte njeri me dorë, nuk më thoshin një llaf. Emrat kanë dalë pas dy orësh. Më thoshin ik tek morgu të shikosh trupat, veja atje më thoshin ik se nuk i shikon dot”, rrëfeu ajo.

Suela i ftoi qytetarët nesër në një protestë në Fier në orën 18:30 për 4 viktimat dhe theksoi se do kërkojë drejtësi deri në fund të jetës.

“Ju lutem të gjithë njerëzve të vënë dorën në zemër dhe nesër në 18:30 në shesh të Fierit i presim për drejtësi për këtë familje që s’do i shohim më në jetë të jetëve, përveç katër varreve që i pamë në mes të shtëpisë. Jam 23 vjeçe, do e kërkoj drejtësinë deri sa të vdes. Nuk dua hakmarrje, dua drejtësi. Shikojini këto çupa, si mund të iknin”, tha e reja.

“I kisha bërë për të ngrënë, por sot po hanë dhe”/Flet nëna e Silvanës që u shua në aksident, telefonata e fundit…

E mekur nga të qarat, veshur me të zeza, Fatbardha Qose, nësa e 33-vjecares Silvana Gushit, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Levan Vlorë së bashku me familjen e saj, kërkon vetëm drejtësi.Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, Fatbardha rrëfeu telefonatën e fundit me të bijën, ndërsa i priste pas një viti, të ktheheshin për të kaluar pushimet.


Ku ka ngushëllim për nënën, se i kanë ikur 4 lule. Ah, c’me ka bërë i ligu më prishi jetën e vajzës më mbylli derën e vajzës, ju jeni nëna vetë. C’po bëhet me këtë popull, u vra rinia, i vrau i ligu i vrau rrugaci, i vrau ai që ka para, unë nuk kam para. Vajza vajti në Greqi për t’u ushqyer, për një jetë më të mirë, do vinte te nëna, të kalonte pushimet.

Nëna i kishte bërë për të ngrënë, fola me vajzën i thash ‘cfarë do të bëjë nëna për të ngrëna?’ ajo më tha ‘ mami më bëj një pulë me pilaf’ dhe unë ia bëra gati, po e prisja të hante mëngjesin me dhëndrin e mbesat.Më iku vajza në moshë të rinisë. Dhëndrin e kisha si djalë. Të vihet drejtësia në vend, ku është shteti. Unë nuk kam lekë, ai që ma ka bërë këtë do jetë biznesmen. Vetë e di si i kam rritur, ia mbushja cantat me ushqime ia coja në Greqi. Shteti të marrë masa, i bëj apel të gjitha nënave: Këtë që përjetova unë mos e përjetojë asnjë nënë në botë.

Të jenë nëna të gëzuara, ai baba e ajo nënë që ka rritur atë djalë, të më vinte të më thoshte një fjalë te dera. Të më ngushëllonte, janë njerëz pa shpirt, nuk janë njerëz. Më helmuan kockën, më mbyllën derën e vajzës.Shteti të marrë masa. Nuk ia pata borxh, kishin hallin e tyre. Rrugaci i ra më qafë. Shteti të veri dorën në zemër, sot u helmova unë. M’u shkatërrua jeta, më plasi zemra, vajza ime po ha dhe, katër varre. “ tha nëna e Silvanës me lot në sy.

Familja e Caroline merr kujdestarinë e Lydias/ Ja sa herë do e takojë familja e Babis mbesën 11- muajshe

E vogla Lydia është në kujdestarinë e prindërve të Caroline. Kështu ka vendosur gjykata në Greqi. Mësohet se departamenti për të miturit duke pasur për qëllim mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijës ka vendosur të dërgojë dosjen në Prokurorinë e Volos, e cila do të monitorojë kujdesin ndaj saj. Në bazë të urdhrit, familja e pilotit do të mund të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, 10 herë në mëngjes me 2 në mesditë vetëm në Alonissos.

Por të dyja palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda së njëjtës periudhë, e cila më pas do të vendosë përfundimisht çështjen e kujdestarisë së Lidias.

