“Je mashtruese, s’ta fal”/ Plas sherri mes Kiarës dhe Efit: “Jam e zhgënjyer nga ti…

Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Efit dhe Kiarës. Efi i tha Kiarës se ajo është mashtruese, pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha. Kjo e fundit u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i kërkoi asaj që inatin që ka me Luizin, të mos ia shfryjë më asaj. Kiara tha se Efi e hodhi atë poshtë vetëm me një debat që ndodhi mes tyre. Ajo shtoi se Efit nuk i ka bërë asgjë dhe se ajo po luan viktimën.

Efi u shpreh se ashtu siç e ka bërë ajo dhe Luizi të ndihen ashtu do ia kthejë edhe ajo. Luizi i cili po i ndiqte nga pak metra distancë, tha se kjo situatë krijohet për shkak të afrimit të finales.

Efi: Ti je mashtruese. 
Kiara: Unë jam mashtruese, t’i çfarë je? 
Efi: Çfarë bëra unë? 
Kiara: Ti je gjithmonë ajo e drejta? 
Efi: Për çfarë të gënjeva unë ty? 
Kiara: Për çfarë të gënjeva unë ty? Unë ja shumë e zhgënjyer nga ti, këtu e tregon që nuk të është bërë asnjëherë vonë për mua. 
Efi: Të fala një herë, nuk të fal herën e dytë unë.

Pas debateve moderatorja ka shpërthyer në lot. Luizi i ka qëndruar afër teksa i ka thënë nëse merr hakun e saj, ajo nuk arrin finalen. Kiara është parë si kurrë më parë e mbuluar nga lotët. Luizi e ka këshilluar që t’i dal ballë sepse ata të prekin aty ku të dhëmb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: