Nuk përmbahet Kiara Tito dhe thumbon hapur: “I gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë se sa i mjerë…

Gjatë spektaklit të djeshëm në ‘Big Brother VIP”, Kiara Tito pati një përplasje të fortë me dy opinionistët, ku po justifikonte komentet seksiste dhe veprimet e Luizit kundrejt vajzave të shtëpisë. Moderatorja u shpreh se këngëtari aty brenda po bën thjesht lojë, ndërsa Zhaku e ironizoi duke i thënë se ka frikë se mos edhe fejesa e saj mund të jetë në kuadër të lojës.

Nga ana tjetër, Arbri mbylli këtë debat duke thënë gjithashtu me ironi: “Ke të drejtë. Fjalët e tua nuk bien në tokë”. E duket se pas mbarimi të “Prime”-t, Kiara i ka thumbuar dy opinionistët me një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.

Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin e bërë në InstaStory.

Ofendoi Efin, prezantuesja Shqiptare: “Luizi ka mentalitet fshataresk…

Moderatorja Albana Bejko ka komentuar deklaratat fyese të Luiz Ejllit ndaj banores së Big Brother, Efit. Ajo i quajti si të prapambetura deklaratat e tij i cili në Prime-ine djeshëm akuzoi Efin se vjen nga “Përputhen” dhe se nuk është një person që dikush të jetë krenar për ta patur motër, ndërsa Luizin e ka cilësuar si një mashkull me mentalitet periferik.

“Ai është rritur në një rreth pak periferik, pak provincial. Dhe nuk flas për Shkodrën se e konsiderojmë djep të kulturës, por komunitetin ku është rritur”, u shpreh ajo në “Ftesë në 5”.

Dramë dhe varfëri/ Në Pogradec 4370 familje rrojnë me ndihmë ekonomike…

Pogradeci përtej famës që ka si një qytet turistik, me bukuri natyrore dhe i lakmuar për turistët vendas dhe të huaj, mund të konsiderohet edhe si një qytet që ka ndër nivelet me të larta të papunësisë në vend. Nga të dhënat zyrtare të institucioneve lokale rezulton se në Bashkinë e Pogradecit, niveli i papunësisë përllogaritet minimalisht në masën 15 për qind të numrit të personave të aftë për punë.

Gjithashtu, Pogradeci renditet bashkia e parë për numrin më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në gjithë qarkun e Korçës.

Ledina Çelo mahnit fansat me pozat hot nga Dubai….

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi. Ajo ka zgjedhur të kalojë një javë jo-produktive në një nga destinacionet më luksoze në botë. Në disa imazhe të fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, është shfaqur në formë mjaft të mirë nga pushimet.

Ajo shihet në bikini, teksa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit, të cilat duket se vijnë si rezultat i një jete të shëndetshëm dhe festive. Më ke munguar diell”, shkroi Ledina në mbishkrimin e disa prej fotografive të publikuara në Instagram së fundmi.

https://www.instagram.com/reel/CrZB4J7Nfcq/?igshid=MzA0OGM2MjU4Zg==

Efi: “Krenare që kam marrë pjesë në Përputhen, tani jam e bindur që do e fitoj edhe Big Brother-in…

Efi është e bindur që ajo do të shpallet fituese e këtij edicioni të dytë të Big Brother. Ajo u shpreh falenderuese ndaj programit “Përputhen”, një nga më të ndjekurit në televizionin Top Channel dhe në Shqipëri, pasi pa të, sipas Efit nuk do ishte sot aty ku është. Duke biseduar me Qetsorin dhe Nitën ajo tha se është mirënjohëse për autoren dhe moderatoren e programit, ndërsa shtoi se është krenare që ka marrë pjesë në “Përputhen”.

Qetsori u shpreh se “Përputhen” është një program mjaft interesant dhe se mëson të rinjtë e të rejat se si të ndërveprojnë më njëri-tjetrin ballë për ballë dhe jo në telefon, siç ndodh rëndomë. Ai shtoi se e ka ndjekur “Përputhen” dhe se e ka parë edhe sezonin, kur Efi ishte pjesë.

