I shpallur në kërkim për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 41 vjeçari në Bilisht(Emri)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, ndaluan shtetasin Kristo Çollaku, 41 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: