Produksioni i Big Brother ka vendosur që të shesë biletat për finalen e madhe me shifra marramendëse që fillojnë nga 500 euro. Nga finalja e show- të na ndajnë më pak se 10 ditë dhe të gjithë janë kuriozë për të mësuar finalistin që do të zgjidhet fitues i edicionit të dytë. Finalja e madhe e spektaklit, e cila do të mbahet më 6 maj në Tiranë ka mundësuar për fansat e flaktë biletat për ta parë live mbrëmjen e fundit të këtij edicioni.
Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro. Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.
Çmimet e biletave do të variojnë nga 500 euro deri në 1000 euro. Sipas organizatorëve të programit, për arsye sigurie dhe për shkak të kërkesës së lartë, kanë njoftuar se biletat janë të limituara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