Madje Qetsori i tha Efit të hiqte dorë nga finala dhe ky i fundit do t’i jepte 50 mijë euro.

Efi: Jam shumë e lumtur. Nuk kam çfarë të them.

Pse i bëre ‘like’ të dashurit tim?” Anila Hoxha: “Përleshjet mes vajzave janë bërë trend në Shqipëri…

Gazetarja Anila Hoxha ka thënë se grindjet dhe përleshjet mes vajzave në Shqipëri, janë bërë një trend dhe arsyet lidhen kryesisht me partnerët e tyre. Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake up”, se edhe rrjetet sociale po i fusin gjithnjë e më shumë në konflikte të rinjtë, ndërsa shtoi se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë.

Pjesë nga biseda:

Anila Hoxha: Po vajzat përleshen, konfliktohen me njëra-tjetrën. Kur ato përfundojnë në komisariat dhe merren në pyetje, motivet janë motive pa motive. Jemi mësuar me fjalinë motive të dobëta, por në fakt është një agresion i shtuar. Pra fillimisht një arsye, më e shpeshta është partneri. Pse komentove në rrjetet sociale të partnerit?

Blendi Salaj: Pse i bëre ‘like’ të dashurit tim.

Anila Hoxha: Po, ka patur një rast i tillë dhe ka qenë në Tiranë në rrugën “Myslym Shyri”, adoleshente gjimnaziste janë përleshur, shoqet kanë thirrur shoqet dhe ka përfunduar në një përleshje masive pikërisht për shkak të një ‘like’. Përpos partnerit ka dhe shkaqe të tjera, sikurse është keqpërdorimi i rrjeteve sociale, kjo po vërehet tek të dyja gjinitë.

Efi bën deklaratën e fortë ndaj Luizit: “Është nga ata që marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi….

Raporti miqësor mes Efit dhe Luizit tashmë është i krisur. Ky i fundit ka përmendur faktin që Efi vjen nga një program si Përputhen, duke u munduar ta nënvlerësojë. Pas spektaklit, gjatë një bisede me Dean, ëshët shprehur se ka tendencën t’i ulë njerëzit. Efi më tej ka thënë se Luizi duket se është nga ata burra që i marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi.

Është nga këta që marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi”, tha Efi.

Çmenduri në Pogradec/ Pronarët u refuzuan hyrjen në Fast Food të dehurve, sherri kalon në kërcënim me shika…

Një sherr masiv ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të agjencisë në qytetin e Pogradecit. Sikurse duket nga pamjet, ata janë konfliktuar fizikisht duke përdorur mjete të mprehta dhe shkopinj deri në ndërhyrjen e policisë…Në ngjarje janë përfshirë 5 persona, 3 të dehur dhe 2 vëllezër pronarë të fast food-it në Pogrtadec.

3 të dehurit kanë shkuar në Fast Food, ndërsa punonjësit njëkohësisht dhe pronarët e Fast Foodit nuk kanë dashur që të futen brenda duke u kërkuar të dalin jashtë. Aty është agravuar situata, dhe njëri prej tyre ka marrë në dorë thikat që përdoren për të prerë mishin, duke i kërcënuar të dehurit. Policia ka shoqëruar të 5 personat dhe po kryen veprimet e mëtejshme….

‘Nuk e dua një motër apo vajzë si ajo’/ Efi bisedon me Dean për Luizin: “Është komplet i prapambetur…

Spektaklin e djeshëm mes Luizit dhe Efit pati një përplasje të ashpër, pasi banorët panë një video të Luizit i cili shprehej që nuk do e donte një motër ose vajzë si Efi. E ndërsa mbrëmjen e djeshme Efi ka diskutuar me Dean për sjelljen e Luizit kundrejt saj.

Ajo u shpreh se ndihet shumë mirënjohëse pasi nga ai emision tani ka arritur të jetë pjesë e një formati tjetër si Big Brother. Efi tha se shpesh ka dashur të shohë gjithmonë të mirat te Luizi, por dita ditës e sheh ndryshe.Sipas saj ai është i prapambetur dhe komentet e tij po i’a prishin më shumë lojën./tch/

Goditi me përforcues grushti 30-vjeçarin/ Vihet në pranga i riu në Pogradec ,iu gjet edhe…

Një i ri ka mbetur i plagosur në kokë pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në Pogradec. Mesohet se pas hekurave ra shtetasi me inicialet O. L., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit.

