Vajzat KAMPIONE te Skenderbeut do të luajnë për të mbajtur titullin sot( e premte) 28 prill në orën 18:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Ky është një moment i rëndësishëm për ekipin dhe prania dhe inkurajimi i tifozëve dhe sportdashësve Korçarë për vajzat është shumë i rëndësishëm. Për të gjithë tifozët që udhëtojnë nga Korça, do të vendosen autobuza falas në dispozicion për të udhëtuar drejt Tiranës.
Nisja e autobuzit do të bëhet në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, në orën 13:30.
Supersfida Partizani – Skënderbeu për titullin kampion/ Sot autobus falas për tifozët që do të udhëtojnë nga Korça… pic.twitter.com/hVPURvKvvd
— KorcaBlog.com (@korcablog1) April 28, 2023

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