Vdekja tragjike, shqiptari humb jetën nga korrenti

Nje shqiptar 60-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ai mendohet se u godit nga një shkarkesë elektrike teksa po punonte me një kabull.Viktima është Zaim Qoshja. Sipas medieve italiane, ai jetonte në Savignano bashkë me të shoqen Brunilda dhe vajzën Suada.Djali, Juliani, që nuk jeton me familjen, tha se nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar babain. Ai u gjet i vdekur në vend.


Zbulimi makabër u bë rreth mesditës, pasi Zaimi nuk po përgjigjej në telefon. Pas kërkimit në shtëpi, trupi i tij i pajetë u gjet në bodrum.Edhe pse pista kryesore mbetet goditja e korrentit, nuk përjashtohet mundësia që Zaimi të ketë humbur jetën edhe nga ndonjë sëmundje.Familja e tij ishte integruar shumë mirë në Itali, raportojnë mediat. Ndërkohë funerali i Zaimit do bëhet në Shqipëri.

Mediat përtej Adriatikut, shkruajnë se Qoshja ndodhej në Itali që prej vitit 1998. Ai kishte punuar prej vitesh në sektorin e ndërtimit, më konkretisht murator dhe ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Burimi :Gazzetta di modena

Sot,Përballja Francë- Zvicër, shqiptarët Xhaka Shaqiri gati për kualifikimi

Sot në National Arena” të Bukureshtit, në orën 21:00 do përballet Francë- Zvicër. Dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Sheqiri pritet të sundojnë lojën, ndërsa pretendojnë që të kualifikohen.

Edhe pse e para e Grupit, Franca nuk ka bindur shumë me lojë, dhe sot ka rastin për të treguar forcën edhe pse përballë do të ketë një ekip shumë të organizuar si Zvicra. Shaqiri shënoi dy herë në ndeshjen e fundit dhe do të kërkojë sërish rrjetën me Francën teksa pas 3 eliminimeve në 1/8 në Europiane, një fitore e helvetëve do të ishte historike për ta. Zvicra vjen e plotë në këtë duel teksa Franca ka të dëmtuar Digne, Kounde dhe Thuram.


Ministri Çuçi,”Paralajmëron furtunë në Polici…ndryshime në Drejtori dhe Komisariate

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndërsa ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale në vend, ku në vetëm pak kohë, kanë gjetur vdekjen 8 persona, tha se përtej të metave që ka Policia e Shtetit, fajtorë për situatën janë prokuroritë dhe gjykatat e rretheve. Po ashtu Çuçi paralajmëroi ndryshime në nivel të lartë drejtues në Policinë e Shtetit.


Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit.Brenda kësaj jave do të nisin ndryshimet në drejtoritë në nivel qarku. Ky ndyshim do të shtrihet dhe në nivel komisariatesh .Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur në hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim.

Nga ana tjetër, do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e policisë rrugore me kamera. Më lejoni të përfundoj që ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e kohës dhe shumë shpejt të gjithë do e prekin ndryshimin e mëtejshëm për të mirën e Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.

Me ndryshimet e reja, sipas tij, Shumë shpejt të gjithë do të ndjejnë ndyshimin e Policisë.

Aksidentet rrugore/ Çuçi: Hetim pasurie për drejtuesit me makina luksoze

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është duke dhënë një konferencë për mediat, pas ngjarjeve të fundit kriminale dhe vrasjeve në vend. Ai e drejtoi gishin nga gjyqtarët që sipas tij lirojnë nga burgu personat që kapen nga Policia me armë pa leje.Në lidhje me dy ngjarjet e rënda ai ka thënë se Policia e Shtetit nuk mund të ndjekë çdo makinë dhe se nuk mund të ndal çdo sherr që ndodh mes fqinjëve pas mesnatës .


Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale”-tha Çuçi.

Ai paralajmëroi ndryshime në nivel drejtorishë dhe komisariatesh.

Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit.Brenda kësaj jave do të nisin ndryshimet në drejtoritë në nivel qarku. Ky ndyshim do të shtrihet dhe në nivel komisariatesh .Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur në hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim.


Me ndryshimet e reja, sipas tij ,shumë shpejt të gjithë do të ndjejnë ndyshimin e Policisë.