Nga kanosja tek përplasja me makinë/ Arrestohet i riu nga Pogradeci dhe shpallen në kërkim vëllezërit Syzo….

Ka rënë në prangat e policisë Mario Xhangolli, i “forti” i Pogradecit, i cili ishte shpallur në kërkim për dy ngjarje të ndryshme, kanosje si dhe për dhunë fizike e aksidentim me dashje. Rasti i fundit është ai i18 prillit ku Xhangolli bashkë me dy vëllezërit Syzo kanë ndjekur dhe kërcënuar 39-vjeçarin, Eris Çekani. Ata përplasën me automjetin e tyre tip ‘Hummer’, makinën në të cilën lëvizte 39-vjeçari.

Pas përplasjes së automjetit dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur 39-vjeçarin. Policia bën me dije se po vijon punën për kapjen e dy vëllqezërve Syzo me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Njoftimi i policisë së Pogradecit:

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i cili në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (vëllezër), kanosi 2 qytetarë dhe dëmtoi me sende të forta automjetet e tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të shpallur në kërkim, falë bashkëpunimit me DVP Tiranë dhe shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ëanted”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

  1. Xh., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit B. S. dhe S. S. (vëllezër, të shpallur në kërkim), më datë 01.03.2023, kanë kanosur një 37-vjeçar, të cilit i dëmtuan edhe xhamat e automjetit. Gjithashtu më datë 18.04.2023, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, për motive të dobëta, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçari, të cilin e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja.

Polica po vijon punën për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve, shtetasve B. S. dhe S. S., me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Deklaratat e Luizit për Efin/ Reagon Bora Zemani: “Nuk është turp të njihesh në “Për’puthen”, edhe Kristi…

Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka reaguar pas deklaratave të Luiz Ejllit për Efi Dhedhes, si ish-konkurrente e programit të dashurisë. Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale”, nis Bora shkrimin e saj të postuar në rrjetin social “Instagram”, duke treguar më tej diferencën që bëhet mes vajzave dhe djemve, pasi dhe Kristi, tashmë konkurrent në “Big Brother VIP” ka qenë pjesë e një programi dashurie.

Reagimi i Bora Zemanit:

Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si TURP eksperienca e saj në PP, si e vetmja “armë” për ta sulmuar, kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhë mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet t’u vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Për’puthen janë të vështira

si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata (të krijuara nga vetë konkurrentët) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit, por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton dhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lenë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Për’puthen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Për’puthen, në kuadër të lojës ose jo. Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!

Aktori dhe regjisori i njohur shpërthen ndaj Fevziut: “Fundërrinë e veshur me Armani, që na tregon orën 30 mijë euro

Nga Hervin Çuli:   
Funderina te veshur me Armani! Tmerr!!! Une kam neveri per gazetaret me dy ora! Kam neveri per shkelqimin e tyre te rreme prej 30 mije eurosh! Une kam neveri per gazetaret qe si mision kane paradhomen e deputetit, ministrit, kryeministrit apo kryetarit te bashkise. Kam neveri edhe per ata gazetare qe profesionin e kane kthyer ne opinionisto-analisto- gjitholloge ku e verteta perdridhet sipas interesit momental.

Kam neveri edhe per ata qe bejne gjoja si te pavarur, duke bere intelektualin “par excellence” nepermjet populizmit fals, gjoja me nje shqetesim te thelle intelektual ne “momentum”. O pika!!! Qe para viteve 90 kam qene nje ndjekes i thekur i televizioneve italiane. I perkas brezit qe u rrit me perpjekje te perditshme per ta ngritur sa me larte antenen e tv sepse ne kete menyre para dhe pas programeve te TVSH dilte Rai Uno.

Aty pashe per here te pare Sanremon, pashe per here te pare Celentanon dhe Battistin, aty mesova italishten.

