Një person ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e kësaj të premte në fshatin Isniq të Deçanit, Kosovë. Ai po e rregullonte veturën e tij, kur i ka rënë vinçi dhe si pasojë vetura i ka rënë përsipër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, ndërsa ka qenë duke punuar në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”, ka thënë Gashi. Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