Aty njoha Maurizio Costanzon dhe Giovanni Minolin, e me pas Michele Santoron dhe Gad Larnerin. Pas viteve 90, kur antena nuk hynte me ne pune, pashe per here te pare Massimo Giletti. Massimo Giletti eshte gazetar prej 35 vitesh. Giletti nuk ka dy ora nga 30 mije euro. Ai vesh te njejtin kostum para kamerave, here- here harron te vere kollaren; jeton i vetem, ne nje shtepi normale, pa salltanete. Giletti eshte nje nga ata gazetare qe ja dedikoi jeten luftes kunder “Cosa Nostra”.

Reportazhet e tij ne skutat me te erreta te malavites jane emblema te gazetarise italiane.

Ai ja dedikoi jeten demaskimit te krimit dhe korrupsionit; nuk beri kurre kompromis me te verteten.Per kete arsye, Massimo Giletti, nje dite te bukur rreth 10 vite me pare u perzu nga RAI – si nje ” zevzek” qe nuk duhej pasur neper kembe. Qe prej asaj kohe, Giletti e ndertoi emisionin e tij “Non e l’arena” prane nje televizioni privat, LA7. Pronari, Urbano Cairo, biznesmen i madh, president i klubit futbollit Torino, parashikoi ndershem ne kontraten e Gilettit lirine e tij absolute ne kerkim te se vertetes.

Sot, ne Itali, ky emision perfaqeson nje prej dritareve me te ndjekura dhe me te guximshme.

Per 6 vjet ky gazetar zhbiriloi deri tek skutat me te erreta te lidhjeve te mafias me shtetin. Ai duke pasur si udherfyes Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino ndertoi nje mori emisionesh deri ne zemer te mafias. “Abbattiamoli”, nje emision-reportazh rreth tre ore e gjysem, mbi arrestimin e Toto Riines dhe Bernardo Provenzanos, tronditi rende publikun italian me dyshimet e medha te bashkpunimit te politikes mafias dhe sherbimeve sekrete. Ai arriti te rihape disa ceshtje shume delikate qe perfshinin “mendjet e rafinuara”- si i quante Giovani Falcone politikanet qe ishin bashkepuntoret e padukshem te “Cosa Nostra”.

Massimo Gilleti ka disa vite qe jeton nen eskorte sepse eshte i kercenuar me jete nga mafia.

Keto dite ai ne emision po zberthente rastin e arrestimit te padrinos se fundit te “Cosa Nostra”, Matteo Messina Denaro, te arrestuar disa jave me pare. Te dielen tjeter Giletti lajmeroi spektatoret qe se shpejti do bente publike nje foto te Silvio Berlusconit me vellezerit Graviano, pupilot (vogelushet) e Toto Riina.Te gjithe ne pritje!…Por emisioni i rradhes me urdher te pronarit te LA7 Urbano Cairo nderpritet menjehere. Arsyet ende nuk dihen!!!…

Massimo Giletti edhe nje here eshte i vetem ne kerkim te lirise se tij. Ai nuk ka dy ora nga 30 mije euro. Nuk ka bere kurre reportazhe turistike ne favor te atyre qe paguajne. Ai nuk jeton ne paradhomen e kryeministrit. Nuk dihet a voton majtas apo djathtas. Nje gje eshte e sigurte: Massimo Giletti vlen 1000 here me shume se Fontamaset funderina te veshur me Armani!

Kritikoi Luizin dhe Kiarën/ Opinionistes së BBV i sulmojnë makinën ….

Zhaklin Lekatari ka rënë pre e një sulmi, mesa duket nga fansat e banorëve të Big Brother, të cilët i kanë thyer xhamat e makinës, një ditë pasi ajo kritikoi ashpër Luizin dhe Kiarën, dy personazhet më të komentuar të Big Brother. Siç shihet dhe nga fotot, Lekatari është shfaqur e prekur nga ajo që i ka ndodhur, ndërsa pranë saj qëndron një mikeshë që e ngushëllon.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca policie, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim në lidhje me autorët.

Zhaklina ngushëllohet për ngjarjen nga një mikeshë e saj, teksa në vendngjarje shihen edhe efektivët e policisë.